E diel, 27-07-2008, 10:38am (GMT+1) Zemra FAQ RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Fjalekyc:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Editorial
Intervista
Komente Analiza
Personazh
Revista Zemra
Elita Kombëtare
Speciale
 » Mërgim Korça
 » Engjëll Koliqi
 » Albert Zholi
 » Adnan Abrashi
 » Skender Korça
Reportazh
Letërsi
Historia
Shqipëria Etnike
Debat
Letrat e lexuesve
Shqipëria
Forum
Kinema
Njohje
Muzikë
Art Kulturë
Shoqëria
Argëtim
Sporti
Galeria
Lojra
Chat
Direktoria
Bota
English
Njoftime
::| Sondazh
Pavarsia e Kosoves, realizoi endrren shekullore. Megjithate lind pyetja: Do te kishit deshire, per shkrirje shqiptaresh ne nje Shtet, apo per ekzistencen e dy Shteteve? Ju lutemi Votoni...
Shtet i vetem Shqiptaresh
Dy Shtete Shqiperi - Kosove
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Speciale » Engjëll Koliqi
 
Instituti Brakos vazhdon takimet, në kërkim të investimeve në Kosovë
E shtune, 26-04-2008, 07:21pm (GMT+1)

Instituti Brakos vazhdon takimet, në kërkim të investimeve në Kosovë:

PRITJE DINJITOZE DHE PREMTIME NË ASOCIACIONIN E TREGUT TË MINAS GERAIS-it

Presidenti Charles Lotfi ka premtuar një angazhim maksimal të investimeve në Kosovë, nga ndërmarrjet gjigante të Minas Gerais-it. Ai u tha drejtuesve të BRAKOS-it, që në këtë institucion mund të llogarisin se kanë një shtëpi të tyre, ku mund të nisin projekte të mëdha ekonomike-industriale dhe tregtare në Kosovë.

Caio WERNECK

Belo Horizonte, 26 prill 2008

Dy presidentët: Koliqi e Lotfi
Në fundjavën, para udhëtimit për në Europë, drejtues të Institucionit për Bashkëpunim mes Brazilit e Kosovës – BRAKOS, kanë vizituar selinë e Asociacionit të Tregut të Minas Gerais-it. Presidentin e Institutit Brakos – Engjëll Koliqi-n, të shoqëruar nga dy zëvendësoresidentë: Dr Vera Lúcia Alves Neves (drejtoreshë e projekteve edukativo-arsimore, kulturore dhe humanitare) dhe Julius César Pereira da Costa (drejtor i marrëdhënieve afariste-ekonomike), i ka pritur Presidenti i Asociacionit të Tregut të Minasit – Charles Lotfi, me dy zëvrendëspresidentët: Roberto Luciano Fagundes dhe José Henrique da Silva Júnior.

Që në fillim të bisedës, Presidenti Lofti u ka thënë të pranishmëve se gjithnjë ka përcjellur zhvillimet në Kosovë dhe me shumë kënaqësi uron pavarësinë e këtij vendi të shumëvuajtur. Ai ka premtuar se në këtë asociacion, Republika e Kosovës e ka shtëpinë e vet, që mund të llogaris si në një Odë Ekonomike, që do të kujdeset maksimalisht për sjelljen e projekteve të vlefshme dhe të investimeve nga këndej. Gjatë bisedës, Presidenti ka përmendur disa gjigantë ekonomikë të shtetit Minas Gerais, që do të mund të investonin në Kosovë.

Zonja Vera Lúcia ka folur për aktualitetin në Kosovë, duke shpjeguar se nuk është gjendja ajo që paraqitet në massmediat e këtushme. Ajo ka thënë se nuk janë serbët e Kosovës ata që organizojnë protesta e tollovi, por janë agjentët, tashmë të zbuluar të shërbimeve policore të Serbisë, nën regjinë e premierit në dorëheqje – Koštunica. Z. Julius ka folur për lëvizjet e para të Institutit Brakos, në fillimin e projekteve në Kosovë, që tashpërtash janë të natyrës shëndetësore e sociale, por duke bërë me dije se janë bërë edhe hapat e parë në gjurmimin e mundësive konkrete për projekte tregtare dhe të investimeve, në ekonominë dhe në industrinë e Kosovës. Presidenti Koliqi ka siguruar mikpritësit se Qeveria e Republikës së Kosovës garanton të gjitha investimet në shtetin e ri, prandaj – ka thënë – të mos ngurrojnë, sidomos industrialistët që të investojnë kapitalin e tyre në Kosovë, ku gjithnjë do të respektohen interesat reciproke.

Është vendosur që gjithçka në këtë drejtim të planifikohet dhe të realizohet përmes rrugëve institucionale, me ndërmjetësimin e Institutit Brakos. Së shpejti do të formohen ekipet e ekspertëve, që do të hartojnë strategjinë e projekteve dhe të investimeve në Kosovë dhe do të ndërmarrin hapat e parë, me kontakte me Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe të shkojnë për një vizitë studjuese atje.

Gjatë bisedimeve

Delegacioni i Institutit Brakos

Shpjegohet simbolika e Flamurit të Republikës së Kosovës


Lexo/Shkruaj Komente (0)        Printo        Dergoje        Top




 
::| Artikujt e Fundit
::| Speciale
Engjëll Koliqi: Në çastin special
Engjëll Koliqi: Në fill të mrekullisë
Engjëll Koliqi: Ndërmjet përrallave
Engjëll Koliqi: Letër mbretëreshës së shekullit të dashurisë
Engjëll Koliqi: Me melodinë e re
Engjëll Koliqi: Unë me mua e ti me ty
Engjëll Koliqi: Rinisje e mrekullueshme
Engjëll Koliqi: Mbas lehjes së qenve...
Engjëll Koliqi: Një kujtim…
Engjëll Koliqi: Letër fjalës së pathënë

Ndryshoni Pamjen
[Krye]