| Zemra Shqiptare | ||||
|
Panajot Pano - Speciale E diel, 24-06-2007, 01:28am (GMT1) Pano: "Rrefimi i jetes sime"
Mjafton ky episod per te kuptuar madheshtine e Panajot Panos, yllit te futbollit shqiptar, mbretit te te gjitha koherave te fushes se blerte. Nje lojtar qe e kane dashur jo vetem tifozet e Partizanit, por edhe rivalet e tij, sepse Pano u perkiste te gjitheve. Ulur ne lokalin e thjeshte, mjeshtri nis e tregon aventuren e tij ne fushat e blerta, me kulmet e saj apo dhe me momentet e hidhura, por kur flet per dashurine e tij te madhe, ai gjallerohet. Pesha e viteve qe ka mbi supe zhduket dhe fjalite gurgullojne njesoj si me shpejtesine e tij dribluese ne fushe. "E kam filluar karrieren futbollistike qe ne moshen 13-vjecare, duke qendruar me disa nga emrat me te medhenj te futbollit shqiptar si Sul Maliqati, Xhaf Merja, Gani Merja, Bert Jashari, Cuf Pelingu e shume te tjere. Si te gjithe femijet, kalonim ore te tera duke luajtur futboll me moshataret e mi e rruges "Fortuzi". Aty shikonim ata qe luanin futboll dhe qe na dhane edhe ne seriozitetin e duhur per lojen. Madje, edhe ne shkollen "10 Korriku", ne oren e fizkultures, donim vetem topin qe te luanim. Por shpesh na bertisnin mesueset, sepse iknim ne oret e tjera gjithe djerse. Me vone u bene spartakiadat mes shkollave te Tiranes dhe ne dalim ne finale me shkollen "Ali Demi", e cila kishte ne perberje lojtare qe me vone u bene emra te medhenj te futbollit, ku u mundem 2-1. Me vone, kaloj te skuadra e te rinjve te qytetit te Tiranes, sepse ne ate kohe as Partizani, as Tirana e as Dinamo nuk kishin ekipe te rinjsh. Trajner kam pasur Xhavid Demnerin, nje nder trajneret dhe seleksionuesit me te mire te asaj kohe. Fillimet e mija i pata si portier, por ishte nje periudhe fare e shkurter. Dy jave me pas, ne nje ndeshje miqesore me Partizanin, na mungonin disa lojtare dhe une u aktivizova si sulmues i djathte. Luajta shume mire dhe trajneri me tha se do te luaja gjithmone ne ate rol. Me te rinjte e qytetit te Tiranes aktivizoheshin Bakalli portier, Skender Halili, Naim Balla, Stefan Pavli e te tjere. Ate vit beme nje paraqitje te mire dhe u mundem ne finale nga ekipi i te rinjve te qytetit te Durresit, 3-2. Nje nga ata dy gola e shenova une. Ne vitin 1957, ne ishim nje skuader akoma me e mire, pasi kishim Fatmir Frasherin, Aurel Verrine e shume te tjere dhe ate vit u shpallem kampione per te rinj". "Ne vitin 1957, nga gjithe ai grup lojtaresh me ekipin e te rinjve te qytetit, 7-8 lojtare kaluan me ekipin e Tiranes, qe atehere quhen Puna e Tiranes. Une, Fatmir Frasheri, Skender Halili, Naim Balla, Fred Rruxho, Stefan Pavli, Albert Verria, kaluam me Punen. Luajtem ne Kupen e Republikes, ku u eliminuam nga Besa e Kavajes ne gjysmefinale. Ne vitin 1958, filloj si titullar me Punen, si sulmues i krahut te majte. Dyshe sulmuese isha une dhe Skender Halili. Ate vit, ne zume vendin e dyte pas disa vitesh qe Puna lekundej mes vendeve 3-5. Gjithashtu, luajtem Kupen e "Zerit te Popullit", ku merrnin pjese kater ekipe, tre skuadrat e Tiranes dhe Kavaja. Kupen e fituam ne. Ne mundem ne finale Partizanin 3-2, ku une shenova nje gol. Ishte hera e pare qe Tirana fitonte me Partizanin. Pas Kupes, filloi kampionati dhe une luaja ne krahun e majte. Ndeshjet me te bukura ishin ato ku perplaseshin tre ekipet e kryeqytetit. Po kete vit, Puna e Tiranes luan tri ndeshje ne Bashkimin Sovjetik. U mundem ne Odese 1-0, u mundem nga Kishinievi i Moldavise 2-1 si dhe nga Lokomotiva e Moskes 4-1. Ate gol e shenova une. Ne kampionatin e vitit 1959, ne zume vendin e trete, pas Dinamos dhe Partizanit. Ate vit Partizani shkon ne Lajpcig, ku luan me ekipet me te forta te ish-bllokut si CNDA e Sofjes, CSKA e Moskes, duke dale ne vendin e dyte. Pas ketij turneu, u grumbullua Kombetarja, qe nuk mori pjese ne Ballkaniade, sepse turneu deshtoi, por shkon ne Bashkimin Sovjetik, ku zhvillon disa ndeshje dhe mposhti Spartakun e Moskes 3-1, ku une shenova nje gol". "Ne fund te vitit 1959, une shkoj ushtar dhe nuk iki direkt te Partizani, po te Komiteti i Sigurimit, dhe me pas ne Marine. Sepse te Komiteti i Sigurimit erdhi Petrit Dumja, qe ka bere namin per Partizanin dhe futbollin shqiptar. Ne janar te vitit 1960, rikthehem te Partizani dhe na erdhi nje ftese per t'i kthyer nderin Forvestit te Berlinit. Ne shkojme ne Gjermanine Lindore dhe zhvillojme tre ndeshje. Ne ndeshjen e fundit luajtem ne Berlin dhe dolem barazim 0-0. Dy ndeshjet e para i fituam, me Kotbusin 4-1 dhe me Nojebrandeburgun 2-3. Fillon kampionati i vitit tjeter, ku ne humbim ndeshjen e pare me Tomorin ne Berat. Une rikthehem ne Marine, per te ardhur prape te Partizani, pak dite me pas, ku dhe do te luaja per 15 vjet. Karriera ime te Partizani ishte nje enderr, sepse ai klub te ofronte gjithcka. Partizani i merrte lojtaret, por ata aty transformoheshin, ktheheshim menjehere ne idhuj. Ne vitin 1960, kampionatin e merr Dinamo. Ne vitin 1961, kampionati u nda mes Partizanit dhe Dinamos, pas ndeshjeve shtese. Koha e rregullt e ndeshjes se pare mbaroi 1-1 (1-0, Stavri Lubonja barazon 1-1, Refik Resmjes i bie te fiket ne fushe). Dy shtesa nga 15 minuta nuk sollen gola dhe duhej te luhej nje tjeter ndeshje, per te caktuar titullin kampion. Edhe koha e rregullt e asaj ndeshjeje mbaron 0-0 dhe shtesat nuk sjellin serish asgje. Me pas u la se titullin do ta fitonte skuadra qe shenonte e para, nje fare "golden goal". Une shenoj ne minuten e 222-te krejt takimeve shtese dhe Partizani fiton kampionatin. Partizani merr pjese ne Kupen Ballkanike dhe ze vendin e dyte. Merrnin pjese ekipe shume te mira si Levski i Sofjes, Fenerbahceja, CDNA e Sofjes. Po ate vit, ne luajme ne Ligen e Kampioneve, ku mundemi nga Norcepingu i Suedise. Ne vitin '63-'64, luajtem me CDNA e Sofjes, ku u eliminuam 2-0, 0-0. Ne vitet '64-'65 luajtem kunder Kelnit te Gjermanise. Atje u mposhtem 2-0, ndersa ne Tirane barazuam 0-0". "Ne vitin 1964, mblidhet Kombetarja, e cila luan kunder Danimarkes. Atje humbasim 4-0, ndersa ne Tirane fitojme 1-0. Golin e shenova ne minuten e 22-te. Humbem shume raste ne ate ndeshje, duke rrahur madje edhe shtyllat. Ne vitin 1965, filloi thatesia per Partizanin, sepse nuk po fitohej as Kupa e as Kampionati. Ne vitin 1967, fituam Kupen e Republikes dhe luajtem kunder Torinos se Italise. Atje humbem 3-1, ndersa ketu dolem 0-0. Ne vitin 1968, Partizani nuk ishte ajo skuadra e viteve te fundit. Kalojne disa vjet dhe skuadra rikthehet ne majat e saj. Ne sezonin '70-'71, Partizani fiton Kupen e Republikes dhe Kupen Ballkanike. Partizani kalon ne turin e pare Avidabergun e Suedise me rezultatet 1-1, 0-2, ndersa ne turin tjeter na eliminon Vakeri i Austrise 3-2, 2-1. Ne ndeshjen e dyte kishim mundesi te benim me shume, por skuadra ishte thuajse e rinovuar dhe kishim mungese ne eksperiencen nderkombetare. Ne rang kombetaresh, sic dihet edhe ne historine e futbollit tone, ne vitin 1966 ne eliminuam Gjermanine, e cila vinte si vendi i dyte nga Boterori i Anglise dhe qe kishte ne perberje lojtare te medhenj. Me Rumanine e Polonine kemi bere ndeshje te bukura dhe ne ato vite futbolli yne u ngrit mjaft. Ne vitin 1975, ne moshen 36-vjecare, kam bere ndeshjen time te lamtumires dhe aty jam ndjere keq. M'u duk sikur mbaroi cdo gje. Por, ne fakt, vazhdova disa kohe si trajner. Kam drejtuar ekipin e Butrintit, u riktheva te Partizani, te Shpresa, me pas si trajner i dyte te skuadra e pare. Ledio qe me ndjek me vrap ne foto? Te them te drejten nuk e kam vene re. Une po beja xhiron e nderit, kur Bashkim Muhedini (qe kishte marre vajzen e Beqir Ballukut, dhe qe pas ndodhive e larguan nga futbolli) e zbriti nga tribuna poshte Ledion 7-vjecar. Prezencen e Ledios e kam pare vetem kur mbarova xhiron e lamtumires. Dy golat me te bukur Momenti me i keq ne fushe: I kujt eshte Panajot Pano? Ndikimi i Xhanit te Partizani
Pano per Kombetaren: Baric mire, Brigel keq "Mbreti": Nuk ka si tifozeria e kuqe "Vjedhje lojtaresh? Partizani ishte maksimumi" Pano: Nuri Bylyku, mbrojtesi qe ma ka nxire jeten Legjenda: Vdisja t'i beja gol Sul Maliqatit "Ah sikur te kisha luajtur njehere jashte"
Ne intervisten e shkurter, pjesez e speciales dedikuar Panajot Panos, mjeshtri i madh rrefen per disa aspekte te tjera te jetes se tij. Ai eshte nje familjar i rregullt dhe nje tifoz i thekur i Gjermanise dhe Interit. Pelqen shume muziken popullore dhe ate te lehte te kohes se tij. Ku e kalon kohen e lire Panajot Pano? Marredhenia juaj ne familje? Cfare muzike degjoni? Perse nuk shkoni te stervitja e skuadres se pare? Cilet? Si i keni marredheniet me presidentin Xhani? Me ke jeni tifoz? Po ne rang klubesh? Interi e fitoi nje kampionat, por Partizani juaj ende jo. Cfare sportesh te tjera shikoni? Sa "i kuq" eshte Panajot Pano?
Loro Borici (Mjeshter i Punes, Mjeshter i Merituar i Sportit): "Kur ke ne skuader futbolliste si Pano, te lehtesohet shume puna dhe me pak kujdes mund te arrish ne majat me te larta". Rexhep Spahiu (ish-trajner i Partizani): Me mire nje Pano me nje kembe ne fushe, sesa nje tjeter me dy". Xhavit Demneri (trajneri i pare i Panos): Per nje seleksioner, mendoj se eshte mjaft te thuash: kam nxjerre Panajot Panon". Refik Resmja (Mjeshter i Merituar i Sportit): "Pano luajti me nje skuader me emer te madh, me Partizanin me futbolliste cilesore, por ai ishte supercilesor. Me i madhi mes te medhenjve". Myslym Alla (ish-trajner i Tiranes): "Ne historine e futbollit tiranas, me te shkelqyerit kane qene Panajot Pano e Skender Halili. Panon do ta krahasoja me nje nga me te medhenjte e Evropes, si Krojfi". Zihni Gjinali (Mjeshter i Merituar i Sportit, ish-trajner i Dinamos): "Nuk e kam drejtuar asnjehere, por e kam pare ne stadiume si trajner, futbollist e specialist. Do te thosha se eshte me i miri i vendit." Mico Papadhopulli (ish-futbollist i Partizanit, ish-president i FSHF-se): Autoriteti sportiv, talenti dhe kontributi i Panajot Panos ne futbollin shqiptar eshte shume i madh dhe shume i cmuar, qe maten me emra te medhenj te fushave te tjera. Ne, qe kemi luajtur me te, emocionoheshim, mahniteshim me virtuozitetin e tij. Ah! Sa deshire do te kisha qe ta shihja perseri duke luajtur ne fushe". Ismet Bellova (komentator dhe gazetar sportiv): "Pano ishte yll i futbollit tone. Me ate cka bente ne fushe, jo vetem te frymezonte, por dhe te detyronte te flisje, apo te shkruaje gjera te bukura, me superlativa". Mico Ndini (ish-futbollist i Partizanit): "Nje futbollist me cilesi te rralla fiziko-teknike, qe, ne cdo moment, me fantazine dhe krijimtarine e tij, pershtatej ndaj kundershtareve dhe terrenit, duke arritur qellimin final, shenimin e golave". Mehdi Bushati (ish-futbollist i Dinamos): "Lojtare si Pano i vine rralle futbollit tone. Nese ne ato vite kur luajti, do te ishte mundesia e levizjes se lire, me cilesite e mira fizike e teknike, qe ai zoteronte, me siguri ai mund te luante edhe me skuadrat e medha te Evropes, si Milan, Juventus e deri te Real i Madridit. I tille "prodhim" brilant i futbollit shqiptar ishte Pano. Ndoshta, do te duhen dekada te tera, qe te linde nje tjeter futbollist si ai. Medin Zhega (ish-futbollist i Vllaznise dhe Dinamos): "Pano dinte gjithcka, qe duhet te dinte nje futbollist i klasit te larte. Pano realizoi gjithcka, qe mund te realizonte nje futbollist i klasit te larte ne karrieren e tij". Mexhit Haxhiu (ish-futbollist i Flamurtarit dhe i Partizanit): "Te luaje me Panon ishte me teper se nje kenaqesi e deshire. Me Panon mund te luaje i qete, pasi ta lehtesonte shume lojen. Ai ishte kryefjala e futbollit shqiptar, duke realizuar te pabesueshmen, ishte i thjeshte dhe jo egoist, saqe asnjehere nuk e perdori fjalen "Une", "une gjuajta", "une pasova", "une shenova"... Kjo modesti ia rriti me teper personalitetin". Fatmir Frasheri (ish-futbollist i Tiranes dhe i Partizanit): "Pano eshte nje nga legjendaret e futbollit shqiptar, i pakrahasueshem per kohen, kur luajti si sulmues. Spikaste per aftesine e jashtezakonshme me top, qe do te ishte edhe arma kryesore e tij. Edhe kur driblonte kundershtarin, e bente ne menyre origjinale, qe mund te quhet 'stili Pano'". Helmut Shen (ish-trajner i perfaqesueses se RFGJ): "Ju keni nje kapiten te madh, Shllakun, dhe nje futbollist te madh, Panon". Bekenbauer (ish-kapiten i perfaqesueses se RFGJ): "Te gjithe lojtaret me pelqyen, sa e kam te veshtire te bej dallime. Megjithate, me pelqeu kundershtari im, Bizi, ndonese ne Gjermani njohim me shume Panon". Shulc (qendermbrojtes i perfaqesueses se RFGJ): "Askush, ne vendin tim dhe jashte tij, nuk ka guxuar te me sjelle rrotull, te me kaloje dore per dore, te me gjunjezoje, ashtu si Pano. Ai eshte lojtar i madh ne fushen e lojes". Overat (mesfushor i perfaqesueses se RFGJ): "Skuadra juaj eshte shume e forte, sidomos ne fushen e saj. Me pelqyen, sidomos, Pano e Bizi". Shnelinger (mbrojtes i perfaqesueses se RFGJ): "Pano mbetet nje 'lepur' i vjeter, sic themi ne ne Gjermani".
Emri: Panajot Jeton Selimi
|
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||