| Zemra Shqiptare | ||||
|
Marije Dhama, artistja lirike që ringjalli folklorin elbasanas E premte, 13-07-2007, 05:24pm (GMT)
Ne, shokët e bashkëmoshatarët, prej saj njohëm repertorin e artit muzikor të folklorit elbasanas, prej saj mësuam poezinë e letërsisë sonë gojore. Ajo diti të qëmtojë e të zgjedhë, duke nxjerrë në dritë gjithë këtë bukuri artistike, zbukuroi dhe fisnikëroi qytetin e saj të lindjes, i dha emër kudo, nëpër botë. Erdhi koha, kur në Sofje e Bukuresht, Moskë e Leningrad do të jehonte kënga "Vajta në Elbasan!", përkthyer në sa e sa gjuhë! *** Repertori i Marije Dhamës qe i larmishëm, por i zgjedhur. Ato përmbledhin perla, që vijnë deri më sot të incizuara ndër pllaka gramafoni, kaseta e disketa. Kënga e Marije Dhamës nuk sjell veçse kënaqësi artistike, por, nga ana tjetër, është dhe vlerë intelektuale… Kujtojmë vargje të tilla si: Kujtoni: Më pas: Tjetër: Marije Dhamën s'e pat` veç Elbasani. Ajo qe një artiste autoritare e mbarë kombit, sepse në repertorin e saj, përfshiu këngët e gjithë Shqipërisë. Disa prej tyre i gjeti, nëpër dasma e davete të vendlindjes. Të tjerat i kërkoi nëpër Shqipëri, si: "Bie dallëndyshja n'gemb të ullirit për me fjetë", qe këngë ulqinake; "Një qemane atje larg po binte" ishte beratase; "T'kishje pas një djalë si Mema", shkodrane, e kështu me radhë… Për vite me radhë ajo u mënjanua nga "sofrat" që shtroheshin për krijuesit. E nuk u përmend deri ditën kur u shua. Njerëzit u kujtuan për të, tek lexonin "Lajmërimin e vdekjes". Hyjni S.Ceka
|
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||