| Zemra Shqiptare | ||||
|
Engjëll Koliqi: Në Marcianise të Kazertës u arrestua trafikanti ndërkombëtar i drogës Xhevair Malaj E hene, 07-04-2008, 06:23pm (GMT1) Në Marcianise të Kazertës u arrestua trafikanti ndërkombëtar i drogës Xhevair Malaj ME 104 PERSONA TË TJERË NËN PRANGA SHQIPTARI I SHUMËKËRKUAR – XHEVAIR MALAJ Engjëll KOLIQI
Kapjen e Xhevair Malaj-t, siç njofton agjencia e lartëpërmendur, e ka mundësuar arrestimi i mëparshëm i një grupi trafikantësh, të cilët kanë dëshmuar shumë gjëra, sigurisht deri te vendndodhja e të kërkuarit Malaj – përfundon agjencia. Ai është kapur në një banesë të qytezës Marcianise, në rrugën Donizetti, bashkë me katër bashkëpunëtorë të ngushtë – dy gra ukrainase dhe dy burra shqiptarë. Tre burrat janë dërguar në burgun e Santa Maria Capu Vetere (në afërsi të Caserta-s), kurse gratë në burgun e femrave në Pozzuoli. |
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||