| Zemra Shqiptare | ||||||
|
Shkruan vellai i Anita Bitrit :"Ikën në gjumë" E shtune, 12-01-2008, 08:30pm (GMT1)
Nga Arben Bitri - New-York / USA I gjithe opinioni shqiptar dhe amerikan eshte prekur nga tragjedia "Bitri" e 19 Tetorit 2004 Ndodh dhe keshtu. Nje pakujdesi merr jeten e nje familjeje. I tille ishte fati dhe per Anita Bitrin. Por i njejti fat nuk kurseu as nenen e as vajzen e saj. Iken ne gjume. Megjithate, me ne fund e verteta e shuarjes se familjes Bitri nuk vjen me nepermjet kronikave televizive apo mediave. Si nderroj jete Anita Bitri, tashme ka nje variant zyrtar. Ditet e fundit te saj, perbejne faqet e nje raporti te posacem te policise se New Yorkut. Ishte thjesht nje tragjedi. Tragjedia, ka ardhur si pasoje e neglizhences dhe e injorances teknike nga ana e punetoreve qe po kryenin punime ndertuese tek shtepia e Anita Bitrit. -Dinamika e kesaj tragjedie Shtator 2004, (nje muaj para tragjedise). Ishte ky muaj, kur Anita se bashku me nene Hazbijen, vendosen te benin disa punime ndertuese rreth shtepise.Per kete qellim kontaktojne nje person, i cili pretendon se ka nje kompani te madhe ndertimi. Duke bere shume publicitetet si ndertues, ky personâ€(Petrit Salillari) hiqet sikur ka dhe nje eksperience te madhe ne kete fushe,por ne fakt eshte vetem murator i thjesht dhe pa eksperince projektimi. Keshtu, ai arriti qe ta bindte Aniten dhe nene Hazbijen qe te zbatoj ai punime ndertuese rreth shtepise. Ne fillim ky “specialist ben projektinâ€, duke rene dakord dhe per shumen perkatese. Ai do te ndertonte murin rrethues te shtepise, si dhe porten e jashtme dhe do te bente shtrimin me beton te oborrit. Punimet filluan.Bashke me te punonin dhe dy punetore te tjere (nje itlian dhe nje spanjoll).
Me daten 13 Tetor, e merkure, ne oret e para te mengjesit, ne shtepine e Anites, makina betoniere filloi hedhjen e betonit ne truallin para shtepise dhe njekosisht ne armaturen e ballkonit anesor,pa marre parasysh se punetoret ishin te pakualifikuar dhe pa eksperiencen e duhur ne punimet ndertuese. Kur filloi hedhja e betonit nga betonierja ne ballkonin anesor, u vu re se armatura ishte me e larte se nje tub qe dilte nga faqja anesore e shtepise. Ne momentin kur makina betoniere hedh betonin ne armature,betoni eshte i lengshem (si uje) dhe futet ne te gjitha hapsirat boshe te armatures. Meqenese ky tub ishin gati 10 cm nen nivelin e armatures, u kerkua me urgjence nje qese plasmasi, e cila u be si shtup per bllokimin e ketij tubi, me qellim shmangien e hyrjes se betonit ne te. Pra, nje gabim fatal. Punetoret, nuk e dinin se per cfare sherbente ky tub. Megjithate, do te kishte mjaftuar nje kontroll i thjeshte nga jashte apo kalimi i njerit prej punetoreve brenda shtepise, qe te kuptohej se ky tub ishte i shkarkimit te kaldajes (bojlerit) dhe qe absolutisht nuk mund te betonohej ose te bllokohej. Konstruksioni i shtepise ishte i vjeter dhe tubin e shkarkimit te kaldajes nuk e kishte ne çati,por ne pjesen anesore te shtepise,pikerisht ku po ndertohej ballkoni.Por asnjeri prej punetoreve nuk kishte kualifikimin e duhur dhe kjo pune ishte me e madhe se eksperinca e tyre teknike. Makina betoniere ishte e paguar dhe ata nxitonin qe brenda dites te shtrohej me beton i gjithe trualli para shtepise dhe ballkoni anesor njekosishte.Nje pune shume e madhe per nje kohe shume te shkurter. Keshtu, betoni u hodh dhe dita e punes perfundoi ne oren 19.00 te asaj pasditeje,por duke mos perfunduar punimet dhe duke len dhe qesken e plasmasit tek tubi i shkarkimit te kaldajes pa ditur rendesine e ketij tubi. Por lind pyetja:â€Pse tragjedia nuk ndodhi menjehere por pas nje jave ? Arsyeja eshte shume e thjeshte.Ishte ende ngrohte dhe nuk ishte e nevojshme te vihej ne funksionim bojleri per ngrohje. Me 14 Tetor, ne New York binte shi dhe punetoret nuk u paraqiten ne pune per shkak te shiut. Te nesermen, e premte 15 Tetor, e njejta situat. Punimet kishin mbetur ne mes.
Me pas u kthyen ne shtepine e tyre. Ne oren 21.15 te asaj nate, Sibora telefonon teze Engjellushen per ta pershendetur dhe pastaj i kalon telefonaten nene Hazbijes. Nene Hazbija ankohet se eshte shume ftohet dhe se kishte merak se mos i ftohej Sibora e vogel,por ajo nuk dinte ta vinte ne funksionim boljierin. Ka qene ora 22.30, kur ne shtepine e ftohte arrin Anita. Menjehere ajo ben ndezjen ne maksimum te bojlerit per ngrohjen e shtepise,pasi bente shume ftohet. Familja Bitri bie ne gjume. Kaq u desh qe Hazbija, Anita dhe Sibora e vogel te flene perjetesisht, duke enderruar per nje bote me te bukur dhe me te mire. Ndonjehere duket ironi e fatit, por ne fakt ishte neglizhence totale. I gjithe opinioni shqiptar dhe amerikan eshte prekur nga tragjedia "Bitri" e 19 Tetorit 2004. Ishte pikerisht kengetarja qe per fame kishte kaluar kufijte shqiptare, Anita Bitri, qe ka nderruar jete se bashku me nenen Hazbije dhe vajzen e saj, Siboren. Kjo tragjedi preku thellesisht gjithe zemrat e shqiptareve dhe beri te mundur qe Diaspora Shqiptare ne Amerike te rimblidhej si kurr ndonjehere dhe me nje koncert humanitar te shpaloste virtytet fisnike dhe bukurine shpirterore te popullit tone te mrekullueshem. Duke marr shkak nga kjo tragjedi, Qeveria e New Yorkut miratoj ligjin per vendosjen e detyrueshem te dedektorit kunder monoksidit te karbonit duke shpetuar nga ky gaz fatal me qindra familje te pafajshme amerikane. Nje rruge me emrin e Anita Bitrit Vizitoni faqen e te paharrueshmes Anita Bitri: www.AnitaBitri.com |
||||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||||