| Zemra Shqiptare | ||||||||||||||
|
U nënshkrua binjakëzimi i Shkollës së Stubllës me Institutin Edukativ Novos Tempos në Contagem E diel, 27-04-2008, 06:00pm (GMT1) Delegacioni i Institutit Brakos merr pjesë në Panairin Letrar 2008: NËNSHKRUHET BINJKAËZIMI I INSTITUTIT EDUKATIV "NOVOS TEMPOS" ME SHKOLLËN "DOM MIKEL TARABULLUZI" NË STUBËLL TË VITISË
Nga Caio WERNECK Contagem, 26 prill 2008 - Me ftesë të drejtorisë së Institutit Edukativ "Novos Tempos", pasditen e sotme delegacioni i Iunstitutit për bashkëpunim mes Brazilit e Kosovës – BRAKOS, e kanë kaluar në Contagem. Ftesa ishte bërë, me rastin e hapjes së Panairit Letrar 2008, që është një panair tradicional i këtij instituti, ku nxënësit paraqesin punimet e tyre, për një libër të lexuar, punime që mund të jenë me shkrim (referate), punime artistike (piktura, skulptura, grafikë....). Delegacioni i Brakos-it sot ishte i përbërë nga presidenti Engjëll Koliqi dhe nga dy zëvendëspresidentët – Dr Vera Lúcia Alves Neves dhe Paulo Thiago Vieira da Silva Fernandes. Ata në fillim janë pritur nga drejtoresha pedagogjike e Institutit - Keyla Glícia de Freitas Maia Mascarenhas, e cila edhe ka nënshkruar me presidentin Engjëll Koliqi-n kontratën e bashkëpunimit të këtij instituti edukativ, me Shkollën "Dom Mikel Tarabulluzi", të Stubllës së Vitisë. Bashkë me kontratën, Ajo i ka dhënë Koliqit edhe një letër përcjellëse, të nënshkruar nga drejtoresha e përgjithshme, për drejtorin Fran Gjergjin, i cili është ftuar për një vizitë këtu, për të bërë bashkërisht programin e bashkëpunimit.
Edhe në këtë manifestim, krahas flamujve tanë shtetëror, është shpalosur edhe Flamuri i Republikës së Kosovës. Mysafirët janë përshëndetur dhe janë nderuar edhe nga profesorët dhe nxënësit e këtij instituti. Delegacioni i Institutit Brakos, këtu pati rastin të takohen edhe me shkrimtaren e famshme mineire – Theresinha Casassanta, e cila shkruan kryesisht për fëmijë, shkrimtare kjo e moshuar, e cila ka botuar dhjetëra vepra për fëmijë dhe për të rinj.
|
||||||||||||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||||||||||||