| Zemra Shqiptare | ||||
|
Kuriozitete VIII E merkure, 06-06-2007, 08:37pm (GMT1) Çdo foshnje pas lindjes ka saktë 350 eshtra, gjersa njeriu i moshuar ka 144 më pak. Ekspertët kanë zbuluar se shumë eshtra gjatë fazës së zhvillimit të njeriut shkrihen ndërveti dhe kështu forcojnë skeletin e njeriut. Foshnjet e lindura në muajin Maj peshojnë më rëndë se tjerët. Arsyeja ende nuk dihet. Një nga 2000 fëmijë lind me një dhëmb në gojë. Shkencëtarët zbuluan se flokëkuqet kanë vetëm rreth 90 000 flokë, zeshkanet 100 000, ndërsa bjondinet 150 000 fije floku. Por vetëm 20 përqind e bjondinave e mbajnë këtë shifër të flokëve. Fëmijët me sy të zi reagojnë 15 herë më shpejtë se ata me sy ngjyrë qelë.Ata janë më të mirë në sportet ku kërkohet reakcion i shpejtë p.sh. futboll. Ndërsa fëmijët sykaltër janë më të mirë në sportet ku nuk mvaret nga reakcioni i shpejtë, p.sh. Golf. Eshtrat e njeriut janë katër herë më të qëndrueshme se qeliku. Sa herë ka rrahur zemra jonë kur jemi në moshën 79 veçare? Shkencëtarët e kanë zgjidhur këtë pyetje. Reth 2,5 miliardë herë. Mushkëria jonë (e shpalosur) do ta mbulonte një fushë tenisi, d.m.th. 100 m². Enët e gjakut të njeriut (të kapura njëra pas tjetrës) janë 2,5 herë më të gjata se ekuatori. Në fund të jetës së tij trupi ka prodhuar 950 kilometër flokë, ndërsa sytë janë mbyllur rreth 415 milionë herë. Edhe në moshë të vjetër asnjë asht i njeriut nuk është më i vjetër se 20 vjet-sepse eshtrat përtrihen rregullisht. 69 Fëmijë të një nëne James Gill, i biri i Brenda dhe James Gill, lindi 128 ditë para kohës së paraparë. Në lindjen e tij më 20 Maj 1987 në Ottawa, Ontario (Kanadë) peshonte 624 gr. Nëna më e vjetër Operacioni më i gjatë Portier apo sulmues Substanca më e ëmbël Tranzistori më i vogël FARMACISTET---- Shteti me numrin më të madh të farmacistëve është Kina, e cila në vitin 1995 kishte të regjistruar 418000 të tillë. Që prej 20000 vitesh kinezët kurohen me mjekimet tradicionale të përgatitura nga farmacistët.
MARTESA----Në Ishujt e Virgjër në SHBA celebrohen shumë martesa. Ritmi i tyre vjetor është 35.1 martesa për çdo 1000 banorë ENTOMOLOGJI---- Është shkenca e cila merret me studimin e insekteve (entomos-insekt). KIRK DAGLAS---- Ky aktore i famshem ka xhiruar 82 filma. K. Daglas ka origjine qifute dhe emri i vertete i tij eshte Issur Danielovich.Kete emer e nderroi pasi e mbaroi gjimnazin,pershkak te diskriminimeve qe iu bene sepse ishte qifut. BOJKONUR---- Është kozmodromi nga i cili më 1961 u nis në kozmos Juli Gagarini, njeriu i parë që shkoi në gjithësi.Ky kozmodrom tani gjendet në Kazakistanin e pavarur, që më parë Kazakistani ishte republike e ish-BRSS. Për "Bojkonur"-in, Moska tani duhet që çdo vite t'i paguaj qira 115 mil.$ Kazakistanit. TERMOMETRIN---- E zbuloi Galile Galileu më 1957. MESHARI---- Këtë vepër të famshme të Gjon Buzukut e ka zbuluar Gjon Nikollë Kazazi në vitin 1740 në Romë. STREPTOMICINA---- Ky antibiotik eshte zbuluar me 1944 nga shkenctari Sallman Vacllav ALBINIZMI---- Është mungesë e pigmenteve në flokë dhe në lëkure. MARI KIRI---- Është femra e parë që mori çmimin Nobel, njëherit edhe femra e vetme që ka marrë dy çmime Nobel: një për zbulimin dhe studimin e radioaktivitetit me 1903, ndërsa me 1911 asaj për herë të dyte iu dha çmimi Nobel për Kimi. SKENDERBEU---- Rolin e Skenderbeut në filmin "Skenderbeu" e luajti aktori rus Akaki Horava. Ky film u xhirua në Shqipëri aty ka viti 1957. CIA---- Gjatë mandatit të dytë të presidentit Klinton, drejtor I CIA-s ka qenë George Tenet (Jorgo Thanati) i cili ka origjinë shqipëtare dhe mendohet se është nga Himara. KLAUD GALENI---- (131-200 e .r.) konsiderohet si baba i Farmacisë. FORCAT BËRTHAMORE---- Këto forca janë me intensitet më të madhe se të gjitha forcat tjera të njohura në natyrë. BOMBA ATOMIKE---- Për herë të parë, me 6 gushtë është hudhur në Hiroshima të Japonisë, ku humben jetën më se 155200 veta. Kjo bombe kishte masën 4080 kg. BANORI I PESË MILIARDI ME RADHË I TOKES---- është një djalosh nga Zagrebi I Kroacisë, që quhet Mateja Gashpar i lindur më 11 korrik 1988.Me lindjen e tije ,numri I banorëve në tokë u bë fiks 5 miliarde. LIBERIA---- Me ndalimin e tregtisë me njerëz në vitin 1822, prej Amerike u kthyen robët dhe formuan shtetin e parë zezak në Afrikë. PENICILINA---- Është antibiotiku i parë që është zbuluar me 1929 nga shkenctari anglez Aleksander Fleming.Për këtë zbulim, me 1945, atij iu dha qmimi Nobel. ANGLIA---- Konsiderohet si djep i partive politike. KASANDRA---- Është filmi serik më i shikuar në Ballkan deri më sot. Rolin e Kasandres e luajti Koraima Tores, ndërsa romanin 'Kasandra' e shkroi Delija Fialo. LEE HARVEY OSVALD---- Është njeriu që i bëri atentat ish-kryetarit amerikan Xhon Kenedi. TRIMMATOM NANUS---- është peshku më i vogel në botë me gjatsi 8.6 mm (mashkulli) dhe 8.9 mm (femra) |
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||