| Zemra Shqiptare | ||||
|
Altin Goci, klipet shqiptare mund të krahasohen me pornografinë… E premte, 12-10-2007, 10:40pm (GMT1) Së shpejti me një klip të ri, ku do ketë një sinkronizim mes këngës dhe xhirimeve Nga Leontina Nika
Ju jeni pjesë e Mikrofonit të Artë, çfarë mund të na thoni diçka konkretisht për këtë eveniment muzikor? Është edicioni i tretë që marr pjesë. Për herë të parë kam marrë pjesë në themelimin e këtij evenimenti. Të dytin në vitin 2004, ku mori çmim miku im Redi për tekstin më të mirë. Shpresoj se kemi bërë diçka të bukur dhe njerëzit ta pëlqejnë. Nuk më pëlqen që të flas vetëm për veten time, sepse u bë një kohë e gjatë që jam në skenë. Jam partizan i të rinjve, është një lançim shumë i mirë për brezin e ri. Përmes këtij evenimenti muzikor ata kanë mundësi të evidentohen, por kuptohet që koha i selekton më të mirët dhe them se është matësi më i mire për çdo artist. Me çfarë do përfaqësoheni konkretisht në MIA? Është një këngë nga albumi im, tip balade. Konkretisht fabula është për një djalë dhe një vajzë. Djali ka takuar diku një vajzë që i ka mbetur në mendje dhe aludon me vetvete në mënyrë imagjinare. Këngën e kam krijuar vetë në të gjithë komponentët, përveç tekstit që e ka shkruar Redi Xhuzi. Tekstet dhe këngët tuaja janë të fokusuara tek dashuria apo… Jo vetëm aty, unë jam i fokusuar në linjën e dashurisë. Kuptohet që dashuria është ndjenja që i ngacmon të gjithë. Por këngët e mia janë të fokusuara edhe në fragmente të jetës sociale që ne jetojmë, si p.sh kënga”Albanian life” që është një ndër këngët e mia të preferuara, e cila flet për jetën e shqiptarëve në përgjithësi. “Katastrofa” ka si subjekt jetën e natës. Projektet tuaja më të afërta në fushën e muzikës? Për momentin jam duke punuar me materiale të cilat i kam drejt fundit dhe së shpejti do të nxjerr dhe një klip ( nuk ma zë shumë goja), sepse ka filluar kjo videoklipo-mania. Në momentin që shqiptohet fjala videoklip, të bënë të përfytyrosh ca femra të bukura dhe për fat të keq të zhveshura… Pra, pa një fabul të mirëfilltë, kjo më tmerron. Një pjesë të madhe të kripit, është e sigurt që ia kam besuar ideve të mia. Pse jeni kaq skeptik në lidhje me videoklipet? Po jam vërtet në një lloj forme skeptik, sepse ka dal komercialiteti për fushë edhe në botë ndodh një gjë e tillë, por ka një limit. Ndërsa te ne funksionon ndryshe, mjafton të nxjerrësh tre femra të zhveshura dhe klipi u bë. Mua më lë përshtypjen e një pornografie ky fenomen. Edhe jashtë ka klipe të tilla, por kanë një orar të caktuar pas orës 23 00. Dhe le të ketë një shënim ndalohet për filan moshë, siç ndodh në gjithë botën. Klipi juaj e kuptuam do të jetë ndryshe? Pa diskutim më pëlqen të shpalos idenë, përmes profesionalizmit dhe etikës. Çfarë është muzika për ju? Unë do ta vendos muzikën në këtë trajtë… është diskutim shumë i madh. Por për mua është ajri që thith. Realiteti shqiptar i muzikës është i hidhur dhe për më tepër tregu muzikor është tërësisht i çoroditur. Ju çmendim keni për këtë situatë kaotike?
Mendoni se ka muzikant që edhe pse ekziston kjo çoroditje nuk ka rënë preh e komercializmit? Janë shumë pak, sa i merr rrjedha e keqe e tyre. Është një përqindje që nuk ngre peshë përballë atij mali të madh pseudokëngëtarësh. Ka raste që edhe kompozitor shumë të njohur krijojnë këngë për këto këngëtarë. Ju si mendoni? Në këto kohë që jetojmë paraja i ka zhveshur të gjithë. Unë kam disa parime të cilat nuk i kam shkelur dhe nuk i shkel sa të jem gjallë. Muzika është një diçka që e bën për qejfin tënd, vërtet le të marrësh edhe një fitim prej saj, por jo deri në këtë degjenerim. Ju si keni arritur t’i gërshetoni komercializmin dhe profesionalizmin? Ju keni bërë turne në vende të ndryshme. Ka ndonjë vend që veçoni? Turnet e mirëfillta i kam bërë me grupin, ka qenë dhe kohë tjetër. Dhe çdo lloj koncerti që kemi bërë me grupin sinqerisht ka qenë i mahnitshëm. Dhe grupi ishte në kulmin e tij në atë periudhë. Keni nostalgji për grupin? Nostalgji pa diskutim që po. Do isha shumë i keq të thosha që jo. Keni menduar të keni ndonjë bashkëpunim, qoftë edhe vetëm për një këngë të vetme? Për momentin jo, sepse ndihem mirë kështu siç jam… nuk dua ti hyj halleve…(qesh). Sepse grupi ka të mirat dhe të këqijat e veta. Nuk i dihet më vonë. |
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||