| Zemra Shqiptare | ||||
|
Formula 1: Kimi Raikonen, kampioni i ri i botes E hene, 22-10-2007, 07:51pm (GMT1) Nga Koha Jone
Ishte e shkruar, Kimi Raikonen eshte kampion bote, Ferrari rimerr titullin pas tre sezonesh. Verdikti i pabesueshem eshte vendosur ne Cmimin e Madh te Brazilit, qe ka mbyllur nje 2007-te te pabesueshme. Nje vit qe do te kujtohet per historine e spiunazhit McLaren-Ferrari, nxjerrjen e nje ylli te ri, Ljuis Hamiltoni dhe shpalljen kampion te finlandezit, qe ne vitin e pare te Ferrari. I paarritshem Kimi Raikonen, ne pisten e “Interlagos”, qe e perfundoi ate perpara Filipe Mases, ku F2007 arriti te beje nje mbyllje dopiete, ku gjithcka u vendos vetem ne garen e fundit. Ne kete gare, Fernando Alonso e ka mbyllur me vendin e trete, Ljuis Hamiltoni vetem i gjashti, Kimi ua ka marre vetem nga nje pike e vetme. Nje triumf i pabesueshem dhe i merituar per Ferrarin, qe fshin nje sezon plot helm mes rivaleve Marinelo-Eoking, qe fshin ate penalizim per McLarenin dhe jo per pilotet. Por mbi te gjitha fshin gabimet e shumta, ku Ferrari rrezikoi te “hidhte ne ere” kete titull. “Historia e Spiunazhit” e ka demtuar McLarenin, por edhe ne bokset e kokekuqes jane bere shume gabime, sidomos duke pare potencialin e F2007-es. Njerezit e Ferrarit kane besuar deri ne fund dhe u shperblyen. Gara ka shkuar ashtu sic duhej per kokekuqen. Ferrari mori kreun me Masen dhe Kimin pas tij. Pas tyre Hamiltoni ka ndeshkuar veten, duke gabuar ne disa kthesa. Ljuisi hyri i gjashti, por iu desh te bente disa ndryshime te menjehershme. Pastaj makina e tij u pa ne vendin e 18-te dhe iu afrua shume vendit te peste. Fernando Alonso thuajse e kishte titullin ne dore, por pasi hyri ne bokse doli Kimi i pari, atehere gjithcka ndryshoi. Raikoneni shkoi ne kuoten e 110 pikeve dhe dy pilotet e McLarenit kishin nje pike me pak, 109. Me pak fjale kjo ishte e shkruar. Raikonen: Ende nuk e besoj dot! Nga Sport Ekspres Kimi Raikonen nuk e beson ende: “Ishte nje rikuperim i pabesueshem. Nuk isha asnjehere i sigurt se do t’ia dilja mbane deri kur pashe te valevitej flamuri i shahut”, tha ai pas gares se Interlagosit. “Kisha thene se mund te arrinim te fitonim edhe titullin e piloteve pervec atij te konstruktoreve dhe per ta bere kete qendruam shume te bashkuar deri ne kilometrin e fundit. Megjithe problemet dhe ulje?ngritjet qe patem gjate ketij sezoni, e gjithe skuadra beri nje pune te pabesueshme”, vazhdoi me tej finlandezi. “Me duhet te pergezoj edhe Felipen me te cilin punuam, bashkepunuam dhe luftuam gjate gjithe ketij sezoni, pa krijuar asnjehere polemika me njeri?tjetrin. Por dua te bej edhe nje falenderim per sponsoret, qe na kane dhene nje mbeshtetje te madhe. Tani mund te festojme pa fund kete triumf, sepse e arritem me djerse”. “Gara e sotme ishte nje beteje e ashper me Masen, pasi nuk u shkeputem kurre nga njeri?tjetri, por duke mos luftuar bashke”, perfundoi Kimi. “Piloti per t’u mundur ishte Hemiltoni, ndaj vendosem te benim nje strategji skuadre. I zgjodhem mire tipet e gomave dhe mendoj se nuk mund te benim me shume se kaq, pasi gjithcka ishte perfekte. Ky titull eshte shperblimi i duhur pas gjithe punes qe kemi bere sivjet”. Skeda e Kimi Raikonenit Vendlindja: Espo, Finlande Masa: I lumtur per Kimin dhe gjithe Ferrarin! Felipe Masa nuk e fitoi dot garen e tij te shtepise, por gezohet gjithsesi per titullin e fituar nga Raikoneni. Braziliani plotesoi dopieten e Ferrarit ne Interlagos, duke u renditur pas finlandezit. “Jam shume i lumtur per punen e skuadres”, tha Felipe. “Fatkeqesisht nuk mund te luftoja me per titullin e piloteve, por jam gjithsesi shume i lumtur per skuadren time. Kur pashe njerezit qe besuan dhe shpresuan se edhe une mund te behesha kampion bote, te festonin, u gezova pa mase”. Festa boterore u ndez ne Interlagos, ku Kimi kaloi ne fund Hemiltonin dhe Alonson. “Shpresoj qe ky nder te me takoje mua vitin e ardhshem, ndoshta pikerisht ketu ne Interlagos. Sivjet kryem nje pune te shkelqyer, dhe pse hasem disa veshtiresi. Ne disa caste edhe na kritikuan, por ne fund fituam kampionatin, duke lene pas shpine edhe historine e spiunazhit”, vazhdoi me tej Masa. “Kjo fitore eshte menyra me e mire per te shperblyer punen tone. Dita e sotme ishte fantastike per te gjithe. Jam hume i lumtur per Kimin. Do te kisha dashur te fitoja ne Brazil, por edhe keshtu nuk ndihem aspak i zhgenjyer, me vendin e dyte, sepse po feston Ferrari”. Libri i Arte 2007 Raikonen Finlande Ferrari |
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||