E hene, 12-05-2008, 01:42pm (GMT+1) Zemra FAQ RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Fjalekyc:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Intervista
Komente
Personazh
Revista Zemra
Speciale
Letërsi
Bashkëpunëtorë
Shqipëria Etnike
Debat
Letrat e lexuesve
Shqipëria
Forum
Kinema
Njohje
Muzikë
Art Kulturë
Shoqëria
Argëtim
Sporti Shqiptar
 » Kombëtarja e Shqipërisë
 » Futbolli i Kosoves
 » Kampionati Shqiptar
 » Kupa e Shqipërisë
 » Legjenda Shqiptare
 » Sporti
Sporti Botëror
Galeria
Lojra
Chat
Direktoria
Bota
English
Njoftime
::| Sondazh
Pavarsia e Kosoves, realizoi endrren shekullore. Megjithate lind pyetja: Do te kishit deshire, per shkrirje shqiptaresh ne nje Shtet, apo per ekzistencen e dy Shteteve? Ju lutemi Votoni...
Shtet i vetem Shqiptaresh
Dy Shtete Shqiperi - Kosove
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Sporti Shqiptar » Kampionati Shqiptar
 
10 skuadrat më të dobëta në historinë e futbollit shqiptar
E shtune, 05-04-2008, 11:57pm (GMT+1)

Shkruar nga Leonard Karaj - TO

Jemi mësuar të flasim, shikojmë e dëgjojmë për skuadra që kanë bërë historinë e futbollit shqiptar, si Tirana, Partizani, Dinamo, Vllaznia, Teuta, Flamurtari e deri tek Besa e Elbasani. Por pakkush ka shikuar edhe anën tjetër të medaljes, pra skuadrat që kanë vënë rekorde në ekstremin tjetër, atë negativ. Duke gjurmuar në historinë e kampionateve shqiptare prej 1930-ës deri në sezonin e fundit gazeta "Tirana Observer" publikon sot dhjetëshen më të dobët, ekipe këto që përveç pikëve të grumbulluara me pikatore mbajnë edhe rekorde si të mos fitimit qoftë edhe të një ndeshje gjatë gjithë kampionatit, por edhe të pësimit të një thesi me gola. Duhet theksuar se përzgjedhja është bërë vetëm për skuadrat që kanë luajtur në Kategorinë e Parë ose, siç quhet tani, Superligë. 
E tatëpjeta nis me 31 Korrikun e Burrelit, skuadër e cila në sezonin 1987-1988 në kampionatin shqiptar të futbollit grumbulloi vetëm 10 pikë në 26 ndeshje. Burrelasit sigluan 3 fitore, 4 barazime, 19 humbje me një golavarazh 22 të shënuar dhe 61 të pësuar. Nuk duhet harruar se në atë kohë fitoret kuotoheshin me dy pikë dhe jo tri sikundër tani. Vendin e nëntë në këtë renditje e zë një skuadër me shumë tradita në futbollin shqiptar, Luftëtari, por në ditët e saja më të këqija teksa zhvillohej sezoni 1966-1967. Gjirokastritët grumbulluan vetëm 10 pikë në 22 ndeshje (2 fitore; 6 barazime; 14 humbje; 13 gola të shënuar; 46 të pësuar). Në pozicionin e 8 dhe 7 janë renditur Naftëtari i Kuçovës i sezonit 1969-1970 dhe Studenti i Tiranës (1971-1972), skuadër e cila nuk ekziston më si e tillë. Duhet theksuar se naftëtarët kanë prekur fundin edhe një herë tjetër para vitit 1970. Në vitin futbollistik të 1951-it skuadra e qytetit të Kuçovës (atëherë quhej Qyteti Stalin) e mbiquajtur në atë kohë Spartaku i Qytetit Stalin nuk mundi të grumbullonte më shumë se 5 pikë në 26 ndeshje duke regjistruar vetëm 2 fitore, 1 barazim, 23 humbje, 10 gola të shënuar dhe plot 104 të pësuar.
Por ka edhe më keq se kjo skuadër. Treshja negative e podiumit zihet nga Ylli i Kuq i Pogradecit, Apolonia e Fierit dhe Laçi. Pogradecarët në sezonin 1964-1965 nuk shkuan më shumë se 2 pikë në 22 ndeshje, duke sigluar vetëm 2 barazime, asnjë fitore dhe 20 humbje. Madje skuadra nuk shoi më shumë se 6 gola gjatë gjithë kampionatit, duke pësuar plot 45 të tjerë. Ndërsa Apolonia ka arritur të bëjë më keq se Ylli i Kuq edhe për faktin se ka zhvilluar edhe 4 ndeshje më shumë, pasi në sezonin 1979-1980 u zhvilluan 26 ndeshje. Fierakët morën vetëm 5 barazime, asnjë fitore dhe 21 humbje. Ndërkohë vendin e parë në listën e më të dobëtëve e ka zënë SK Laçi i tre sezoneve më parë. Skuadra arriti të merrte vetëm dy pikë, madje edhe ato të dhuruara në plot 36 javë kampionat. Laçi sigloi vetëm 2 barazime, asnjë fitore dhe 34 humbje.  

Renditja

1. SK Laçi (2004-2005)

36 ndeshje; 0 fitore; 2 barazime; 34 humbje; 13 gola të shënuar; 124 të pësuar; 2 pikë

2. Apolonia (1979-1980)

26 ndeshje; 0 fitore; 5 barazime; 21 humbje; 15 gola të shënuar; 50 të pësuar; 5 pikë

3. Ylli i Kuq (1964-1965)

22 ndeshje; 0 fitore; 2 barazime; 20 humbje; 6 gola të shënuar; 45 të pësuar; 2 pikë

4. Punëtori Patos (1974-1975)

26 ndeshje; 2 fitore; 1 barazime; 23 humbje; 7 gola të shënuar; 60 të pësuar; 5 pikë

5. Spartaku Qyteti Stalin (1951)

26 ndeshje; 2 fitore; 1 barazime; 23 humbje; 10 gola të shënuar; 104 të pësuar; 5 pikë

6. Spartaku Tiranë (1957)

14 ndeshje; 0 fitore; 2 barazime; 12 humbje; 6 gola të shënuar; 34 të pësuar; 2 pikë

7. Studenti Tiranë (1971-1972)

22 ndeshje; 1 fitore; 6 barazime; 15 humbje; 8 gola të shënuar; 48 të pësuar; 8 pikë

8. Naftëtari (1969-1970)

26 ndeshje; 2 fitore; 3 barazime; 21 humbje; 9 gola të shënuar; 74 të pësuar; 7 pikë

9. Luftëtari (1966-1967)

22 ndeshje; 2 fitore; 6 barazime; 14 humbje; 13 gola të shënuar; 46 të pësuar; 10 pikë

10. 31 Korriku Burrel (1987-1988)

26 ndeshje; 3 fitore; 4 barazime; 19 humbje; 22 gola të shënuar; 61 të pësuar; 10 pikë


Lexo/Shkruaj Komente (0)        Printo        Dergoje        Top




 
::| Artikujt e Fundit
::| Speciale
Besnik Dizdari: Mesa duket është “PartizanDinamo”…
Besnik Dizdari: Përse futbolli është ndër sportet “më të prapambetur” në Shqipëri?
89 vjet skuadër futbolli, Gëzuar ditëlindjen “Vllazni”!
Besnik Dizdari: Kritikë “letrare” mbi një Kampionat

Ndryshoni Pamjen
[Krye]