E shtune, 30-08-2008, 05:38pm (GMT+1) Zemra FAQ RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Fjalekyc:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Editorial
Intervista
Komente Analiza
Personazh
Revista Zemra
Elita Kombëtare
Speciale
 » Mërgim Korça
 » Engjëll Koliqi
 » Albert Zholi
 » Adnan Abrashi
 » Skender Korça
Reportazh
Letërsi
Historia
Shqipëria Etnike
Debat
Letrat e lexuesve
Shqipëria
Forum
Kinema
Njohje
Muzikë
Art Kulturë
Shoqëria
Argëtim
Sporti
Galeria
Lojra
Chat
Direktoria
Bota
English
Njoftime
::| Sondazh
Pavarsia e Kosoves, realizoi endrren shekullore. Megjithate lind pyetja: Do te kishit deshire, per shkrirje shqiptaresh ne nje Shtet, apo per ekzistencen e dy Shteteve? Ju lutemi Votoni...
Shtet i vetem Shqiptaresh
Dy Shtete Shqiperi - Kosove
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Speciale » Engjëll Koliqi
 
Caio Werneck: Interesim për ngritjen e një qendre për fekondimin e lopëve në Kosovë
E shtune, 08-03-2008, 09:26pm (GMT+1)

Delegacioni i Shoqatës për Bashkëpunim në mes Brazilit e Kosovës “BRAKOS”, vizitoi Qendrën për Fekondimin e Lopëve, në Pedro Leoploldo:

Interesim i madh për ngritjen  e një qendre të tillë në Kosovë

Caio Werneck
Presidenti i kësaj shoqërie aksionare – drejtori Múcio Túlio Teixeira Alvim i ka premtuar veprimtarit kosovar Engjëll Koliqit, hapjen e një qendre për fekondimin e lopëve në Kosovë dhe e ka siguruar se nëse bëhet kjo, rezultatet do të jenë të garantuara e Kosova më nuk do të ketë nevojë të importojë as mish, as qumësht, por mund t’i eksportojë këto prodhime.
 
Shkruan: Caio WERNECK

Pedro Leopoldo, 8 mars 2008. – I shoqëruar nga presidentja Vera Lúcia Alves Neves dhe nga aktivisti tjetër i Shoqatës për Bashkëpunim mes Brazilit e Kosovës “Brakos” – Raphael Fernandes Vieira Moreira Gonzaga, veprimtari kosovar Engjëll Koliqi, pardje ka vizituar Qendrën për Fekondimin e Lopëve, në Pedro Leopoldo, një qytet me rreth 8o mijë banorë, rreth 50 km në veri të kryeqytetit mineir Belo Horizonte. Delegacionin e “Brakos”-it e ka pritur presidenti i kësaj shoqërie aksionare – drejtori Múcio Túlio Teixeira Alvim, me bashkëpunëtorët.
 
Mbasi që Profesoresha Vera ka folur mbi gjendjen e përgjithshme në Kosovë, Z. Koliqi i ka shpjeguar mikpritësit nevojat e zhvillimit ekonomik të vendit të tij, që tashmë – si një shtet i pavarur dhe sovran i garanton investimet e brendshme dhe të jashtme, që janë çelës i zhvillimit ekonomik. Drejtori Teixeira u ka shpjeguar mysafirëve historinë e kësaj qendreje, që është më e vjetra dhe më e madhja në Amerikë dhe e vetmja e liçencuar për fekondime në epruvetë e edhe për klonizime të lopëve. Mandej, edhe ua ka konkretizuar këtë proces, përmes projektorit. Ai i ka thënë mysafirit kosovar, se do të ishte shumë i kënaqur nëse mund ta realizojnë bashkë projektin e fekondimit të lopëve në Kosovë, në një vend ku ka me të vërtetë nevojë për këtë. Nëse realizohet ky projekt – ka thënë ai – Kosova më nuk do të ketë nevojë të importojë mish as qumësht, por përkundrazi do të jetë eksportues kryesor i këtyre prodhimeve në rajonin e Europës Juglindore. Në anën tjetër, Z. Koliqi e ka garantuar mikpritësin se investimet tashmë i garanton Qeveria e Republikës së Kosovës dhe se vendi i tij i ka të gjitha predispozitat dhe kushtet e volitshme, si edhe kuadrin profesional për ushtrimin e suksesshëm të kësaj veprimtarie.
 
Pastaj delegacioni është shoqëruar në laboratoret e kësaj qendreje, ku kanë parë konkretisht zhvillimin e këtij procesi. Në fund fare, janë marrë vesh që të krijohen lidhjet institucionale me Kosovën, për të shqyrtuar këtë projekt, shumë të rëndësishëm për shtetin e sapolindur.

Delegacioni i SHBBK “Brakos” në bisedë me drejtorin Teixeira

Delegacioni njihet konkretisht me procesin e fekondimit

Engjëll Koliqi sheh vezoret e gatshme për fekondim

www.zemrashqiptare.net

Lexo/Shkruaj Komente (0)        Printo        Dergoje        Top




 
::| Artikujt e Fundit
::| Speciale
Engjëll Koliqi: Në çastin special
Engjëll Koliqi: Në fill të mrekullisë
Engjëll Koliqi: Ndërmjet përrallave
Engjëll Koliqi: Letër mbretëreshës së shekullit të dashurisë
Engjëll Koliqi: Me melodinë e re
Engjëll Koliqi: Unë me mua e ti me ty
Engjëll Koliqi: Rinisje e mrekullueshme
Engjëll Koliqi: Mbas lehjes së qenve...
Engjëll Koliqi: Një kujtim…
Engjëll Koliqi: Letër fjalës së pathënë

Ndryshoni Pamjen
[Krye]