E shtune, 22-11-2008, 08:28pm (GMT) Zemra STAFI RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Kerkoni:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Editorial
Intervista
Komente Analiza
Personazh
Revista Zemra
Elita Kombëtare
Historia
Reportazh
Letërsi
Shqipëria Etnike
Debat
Letrat e lexuesve
Shqipëria
Forum
Kinema
Njohje
Muzikë
Art Kulturë
Shoqëria
Argëtim
Sporti
Galeria
Lojra
Chat
Direktoria
Bota
English
Njoftime
Speciale
 » Çabej - Speciale
 » Mërgim Korça
::| Sondazh
Pavarsia e Kosoves, realizoi endrren shekullore. Megjithate lind pyetja: Do te kishit deshire, per shkrirje shqiptaresh ne nje Shtet, apo per ekzistencen e dy Shteteve? Ju lutemi Votoni...
Shtet i vetem Shqiptaresh
Dy Shtete Shqiperi - Kosove
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Speciale » Mërgim Korça
 
Mërgim Korça - Jetëshkrimi
E diel, 15-07-2007, 03:03pm (GMT)

Mërgim Xhevat Korça është inxhinier mekanik. Ka projektuar dhe zbatuar sisteme origjinale makinerishë bujqësore disa edhe unikale në llojin e tyre. Ka mbrojtur gjithashtu studime në fushën e motorëve. Si rezultat është i laureuar me titullin më të lartë në fushën shkencore  “Punonjës i shquar i Shkencës dhe Teknilës”.
Krahas shkencës Mërgimi, i ndikuar nga i ati, ka patur gjithë jetën pasion gjuhën dhe letërsinë. Për pesëdhjetë vite nuk shkroi asnjë rrjesht në kushtet e diktaturës që sundonte në Shqipëri. Mbas rënjes së regjimit komunist, emigroi në SHBA (Detroit) ku banon edhe sot. Ai u është përkushtuar analizave me karakter historik, duke patur si synim të hedhë dritë mbi të vërteta historike që u shtrëmbëruan nga ideologjia komuniste, e cila ndërhynte në çdo qelizë të shkencave shoqërore.
Ndër studimet e tij më të rëndësishme janë analizat që u bën personaliteteve madhore intelektuale, fetare si edhe patriote të nëpërkëmbura dhe të përbaltura nga ideologët si edhe kalemxhnjtë e diktaturës komuniste. Vlen të veçohen shkrimet rreth Patër Gjergj Fishtës, Hirësisë Tij Baba Rexhebit, Patër Anton Harapit, Peshkopit Iriné Banushi, Hirësisë Tij Imam Vehbi Ismailit, etj. Ka bërë edhe analiza për ngjarje historike si p.sh.Kryengritja e Malësisë së Madhe e dimrit 1945. Gjithashtu ka edhe shumë shkrime edhe intervista për martirë të Kombit, pa lënë në një anë edhe gjykime të drejtpeshuara dhe objektive edhe për kriminelë që dëndur e më dëndur po vazhdojnë e paraqiten si “ heronj “.
Shkrimet e tij karakterizohen nga dy veçorí : Së pari, nga themelet e shëndosha dhe vërtetësítë e fakteve të qëmtuara që ai paraqit. Nga ana tjetër e shquan paanësía e studjuesit i cili mundohet hap mbas hapi shtegun, përgjatë të cilit e udhëheq lexuesin, ta shmangë nga mllefet si edhe paragjykimet të cilat, si trashëgimí e diktaturës, e kanë shpërfytyruar historinë e shkruar deri sot.
Në SHBA ka arritur të bëjë pjesë në trupin pedagogjik të Wayne State University.


Lexo/Shkruaj Komente (0)        Printo        Dergoje        Top




 
::| Artikujt e Fundit
::| Speciale
Mërgim Korça: Kumtesë me rastin e 100-vjetorit të Kongresit Manastirit
Mërgim Korça: Komunistët shqiptarë pushkatojnë shqiptarët
Mërgim Korça: Historianëve, mashtrues të historisë kombëtare, t’a mësojnë se jo...
Mërgim Korça: Kumtesë me rastin e dekretimit të Pavarësisë së Kosovës
Jozef Martini: Histori përsëmbrapështi
Mërgim Korça: Figura madhore e Elena Gjika Merlikës
Mërgim Korça: Po i pret Sarisalltiku plak të vijn’e të prehen në këmbët e tij
Mërgim Korça: Proçesi i kanonizimit të disa Martirëve si edhe dy fjalë për Patër Anton Harapin, Martirin e Madh të harruar
Mërgim Korça: Dekorimi i pesë personaliteteve me urdhërin e Skënderbeut dhe reagimet keqdashëse
Mërgim Korça: Shqiptarja gjigante e kohëve tona

Ndryshoni Pamjen
[Krye]