| Zemra Shqiptare | ||||
|
Botë e çuditshme E premte, 06-07-2007, 06:27pm (GMT1) Zbuluesi i parë i phonograph it (gramafonit të mëvonshëm) ishte amerikani Thomas Alva Edison në vitin 1877, i cili kishte planifikuar të shpikte një inçizues diktimi për në zyrë. Phonographi kishte formë cilindri deri në vitin 1887, kur zbuluesi gjerman Emile Berliner zbuloi pllakë phonographin, i cili u zhvillua në një medium artistik. *** Gjurmimi më i madh i arit ndodhi në SHBA, ku më 24.01.1848 një pronar i një punëtorie të drurit dhe shoku i tij zbuluan ar në Sacramento (sot Kalifornia). Një vit më vonë vërshuan mbi 80 mijë gjurmues ari, të ashtuquajtur forty niners. Në vitin 1853, numri i tyre arriti mbi 250 mijë. *** Merlin Monro, ekzaktësisht Norma Jean Mortenson, e lindur më 01.06.1926, në fëmijërinë e saj ndërroi 12 familje. *** Kinezët si antibiotik natyror përdorin kivin. Kivi e forcon sistemin e imunitetit, duke i shumuar qelizat mbrojtëse deri në dymbëdhjetë herë. *** Ushtari japonez Teruo Nakamuro, 30 vjet pas përfundimit të luftës (u gjet në pyjet e pashkelura), nuk dinte asgjë për përfundimin e luftës. *** Sikur nga ujërat e deteve dhe oqeaneve të nxirrej kripa, me të do të mbulohej e gjithë sipërfaqja e tokës sonë me një shtresë prej rreth 130 metrash. *** Për herë të parë koncepti i sinusit dhe i kosinusit në trigonometri është futur nga shkencëtari arab Batani. Tabelën e parë të sinuseve e bëri Hasan El Marakeshi më 1299-n. *** *** Nervi optik i syrit përbëhet nga 500 mijë fije, të cilat nëse renditen njëra pas tjetrës arrijnë gjatësinë prej 60 kilometrash. *** Në mjedis të hapur, kur nuk fryn erë, zëri i njeriut mund të dëgjohet 200 metra larg. *** Në vitin 1795 një nëpunësi në Berlin i lindi ideja që shtëpitë në qytet të shënoheshin me numra, kurse emërimi i rrugëve është bërë shumë më vonë. *** Fjalia e parë e transmetuar nëpërmjet telefonit është: "Uaston, eja këtu". Këto fjalë u thanë nga shpikësi i telefonit Aleksandër Graham Bell, i cili thirri ndihmësin e tij Uaston. Ai e mori telefonin me numër 174465 në vitin 1876. *** Albania
|
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||