E merkure, 08-10-2008, 08:19am (GMT+1) Zemra STAFI RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Kerkoni:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Editorial
Intervista
Komente Analiza
Personazh
Revista Zemra
Elita Kombëtare
Historia
Reportazh
Letërsi
Shqipëria Etnike
Debat
Letrat e lexuesve
Shqipëria
Forum
Kinema
Njohje
Muzikë
Art Kulturë
Shoqëria
Argëtim
Sporti
 » Kupa e Botës
 » Kombëtarja e Shqipërisë
 » Kupa e Evropës
 » Futbolli i Kosoves
 » Champions League
 » Kampionati Shqiptar
 » Futboll Italia
 » Kupa e Shqipërisë
 » Legjenda
 » Legjenda Shqiptare
 » Sporti Shqiptar
 » Sporti Botëror
Galeria
Lojra
Chat
Direktoria
Bota
English
Njoftime
Speciale
::| Sondazh
Pavarsia e Kosoves, realizoi endrren shekullore. Megjithate lind pyetja: Do te kishit deshire, per shkrirje shqiptaresh ne nje Shtet, apo per ekzistencen e dy Shteteve? Ju lutemi Votoni...
Shtet i vetem Shqiptaresh
Dy Shtete Shqiperi - Kosove
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
::| Kupa e Botës
Me shume
::| Kombëtarja e Shqipërisë
Me shume
::| Kupa e Evropës
Me shume
::| Futbolli i Kosoves
Me shume
::| Champions League
Me shume
::| Kampionati Shqiptar
Me shume
::| Futboll Italia
Me shume
::| Kupa e Shqipërisë
Me shume
::| Legjenda
Me shume
::| Legjenda Shqiptare
Me shume
::| Sporti Shqiptar
Me shume
::| Sporti Botëror
Me shume
 
 
 
Sporti
 
Shqiptari Xhimi Marku, njeriu më i fortë në Angli
E enjte, 30-08-2007, 09:08pm (GMT+1)

Kalon me sukses provën e parë. Renditet i pari mes 5 konkurrentëve për titullin

Xhimi Marku është emri i emigrantit shqiptar në Londër, i cili po tenton të rrëmbejë titullin "Burri më i fortë në Britaninë e Madhe". Ai ka mundur të futet në pesë finalistët e konkursit të quajtur "Britain‘s Strongest Man", që po transmetohet në stacionin televiziv britanik "Channel-5" që prej ditës së djeshme. Që në ditën e parë të konkurrimit ai është vendosur në qendër të vëmendjes si kandidati më potencial për ta fituar këtë konkurs tejet të vështirë. Xhimi Marku e ka kaluar me sukses provën e parë, duke fituar gjashtë pikët e mundshme. Kjo e ka renditur atë të parin, duke lënë pas katër konkurrues të tjerë. 33-vjeçari shqiptar, i cili peshon 127 kilogramë, në vitin 2006-2007 është shpallur burri më i fortë në Angli. Ndërkohë, në këtë konkurrim ai është vënë përballë rivalëve për titull nga Irlanda, Uellsi dhe Skocia. Sipas faqes së internetit UK-Albanians, Marku jeton në zonën Harrow në perëndim të Londrës. Ai, falë fizikut të tij të madh, është punësuar si roje sigurie në një lokal nate. Xhimi Marku njihet me nofkën Jimmy Calves (Jimmy Pulpa), për shkak të pulpave të këmbëve të tija jo aq të trasha në krahasim me trupin. Performanca e shqiptarit në ditën e parë të konkurrimit është cilësuar nga komentatorët televizivë të konkursit si e jashtëzakonshme. Ata kanë nënvizuar faktin se Xhimi Marku i ka të gjitha mundësitë për t‘u shpallur burri më i fortë në Britaninë e Madhe. Nata finale e këtij konkursi do të jetë të premten më 31 gusht në ora 20:00 me orën lokale. Kalimi me sukses i provës së parë ka tërhequr një numër të madh vizitorësh në faqen YouTube, ku ndodhet videoja në të cilën është filmuar Marku gjatë garës. Me mijëra emigrantë shqiptarë në Britani do të ulen përpara ekraneve të televizorit për të parë Markun. Një fitore e tij do të thoshte shumë për ata, pasi të tilla figura sportive apo në fusha të tjera i mungojnë komunitetit të tyre. Megjithëse Xhimi Marku në këtë aktivitet përfaqëson Anglinë, ai kurrë nuk e ka mohuar origjinën shqiptare.

Shqip

Lexo/Shkruaj Komente (0)        Printo        Dergoje        Top




 
::| Artikujt e Fundit
FotoLajm

Nje foto e rralle - derguar nga z. Paul Tedeschini: Komisioni i Alfabetit ne Manastir (1908). Klikoni mbi foto per zmadhim.
::| Speciale
Besnik Dizdari: 50 vjet të “epopesë” së Partizanit dhe “epika” e flamurtarit të tij Jani Lufi (II)
Ismet Bellova: Ekipi gjerman në atë kohë ka sjellë në Shqipëri, yjet e futbollit të vet
Besnik Dizdari: 50 vjet të “epopesë” së Partizanit dhe “epika” e flamurtarit të tij Jani Lufi – gjeneral major i BRS
Riza Lahi: Erkand Qerimaj Kampion i rruzullit
Besnik Dizdari: Partizani – Torino 1-0 nën frikën për pushtim të Shqipërisë Komuniste
Erkand Qerimaj, kampion i trefishtë i Europës
Ahmet Shqarri: Sporti kombëtar dhe anti-vlerat shqiptare!