| Zemra Shqiptare | ||||
|
Fluksi i futbollistëve nga kontinenti i zi. E hene, 10-07-2006, 11:16pm (GMT1) Blejmë afrikanë dhe shesim vendas. Blejmë skllevër dhe shesim pronarë. Bashkë me rrobat e “Gabit” e makinat e përdorura, edhe sporti ka nevojë për lëndë të parë. Shqiptarët po e fillojnë kolonializimin nga sporti. Marrin skllevërit më të mire. Dikur i kontrollonin nga dhëmbët dhe krahët, tani nga këmbët. Kjo quhet merkato e futbollistëve. Ekipet që blejnë sportistë, ëndërrojnë të futen në kupat e Europës dhe të kalojnë turin. Kjo shoqërohet me shpërblime të majme. Këmbët e lojtarëve dhe duart e tifozëve duhen për fitore. Tifozët nuk janë objekt i kënaqësisë, por subjekt fitimi. Politika i do për mitingje dhe votime, ndërsa sporti për brohoritje. Një ditë edhe flamuri ynë kombëtar do të valëvitet në stadiume nga zezakët e kontinentit afrikan. Tamam si Franca nacionaliste, që në ekipin përfaqësues ka edhe ndonjë futbollist të bardhë. Në shoqëritë e civilizuara asgjë nuk është më e imja dhe e jotja. Gjithçka është e jona, ose ndryshe, e elitës që ka paranë. Të tjerët janë vetëm tifozë, të cilët gëzojnë për golin që fut miliona në xhepat e të tjerëve. - Paraja fut ujin në rrjetë dhe ngre topin përpjetë, - ka thënë Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Komuniste të Brazilit, i ndjeri Zhoao Amazano. Luan Laze
|
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||