E merkure, 08-10-2008, 08:29am (GMT+1) Zemra STAFI RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Kerkoni:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Editorial
Intervista
Komente Analiza
Personazh
Revista Zemra
Elita Kombëtare
Historia
Reportazh
Letërsi
Shqipëria Etnike
Debat
Letrat e lexuesve
Shqipëria
Forum
Kinema
Njohje
Muzikë
Art Kulturë
Shoqëria
Argëtim
Sporti
 » Kupa e Botës
 » Kombëtarja e Shqipërisë
 » Kupa e Evropës
 » Futbolli i Kosoves
 » Champions League
 » Kampionati Shqiptar
 » Futboll Italia
 » Kupa e Shqipërisë
 » Legjenda
 » Legjenda Shqiptare
 » Sporti Shqiptar
 » Sporti Botëror
Galeria
Lojra
Chat
Direktoria
Bota
English
Njoftime
Speciale
::| Sondazh
Pavarsia e Kosoves, realizoi endrren shekullore. Megjithate lind pyetja: Do te kishit deshire, per shkrirje shqiptaresh ne nje Shtet, apo per ekzistencen e dy Shteteve? Ju lutemi Votoni...
Shtet i vetem Shqiptaresh
Dy Shtete Shqiperi - Kosove
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Sporti » Kombëtarja e Shqipërisë
 
Shqiperia kampione e "MiniBoterorit 2007"
E diel, 08-07-2007, 12:15am (GMT+1)

Finalja: Shqiperi-Egjipt 4:2

Nje telefonate mengjesore me rizgjoi disi ndjesi te se kaluares: "Zoti Ahmati, me tha, a e dini se sot zhvillohet finalja e "Miniboterorit 2007", e Shqiperia eshte finaliste ne Athine?! E di, i thashe kolegut, e kam ndjekur nga afer kete veprimtari dhe do te shkruaj ...

Ne Athine kam ndjekur mjaft aktivitete shkencore, kulturore-artistike e sportive. Nje kryeqytet milionesh te ofron perdite te tilla evenimente, aq me teper kur behet fjale per nje vend si Greqia, me nje kulture e qyteterim mijeravjecar e rrezellites, por gjithsesi edhe si nje shtet ballkanik, pjesetar i Komunitetit Evropian, atribut ky, te cilin ne si shqiptare, e mjaft vende te ish-kampit lindor, e lakmojme ta prekim sa me shpejt. Qellon ndonjehere, te behesh deshmitar i kulmeve te paparashikuara dhe te padegjuara me pare: ne kompleksin sportiv "Friends Club" te Spates, ne Athine, Shqiperia diplomatike dhe e mediave shpallej kampione bote ne minifutboll, pasi fitoi ne finale ndaj Egjiptit 4-2! Takimi kishte filluar ne 20:30 me oren lokale te Athines, e nen thirrjet e ngrohta te tifozeve e perskuqjet e flamujve shqiptare, ambasadori, dr. Vili Minarolli, dorezoi trofete e fitores: Kupen dhe medaljet e arta kapitenit Fraolli e te tjereve me radhe.

E verteta eshte se lexuesit e nderuar duan te dine dicka me teper. Si nisi kjo histori? Cilet jane protagonistet? Po organizatoret e sponsoret?

Kampionati ngriti siparin ne muajin shtator te vitit qe shkoi me takime vajtje-ardhje. Pjesemarrja presupozonte ekipe te trupit diplomatik te atashuar ne Athine si dhe mediave te huaja qe punojne ne kryeqytetin grek. Ne ekipin shqiptar, vecc diplomateve, perfaqesoheshin edhe gazetare te RTSH, si dhe nga gazeta "Tribuna". Madje, kjo gazete e mirenjohur dhe e dashur per emigracionin shqiptar ne Greqi, ishte dhe sponsor zyrtar i perfaqesueses shqiptare ne Miniboterorin e Athines.

Pergjegjesi i ekipit, nenkolonel Ilir Prifti, atashe ushtarak ne Ambasaden e RSH-se bashku me gazetarin e RTSH, Kujtim Vani, trajner, kontribuuan te dy edhe si lojtare qe nga fillimi i kampionatit. Keta pasionante, grumbulluan rreth vetes nje grup lojtaresh, te cilet lakmonin shume ne vizionin e tyre per te ardhmen e ekipit. Brajan Fraolli, ish- futbollist i Kombetares shqiptare, mjeshter sporti, qytetar nderi i Kucoves, u zgjodh kapiten, post ky qe u realizua me shpirt e korrektese nga ai. Nje emer tjeter i njohur i futbollit tone ishte edhe ai i Foto Strakoshes, i cili dha kontribut te cmuar ne takime Shqiperi-Siri (6:4), Shqiperi-Serbi (6:3) dhe Turqi-Shqiperi (4:9). Ne takimin final ndaj Egjiptit, legjenda Strakosha nuk mori pjese, pasi ndodhej ne Austri, ne nje kamping stervitor si trajner e drejtues i ekipeve te sistemit zinxhir te "Olimpiakosit" te Greqise. Ne nje bisede telefonike, qe Strakosha zhvilloi para takimit final me pergjegjesin e ekipit, zotin Ilir Prifti dhe trajnerin Kujtim Vani, u shpreh se, "pavaresisht mungeses time, jam i sigurt qe ne do ta fitojme Miniboterorin kete vit".

Grupi i minifutbollisteve i perbere nga Brajan Fraolli, Aleks Zafiri, Drini Caushi, Kristian Piperoni, Petrit Gjoka, Alqi Kurti, Margil Roko, Ardian Daullja, Ervis Meco (portier), Jorgo Lani, Genc Mio, Elvis Berisha, Filip Skendaj, Kleves Bitro, Alfred Kruti, Lulezim Gjini, Blendi Merdhoci, nisi udhen e sukseseve. Shqiperia kaloi me sukses edhe ekipe mjaft te njohura si Holanda, Anglia, Italia, Polonia, Ukraina, Rusia, SHBA-ja etj., ndaj te cilave zhvilloi plot 62 takime. Pas ndeshjeve ne teteshe, u percaktuan 4 ekipe qe do te luanin ne play-off: Shqiperia, Siria, Iraku dhe Egjipti.

Erdhi dita e finales se madhe, 23 qershor, ora 20:30, kompleksi sportive "Frends Club", Spata, Athine, Shqiperi-Egjipt perballe njera-tjetres ne kulmin e Miniboterorit "Athina 2007". Nje finale e madhe kjo e parashikuar dhe e shumepritur nga djemte tane dhe opinioni sportiv ne Athine.

Shqiperia diplomatike dhe e mediave zbriti ne fushe me Fraolli, Meco, Zafiri, M.Roko dhe Lani. U aktivizuan edhe Kurti e Merdhoqi.

Kronika e takimit nisi me nje gol te egjiptianeve ne minuten e katert, 0:1. Pas nje loje me te kujdesshme ne mbrojtje dhe agresive ne sulm per tanet, ne minuten e 24-t rezultati barazohet ne 1:1. Ekzekutohet me mjaft mjeshteri nje goditje denimi nga Alqi Kurti dhe cdo gje balancohet. Ky gol u cilesua edhe si goli me i bukur i Miniboterorit. Ketej, stuhia shqiptare nuk rreshti me, por vetem fershellima e gjyqtarit qe sinjalizoi perfundimin e pjeses se pare, duket se u erdhi ne ndihme egjiptianeve.

Cudia eshte se edhe pjesa e dyte nis me nje gol te kundershtarit, qe per nje moment perfitoi me teper nga "zemergjeresia" e gjyqtarit sesa nga "amullia" e mbrojtjes tone. Nderrimet e bera nga trajneri Vani sollen freskine e qetesine e duhur ne ekip, por perseri fati dhe portieri (me i miri i kampionatit) i erdhen ne ndihme Egjiptit. Dhe rezultati nuk vonoi te ndryshoje: 2-2 ne minuten e 18-te te pjeses se dyte. Me tej gjithcka flet per Shqiperine. Shenuan serish Roko dhe Kurti, pas nje loje mjaft te bukur dhe kombinative, te rrjedhshme dhe te shtruar sipas situatave, hera-heres duke zbatuar presingun qe nga mesi i fushes, me goditje te shpeshta e te fuqishme drejt portes kundershtare dhe Egjipti i piramidave madheshtore, mposhtet para furise iliriane! Shqiperi Egjipt 4-2. Gezimi i ekipit dhe i sportdashesve ne kompleks s'ka me kufi. Kampione bote ne miniboterorin e Athines. Risi ne sportin shqiptar!

Me ne fund vjen momenti i shumepritur. Ishte hera e dyte qe ambasadori Minarolli dorezonte tek ekipi shqiptar trofeun, por, ndersa vjet ndau medaljet e nenkampionit, sivjet pati kenaqesine dhe privilegjin qe te kurorezonte me dafina fituesit dhe t'u jepte kupen e kampioneve te botes. Renditja perfundimtare e grupit te play-off-it dha kete panorame:

Shqiperia
Egjipti
Siria
Iraku

Ne mbyllje te kesaj premiere sportive me permasa boterore e befasuese per mbare opinionin shqiptar ne Greqi, Shqiperi e kudo, nenvizojme faktin se ky eveniment shenon nje faqe te re ne historikun e shndritshem te futbollit shqiptar, i cili po konturon nje fizionomi dinamike ne fushen e blerte evropiane e boterore, gjithmone per me lart, gjithmone per me shume cilesi, gjithmone per me shume emer e lavdi.

Kastriot Ahmati

Lexo/Shkruaj Komente (0)        Printo        Dergoje        Top




 
::| Artikujt e Fundit
FotoLajm

Nje foto e rralle - derguar nga z. Paul Tedeschini: Komisioni i Alfabetit ne Manastir (1908). Klikoni mbi foto per zmadhim.
::| Speciale
Bravo Shqipëria, jemi të parët në grup!
Shqipëria me "këmbë të mbarë", ndal Suedinë në "Qemal "Stafa"
Besnik Dizdari: Për të mos mbetur te thënia: “Vedi Napoli e poi muori!”
Besnik Dizdari: Federatën e Futbollit të Kosovës nuk mund ta ndihmojë BFSSH-ja e Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë…
30 ndeshjet e turpit në futbollin shqiptar
Besnik Dizdari: Kur në Tiranë lindte Përfaqësuesja e Kosovës
Besnik Dizdari: Kur në Tiranë lindte Përfaqësuesja e Kosovës… (II)

Ndryshoni Pamjen
[Krye]