| Zemra Shqiptare | ||||
|
Botë e çuditshme E premte, 06-07-2007, 06:38pm (GMT1) Zbuluesi i parë i fonografit (gramafonit të mëvonshëm) ishte amerikani Thomas Alva Edison, në vitin 1877, i cili kishte planifikuar të shpikte një incizues diktimi për në zyrë. Fonografi kishte formë cilindri deri në vitin 1887, kur zbuluesi gjerman Emile Berliner zbuloi pllakëfonografin, i cili u zhvillua në një medium artistik. Gjurmimi më i madh i arit ndodhi në SHBA, kur më 24.01.1848 një pronar i një punëtorie të drurit dhe shoku i tij zbuluan ar në Sacramento (sot Kalifornia). Një vit më vonë vërshuan mbi 80 mijë gjurmues ari, të ashtuquajtur forty niners. Në vitin 1853, numri i tyre arriti mbi 250 mijë. Merlin Monro, ekzaktësisht Norma Jean Mortenson, e lindur më 01.06.1926, në fëmijërinë e saj ndërroi 12 familje. Sikur nga ujërat e deteve dhe oqeaneve të nxirrej kripa, me të do të mbulohej e gjithë sipërfaqja e tokës sonë me një shtresë prej rreth 130 metrash. Për herë të parë, koncepti i sinusit dhe i kosinusit në trigonometri është futur nga shkencëtari arab Batani. Tabelën e parë të sinuseve e bëri Hasan El Marakeshi më 1299-n. Nervi optik i syrit përbëhet nga 500 mijë fije, të cilat nëse renditen njëra pas tjetrës arrijnë gjatësinë prej 60 kilometrash. Në mjedis të hapur, kur nuk fryn erë, zëri i njeriut mund të dëgjohet 200 metra larg. Albania
|
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||