| Zemra Shqiptare | ||||
|
Vitet '70, Nostalgjia e muzikës E enjte, 17-01-2008, 08:08pm (GMT1) Një toplistë muzikore nga vitet ’70 ka rizgjuar kujtimet, ka rihapur shtypin e atyre kohërave, ka prekur nostalgjitë e pashtershme dhe ka ftuar gjithë adhuruaesit në të ecin në një rrugë plot kujtime. Janë grupe rroku, punku e ndonjë yll popi dhe shkrues shpirtërorë. Të gjithë shënuan hitet e tyre, shitën miliona albume, dhe shënuan një epokë të artë. Para pak ditësh në mediat ndërkombëtare u publikua një liste prej dhjetë këngësh, një top ten me legjenda të viteve ’70. Po e sjellim këtu këtë listë, si një udhërrëfyes drejt nostalgjisë për këtë epokë të artë të muzikës. 1.Led Zeppelin Tupanët që çojnë pluhur, kitarat që lëvizin prej ajrit kah toka, vokale që klithin dhe vargje që flasin për mitologjinë skandinave. Tronditësja dhe e dehura këngë e parë në albumin e tretë të Zeppelin’ave ka vënë standarde për ‘head-shaking’, dhe tingull të rock-ut të rëndë që ka dominuar vitet ‘70. Kënga është admirueshëm e përmbledhur, dhe tepër e shkurtër, me një ndërprerje shokuese që vjen prej më pak se tre minutash. 8 Fleetwood Mac Jo tamam grup, më shumë një limonadë që jeton, ecën dhe shkon në turne, “Fleetëood Mac” kanë shfaqur shpirtrat dhe dashuritë e komplikuara në një seri të albumeve që kulmoi me më të suksesshmin ‘Roumors’. “Go Your Oën Ëay” ishte një përshkrim tundës i ndarjes së Lindsey Buckinghum me Steve Nicks, që pastaj u shndërrua në hit të grupit. 2. Neil Diamond (1970) Në vitet ‘60, Diamond ka nxjerrë hite për grupin Monkees (duke përfshirë këngën I’m a Believer) dhe hite si këngëshkrues i Brill Building, në të njëjtën kohë ka shijuar edhe pakëz sukses si solist. Por shkëlqimin e arriti me odën për një pije të bërë në shtëpitë e kanadezëve e tij, që e përcjellë lezetin në historinë e pop-it: “Play it noë, play it noë…” 4 Rod SteWart Në ditët kur Rod u kthye në Spandex dhe u bë një superyll ndërkombëtar, ai shkruante ose ndihmonte në shkrimin e këngëve të tij. Në mesin e këtyre mrekullive të tij gjysmë-akustike, në të cilat narratori i shkruan një të dashure të moçme me dhembshuri dhe pendim, që mbështillet me një tapiceri të pasur instrumentale, shtjellohet dhe arrin kulmin në një pikë therëse të një soloje të violinës. Eh! 6 Bee Gees Në Neë York dhe Londër, puristët mbanin veshur bluza me sloganin “Disco Sucks” por përhapja i kësaj muzike ishte e pandalshme, sidomos kur kjo ndihmohej nga filmi klasik i John Travolta’s “Saturday Night Fever”. Pika kulmore e soundtrackit të këtij filmi ishte brilante, e parezistueshme, diamant vallëzimi, nga bendi Bee Gee, një trio që e kishte rizbuluar veten nga të qenit ‘balader’në mbretër të muzikës ritmike. 9 Talking Heads Londra ishte e kapluar nga punku: Neë Yorku e kishte skenën e vet, paksa më “arty neë ëave”, me grupe si “Television” dhe “Talking Heads”. E pazakonshme dhe e frikshmja Psycho Killer ishte një hit i depërtueshëm për David Byrne nga Talking Heads, një grup, emri i të cilit reflektonte një dyshim në rritje, të kohës së vetëdijesimit të mediave. 3 Carly Simon Mediat e asaj kohe kanë nxjerrë të hidhurën duke spekuluar për subjektin e kësaj kënge të këngëtares dhe tekst shkrueses Carly Simon. Për disa, kënga është shkruar për Ëarren Beatty, e disa mendojnë se ajo është shkruar për Mick Jagger. Kjo ide erdhi kur u bë e ditur se është pikërisht Jagger ai që i këndon backvocals në këtë këngë. Duke e dëgjuar prej fillimit, e derisa kënga nis të përhumbet, ai (Jagger) dëgjohet pastër tërë kohës. Sido që të jetë, është këngë e mrekullueshme, e përjetshme. 5 Roberta Flack E shkruar në vitin 1971 nga Charles Fox dhe Norman Gimbel, ky himn i muzikës, ishte inspiruar nga një poezi e Lori Liberman, të cilën autorja e kishte shkruar pasi kishte qenë dëshmitare e një koncertit të Don McLean. Falck e mori, ia adoptoi strukturën e refrenit, dhe e ktheu në një hit global. Përbërja është e thjeshtë: zëri dhe piano, por efekti është hipnotik. 7 The Damned 10 David Bowie GSh
|
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||