| Zemra Shqiptare | ||||
|
Cuna mamaje E shtune, 15-12-2007, 05:10pm (GMT)
Dalja e Ardit Gjebreas me mamane e tij, dy vjet me pare, ne naten finale te Kengeve te Shekullit, te edicionit te pare, do te ngacmonte edhe me shume se performanca e Redonit me Drita Makashin. Ate nate kur zonja, pothuasje e panjohur, u shfaq ne skene krah Ardit Gjebreas qe ndersa e shoqeronte ne kengen e saj e perqafonte e i puthte duart gjithe dashuri, salla do te mahnitej e tera. Jo prej sjelljes se tij skenike, e cila tashme eshte e njohur: artisteve te thinjur ai u perulet gjithmone, u puth duart ne shenje respekti te pamate. Cudia qendronte tek personazhi grua. Kush ishte ajo? Enigma do te zgjidhej fare pas pak minutash kur Alketa Vejsiu emrit Meroti Miculi ne prezantim do t’i shtonte nga pas dhe: mamaja e Ardit Gjebreas. Sapo eshte permendur ky mbiemer atyre qe kane kujtese te forte duhet t’u jete kujtuar ajo kengetarja e anketave, qe nuk u shfaqur kurre ne ekran, por qe kishte fituar ne nje prej anketave nje cmim te pare. Per ta lene me kaq karrieren e saj. Arsyeja? Do te sillte ne jete Arditin. Nje artist me pak ne te shkuaren, per nje artist me shume ne te ardhmen. Pra, ajo kishte vendosur te shkeputej nga aktiviteti i saj artistik vetem e vetem qe t’i perkushtohej te birit, te cilin do ta bente me cdo kusht artist. Keshtu ajo kenga e saj e famshme, me te cilin do te fitonte te vetmin cmim te karrieres se saj, do te harrohej per vite e vite te tera ne arkiven e Radio Tiranes, deri ne diten kur djali i saj do ta riorkestronte e risillte ne skenen e nje spektakli. Kete here per ta kenduar te dy bashke. Do te ishte ky momentin me i mire per Gjeberan, t’i jepte nje falenderim publik mamase se tij per gjithcka ajo ka bere per te. Ndersa ne mes tyre ai falenderim eshte bere me qindra e mijera here. Miqte dhe te afermit e familjes Gjebrea te thone me bindje te plote se pika e dobet e Arditit eshte mamaja e tij, Meroti. Ai nuk merr asnje vendim pa u konsultuar me pare edhe me te, madje edhe kur behet fjale per projekte te medha artistike. E ajo eshte e zonja te jape gjithmone mendimin e duhur. Sepse, ndonese nuk eshte shfaqur kurre krah tij, ka qene gjithmone fare prane tij, e ka ndjekur hap pas hapi ne cdo moment e ne gjithcka ka bere. Lidhja mes tyre ka qene gjithmone e heshtur e padukshme, deri ne ate naten kur u shfaqen te dy, per te kenduar, vallezuar e per t’u perqafuar gjithe dashuri. Por perseri pa thene shume fjale. Ndoshta sepse donin ta ruanin ende ashtu te paprekur fillin qe i mban fort lidhur pas njeri- tjetrit, per te cilin do te vendosnin te flisnin vetem ca muaj me pas, per nje dokumentar qe stacioni italian Raiuno realizoi per jeten e Ardit Gjebreas. Ku mundem t’i shikonin edhe njehere me shume nene e bir bashke.
Performancat nene e bir qe na kane ngacmuar sa here kane ndodhur, per Kujtim Prodanin jane bere tashme te zakonshme. Sepse kane ndodhur me shume se nje here. Se fundmi ne naten finale te Kengeve te Shekullit. Megjithate, momentet kur ai nis te kendoje krah Anita Takes mbeten interesante. Kujtimi e ka kuptuar tashme se fiton me shume pike kur kendon bashke me mamane e tij ndaj jo me kot e ka perfshire edhe ate si personazh ne klipin e tij te ri ku Anita s’mund te ishte vecse ne rolin e saj te vertete: ate te nenes. Nje rol ky qe do te na zbulonte edhe me shume ate marredhenien e vertete mes tyre, edhe jashte skenes. Nje klip qe na e beri krejt te qarte se Kujtimi eshte djali i preferuar i Anites. Ndoshta dhe thjesht per arsyen se ai vazhdon te jetoje ende nen nje cati me te, ende i pamartuar. Koha Jone
|
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||