| Zemra Shqiptare | ||||
|
10 skuadrat më të dobëta në historinë e futbollit shqiptar E shtune, 05-04-2008, 11:57pm (GMT1) Shkruar nga Leonard Karaj - TO Jemi mësuar të flasim, shikojmë e dëgjojmë për skuadra që kanë bërë historinë e futbollit shqiptar, si Tirana, Partizani, Dinamo, Vllaznia, Teuta, Flamurtari e deri tek Besa e Elbasani. Por pakkush ka shikuar edhe anën tjetër të medaljes, pra skuadrat që kanë vënë rekorde në ekstremin tjetër, atë negativ. Duke gjurmuar në historinë e kampionateve shqiptare prej 1930-ës deri në sezonin e fundit gazeta "Tirana Observer" publikon sot dhjetëshen më të dobët, ekipe këto që përveç pikëve të grumbulluara me pikatore mbajnë edhe rekorde si të mos fitimit qoftë edhe të një ndeshje gjatë gjithë kampionatit, por edhe të pësimit të një thesi me gola. Duhet theksuar se përzgjedhja është bërë vetëm për skuadrat që kanë luajtur në Kategorinë e Parë ose, siç quhet tani, Superligë. Renditja 1. SK Laçi (2004-2005) 36 ndeshje; 0 fitore; 2 barazime; 34 humbje; 13 gola të shënuar; 124 të pësuar; 2 pikë 2. Apolonia (1979-1980) 26 ndeshje; 0 fitore; 5 barazime; 21 humbje; 15 gola të shënuar; 50 të pësuar; 5 pikë 3. Ylli i Kuq (1964-1965) 22 ndeshje; 0 fitore; 2 barazime; 20 humbje; 6 gola të shënuar; 45 të pësuar; 2 pikë 4. Punëtori Patos (1974-1975) 26 ndeshje; 2 fitore; 1 barazime; 23 humbje; 7 gola të shënuar; 60 të pësuar; 5 pikë 5. Spartaku Qyteti Stalin (1951) 26 ndeshje; 2 fitore; 1 barazime; 23 humbje; 10 gola të shënuar; 104 të pësuar; 5 pikë 6. Spartaku Tiranë (1957) 14 ndeshje; 0 fitore; 2 barazime; 12 humbje; 6 gola të shënuar; 34 të pësuar; 2 pikë 7. Studenti Tiranë (1971-1972) 22 ndeshje; 1 fitore; 6 barazime; 15 humbje; 8 gola të shënuar; 48 të pësuar; 8 pikë 8. Naftëtari (1969-1970) 26 ndeshje; 2 fitore; 3 barazime; 21 humbje; 9 gola të shënuar; 74 të pësuar; 7 pikë 9. Luftëtari (1966-1967) 22 ndeshje; 2 fitore; 6 barazime; 14 humbje; 13 gola të shënuar; 46 të pësuar; 10 pikë 10. 31 Korriku Burrel (1987-1988) 26 ndeshje; 3 fitore; 4 barazime; 19 humbje; 22 gola të shënuar; 61 të pësuar; 10 pikë |
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||