| Zemra Shqiptare | ||||
|
Greta Koçi feston 16 vjetorin e lindjes E merkure, 03-10-2007, 07:26pm (GMT) Nga Nisida Knezi - Gazeta Shqiptare
Si ndihet Greta në këtë 16 vjetor? Cila është dhurata më e bukur që ke marrë? Je shumë e re në moshë, dhe ke një sukses kaq të madh. Cili mendon se është sekreti yt? Cilin ke si synim të rradhës? Po përgatitem për festivalin e fundvitit në RTSH. Dua të jap maksimumin tim dhe për rrjedhojë të dal shumë mirë. Uroj ta arrij këtë. Me cilin kompozitor do të bashkëpunoni? Është një këngë që do të vijë shumë shpejt në veshin e publikut, të paktën kështu e mendoj unë. Kompozitorin do ta mbaj secret deri në fund. Po bashkëpunoj me një muzikant që të gjithë kur ta shohin do të habiten. Kjo mbetet një surprizë për t’u zbuluar. Tashmë filloi dhe shkolla, do ju pengojë ndopak për aktivitetin muzikor? Këtë vit unë kam ndërruar dhe shkollë, nuk studioj më në të njëjtin gjimnaz privat. E bëra këtë ndryshim për të qenë dhe afër motres time si dhe për t’u ndjerë më mirë. Shkollës sigurisht që i përkushtohem në maksimum dhe më duhet të heq dorë nga shumë gjëra për të mos mbetur mbrapa me mësime, siç janë për shembull turnetë e shumtë. Përsa i përket këngëve të mia dhe festivalit të fundvitit, mundohem ta gjej kohën për çdo gjë që më duhet dhe më shërben. |
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||