E merkure, 20-08-2008, 05:09pm (GMT+1) Zemra FAQ RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Fjalekyc:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Editorial
Intervista
Komente Analiza
Personazh
Revista Zemra
Elita Kombëtare
Speciale
 » Mërgim Korça
 » Engjëll Koliqi
 » Albert Zholi
 » Adnan Abrashi
 » Skender Korça
Reportazh
Letërsi
Historia
Shqipëria Etnike
Debat
Letrat e lexuesve
Shqipëria
Forum
Kinema
Njohje
Muzikë
Art Kulturë
Shoqëria
Argëtim
Sporti
Galeria
Lojra
Chat
Direktoria
Bota
English
Njoftime
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Speciale » Skender Korça
 
Skender Korça: Çfarë bisedimesh me Beogradin propozon Ban Ki Mun?
E premte, 27-06-2008, 07:47pm (GMT+1)

Skender Korça
Çfarë bisedimesh me Beogradin propozon Ban Ki Mun?

Shkruan: Skender KORÇA – Gjilan

Shefi i OKB-së bank Ki Mun ka shumë shpresë për bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit. Nuk e ka idenë askush se cili do jetë fokusi qensor i këtyre bisedimeve, në çfarë niveli do të mbahen ato dhe kush është nga Prishtina i interesuar për këto bisedime...Të gjitha këto janë vetëm ide të përzierjes së OKB-së në Kosovë dhe për rreth saj. Të gjitha këto bisedime do duhet të ndodheshin kur do plotësoheshin kushtet:

• A është njohur Kosova nga Serbia
• A janë mbyllur qështjet e të zhdukurve të shqiptarëve të Kosovës që sot e nga 1999 nuk dihet për fatin e afër 2000 të zhdukurve
• Pse është UNMIK-u i lidhur në këtë qështje
• Kur do rregullohen me ligj të drejtat e Kosovës për bisedime si te fqinjët ashtu edhe në prezentim më të gjerë ndërkombëtar

Përderisa ndodhin vetë këto shqetsime që për nga natyra politike janë shumë të rënda, që duhen kohë për të tu bërë edhe shumë analitike,  sa që nuk bëhen  analitike mbesin edhe më shqetsuese. Kjo është qështja e logjikës që tash OKB-ja tash po mundohet të përshkruaj kuotën  për Kosovën , në binarët e lëvizjes ndërkombëtare, si OKB-ja që vërtetë në Kosovë themi se po dështon dita ditës. Kjo është një arsye që ajo dikur as që u morrë me problemin e Kosovës duke thënë se vetë Kosova nuk është në agjendën e OKB-së. Ishte OKB-ja që emroi një mision UNMIK-un që dikur ja besonte mengjimin e Kosovës dhe misionit të saj në Kososvë , e tash edhe po i besohet edhe ndërhyrja në organet e shtetit të Kosovës. Ministria e punëve të jashtme të Kosovës është një vëzhguese në rrjedhat politike të zhvillimit të shtetit të vet. Nëse vazhdohet kështu ministrat e Kosovës do janë vetëm tituj të saj për të përbërë një qeveri pa imunitet dhe pa ndikim.

Nëse është kështu, ne po hyjmë të pa përgaditur dhe më shumë dilemë në këtë rrugë të imponuar sepse çdo propozim ndërkombëtar është një rrëmujë politike dhe është vazhdimësi e prodhimit të krizave të reja në rajon. Kjo duhet të neglizhohet nëse arrihet që të përmbushen pikat e shënuara në planin e marrëdhënjeve ndërkombëtare në mes të shteteve të rajonit,e veçmas në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Agresori politiko ushtarak i quajtur Serbi është ai që në këtë segment po prolongon në kohë pos njohjes së shtetit të Kosovës ashtu edhe në planin e vendosjes se raporteve në të ardhmen mes këtyr shteteve.

Z. Ban Ki Mun është ai që do duhej të mërrej përmes mekanimzave ndrëkombëtar të OKB-së, për të ndihmuar në zgjidhjen e problemeve dhe potencuara më lartëshënuara sepse kështu do ishte më mirë të ndihmohet Kosova e në anën tjetër të formësoj etikën e kësaj organizate si OKB-së që të miratohet hyrja e Kosovës në këtë mekanizëm ndërkombëtar, për të respektuar të drejtat e shteteve. Nëse ndërhyrja  kështu mendohet si ndihmë që përmes të UNMIK-ut do ishte  gabim fatal, sepse është zbehja e segmenteve të shtetit , është ndërhyrje sepse dihet mirë se nuk arrihet të zbuten tensionet mes Kosovës dhe Serbisë për një kohë të gjatë.

Andaj është më se shqetsuese për reagim politik nëse Kosova në këtë rast saktë nuk do pranojë asnjë bisedë me Beogradin, sepse dihet mirë se vetëm barabarsia e dy vendeve krijon kushte të pamohushme për të hyrë në bisedime. Kjo është edhe në mëkat që Kosovën e shtyjnë në këtë qorr sokak, sepse ndeshet me vullnetin e populli të saj t viktimizuar, ndeshet me viktimat e luftës, ndeshet me çdo gjë që i takon funksionit të shtetit.
Kosova dhe Serbia do mund të bisedojnë në të ardhmen kur plotsohen të gjitha kushtet paraprake për të qenë jo më ndryshe se shteti –shtet, i njohur dhe i pranuar nga Serbia që do ishte shpëtimi i saj, e pastaj për bisedime do e kemi më lehtë. Kosova është për harmoni në rajon e nuk ka përcaktuar kushtet e determinimit që me kend do duhet të bisedojë e me kend jo. Përderisa është kjo stuhi e fuqishme kundër pavarsisë së Kosovës nga vet Serbia, edhe bisedimit me te do janë pa kryp në sy dhe do janë shumë qesharake, sepse dihet që bisedat për status ishin edhe më shumë të komplikuara sepse ishte detyrimi ndërkombëtar, kurse këto bisedime bankimunijane janë një dëshirë se kinse OKB-ja po do që në pa mundësinë e vet të i “ndihmojë” shteteve kur ata dështojnë në shtetet në fjalë. Z. Ban Ki Mun kjo do jetë më shumë një konflikt i ri në këto biseda se sa një zgjidhje dhe krijim i mardhënive të reja mes ëktyr dy shteteve sepse ende plagët janë të qelura dhe kullojnë gjakë.

Tiranë, 27/06/2008

Lexo/Shkruaj Komente (0)        Printo        Dergoje        Top




 
::| Artikujt e Fundit
::| Speciale
Skender Korça: Kosova me “derë të hapur”
Skender Korça: Nuk bllokohet liria e lëvizjes, Maqedonia ndërmjet “detyrimit dhe dëshirës”
Skender Korça: Serbia & Haga
Skender Korça: Universitetet private në Kosovë
Skender Korça: OKB-ja dhe Ban Ki Mun më shumë se “këshilltarë”
Skender Korça: Zgjedhjet në Kosovë, rregull, dëshirë apo nevojë
Skender Korça: Shqiptarët në Maqedoni dhe Republika e Kosovës
Skender Korça: Bisedimet me Serbinë, rruga e sehirit
Skender Korça: Asambleja serbe inagurohet në punë, fjalamanët nuk mërziten
Skender Korça: Çfarë bisedimesh me Beogradin propozon Ban Ki Mun?

Ndryshoni Pamjen
[Krye]