FILLIMI I PAFUND I GENOCIDIT KOMUNIST
KUNDËR POPULLSISË KATOLIKE SHQIPTARE
65 VJET MA
PARË...
Nga Fritz RADOVANI
Kur në sallahanën e Jaltës, ndigjohej vetem
krizma verrcakut që coptonte mbi cung disa prej shteteve të Evropës, në disa
nga kasaphanet e posa krijueme në të gjitha skutat e qytetet e Shqipnisë nga
sllavo – komunistët “çlirimtarë”, ndigjohej sharra primitive e druevarit që
ditë e natë sharronte gjymtyrë e kocka njerëzish bashatdhetarë... “Ishim
primitiv në një vend primitiv!” Ende nuk kishim asgja elektrike përveç
elektroshokut...që, nuk mungonte ndër këto kasaphane mu në zemër të
Evropës...Edhe vetë përdoruesit e këtyne sharrave e spatave apo verrcakve ishin
kasapë e bijë kasapësh dhe, shpesh, mbathtarë kuajsh apo druevarë e çobaj
kafshësh të egra që nga gjaku ia kalonin edhe egersisë së kafshve të tyne, që
hallakateshin malesh e kënetash... Regjimet “antipopullore” i kishin lanë pa
shkollë. Analfabet në mendje dhe në zemër. Nuk kishin pasë kurr mundësi me
mësue një vjerrshë apo kangë “dashunije” as për kafshët as për shpendët,
përveç, atyne, që mësuen ndër male nga shokët e vet kriminela, si: “Hakmarrje
rini...!” apo kangën e njohtun labe: “...luaje, luaje, goce këmbëneeee / t’ ia
(bëjmë...) Gegës, mëmëneeee...”
 |
| D.L.Shantoja dhe D.Nd. Zadeja... |
Nëse kjo kangë ishte vërtetë “hymni
i çetave partizane”...atëherë, Gegët, që bashkpunuen me ta kush ishin..?
Sigurisht, “shoku gjenë shokun”, thotë populli... “Më difto me ke rrin e po të
tregoj se kush je..!”. Në shtetin shqiptar drejtonte një aventurier i kabareve
të Parisit, i njohtun nga tregtarët e pazarit vjetër të Tiranës për
homoseksual...i zgjedhun nga dy serb të atij tarikati, për me drejtue partinë
komuniste shqiptare dhe mbas vitit 1944 në Berat e Permet, iu besue edhe “Qeveria
provizore” kukull e Shqipnisë, që “njihej” edhe nga “druzhe” Tito në Beograd...
“Kuku për ta, çka na gjet ne..!”,
thonte, një plak në Tiranë, që e kujtonte dikur Enver Hoxhën, të mbështetun për
prakun e dyqanit të Dem Xhepës, në Pazar...kur vinte nga Franca...
Gjatë luftës vëllavrasëse “nacional
– çlirimtare” në Jug të Shqipnisë, gjoja tue eleminue disa nga “bashpuntorët e
fashizmit”, ishin qitë fare fise të tana e mijra Atdhetarë që banin pjesë me
Ballin Kombëtar, Legalitetin si dhe shumë intelektual të njohtun dhe të prëgatitun
në disa nga universitetët e Evropës. Menjëherë, mbas 29 nandorit 1944, brigadat
terroriste komuniste u drejtuen nga Veriu, gjoja me shtypë Kryengritjet e
Berdicës, Anës së Malit, Malësisë së Madhe e, kështu me radhë, me qitë fare
edhe Veriun, për me i krijue mundësi sllavo – komunistëve të Jugosllavisë me u
ulë kambëturqisht në votren shqiptare, e cila, deri atë ditë ndër shekuj asht
kenë ruejtë e mbrojtë nga Malësorët
trima të Dedë Gjo’Lulit e Bajram Currit me shokë...
Mbasardhësi i Tyne Prenkë Cali,
trathtisht u pushkatue bashkë me 118 Burra të Malësisë.
Koçi Xoxe deklaron në dosjen e tij
nr. 1623, se: “Kur ishim në Shkoder, në janar të vitit 1945, shokët Mehmet
Shehu, Zoi Themeli, Vaskë Koleci, Lefter Lakrori, Muço Saliu, etj. ishin në
dijeni që për vrasjet pa gjyq e me gjyq, kam qenë këshilluar dhe janë bërë me
urdhër të shokut komandant. Ka pasur edhe vëndim Byroje për këtë... Në
operacionin e Veriut, kishim urdhër me vra dhe me i tretë në proskë njerëzit e
dyshimtë dhe Parinë e vendit...” (Arkivi M.Mbrendshme). Aso kohe në Malësitë e
Veriut vëpronte edhe baba i Kastriot Islamit, për të cilin më ka tregue në
vitin 1993, një komunist musliman nga Shkodra, (MD, nuk jam i autorizuem me
shkrue emnin), i cili, në 1945 ishte i angazhuem si ushtar me brigadat
partizane dhe, kur, takonin në malësorë, kjofshin ata edhe çobaj me një strajcë
të varun në shkop, “komandanti” Islami, që mbante mbas vedit rreth 10 – 15
kriminela të zgjedhun nga Jugu, i urdhnonte: “Bini kaurrit..!” dhe, ata
shpraznin armët mbi ta... dhe, MD shtonte: “Kur i tregova babës këte posa u
ktheva në shtëpi në Shkoder, i ati i kishte thanë: Biro, ky... Islami a ishte komandant i ushtrisë
turke a malazeze..?”
Me datën 26 janar 1945, në orën 4.00
të mjesit, po trathtisht arrestohet në Sheldi Don Lazër Shantoja, i cili ishte
strehue tek Kol Sheldija, një mik i veti. Posa shpërthehen dyert dhe forcat e
ndjekjes hyjnë në dhomen e Don Lazrit, Ai menjëherë e kupton trathtinë dhe, u
thotë: “As ma pak e as ma shumë se ajo që kam ditë me kohë, se komunistët janë
veç trathtarë!..”
Me atë rast ata arrestuen edhe
strehuesin e tij, Kolë Nuri Sheldinë. Kola ishte i datëlindjes 16 Dhetor 1900,
nga Erseka e Kolonjes së Korçës me besim musliman. Posa vjen në Shkoder, asht njohtë
me Don Lazrin dhe asht punsue tek qela e tij. Don Lazri i ndjekun nga qeveria e
Zogut si Opozitar, largohet nga Shqipnia dhe zen vend në Zvicerr, ku, vazhdon
me qendrue për shumë vite atje, mbasi njihej si një nga përsonalitetët ma të
rrebtë të klerit katolik opozitar.
Në vendin e Tij shkon famullitar Don
Nikoll Dragusha, të cilit, Kola i kërkon me u kthye në besimin katolik, kështu,
pagëzohet dhe mbasi këthehet në kristjan, në vitin 1937 martohet me Drandën e
Jakë Zef Tushit, bijë Sheldije, tue krijue një familje modeste. Në pak rreshta të
dosjes kuptohet se pse u pushkatue, madje, edhe pa u aprovue nga asnjë gjykatë
ma naltë apo tjetër firmë, përveç, aprovimit të Gjen. Kol. E. Hoxhës, një
fanatik anadollak, i cili, pak ditë ma parë pat fillue genocidin komunist në
Malësinë e Madhe kundër popullsisë katolike të Veriut.
Dhe, ja, si zhdukej njeriu: KOL NURI
SHELDIJA, vjeç 45, nga Sheldija e Shkodrës, deklaron: “Jam arrestue kur asht kapë
Don Lazër Shantoja, kam strehue Don Lazrin për 26-27 ditë, nuk e ka dijtë kush
se Don Lazri asht tek unë, vetëm Lush Hila. Kam kenë 17 vjeç shërbëtor në
shtëpi të Don Lazrit. Në ditën e vjetit të ri më ka ardhë në shtëpinë teme Don
Lazër Shantoja, dhe e kam mbajtë në shtëpi deri atë ditë që erdhën dhe e zunë
partizanët në shtëpi, dhe i kam dhanë bukë gjatë qëndrimit. Ai ato ditë ka
pritë me u dorzue.” (Oficeri pyetës: Lako
Polona e Skënder Hysi, Proçes-verbali datë 27 janar 1945.)
Gjyqi zhvillohet me dt. 29-31 janar 1945, pra dy ditë mbas arrestimit, dhe
trupi gjykues i përbamë prej: Kryetar, Esat Ndreu, antarë, Mustafa Iljazi dhe
Hysni Lame, prokuror, Sotir Dodona, japin vendimin me datën 31 janar 1945: “Me
vdekje, me pushkatim.”
Kryetari i Gjykatës Ushtarake në Shkodër, Esat Ndreu, njofton Kryesinë e
Gjykatës Usht. në Tiranë, me datën 26 shkurt 1945 (nr. prot. 6/100):
“...I dënuari Kol Sheldija u ekzekutua në këtë qytet me datën 2 shkurt 1945”.
Gjykata e Lartë Ushtarake në Tiranë në shkresën nr. 22, njofton Gjykatën
Ushtarake të Shkodrës, se mori në shqyrtim aktet e të paditurit Kol Sheldija, i
cili është dënuar me akt nr.14, dt. 31 janar 1945, dhe “vendosi dënimin me
vdekje, me pushkatim”, Tiranë 28 shkurt 1945, Kryetari Gaqo Floqi d.v.,
antarë, F. Nosi d.v. dhe V. Zejneli
d.v., prokuror Myftar Tare d.v.
26 ditë mbas pushkatimit të Kol Sheldisë,
gjykata aprovon ekzekutimin e tij...
Kol Nuri Sheldija u pushkatue vetëm pse i dha bukë Don Lazër Shantojës.
Të gjitha veprimet kryhen për
7 (shtatë) ditë...(tue besue se nuk janë false..!).
DON
LAZËR SHANTOJA: (Dosja nr. 174,
Arkivi MMTiranë, 1998) vjeç 52, nga Shkodra, asht i biri i Kelit dhe i
Luçes, ka krye shkollën e lartë teologjike për prift.
Në një faqe proçes-verbal
shënohet: “Kur kam ikë, një natë kam fjetë tek Don Nikoll Gazulli, në Dedaj kam ndejë 22 ditë tek Mark Tom Prela, ndërsa Sheuqet
Çelkupa ka ardhë në Shkodër dhe ka bisedue me Cuf Lohën me u dorzue, e të dy
bashkë, më duket janë takue me Riza Danin. Sheuqeti, me anë të mbesës seme
Siles, e shoqja e Zef Prenkës, në rrugën Marvukej, e kjo nëpërmjet të malësorit
Lekë Lulashi nga Grizhja, më ka çue lajm të pres edhe një javë, se Sheuqeti
kishte folë me Rizanë e Cuf Lohën. Riza Danin e Dan Hasanin i kam pasë miqë me
kohë. Si korrier për shpurje e ardhje
lajmesh nuk kam pasë kurrë... Kur po pritsha përgjigje nga mbesa e ime Silja,
nuk dij sesi u zbulova nga forcat e Ndjekjës.
Miku
ma i ngushtë i emi ka kenë Beqir Valteri.”(Proces-
verbal dt. 31 janar 1945).
Akt-akuza
e bame nga prokurori Jonuz Mersini, ka dt. 28, 29 janar 1945, ku shënohet një
faqe e daktilografueme me të gjitha vëprimet e bame prej gjyqit e deri tek
pushkatimi.
Mbas
prokurorit u pyet i pandehuri dhe kërkoi pafajsinë, mbasi nuk ka bërë ndonjë
faj.
Më datën 31 janar 1945, ditë e martë, ora
15.00, në Shkodër, u dha vendimi nga Gjykata Ushtarake e Qarkut, me kryetar
Esat Ndreu, antarë: Mustafa Iljazi e partizani Hysni Lame, prokuror
Vaskë Koleci, sekretar Shaban Kuçi:
“I pandehuri Dom Lazër Shantoja me vdekje, me
pushkatim.”
Me datën 2 shkurt 1945, aprovohet nga Gjykata e Lartë
Usht. Tiranë, vendimi i dhënë në bazë të ligjit nr. 21, dt. 30 janar 1945, nga
gjykata ushtarake e korparmatës së III, Shkodër:
“Dom Lazër Shantoja, vjeç 52, nga Shkodra,
dënohet me vdekje - me pushkatim”.
Me datën
9 shkurt 1945, u mblodh komisioni për zbulimin e kriminelëve të Luftës për
Tiranën... Shoku Jusuf Alibali, vjeç 24, nga Shkodra, deklaron si mbas
akt-akuzës së sipërme.
Poshtë
shënohet: Deklaruesi (Jusuf Alibali) d.v. Komisioni hetimor: J. Alibali d.v.
“Vendimi u
ekzekutue në Tiranë, me datën 5 mars 1945.”
Don Lazër Shantoja u pushkatue me
një Atdhetar të njohtun të Tij që në 1924, kur të dy bashkë ishin me Opozitën.
Ky ishte Sulçe Beg Bushati, për të cilin Prof. Ernest Koliqi, shkruen:
“Po, në të njajtën gropë, pranë
trupit të Don Lazrit u hodh kufoma e Sulçe Beg Bushatit, një fisnikut
tetëdhetëvjeçar musliman, mbasardhës i një familjeje princore që sunduen në
Veri të Shqipnisë, gati të pavarun nga Porta e Naltë e Konstantinopolit, në
shekullin e XVIII.”
Si do t’i përgjigjej historisë Jusuf
Alibali kur hetonte Don Lazër Shantojën të lidhun për karrigë, me kambë të
këputuna, apo i shkrryem përdhé në qeli mes ndytsinës e, Nana e tij tek dera e hekrave tue u thanë katilëve: “Ma vritni, ju
lutëm ma vritni, banje këtë mirësi... mos e leni kështu djalin!”... Me të
vertetë Nanat Shkodrane janë daltue nga Gurtë e Rozafës..!
Po, sikur, të xhiroheshin autorët e krimeve: Aranit Çela, Fadil Paçrami,
Lilo Zeneli, Xheudet Miloti, Xhemal Selimi, Toger Baba, Shyqyri Çoku, Dhimitër
Shkodrani, Asllan Lici, Hysni Ndoja, Ali Xhunga, Hilmi Seiti, Nevzat Haznedari,
etj. që “zbatonin” ligjin e genocidit, a thue, mund të besojnë kush se shumë
nga këto bisha gjindën të lira tue
shetitë në Evropë...?
Cili evropian beson se këtyne
katilave shteti “demokratik” i paguen edhe pensione..?
Shkenctarët vetëm pse ishin priftën
katolik i kanë mbytë përsëgjalli në gropë gjirizi....
At Serafin Kodës i nxjerrë hetuesi
gabzherrin me thonjë....
Imzot Jul Bonatin e fusin në një
manikomjo ku e shkyjnë të çmendunit....
Papà Josif Papamihajlin e mbysin,
tue e zhytë përsëgjalli në baltat e kampit të shfarosjës së Maliqit të
Korçës....
Papà Pandin e gjejnë në pyll tek një
cung me kokë të këputun me spatë....
At Frano Kirin e lidhin tri ditë
fëtyrë për fëtyrë nën një të vdekun....
Don Mikel Beltojën në vitin 1974,
para pushkatimit, Shyqyri Çoku me shokët e tij katilë e shkyejnë për gjymtyrësh
vetëm, se, prifti thërriste: “Rrnoftë Krishti!”
Sigurimi i Shtëtit vëpronte kështu,
se, nën pelerinën e kuqe të komunizmit për mish kishte të ngjeshuna ndjesitë
fondamentaliste që instruktoheshin nga shovinistët sllavo-aziatikë. Vetëm, kështu, shpjegohët ajo që u ba
mbi Don Lazër Shantojën, të parin, e mbas Tij mbi të gjithë klerin katolik
shqiptar e, Ata besimtarë Atdhetarë, që nuk e deshtën komunizmin.
E, si, mos të pushkatohej Ky prift
që, në vitin 1924, me 28 Nandor, shkruen në gazetën “Ora e Maleve”: “Ligja ndalon
cungimin e gjymtyrëve të trupit, por politika e Evropës pranon cungimin e
organizmëvet të gjalla shoqnore që janë kombet”.
Pra,
njëzet vjet ma parë Shantoja, profetizon, se:
“...Ligja
ndalon cungimin e gjymtyrve të trupit...”
DON NDRE
ZADEJA: Kur do të pushkatohej i ndjeri Kolë Sheldija me datën 2
shkurt 1945, në fshatin Sheldi, u thirr bashkë me popull edhe prifti Don Ndre
Zadeja, i cili, menjëherë mbas pushkatimit të Kolës, iu afrue, i bani Shartët e
Fundit dhe porsa u ngrit në kambë, pau vedin me pranga ndër duer nga forcat e
Ndjekjes.
Don Mikel Koliqi, më tregonte në
vitin 1993, se me datën 2 Shkurt 1945, kishte shkue në mengjes heret, mbas
meshës tek Kisha e Madhe Maria, zonja e Nush Topallit, e cila kishte gjetë në
rrugë tek dera e shtëpisë së saj një letër, ku shënoheshin emnat e At Jakë
Gardinit, Don Mikel Koliqit dhe xhakoni Gjergj Vata, të cilët, atë ditë deri në
drekë janë arrestue. Posa ka hy në koridor të hetuesisë Don Mikeli, thonte: “Si
tash e kam ndër veshë të inçizuem zanin e të shkretit Don Ndre, kur po e
torturonin, Ai asht torturue shumë dhe, ju, thonte atyne katilave : Mohni bre,
kështu, po a ban shqiptari në shqiptarin shka jeni tue ba ju në mue!?”
Don Ndreu mohonte akuzën që i bahet por, burrnisht pranonte:
“Mësova se punohët për shuemjen e
partisë komuniste, të cilën si doktrinë e urrej edhe unë.” (Dosja 667, deklarue më 7 shkurt 1945, Don
Ndre Zadeja d.v.).
Gjykata Ushtarake e Shkodrës e
përbame nga: kryetari Hamid Keçi, antarë, Mustafa Iljazi dhe Arif Gjyli,
prokuror Sotir Dodona dhe sekretari Shaban Kuçi, me datën 16 shkurt 1945 dha
vëndimin: “Për të pandehurin Dom Ndre Zadeja, me vdekje, me pushkatim”.
“I pandehuri kërkoi lehtësimin e
dënimit.”
Gjykata e Lartë Ushtarake, Tiranë,
me datën 28 shkurt 1945, refuzon kërkesën.
Don Ndre Zadeja u pushkatue më 25 mars 1945, në Zallin e Kirit, mbas
murit të vorreve të Rëmajit, në Shkodër. Fjala e fundit e Don Ndre Zadejës
ishte:
“Ah, moj Shqipni, moj mizore
e, çka të baj ma shumë për ty?!”.
Atë ditë, një afishe e madhe u vue
ndër murët e qytetit të Shkodrës:
“PUSHKATOHEN KRIMINELAT E
LUFTËS DHE ARMIQTË E
POPULLIT:
1.Prenkë Cali 2. Dom
Ndre Zadeja 3. Luigj Gjeto Kastrati 4. Ndok Nik Bardhoku 5. Ndrekë Loka 6. Arif Selim Hyseni 7. Dedë Lulash
Smajli 8. Gjok Nikaj 9. Dul Bajrami 10.
Mark Luc Gjoni 11. Tomë Lekë Daka 12. Maliq Bajrami 13. Gjok Nikoll Voci 14. Pjetër Dedë Gjedashi.”
Ideali që i bashkonte këta burra ishte: “Rrnoftë Shqipnia!”
Genocidi komunist në Shqipni filloi
me Klerin, inteligjencën dhe popullsinë katolike, sëpse, kudo, që ishin të
shpërndame këto mendje të ndrituna,
në fshat e në malësi, Ato, ishin Kështjella të pathyeshme, gjuha e Tyne ishte Shpatë e, pena,
një Heshtë,..përballë çdo anmiku!