E marte, 02-12-2008, 07:30am (GMT) Zemra STAFI RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Kerkoni:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Editorial
Intervista
Komente Analiza
Personazh
Revista Zemra
Elita Kombëtare
Historia
Reportazh
Letërsi
Shqipëria Etnike
Debat
Letrat e lexuesve
Shqipëria
Forum
Kinema
Njohje
Muzikë
 » Këngëtarët Shqiptarë
 » Info Muzike
 » Këngëtarët e Huaj
 » VideoKlipe
Art Kulturë
Shoqëria
Argëtim
Sporti
Galeria
Lojra
Chat
Direktoria
Bota
English
Njoftime
Speciale
::| Sondazh
Pavarsia e Kosoves, realizoi endrren shekullore. Megjithate lind pyetja: Do te kishit deshire, per shkrirje shqiptaresh ne nje Shtet, apo per ekzistencen e dy Shteteve? Ju lutemi Votoni...
Shtet i vetem Shqiptaresh
Dy Shtete Shqiperi - Kosove
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Muzikë » Këngëtarët Shqiptarë
 
Sofika Hodo
E merkure, 27-06-2007, 10:34pm (GMT)

Sofika Hodo, këngëtarja e Myzeqesë

Fieri i akordon titullin “Qytetare nderi” këngëtares së këngës myzeqare, Sofika Hodo

Sofika Hodo
E shkëputur nga skena shqiptare prej 15 vjetësh tashmë, këngëtarja e krahinës së Myzeqesë, Sofika Hodo, nderohet në qytetin e Fierit me titullin “Qytetare Nderi”. Këngëtarja ka lindur në Labovë, një bukuri e rrallë e natyrës nën këmbët e Çajupit, siç e cilëson vetë ajo, i fali krenarinë, por qyteti i Fierit do t’i falte gjithmonë frymëzimin dhe magjinë e këngës myzeqare prej së cilës nuk është shkëputur edhe sot e kësaj dite, në moshën 64 vjeçare. E harruar nga institucionet përkatëse shtetërore, këngëtarja dhe njëkohësisht një nga aktoret e komedisë shqipe, Sofika Hodo, rikthehet e mallëngjyer në atdhe, atje ku pretendohet se meriton shumë. Megjithëse nuk ka lënë pas këngën popullore shqiptare, pasi ka mëse se 15 vjet që këndon për bashkatdhetarët në Greqi, rikthimi në skenën shqiptare është dëshira më e madhe.

Një jetë në art
Kënga ishte pasioni i saj që në fëmijëri. Madje atëherë pëlqente shumë këngët e muzikës së lehtë dhe çdo ditë siç kujton ajo "në buzë me çeleshin trëndafila tingujsh". Pasioni për këngën nuk iu zbeh edhe kur në përfundim të shkollës 7 vjeçare Sofika, me dëshirën e prindërve, iu nënshtrua një kursi rrobaqepsie. E lindur në Labovë të Madhe (Gjirokastër), familja e Sofikës u zhvendos në Fier kur ajo ishte shumë e vogël. Në këtë qytet u rrit dhe u formua vajza gjirokastrite, që më pas do të ishte një nga artistet më në zë të këngës popullore shqiptare dhe Ansamblit "Myzeqeja".
"Këngët popullore, të interpretuara në gëzime dhe dasma, u bënë shkolla ime e parë ", është shprehur artistja Hodo. Më pas nisi të aktivizohej me grupet e shkollës dhe të shtëpisë së kulturës, ndërsa dy vjet pas krijimit të Estradës Profesioniste, në vitin 1959, u emërua këngëtare profesioniste në trupën e kësaj estrade. Atëherë ishte vetëm 16 vjeç. Që prej asaj kohe dhe deri në vitin 1989, kur doli në pension të parakoshëm, zëri i saj 'gjëmoi' jo vetëm skenave anembanë Shqipërisë, por dhe në shumë vende të botës, si Kinë, Vietnam, Kore, Turqi, Greqi, Maqedoni etj.
E njohur për zërin e saj melodioz, Sofika Hodo do të angazhohej dhe si aktore, duke interpretuar në shumë skeçe dhe komedi. Si një ndër aktoret e komedisë "Shi në plazh", ajo do të paraqitej edhe në këtë fushë të artit në Festivalin Ndërkombëtar në Korinth të Greqisë.
"Kënga myzeqare është e bukur, por bëhet edhe më e bukur nën shoqërimin e orkestrinave te mrekullueshme", thotë Sofika, e cila e ka shumë të vështirë të flasë për këngën e kësaj treve, pa përmendur Lefteri Sillon, artisten me të cilën krijoi një duet të përsosur. "Me pasion, duke ndihmuar e kompensuar njëra- tjetrën në interpretim arritëm të krijonim një lidhje duet, ku harmonishëm alternonim zërat në këngët tona, duke krijuar një traditë që sot njihet dhe respektohet në krahinë", vijon ajo.
Larg atdheut prej 15 vjetësh kënga e Sofika Hodos nuk ka reshtur, pasi siç thotë ajo "ngroh zemrat e bashkëkombësve në tokën helene".

ABC

Lexo/Shkruaj Komente (0)        Printo        Dergoje        Top




 
::| Artikujt e Fundit
::| Speciale
Këngëtarë meritorë të këngës burimore shqiptare
Aleksander Peçi: Kabaja e Laver Bariut
Lahutari Shqiptar i këndoj Luftës së Kosovës
Shkruan vellai i Anita Bitrit :"Ikën në gjumë"

Ndryshoni Pamjen
[Krye]