E premte, 05-12-2008, 07:55am (GMT) Zemra STAFI RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Kerkoni:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Editorial
Intervista
Komente Analiza
Personazh
Revista Zemra
Elita Kombëtare
Historia
Reportazh
Letërsi
Shqipëria Etnike
Debat
Letrat e lexuesve
Shqipëria
Forum
Kinema
Njohje
Muzikë
Art Kulturë
Shoqëria
Argëtim
Sporti
 » Kupa e Botës
 » Kombëtarja e Shqipërisë
 » Kupa e Evropës
 » Futbolli i Kosoves
 » Champions League
 » Kampionati Shqiptar
 » Futboll Italia
 » Kupa e Shqipërisë
 » Legjenda
 » Legjenda Shqiptare
 » Sporti Shqiptar
 » Sporti Botëror
Galeria
Lojra
Chat
Direktoria
Bota
English
Njoftime
Speciale
::| Sondazh
Pavarsia e Kosoves, realizoi endrren shekullore. Megjithate lind pyetja: Do te kishit deshire, per shkrirje shqiptaresh ne nje Shtet, apo per ekzistencen e dy Shteteve? Ju lutemi Votoni...
Shtet i vetem Shqiptaresh
Dy Shtete Shqiperi - Kosove
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
::| Kupa e Botës
Me shume
::| Kombëtarja e Shqipërisë
Me shume
::| Kupa e Evropës
Me shume
::| Futbolli i Kosoves
Me shume
::| Champions League
Me shume
::| Kampionati Shqiptar
Me shume
::| Futboll Italia
Me shume
::| Kupa e Shqipërisë
Me shume
::| Legjenda
Me shume
::| Legjenda Shqiptare
Me shume
::| Sporti Shqiptar
Me shume
::| Sporti Botëror
Me shume
 
 
 
Sporti
 
Edgar Miraku-trajneri më i mirë i vitit në SHBA
E enjte, 03-07-2008, 06:01pm (GMT)

Edgar Miraku
Shekulli Online

Elbasanlliu Edgar Miraku tashmë shfaqet një emër i njohur në sportin e volejbollit në Oklahoma dhe në gjithë Amerikën. Miraku është shpallur edhe njëri ndër trajnerët më të mirë të vitit në SHBA, nga Federata Amerikane e Volejbollit për Femra si dhe trajner më i mirë i sezonit 2007-2008 në Oklahoma.

Ai shquhet si një trajner i shkëlqyer duke shënuar rezultate mjaft të mira gjatë një periudhë të angazhimit si trajner i ekipit të femrave në katër klube të ndryshme volejbolli për moshat 12, 16, 17 dhe 18 vjeçare në Edmond dhe Oklahoma City.

Ardhja në Amerikë për studime, nuk e ka ndarë asnjëherë atë sporti i volejbollit, që tashmë është bërë pjesë e jetës së tij. Gjatë viteve të studimeve të larta e atyre pas-universitare (1995-2000), Edgar Miraku ka qenë trajner i dytë i ekipit të femrave të universitetit qendror të Oklahoma City.

Ky universitet në atë periudhë konkuronte në konferencën “Lone Star”, në kampionatin e universiteteve amerikane.

Gjatë sezonit 2002-2003 ekipi që drejtoi Edgar Miraku fitoi vendin e parë në dy turne kualifikimi kombëtar, në Indianapolis mes 128 ekipeve garuese dhe në Kansas City mes 124 ekipeve garuese.

Në të njëjtin vit formon skuadrën e volejbollit “Elita e Oklahomës” me vajza 16 vjeçare dhe arriti një rekord vjetor prej 58 fitoreve e 14 humbjeve.Më pas ai drejtoi skuadrën “Lady Bulldogs” në Edmond.

Ai thotë se kënaqësia më e madhe ishte se skuadrat gjithnjë mbajnë fanellat sportive të shkruara “I love Albania”.

Arrijet e vazhdueshme

Arritja e tij grandioze është emërimi i tij si trajner i Kombëtares së SHBA-ve për “sitting volleyball”. Jeta e tij private gjithashtu nuk shkëputet nga sporti i volejbollit, pasi që edhe gruaja e tij është një trajnere e volejbollit në Kasady si dhe trajnere e dytë e ekipit kombetar amerikan për volejbollin e ulur (apo ndryshe i të gjymtuarëve fizik dhe invalideve).

Tranieri suksesëshem shqiptaro - amerikan Edgar Miraku, që shkruam edhe vitin e kaluar, sukseset janë në majat më të larta të punës së tij me përgatitjen e të rejave amerikane në Volejboll. Miraku, tani është bërë një emër mjaft i njohur jo vetëm në SHBA por edhe në Kanada e Shqipëri.

"Të qenurit shqiptar është burim frymezimi dhe e përballojë realitetin me gjakftohtësi, këmbëngulje, e me besim për të ardhmen. Në SHBA jeta ka qënë me më shumë kuptime, pasi i kam ndjerë të gjitha kënaqësitë që të jep ky vend i mrekullueshëm”, thekson volejbollisti shqiptaro-amerikan, i lindur në qytetin e Elbasanit. Ai njihet si një volejbollist i shkëlqyer në periudhnë e para emigrimit, në kuadër të ekipit profesionit të volejbollit të Elbasanit dhe në skuadrën e Studentit në Tiranë. Dy vitet e fundit para se të emigronte në SHBA, Miraku ishte edhe anëtar i ekipit kombëtar për të rinjtë e Shqipërisë.

Lidhjet e natyrshme me volejbollin

Ai thekson se lidhja e tij me volejbollin ka ardhur natyrshëm si rezultat e babit të tij Ali Miraku, i cili drejtoi ekipin e volejbollit të Elbasanit për më shumë se 20 vite si dhe ekipin kombëtar shqiptar për disa vite.

Edgar Miraku emigroi nga Shqipëria në janar të vitit 1995 dhe ky është viti i 13 -të që ushtron detyrën e trajnerit të volejbollit në Oklahoma City.

Ai gjatë karrierës sportive ka marrë pjesë në Kampionatin botëror të volejbollit në Holandë në vitin 2006 me kombëtaren amerikane, në lojrat PanAmerikane të Volejbollit në Brazil, në Bosnjë në një turne ndërkombëtarë dhe në korrik të këtij viti, ai do të jetë pjesë e stafit të kombëtares amerikane në një ndeshje miqësore në Kanada. 


Lexo/Shkruaj Komente (0)        Printo        Dergoje        Top




 
::| Artikujt e Fundit
::| Speciale
Besnik Dizdari: Lindja, zhdukja dhe rilindja e Olimpizmit Shqiptar (II
Besnik Dizdari: Lindja, zhdukja dhe rilindja e Olimpizmit Shqiptar (I)
Besnik Dizdari: “President Platini: “çlirojeni” Kosovën!”
Besnik Dizdari: Kampionati që humbet identitetin e tij qytetar…
Besnik Dizdari: Në Prishtinë: një çmim në tre jubile gazetarie
Besnik Dizdari: Shqipëria përballë ndeshjes më të rëndësishme në histori
Besnik Dizdari: 50 vjet të “epopesë” së Partizanit dhe “epika” e flamurtarit të tij Jani Lufi (II)