E premte, 05-12-2008, 07:20am (GMT) Zemra STAFI RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Kerkoni:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Editorial
Intervista
Komente Analiza
Personazh
Revista Zemra
Elita Kombëtare
Historia
Reportazh
Letërsi
Shqipëria Etnike
Debat
Letrat e lexuesve
Shqipëria
Forum
Kinema
Njohje
Muzikë
Art Kulturë
Shoqëria
Argëtim
Sporti
 » Kupa e Botës
 » Kombëtarja e Shqipërisë
 » Kupa e Evropës
 » Futbolli i Kosoves
 » Champions League
 » Kampionati Shqiptar
 » Futboll Italia
 » Kupa e Shqipërisë
 » Legjenda
 » Legjenda Shqiptare
 » Sporti Shqiptar
 » Sporti Botëror
Galeria
Lojra
Chat
Direktoria
Bota
English
Njoftime
Speciale
::| Sondazh
Pavarsia e Kosoves, realizoi endrren shekullore. Megjithate lind pyetja: Do te kishit deshire, per shkrirje shqiptaresh ne nje Shtet, apo per ekzistencen e dy Shteteve? Ju lutemi Votoni...
Shtet i vetem Shqiptaresh
Dy Shtete Shqiperi - Kosove
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
::| Kupa e Botës
Me shume
::| Kombëtarja e Shqipërisë
Me shume
::| Kupa e Evropës
Me shume
::| Futbolli i Kosoves
Me shume
::| Champions League
Me shume
::| Kampionati Shqiptar
Me shume
::| Futboll Italia
Me shume
::| Kupa e Shqipërisë
Me shume
::| Legjenda
Me shume
::| Legjenda Shqiptare
Me shume
::| Sporti Shqiptar
Me shume
::| Sporti Botëror
Me shume
 
 
 
Sporti
 
Qerimaj: Do te vazhdoj sukseset!
E marte, 10-07-2007, 06:45pm (GMT)

Edhe pse nuk i ka mbushur ende 19 vjecet, peshengritesi Erkand Qerimaj vazhdon te terheqi vemendjen e te gjithe Shkodres. Jo vetem kaq, por peshengritesi i talentuar, tashme me titullin kampion bote per te rinj, vazhdon te befasoje dhe trajnerin e tij Genc Barkicin, te cilit i duken si “enderr” rezultatet e Erkand Qerimajt. Deri me tani, Qerimaj numeron 17 tituj kampion, kjo per te gjitha grupmoshat, me Vllaznine, si dhe 80 rekorde kombetare te thyera. Gjithashtu ai ka nje biografi mjaft te pasur ne aktivitetet nderkombetare, ku ka arritur te dale tete here fitues, ndersa vetem ne dy vitet e fundit ka dy tituj kampion Bote per te rinj.

Pas disa ditesh pushimi i jeni kthyer serish ne stervitje...
E vertete, sepse pasi u shpalla kampion bote, ne Prage, ne stilin e shtytjes dhe nenkampion bote ne dygaresh, kisha nevoje per disa dite pushime. I jam kthyer serish stervitjes ne palestren e re te peshengritjes, nen drejtimin e trajnerit tim Genc Barkici, me qellimin e vetem per te tjera rezultate te larta.

C’ndryshim ka titulli i fundit si kampion bote me ate te nje viti me pare?
Mendoj se ka nje ndryshim te madh, sepse vjet ne Kine ishte hera e pare qe shpallesha kampion bote per te rinj. Kurse ne Prage, edhe duke ndryshuar peshen, serish arrita te njejtin rezultat. E kjo me gezon me shume.

Fillimisht nje paraqitje jo e mire ne stilin e shkeputjes...
Faktikisht ne nxehmje isha mjaft mire, por, pasi perfundova proven e pare me 147 kg, me takoi te prisja per nje kohe shume te gjate. Pra kam pritur per afro 20 minuta, derisa te vinte pesha 153 kg. U ftoha dhe ky ishte shkaku qe une deshtova ne stilin e shkeputjes. Per rrjedhoje u rendita i shtati, por pastaj gjithcka shkoi mire

Pjesa tjeter e skuadres u paraqit dobet...
Une nuk e quaj paraqitje te dobet, sepse Gerti Trasha mori medaljen e bronzit, Taulant Cerepi doli ne vendin e gjashte. Keshtu qe nuk me duket paraqitje e dobet, krahasuar me sportet e tjera.

Cilat ishin emocionet tuaja pas shpalljes kampion e nenkampion Bote?
Natyrisht qe u ndieva shume mire, sepse kisha kohe qe pergatitesha, ndersa mundi dhe djersa e derdhur ne stervitje nuk shkoi dem. Gjithcka u kthye ne realitet, ndersa une realizova objektivat e mia.

Nje takim me kryetarin e ri te bashkise Lorenc Luka, cfae ju premtoi?
Ai me premtoi se, nepermjet te gjitha mundesive ligjore, do te beje te pamunduren qe te me shperbleje per rezultatin e larte te arritur ne Prage. Gjithashtu do t’i propozoje Keshillit Bashkiak te Shkodres qe te akordoje nje program te vecante per mua, sepse ne te ardhmen duhet te kemi nje mbeshtetje me te madhe.

A keni patur kontakte me qeverine shqiptare?
Deri ne keto momente, une, edhe duke qene Kampion Bote, nuk jam takuar me asnje qeveritar. Vetem kam marre nje urim nga Ministri i Arsimit dhe Shkences, Genc Pollo.

Agjensia antidoping kontrollon shtangistet
Agjensia antidoping e Federates Boterore te Peshengritjes, te dielen e te henen, ka kontrolluar shtangistet tane. Rreth 15 shtangiste, te gjithe pjesemarres ne aktivitetet nderkombetare, u jane marre analizat. Sipas sekretarit te pergjithshem te Federates Shqiptare te Peshengritjes, Ilir Kraja, jane masa qe merren perpara Kampionatit Boteror te te rriturve, i cili do te zhvillohet ne Tajlande dhe eshte kualifikues per Lojerat Olimpike “Pekin 2008”. Tashme minimumi brenda 10 ditesh, maksimumi brenda kater javesh, kjo agjensi pritet te sjelle pergjigjet. 

Sport Ekspres

Lexo/Shkruaj Komente (0)        Printo        Dergoje        Top




 
::| Artikujt e Fundit
::| Speciale
Besnik Dizdari: Lindja, zhdukja dhe rilindja e Olimpizmit Shqiptar (II
Besnik Dizdari: Lindja, zhdukja dhe rilindja e Olimpizmit Shqiptar (I)
Besnik Dizdari: “President Platini: “çlirojeni” Kosovën!”
Besnik Dizdari: Kampionati që humbet identitetin e tij qytetar…
Besnik Dizdari: Në Prishtinë: një çmim në tre jubile gazetarie
Besnik Dizdari: Shqipëria përballë ndeshjes më të rëndësishme në histori
Besnik Dizdari: 50 vjet të “epopesë” së Partizanit dhe “epika” e flamurtarit të tij Jani Lufi (II)