E premte, 09-05-2008, 08:29pm (GMT+1) Zemra FAQ RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Fjalekyc:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Intervista
Komente
Personazh
Revista Zemra
Speciale
 » Albert Vataj
 » Mërgim Korça
 » Engjëll Koliqi
 » Jeton Kelmendi
 » Kastriot Frashëri
 » Albert Zholi
 » Keze (Kozeta) Zylo
 » Agim Gashi
 » Pierre-Pandeli Simsia
 » Kadri Mani
 » Xhafer Leci
 » Dorian Koçi
 » Adnan Abrashi
Letërsi
Bashkëpunëtorë
Shqipëria Etnike
Debat
Letrat e lexuesve
Shqipëria
Forum
Kinema
Njohje
Muzikë
Art Kulturë
Shoqëria
Argëtim
Sporti Shqiptar
Sporti Botëror
Galeria
Lojra
Chat
Direktoria
Bota
English
Njoftime
::| Sondazh
Pavarsia e Kosoves, realizoi endrren shekullore. Megjithate lind pyetja: Do te kishit deshire, per shkrirje shqiptaresh ne nje Shtet, apo per ekzistencen e dy Shteteve? Ju lutemi Votoni...
Shtet i vetem Shqiptaresh
Dy Shtete Shqiperi - Kosove
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
::| Albert Vataj
Me shume
::| Mërgim Korça
Me shume
::| Engjëll Koliqi
Me shume
::| Jeton Kelmendi
Me shume
::| Kastriot Frashëri
Me shume
::| Albert Zholi
Me shume
::| Keze (Kozeta) Zylo
Me shume
::| Agim Gashi
Me shume
::| Pierre-Pandeli Simsia
Me shume
::| Kadri Mani
Me shume
::| Xhafer Leci
Me shume
::| Dorian Koçi
Me shume
::| Adnan Abrashi
Me shume
 
 
 
Speciale
 
Këze (Kozeta) Zylo: Pranvera dhe Poetet
E shtune, 22-03-2008, 05:15pm (GMT+1)

Pranvera dhe Poetet

Nga Këze (Kozeta) Zylo

Në morsin e gjuhës
  
  Më mjafton ëndërrimi tënd,
  Ku të shfaqem si borëbardha,
  Nëpër yje, fustan argjend,
  Dukem, zhdukem në fijëza të kaltra.
  E në morsin e gjuhës zjarrit,
  Pëshpërrita s’di se si,
  Afshi i puthjes më rrëmbeu,
  Aty u djegshim ne të dy!
  
  Poetët
  
  Poetët bashkë me vargjet dremisin,
  Ashtu si bebet që s’flenë pa qumështin,
  E nëpër sy gjysmë hapur e gjysmë mbyllur,
  Me prushin e dashurise,
  Botën e mardhur ngrohin!
  Poetët duket sikur kanë kode të veçanta,
  Natën udhëtojnë në varkën e hënës së argjendtë,
  Ditën notojnë me nimfat,
  E që andej me stërkalat e ujit,
  Shuajne etjen e buzeve per puthje!
  
  E jona strehëz
  
  Mos u dorëzo i dashur, pije dhe këtë gotë,
  Ktheje me vrull dhe gllënjkën e fundit,
  Derdhe shpirtin e qelqtë  që ke në sy,
  Se në mushtin e gotës më gjen mua aty!
  Ja e mora mushtin mbledhur në fund gote,
  Për të lyer buzët, si gonxhe e pranverës,
  Ngjyra e saj e zjarrtë ndezi prush mollëzat,
  Për t’i kafshuar pakëz, tek e jona strehëz!
 
  Pimë nektar
  
  Ku më erdhe pa kuptuar,
  Zhveshur sot ne ëndrrën time,
  Valë puthjesh aty i hodhe,
  Nëpër buzë si strehë kujtimesh.
  Si Marmidë rrëshqas në lot,
  Derdhur sot nga sytë e tu,
  Në preludin e një ëndrre,
  Pimë nektar ne të dy!
  
  Buzë agimeve të poezisë

  
  Buzë agimeve të poezisë,
  Pinë vesën, xhinde e shtojzovalle,
  E nga gjiri i tyre si në gojëdhanë,
  Pikon qumësht nëne e lëng gëlqere.
  Nga qumështi i nënes rriten,
  Nuse që kalërojnë me dhëndurë si azganë,
  Ndërsa lëngu i gëlqeres djeg vello nusërie,
  Që si Kasandra ha bijtë e vet,
  Dhe me shira të gjaktë, mbulon dynjanë.
  
  Kutia Magjike
 
  Të kuptoj i shtrenjti im, të kuptoj,
  Dhe kur nuk shkruan i ke thënë të gjitha,
  Se kumtin sekret në vetminë tënde,
  E ka tradhëtuar mjekrra, mbushur me thinja.
  Nëse një ditë vargjet lotojnë,
  Si syri i një shenjtoreje, kur lutesh përbri,
  Janë mbarsur të virgjëra, me dashurinë hyjnore,
  Si kristale mblidhi dhe futi në gji.
  Kjo kuti magjike mbasae në muze do vihet,
  Ku bebëzat e lodhura pikuan lotin,
  Drithërimat e shpirtit aty u fshehën,
  Kështu ka ndodhur qysh me qëmotin!
  
  Pema besnike
  
  Gjurmet e puthjes pema jone i ka ruajtur
  Te fresketa, te pastra, fshehur nen rrenje
  Thone se kjo peme ka shekuj qe ndodhet
  Si dashuria jone, lisi i pangrene.
  
  Te gjitha gjethet, si mendafsh feshferinin,
  Marroseshin dhe ato nga dashuria jone
  Bashkohej  bilbili me zerin e tij
  I dehur i teri nga puthja arome.
  
  Cdo vit tek pema, nen zbehtesine e henes
  Rreth trungut loznim syllambyzi perhere
  Sekretet na i ruante me romancen tone
  Si blerim dashurie, kthyer ne pranvere.
  
  Nje furtune e madhe pemen e rrezoi
  Rrezoi gjithcka…dru e shtepia
  Po rrenjen me sekretin dot s’e shkuli
  Priste puthjen tone, vite nga uria.
  
  Keze (Kozeta) Zylo
  Copyright ©1999-2008
kzylo@yahoo.com All Rights Reserved


Lexo/Shkruaj Komente (0)        Printo        Dergoje        Top




 
::| Artikujt e Fundit
::| Speciale
Lek Pervizi: Guljelm Deda, intelektual i shquem shkodrane
Ndue dhe Edita Ukaj: Themelet e Europës
Adnan Abrashi: Apeli i një qytetari të Republikës së Kosovës
Peter R. Prifti: Libri i prof. Nasho Jorgaqit per jeten e Fan Nolit
Albert Zholi: Intervistë me gazetaren e njohur Tefta Radi