E shtune, 30-08-2008, 06:06pm (GMT+1) Zemra FAQ RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Fjalekyc:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Editorial
Intervista
Komente Analiza
Personazh
Revista Zemra
Elita Kombëtare
Speciale
Reportazh
Letërsi
Historia
Shqipëria Etnike
Debat
Letrat e lexuesve
Shqipëria
Forum
Kinema
Njohje
Muzikë
Art Kulturë
Shoqëria
Argëtim
Sporti
Galeria
Lojra
Chat
Direktoria
Bota
English
Njoftime
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Shqipëria Etnike
 
Revista "Shqipëria etnike" Nr. 2/2008
E merkure, 09-07-2008, 07:40pm (GMT+1)

SHQIPËRIA ETNIKE

Revistë e pavarur tremujore:

informative-kulturore-politike

Për:

-Shqipërinë Etnike në kufijtë e saj

-Riatdhesimin e Shqiptarëve

të dëbuar me dhunë

-Luftëtarët e Rënë të Kombit Shqiptar

Viti VIII nr. 2/ Bleror-Lulëzor-Qershor- 2008

Çmimi: për Diasporë: 5 CHF, 3 €, 3 $

për Vend: ( Kosovë-Maqedoni-Shqipëri) 1.50 €

Prokredit Bank- Prishtinë-(Kadri Osmani)

Nr. i llogarisë:1110162085000136

Drejtor: Festim Kodra

Kryeredaktor: Idriz Zeqiraj

Redaktor përgjegjës: Kadri Mani

Lektore: Jeta Bytyçi

Anëtarë Nderi në Redaksi:

Rexhep Bunjaku, Ibrahim D. Hoxha,

dhe Fetah Berisha

Simboli: Qamil Nivokazi

Shtypshkronja: „KOSOVA“- Prizren

Dizajneri: Festim Kodra

Adresa: "Shqipëria Etnike"

c/o Kadri Osmani            

Kodra e Diellit

Rr. “Hilmi Rakovica” nr. 43

Prishtinë

etnike@gmail.com

Redaksia ka të drejtën e redaktimit

e të lekturës të punimeve

Shkrimet dhe fotografitë mund

të kthehen: me kërkesën dhe

shpenzimet e autorit.

________________________

Numri i parë i revistës tonë

"Shqipëria Etnike" doli më 10

Qershor 1999: në 121-vjetorin e Lidhjes

Shqiptare të Prizrenit 1878-1999; prandaj

kjo Lidhje është busulla jonë orientuese

 

 

K R Y E A R T I K U L L I

 

PËRMBYSËSIT E VLERAVE NJERËZORE AS KANË FE AS ATDHE

/Ne shqiptarët s’jemi terroristë, ata që janë terroristë, nuk janë shqiptarë/

 

Nga Kadri Mani

 

Numri i parë i revistës tonë "Shqipëria Etnike" doli më 10 Qershor 1999: në 121-vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit 1878-1999; prandaj kjo Lidhje është busulla jonë orientuese

Jakup Gjoça: Fanatizmi fetar - Vdekja e unitetit tonë kombëtar
E hene, 23-06-2008, 07:59pm (GMT+1)

Nga Jakup B. GJOÇA

Sarë Gjergji: Kush fshihet prapa Organizatës Islamike ''Xhihadi Thërret''?!

E diel, 29-06-2008, 09:44pm (GMT+1)

Duke ju bashkëngjitur reagimeve të sipërme e të tjerave të ngjashme, grishim mendjet e shëndosha kombëtare e ndërkombëtare kundër dhunës në Kosovën e Pavarur, si nga terroristët serbë e po ashtu edhe nga miqtë e tyre rusë edhe nga organizata terroriste proserbe ''Xhihadi Thërret''.

Dhe kjo për arsye të qartë të përmbysjes së vlerave njerëzore, të cilët as kanë fe as atdhe:

10 urdhrat e Ten Zot janë ato me germa të zeza, kurse këto me germa më të çeltë janë udhërrëfime-shpjegime.

1. Atëherë Perëndia shqiptoi tërë këto fjalë, duke thënë:

2. (1) Unë jam Zoti, Perëndia yt, që të nxori nga vendi i Egjiptit, nga shtëpia e robërisë.

3. Nuk do të kesh perëndi të tjerë para meje.

4. (2) Mos bëj gdhendje ose shëmbëlltyrë të asnjë gjëje që ndodhet lart në qiej ose këtu poshtë në tokë ose në ujërat nën tokë.

5. Mos u përkul para tyre dhe as do t`u shërbesh, sepse unë, Zoti, Perëndia yt, jam një Perëndi xheloz që dënon padrejtësinë e etërve mbi fëmijët e tyre deri në brezin e tretë dhe të katërt të atyre që më urrejnë,

6. dhe unë përdor dashamirësi të patundur deri në të njëmijtin brez, për ata që më duan dhe që zbatojnë urdhërimet e mia.

7. (3) Mos e përdor emrin e Zotit, Perëndisë tënd, kot, sepse Zoti nuk do të lërë të pandëshkuar atë që përdor kot emrin e tij.

8. (4) Mbaj mend ditën e shtunë për ta shenjtëruar.

9. Do të punosh gjashtë ditë dhe në ato do të bësh të gjithë punën tënde;

10. por dita e shtatë është e shtuna, e shenjtë për Zotin, Perëndinë tënd; nuk do të bësh në atë ditë asnjë punë, as ti, as biri yt, as bija jote, as shërbëtori yt, as shërbëtorja jote, as kafshët e tua, as i huaji që ndodhet brenda portave të tua;

11. sepse në gjashtë ditë Zoti krijoi qiejt dhe tokën, detin dhe gjithçka që është në to, dhe ditën e shtunë ai pushoi; prandaj Zoti e ka bekuar ditën e shabatit dhe e ka shenjtëruar atë.

12. (5) Ndero atin tënd dhe nënën tënde, me qëllim që ditët e tua të jenë të gjata mbi tokën që Zoti, Perëndia yt, po të jep.

13. (6) Mos vrit.

14. (7) Mos shkel kurorën bashkëshortore.

15. (8) Mos vidh.

16. (9) Mos bëj dëshmi të rreme kundër të afërmit tënd.

17. (10) Mos dëshiro shtëpinë e të afërmit tënd; nuk do të dëshirosh gruan e të afërmit tënd, as shërbëtorin e tij, as shërbëtoren e tij, as kaun e tij, as gomarin e tij, as asgjë tjetër që është e të afërmit tënd".

Dhe çfarë bëjnë terroristët e tipit të Millosheviqit?- vetëm përmbysin vlerat:

13. (6) Mos vrit=vrit!

15. (8) Mos vidh=vidh!

Dhe shokë të Millosheviqit ishin Sadami, Gadafi... dhe turqit ishin dje dhe e janë edhe sot kundër:  jermenëve, kurdëve, boshnjakëve, shqiptarëve...

“UTICAJ I DOPRINOS ANDREJA BOGDANIJA

Ondašnji složeni društveno-politički i ekonomski uslovi odrazili se na život i kulturna nastojanja pojedinih arbanaških pedagoških i literarnih stvaralaca. U takvim uslovima živeo je i Andrea Bogdani sa svojim sinovcem Pjetrom.

Andrea je pokušao da zaštiti albanski (katolički) živalj, koji je, naročito u Prizrenu, bio izložen političkim i verskim progonima. I sam Andrea bio je proganjen[1]) i dođivljaavao mnogo drugih neprijatnosti (Turci su mu, pored ostalog, spalili kuću).[2]

(PËRKTHIMI: NDIKIMI DHE KONTRIBUTI I ANDREA BOGDANIT

Problemet e atëhershme të ndërlikuara shoqërore-politike dhe ekonomike shpreheshin në jetën dhe kulturën e qëndrimeve të disa krijuesve zë literaturës e pedagogjisë shqiptare. Në kushte të tilla ka jetuar edhe Andrea Bogdani me birin e vet Pjetrin.

Andrea tentonte ta mbronte popullatën shqiptare (katolike), i cili, sidomos në Prizren, ka qenë i ekspozuar ndjekjeve politike e fetare. Edhe vetë Andrea ka qenë i ndjekur, dhe ka përjetuar edhe shumë gjëra tjera të pakëndshme (Turqit, ndër të tjera, ia patën djegur shtëpinë).

Terroristëve që dënojnë njerëz të pafajshëm, po jua përkujtojmë një citat të Nolit: se janë dy lloj politikash, e lapsit dhe e hanxharit. Kjo e dyta pret koka, pret çdo kokë derisa ta presë edhe kokën e vet.

Ne jemi shumë dhe të paluhatshëm në qëndrimet tona atdhetare, si ndaj sllavizmit si ndaj “myslimanëve” terroristë- bashkëpunëtorë të sllavizmit si dje si sot, të cilët s’kanë as fe as atdhe; përmbysësve të çdo vlere, dhe përçarësve kombëtar. Dihet sheshit se çfarë ka bërë Kisha shqiptare për popullin shqiptar, por nuk na thatë kurrë se çfarë ka bërë xhamia juaj e shkretë!?!

Arkivore

Lutje për Kosovën

 

 

31 Mars 2007- Kisha katolike shqiptare “Zonja e Shkodres”, Hartsdale, N.Y. Tubim: Lutje për Pavarësinë e Kosovës-Përshëndetje, Sami Repishti

                                                 -----------------------

Fortlumturia juej Peshkop Nikon i New England dhe Kishes Orthodokse Autoqefale Shqiptare ne Amerike,

Shumë  i nderuemi Imam Tahir Kuka, i bashkësisë shqiptare myslimane në Staten Island, 

Shumë i nderuemi Dom Pjeter Popaj, famullitar i Kishes Katolike Apostolike Romane Shqiptare “Zoja e Shkodres”, Hartsdale, N.Y

 

Të dashtun vellazen e motra të Nanës Shqiptare. Mirëdita!

Para se gjithash dëshiroj me falnderue Shumë të nderuemin Dom Pjeter Popaj për organizimin e këtij tubimi. Kjo vepër ashtë vazhdimësi e traditës shekullore të Kishës Katolike: me qenë pararojë e luftës për kombin dhe popullin shqiptar. Vellazen e motra shqiptare katolike: dhjetë milionë shqiptarë nëpër botë çmojnë veprimtarinë tuej dhe ju respektojnë!

 

Mbas 130 viteve, e kaluemja tragjike e Kosovës po merr fund nji here e përgjithmonë, me pavarësinë që po lind këtë pranverë!

Që nga viti 1877, me sulmin e parë serb kundër Kosovës dhe deri më 1912, ma shumë se 250.000 shqiptare janë vra e dëbue nga trojet e tyne dhe kanë mbete muhaxhirë. Që nga viti 1912 deri në vitin1919, simbas statistikave serbe, janë vra 12.777 shqiptarë. Që nga viti 1920 deri në vitin 1941, ma shumë se 400.000 shqiptarë janë vra, janë rrahë dhe detyrue me emigrue. Që nga viti 1944 deri ne vitin 1990, statistikat tregojnë se janë vra në mes të 36 dhe 60.000 shqiptarë e shqiptare nga dora kriminale serbe.

Kam pa vorrezat e Recakut, vorrin e nji fëmije 9 vjeçar- 9 vjeçar o Perëndi!- i vramë si “terrorist shqiptar”, gratë e nanat e veshuna me të zeza. E kunora lulesh për nderim. 174 familje shqiptare janë djegë për së gjalli në konaket kosovare. 12.000 të vramë nëpër rrugë, qytete, fshate dhe pyje të Kosovës. 15.500 shtëpia të rrënuese. Ma shume se 200 kisha e xhamia të dinamitueme ose te damtueme. 3000 persona të zhdukun pa shenjë pa gjurmë. Nji miljon popull të debuem me forcë jashtë Kosovës. Arkivat shtetnore e historike, dokumentet e pronesise, çdo gja që ndihmon krijimin e  nji shteti kosovar janë vjedhë ose djegë. Vite të humbuna pa punë, pa arsim, pa shërbime shëndetësore, pa bukë. Femij të helmuem në shkolla, popullsi pa shërbime mjekësore…e kurrize të dermuem me drue… Mjaft krimit serb në Kosovë!

Më 1990-1999, përplasja shqiptaro-serbe arriti kulmin me rezistencën paqësore ma parë, dhe të armatosun ma vonë, Ajo tërhoqi vëmendjen e bashkësisë ndërkombëtare, të NATO-s, e veçanërisht të SHBA-s, deri në ditën e çlirimit, qershor 1999.

Për tetë vjet me radhë, Kosova kërkon nji zgjidhje të drejtë, paqësore, të menjihereshme: dhe kjo ashte pavarësia. Ky ashte vullneti i shprehun lirisht nga populli kosovar dhe udhëheqësit e tij politike. “Ne çdo takim që kam pas me Ibrahim Rugovën, shkruen Lordi anglez Owens, ai ka paraqitë vetëm nji kërkesë: pavarësinë e Kosovës!” Këtë vullnet duhet ta përkrahim të gjithë, që nga udhëheqësit ma të nalte të Republikës së Shqipërisë deri tek qytetari ma i thjeshtë i hapsines shqiptare. Ashte nji imperativ kategorik moral; ashte nji obligim politik i pazevendsueshem. MJAFT!

                                                                 *

 

  Cikël me poezi nga poeti Namik Selmani

 

Çamëria –syth i përgjakur

 

 

Ka mbaruar Universitetin e Tiranës në degën gjuhë –letërsi

Ka botuar disa libra me temën çame si “Vatra e mallit”, Dallëndyshet e Çamërisë”(proza),”Kroi i këngës çame (Poezi) etj.

 

TE QAFA E BOTËS *

 

Këtu filluaka Bota

 Ta thënka kjo Qafë me moshën e diellit e detit .

 

Trarëve të pangritur të doganës

S’i mjaftuaka pafajësia ime deri në madhështi?!

e shkruar me fjalët e Gjyqit hyjnor?!

 

S’i mjaftuaka pasaporta re varreve të gjyshërve

ku firmën e vulën  e vënë shekujt?!

 

S’i mjaftuaka loti i gjyshes sime tumanebardhë

me amanetin për ta varrosur pranë detit

diku në Gumenicë ku hapin e parë hodhi ?!

 

S’i mjaftuaka klithma e ullinjve jetimë:

Ku jeni juuuuuuu? Kuuuuuuuu?

I numëroni vitet që jemi ndarë prej kohësh???

 

S’i mjaftuaka blegërima e deleve

që kokëprera vrapojnë e kërkojnë barinjtë?!

 

S’i mjaftuaka zëri i burimeve çame Çamërisë

cipërrenqethur nga dashuritë që lindin sërish?!

 

E ç’kërkojnë më tepër trarët??!!

 

 

*Qafa e Botës –vendkalimi kufitar mes Shqipërisë e Greqisë në afërsi të Konispolit e njëkohësisht një kufi ndarës mes dy pjesëve të Çamërisë

 

 

2.Shpirti i Çamërisë

 

Një ditë shpirtin çam e thirrën në shesh

I kishin bërë gati gijotinën.

me gjethë dafinë ia kishin stolisur.

Asnjë s’kish mbetur pa sëpatë xhelati në duar

Asnjë për be

Veç prisnin urdhrin e Xhelatit zëngjirur.

 

 

…Po sytë s’ia gjeten t’ia lidhnin me fashe të zezë

E natën para Natës së Gjatë t’ia jepnin patjetër

e qafën s’ia preknin dot, s’ia preknin aspak

ku tehe sëpatash të ngulnin gjakëtuar.

 

 

...Oh, shpirti çam kish ikur, kaltërsia e priste

Kishte mbetur kryexhelati që s’kishte ç’të thoshte.

Heshtonte sheshi.

Krakërima korbash sillte.

Sëpatat kishin fluturuar në krahët e zogjve...

 

 

3.Krenari çame

 

Kur pëlqeu një kalë

në duar i hodhi një qese me flori.

 

Kur piu një kafe në qytet

Po me flori e pagoi kamerierin e çuditur

 

Kur hyri në xhami,

ishte fëmija më i urtë i kësaj bote pambarim.

 

Kur nisi një valle

gjoksin e ktheu në sofër për shokët.

A thua se mali kishte hapur portën

Ylberin e diellit për të pritur .

 

...............................

 

Kur lindi fëmijën

rrëmbeu pushkën nga muri

për të uruar veten e pragun.

 

 

Kur thirri argatët

me ta ndau kokërr më kokërr gjysmën e ullinjve të mbledhur.

 

Kur pa një lypës në rrugë

bëri të parën e të fundit urim për veten:

 

-Mos u bëfsha kurrë kështu

Edhe në se jetoj tri jetë njëherësh!

 

 

4.Motiv çam

 

Faqebardhë trëndafil,

gjumin –o nuk ta rrok syri.

Ç’ke që tretesh, ç’ke që ligesh

Pjergull –o që të mban lisi.

 

I mjel dhentë e flet me vete

 Ç’thua, moj, për kokën tënde?

Sytë e tu si kosë livadhi

vetullat purtekëargjende.

 

Faqekartë, faqehënë

merr e jep me borzilok.

Ç’ke që ligesh aty brenda

Dil me shoqet fol e loz!

 

Faqebardhë klumushtore

kush të ka gatuar vallë?

Në shtatë grika më përcolle

nuk më dhe një pikë dhallë.

 

 

5.MEDITIM MBI HARTËN E ÇAMËRISË

 

Sot dua të më bëni një hartë tjetër

Të bëj Shtetin e Dhimbjes

të Shpresës

Më tej, të vë Kryeqytet ëndrrën e gjyshes

që u plak e vdiq me sytë nga mali tretur.

 

Në një vijë të vë shpatet

ku lind e perëndon dielli thesprot.

Si shatërvan të më hedhë aromë trëndelinash të paprekura

Me një tufë zogjsh sinorët e qiellit të vendos

Me kryeshqiponjën të bëj miqësi të re

Nun shqiptar të bëhem për fëmijët çamë që rriten në djepa .

 

........................................

Ka mbetur dhe një punë për ty, Mjeshtër!

Më ndihmo të ngremë një oxhak të ri!

Fort qenka prishur oxhaku i vjetër

 

 

 

6.KROI I KËNGËS SË VENDLINDJES SIME

 

Askush s’e tha me saktësi

burimin e këngës së trojeve të mia ‘

Askush…askush

Veç sofra të gjithë i mbajti.

Të gjithë në radhë i futi.

Të gjithëve iu dha në zemër masat me shkëndija,…

 

 

Njëri tha se vjen nga Ehoja e lashtë ilire

ku mbretërit mbretëronin ilirçe

Besonin ilirçe...hanin ilirçe

Ku njerëzit ilirçe vinin emra fëmijësh, burimesh, pllaka varresh

Ilirçe ndërtonin amfiteatro modernë.

 

 

Ah, veç një gjë nuk bënë.

Nuk krijuan asnjëherë marshe moderne.

 

Në ballkone brigjesh

Këngët stiseshin si muret e shtëpisë oxhaklashtë.

Ku zjarri nuk rrinte në vatër pa hi.

O këngë-Kroje

që s’dihet nga ç’shpirtra buronin

S’mund të humbnit në shkretëtirat moderne

S’mund t’ua mbyllte sytë kurrë shekulli i ri.

 

 

7.LIBRI I VALËVE

 

I lamë të gjitha në atë vend

Të gjitha i lamë mes pengut e trishtimit

 

Çengelin e varur s’e ulëm dot

E lamë ashtu përjetësisht mes pluhurit e tymit.

 

Plorin e ndryshkur

S’e ndërruam dot me një të ri në ugare...

Kur mbyllëm fletën e fundit të një libri

Për një tjetër menduam.

Në se nuk gjetëm dot ( ishte luftë)

Nisëm të lexonim Librin e  Valëve

-----------------------------------------

 

Një opinion për Kryetarin e ndjerë Dr. Ibrahim Rugovën

 

 

 

Rugova shëmbëllimi i vetëm

 

Nga Fehmi Cakolli

 

 

 

Zakonisht kur flasim ose kur e përshkruajmë një personalitet të shquar publik, e në veçanti karakteristikat e tij kryesore, atëherë çdoherë merret si shëmbëllim një figurë historike për t’u krahasuar. Nuk mund të gjesh një personalitet tjetër shqiptar që mund të krahasohet me I. Rugovën. Pra, s’ka shëmbëllim për presidentin e Kosovës Dr. Ibrahim Rugova. Deri tash kemi dëgjuar shumë shpesh që ai të jetë krahasuar me Gandin, por mua në të vërtetë më duket shumë më i afërt, shumë më i krahasueshëm, shëmbëllyeshëm, me një figurë tjetër. Kush është kjo figurë?
Ky njeri ishte hebre dhe është shumë i mirënjohur për të tri religjionet abrahamike. Për izraelitët, përkatësisht për judaikët, njihet me emrin Mosheu. Për të krishterët njihet me emrin Mojsiu. Për myslimanët njihet me emrin Musai. Mojsiu jetoi para 3500 vjetëve.

Rugova dhe Mojsiu


Mojsiu ishte rritur jo nga familja e tij. Rugova po ashtu nuk ishte rritur nga familja e tij. Mojsiu ishte prijës i popullit izraelit për 40 vjet në momentet më të vështira, duke ecur nëpër shkretëtirë, dhe duke dëgjuar çfarë po i fliste Zoti. Rugova ishte prijës i popullit të Kosovës gati për 20 vjet në momentet më të vështira, duke ecur në rrugë shpeshherë shkretëtire, dhe duke pritur dhe besuar se çfarë do të bëjë rendi demokratik i disa shteteve e veçanërisht i Amerikës. Mojsiu besonte në tokën e premtuar që Zoti ia kishte shfaqur. Rugova po ashtu besonte në pavarësinë e Kosovës, i shfaqej. Me gjithë atë besim të Mojsiut, ai e pa vetëm nga larg tokën e premtuar. Po ashtu me anë të besimit Rugova e ka parë nga larg lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë. Mojsiu nuk hyri në tokën e premtuar, e as Rugova nuk hyri në një Kosovë të pavarur. Mojsiu ishte shumë afër tokës së premtuar, edhe Rugova ishte shumë afër pavarësisë. Mojsiu posa e pa tokën e premtuar vdes, në moshën 120 vjeçare. Edhe Rugova posa po e shihte pavarësinë e Kosovës vdes, në moshën 61 vjeçare. Kur u rrezikua Faraoni ai e ftoi Mojsiun për biseda. Kur u rrezikua Millosheviqi ai e ftoi Rugovën për biseda. Mojsiu ishte lider popullor. Rugova ishte lider popullor. Me Mojsiun fillon formimi i krijimit të shtetësisë izraelite, dhe po kështu me Rugovën fillon shtetësia e Kosovës. Me Mojsiun përmbytet koha dhe religjioni pagan egjiptas ndër hebrenjtë, dhe po me Rugovën fillon përmbytja e pushtimit serb në Kosovë dhe me të fillon përmbytja e komunizmit ndër shqiptarët në Kosovë dhe Shqipëri. Mojsiu ishte profet i madh. Rugova ishte lider i madh dhe profetizues i madh për pavarësinë. Mojsiu nuk kishte ushtri e as armë dhe për të luftonte dikush tjetër. E as Rugova nuk kishte ushtri e as armë, por po ashtu për të luftonte dikush tjetër. Pra për lirinë e çlirimin e popullit të Mojsiut ndërhyri dikush nga jashtë, dhe po kështu ndodhi që edhe për lirinë dhe çlirimin përfundimtar të popullit të Rugovës ndërhyri dikush nga jashtë. Mojsiu ishte autor librash, edhe Rugova ishte autor librash.

Përfundimisht, politika, kultura dhe mendimi i tij u ndërtuan mbi vetëdijen dhe kulturën krishtere perëndimore dhe kombëtare. Presidenti i parë i Kosovës përveç se ishte një politikan, letrar ai ishte edhe një lider shpirtëror.

Tri tipare të tij: durimi, heshtja dhe buzëqeshja
Durimi, heshtja dhe buzëqeshja e tij ishin shprehjet e tij më të thella filozofike. Durimi i tij ishte i nevojshëm për ekzistencën kombëtare dhe për t’iu shmangur të ligut. Heshtja ishte për maturi, meditim dhe vizion të tij. Buzëqeshja ishte shprehja e kurajës, e shpresës dhe e sinqeritetit të tij. Buzëqeshja e tij ishte edhe përballje me jetën, sfidat dhe me ligësitë. Buzëqeshja e tij ishte edhe lamtumira e tij.

Pushoftë në praninë e Zotit


Normalisht si çdo njeri tjetër, si çdo kryetar tjetër, si çdo intelektual tjetër, edhe ai i kishte të metat e tij, por për shkak të momentit, për shkak të veprës së tij, për shkak të jetës së tij, për shkak të idealeve të tij, e sidomos për shkak të nevojës që ai të ishte ende me ne, nuk mund të ndalemi në to tani, prandaj sot po e kujtojmë me respekt dhe me admirim kryetarin e parë të Kosovës, duke u lutur për familjen e tij, për vendin tonë, dhe duke e falënderuar Zotin për Ibrahim Rugovën.

Zoti e ngushëlloftë familjen e tij!
Zoti e ngushëlloftë popullin shqiptar!
Zoti e ngushëlloftë Kosovën!

 

 

Cilit qytetërim i përkasim ne Shqiptaret?

 

 

Nga Zijadin Thaqi

 

 

Mendova të propozoj këtë subjekt pasi të gjitha diskutimet tona mbi politikën, ekonominë, historinë e kulturën, në fund të fundit, të çojnë te kjo pyetje.
Personalisht mendoj se është pak vështirë t'i përgjigjesh kësaj pyetje pa harxhuar të paktën nja 5000 fjalë a mbase më shumë pasi, historia, filozofia, politika, sociologjia, ekonomia, me një fjalë çdo aspekt i mendimit dhe veprimit njerëzor do të përfshihej në këtë temë.
Kohët e fundit kam lexuar librin e një profesori amerikan, Samuel Huntington "The clash of civilizations" që ka prodhuar dhe vazhdon të prodhojë shumë debate dhe kundërshti. Në pak fjalë teza themelore e librit përmblidhet në atë se pas përfundimit të luftës së ftohtë, shtetet po rigrupohen në bazë të qytetërimeve të cilave u përkasin dhe përplasja midis tyre tani nuk do të vijë më prej ideologjive të kundërta, po për shkak të diferencës së kulturave të tyre. Pikërisht ky libër dhe aktualizimi i tij në ngjarjet e 11 shtatorit më bëjnë të mendoj për pozicionin tonë si komb në këtë prizëm.
Duke marrë parasysh zhvillimin e deritashëm të kombit tonë dhe aspiratat për më tutje, unë dua të shtroj disa pyetje.
Ku qëndrojmë ne si shqiptarë në këtë fillim shekulli?
Si mund të portretizojmë veten tonë duke u bazuar në një sistem matës vlerash?
Cilat janë tendencat ekzistuese në mes nesh dhe cila nga ato do të mbizotërojnë për të përcaktuar të ardhmen tonë si komb?
Dhe pyetja e fundit më e specifikuar: Si e ndjejnë dhe identifikojnë veten e tyre pjesëmarrësit e këtij forumi (
në forumin diskutimet.com), duke marrë të kombinuara disa komponentë, si kombësia, përkatësia krahinore, besimi fetar, bindjet politike, origjina sociale, statusi ekonomik, formimi familjar dhe arsimor?
Tema është mjaft e gjerë dhe secili mund ta trajtojë nga një kënd i veçantë ose në tërësi. Besoj se do të zgjojë interes, po, në fund të fundi, e kemi edhe obligim intelektual, nacional, për një të ardhme të ndritur dhe në shumë pyetje që duhet parashtruar vetes, e me së shumti i them vetes "KAH PO SHKOJMË NE SHQIPETARËT"?- dëshiroj që të kemi ide, opinione që do të na shërbejnë në konotacion pozitiv.

Ju përshëndet Reformatori nga Kosova

 

Komenti i redaksisë- ne shqiptarët duhet ta ndjekim shembullin brilant të  miqve tanë kroatë:

Te kroatët dihet se cili është i pari, i dyti, i treti:

Ustashët u frymëzuan me shkencën e Babait të Atdheut-

1.Dr. Ante Starçeviqit, por  shembull dhe model i tij prej atdhetari dhe shkencëtari qe-

2.Dr. Milan Shufflay. Tezat e Shufflay-t se Kroacisë nuk i takon vendi në Ballkan, etj, se Kroacia i takon rrethit të qytetëruar të Evropës, i pranoi edhe-

3.Dr. Ante Paveliqi.[3]

Kjo renditje e lakmueshme te shqiptarët jo vetëm që nuk ekziston sot, por nuk shihet që mund të ekzistojë as për njëqind vjetët e ardhshme!?!

Në këtë vazhdë (të qytetërimit perëndimor) ishte edhe Gjergj Kastrioti, të cilin Hysamedin Feri në magjistraturën e vet: SKICË E MENDIMIT POLITIK SHQIPTAR e nxjerr tradhtar dhe Hamzanë atdhetar!!

 

Arkivore

 

 

VEPRIMTARI ËSHTË AMBASADOR I VENDIT TË VET,

EDHE PA NJË VENDIM FORMAL[1]

/Zotni Qemajl Morina në Lidhjen Internacionale më 13.3.1994/

 

Të nderuar miq,

zonja dhe zotërinj,

Jam shumë i lumtur që më jepet rasti të flas në Lidhjen Internacionale për të Drejtat e Njeriut, të kësaj organizate të fuqishme që bashkon rreth vetes mijëra e mijëra njerëz liridashës në të gjithë botën, dhe ku prijnë me mendjen e tyre më të fuqishme intelektuale nga më të dëgjuarit në botë.

Unë do të doja të flas shkurtimisht, por jo për një temë që është e njohur, por jo aq sa duhet dhe jo në rrezikshmërinë që paraqet për të ardhmen, për shtypjen që sundon sot

nga sllavokomunistët serbë në Kosovë dhe në Sanxhak, në Mal të Zi, kundër shqiptarëve dhe familjeve të tyre.

Kjo shtypje dhe ky problem nuk është i ngritur sot, dhe në natyrën e shovinistëve të sëmurë serbë, por kjo dhunë dhe ky terror që sundon tek ne shumë vite më parë.

Një zonjë e nderuar nga Anglia, shkencëtarja Edith Durham, në librin e saj të njohur: „20 vjet ngatërresa ballkanike“ ka nënvizuar se „Pa u zgjidhur çështja e shqiptarëve të Kosovës dhe statusi i tyre, asnjë çështje nuk mund të zgjidhet në Serbi. Zgjidhja e vetme – thekson zonja e lartërmendur – është mëvetësia e tyre dhe bashkimi me Shqipërinë“.

Shtatëdhjetë vjetët që kaluan nga ky parashikim, i vërtetuan parashikimet vizionare të saj. Jugosllavia nuk mund të ketë qetësi, nëse nuk u zgjidhet çështja shqiptare. Por në vend që të shkohet drejt dialogut dhe zgjidhjes, po shkohet drejt shtypjes, drejt vrasjeve, drejt mjerimit. Në këtë fundshekulli ne jemi i vetmi popull në Evropë i ndarë në disa shtete dhe me popullatë të dëbuar nga shtetet fqinje fashiste.

Shqiptarët e Kosovës po vriten sistematikisht, ata janë me të vërtetë një popull i ndaluar, sepse u janë mohuar të gjitha të drejtat, që nga e drejta për të jetuar të lirë dhe deri tek e drejta e natyrshme e jetës.

Po bëhet e zakonshme për një shqiptar të vrarë, të arrestuar, të torturuar, të dënuar me shumë vjet burg, të shpallur armik, nacionalist, irredentist, po bëhet e zakonshme shqiptari i papunë, i përjashtuar nga gjithçka, nga çdo e drejtë. Bota sot i ka sytë tek vrasjet  e dhuna në Bosnjë, e nuk po shikon vrasjet e përditshme në Kosovë; ajo nuk shikon si duhet se burgjet e Serbisë po mbushen përditë me të dënuar politikë kosovarë dhe se dhjetëra të tjerë presin në burgje fillimin e gjykimit, ndërsa mijëra e mijëra nuk kanë siguri për të nesërmen.

Njerëzit në Kosovë nuk mund të bëjnë gjumë të qetë as dinë nëse çelen të gjallë. Nu dinë se çka do të sjelli dita as nata. Kjo është jetë kosovare, plot drama, plot vrasje. Vetëm në javën e fundit u vranë tre kosovarë, vetëm në këtë muaj u mbyllën dy tempuj të kulturës shqiptare. Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës dhe Instituti Albanologjik i Kosovës tani nuk janë më. Nesër nuk do të jenë edhe institucione të tjera. Shkollat janë të mbyllura e nxënësit mësojnë nëpër shtëpia private. Atëherë ku janë të Drejtat e Njeriut?

Unë flas këtu para jush, zonja dhe zotërinj të nderuar, dhe nuk dua të ju lodh me shifrat e të vrarëve, me dhjetëfishimin e të dënuarve poetikë, me liderët partiakë të ndaluar, me deputetët e torturuar, me mijëra njerëz që janë të detyruar ta lënë strehën atërore dhe të marrin rrugën e kurbetit, ku bëjnë një jetë tejet të vështirë.

Nuk dua të ju lodh edhe me vetë faktin se shumë nga anëtarët e këtij komiteti kanë qenë në Kosovë dhe e kanë pa shumë mirë se deri ku ka arritur dhuna, shtypja dhe brutalitetit.

Kundër kësaj gjendje ne jemi përcaktuar me politikë paqësore, për rrugëdalje në zgjidhjen e problemeve. Dhe ne si popull jemi gjetur në një situatë kur për një fjalë goje të shkon koka, një popull që vazhdimisht këndon këngë trimërie. Por ne zgjodhëm këtë rrugë, sepse kemi besim tek Evropa e qytetëruar, sepse kemi besim se bota nuk do të lejojë më Serbinë të vrasë e të presë në Kosovë. Në emër të këtij besimi sjell edhe unë fjalën time në këtë tubim, me besimin e plotë se do të mirëkuptohemi.

Zoti i bekoftë të gjithë ata që kontribuojnë në zgjidhjen e drejtë të çështjes së Kosovës. 

 

Çka shkruan Adem Jashari në letrën - dërguar LPK-së në Dhjetor 1997
E hene, 17-03-2008, 07:20pm (GMT+1)

Kjo letër, e dërguar nga Adem Jashari dhe e shkruar nga i vëllai, Amza, dhe e nënshkruar nga një grup luftëtarësh të Drenicës është një ndër mesazhet e luftës. Natyrisht, ajo nuk është shkruar me mendimin se do të botohet ndonjëherë; ajo është një letër mes shokëve të luftës, flet për realizimin e një aksioni dhe për probleme të tjera. Por, në gjithsecilin rresht të saj, tepër dukshëm, mund të shikosh atë që do të vinte më pas. E shkruar thjeshtë, si gjithçka që është madhërisht e bukur, pa fjalë të mëdha dhe pa mburrje, ajo mbart në vete dëshminë historike, jo vetëm të një beteje. Kjo letër është shkruar në fundin e vitit 1997, më saktësisht në dhjetor të këtij viti. Fillimisht ajo është faksuar, nga jashtë Kosovës, sipas të dhënave nga një faks në aeroportin e Shkupit, e më pas ka ardhur edhe origjinali, pas disa ditësh, përmes kanaleve ilegale.

Letra ruhet sot në arkivin e Lëvizjes Popullore të Kosovës, ku edhe është adresuar, ndërsa një kopje e saj ruhet në Kosovë.

Ja edhe letra, thuajse e plotë:

“Të dashur shokë e vëllezër,

Disa të dhëna rreth ngjarjes në fshatin Vojnik, të ndodhur me 25 nëntor 1997 në mes forcave tona dhe të policisë sekrete të okupatorit serb. Ngjarja fillon me lajmërimin e një automjeti civil të tipit “niva” me katër persona civilë, i cili bënte lëvizje të dyshimta në fshat, nga lagjja në lagje. Atë e vërejtëm dhe e përcollëm deri sa erdhi tek lagjja e Binakajve dhe pikërisht afër shtëpisë ku gjendet veprimtari ynë. Sipas rrëfimit të shokut, ky tentoi t’i identifikojë, por ata tentuan ta tradhtojnë duke u paraqitur njëri prej tyre se “jemi shqiptarë” dhe porsa ai e mbaron fjalën,njeri prej tyre shtien disa herë me revolver, në drejtim të veprimtarit tonë.

Shkathtësia e tij e shpëtoi nga plumbat dhe me shpejtësi të madhe ky ia kthen automatikun dhe e qëllon automjetin dhe dihet se i ka qëlluar disa nga të ndodhurit brenda. Të dyshimtit largohen me shpejtësi të madhe nga vendi i ngjarjes, duke lënë në vend shenjat e xhamave të thyer dhe shenja gjaku.

Kjo ka ndodhur rreth orës 14.00. Pasi largohen të dyshimtit, ky kthehet në shtëpi dhe bashkohet edhe me tre shokët e tjerë, të cilët ishin të gatshëm për ndihmë, por rreziku mendohej se kaloi. Vendosën të mos largohen nga fshati se mos ndodh ndonjë intervenim i mundshëm policor.

Ashtu edhe ndodhi.

Pas dy orësh, pra rreth orës 16.00, në fshat hyjnë dy autoblinda,të shoqëruar edhe nga një “NIVË” dhe mësyjnë lagjen e Binakajve. Këta,shokët tanë, zënë pozicionet në malin e afërt dhe në gardhiqet e afërta.

Porsa mbërrin ekspedita ndëshkuese e forcave speciale, zbresin nga blindat dhe fillojnë të shtiejnë në drejtime të ndryshme, për të përhapur panik por, në atë kohë, forcat tona, të përbëra, si e thamë edhe më lart, nga katër persona, hapin zjarr dhe e kthejnë konfliktin mes tyre dhe ekspeditës

ndëshkuese serbe. Të pabarabartë në numër e në teknikë, bëhet tërheqja në drejtim të pyllit. Forcat speciale serbe shtinin pa ndërprerje dhe filluan të afrohen, çka u detyruam të përdorim bombat, edhe pse të pakta. Atëherë, me përdorimin e bombave, serbët u tërhoqën në autoblinda dhe lufta bëhej vetëm nga autoblindat. Kjo zgjati deri rreth orës 18, por nuk mundën të na shtyjnë nga pozicioni që e zumë në pyll. Kjo i shtyri të largohen me shpejtësi të madhe nga lagjja dhe fshati.

Nga ana jonë nuk patëm viktima ose të plagosur: Kurse nga ana e armikut ka patur shenja gjaku në vendin e ngjarjes, sidomos të shumta ishin ku janë përdorë bombat.

Sa i përket organizimit të mëvonshëm dhe informimit të antarëve,ngjarja zhvillohet kështu: Në organizimin tonë ekzistojnë edhe vëzhguesit e terrenit. Njëri prej tyre vëren autoblindat duke shkuar në drejtim të Klinës apo Turiqevcit, deri sa për rastin që biseduam më lart, kishim informata. Bëhet lajmërimi i disa prej punkteve tona dhe ata bënë lajmërimin e antarëve, por vetëm të jemi të gatshëm, që porsa të marrim lajmin se çfarë po ndodh në terren, të jemi të gatshëm për ndihmë. Nata e bëri të vetën dhe me vonesë u bë e ditur se ishte fshati Vojnik ku shkuan forcat policore. Edhe pse ne shpejtuam drejt Vojnikut, tërheqja e policisë bëri që të mos konfrontohemi atë mbrëmje. U tubuam dhe konstatuam se nga forcat tona nuk kishte humbje. Vendosëm që të jemi në vëzhgim të terrenit, në të gjitha rrugët që të shpien drejt vendit të ngjarjes.

Dërguam vëzhguesit, pra edhe të tjerët, vendosëm, pasi e morëm edhe pëlqimin e shokut në ngjarje të drejtpërdrejtë që: nëse policia do të ndërmarrë ndonjë operacion ndëshkues, të bëjmë rezistencë. U vendos që para mëngjesit të zihen pikat më strategjike në rrugët që shpien drejt rajonit të rrezikuar, duke e patur parasysh se forcat mund të ndërhyjnë nga Mitrovica, Peja, por edhe nga Prishtina. U caktuan grupet që do të zënë pritat, por edhe vëzhguesit për lajmërim. Çdo gjë në Drenicë dhe rreth saj ishte nën kontroll. Dëshira jonë ishte dhe luteshim, që bash në vendin ku edhe ndodhi konfrontimi, të jetë ashtu.

Pra aty e parashikonim se do të korrnim fitore. Kemi pas mundësi edhe më herët, pra në vend tjetër t´i “shkurtojmë”, por bash aty, ku edhe e dëshironim, na erdhën, ishim disa grupe, në disa prita. Kolona ishte e gjatë. Kishim lajmin nga vëzhguesit se janë të shoqëruar edhe me helikopterë.

I pritëm deri sa hynë në mesin e të gjithë grupeve nga 3 - 4 e deri në 5 veta në grup, ku numri i përgjithshëm nga ne ishte prej 23 vetash ( kuptohet prej fshatit Lludeviq deri tek vendi i quajtur “kryqat e popit”). Të tjerët ishin në vende të tjera, për të mos i përshkruar tash të gjitha.

Kolona hyri ku dëshironim. Së pari sulmuam me minahedhës, e pastaj disa me bomba e disa me armë zjarri të ndryshme, si automatikë, snajperë e mitralozë. Konfrontimi filloi rreth orës 10 ku zgjati deri rreth orës 13 -14.

Operacioni ishte shumë i vështirë, luftë e ashpër, pandërperë,harxhuam shumë municione, sidomos në helikopterët. Disponimi në forcat tona ishte në nivel, edhe pse disa ishin të parët, përveç harxhimeve në municion,

nga forcat tona nuk pati humbje e as të plagosur. Çka është më e rëndësishmja,edhe fshatarët e këtyre anëve u përgjigjen dhe u mbushen malet me luftëtarë të gatshëm, ku gjatë tërheqjes policia u sulmua nga të gjitha anët, e ku policia në panik shtiu kah mundi, në objekte civile, shkolla e xhami.

Pasi i shtymë të tërhiqen forcat speciale serbe shkuam në vendin e ngjarjes ku ishin forcat armike. Ata kishin lënë në vend shumë dëshmi që të tregojnë se kanë pasur humbje dhe se kanë qenë të hendikepuar nga paniku.

Gjetëm municion të ndryshëm të kalibrit të madh e deri tek revolverët, veshje antiplumb të përgjakura, shlema, karikatorë të ndryshëm, maska kundër gazrave, patrona lotsjellës e shumë e shumë të tjera. E gjithë rruga që nga fshati Lludeviq e deri në vendin “Kryqat e popit” ishte e mbuluar nga gëzhojat.

Dëmet e pësuara nga armiku, çka na i kemi parë, janë një autoblindë i kallur,një i prishur, mitralozin e shkatërruar, njërin nga “ pizgauerët” e djegur e disa blinde të dëmtuar pjesërisht. Helikopteri dyshojmë se ka qenë i goditur, se shumë shpejt u largua dhe më nuk u duk, duke i lënë forcat e veta të vetmuara, gjysmë ore para se të tërhiqeshin.

Kemi kërkesa të mëdha për antarsim, por mungon armatimi. Shumë pak keni punuar në këtë drejtim. Prandaj shokët që veprojnë në këtë trevë të Drenicës, kërkojnë që të përfaqësohemi me një nga shokët tonë të mëhershëm

që tani e disa kohë gjendet jashtë, nën emrin e tij konspirativ “VESHI”.

Në fund të këtij rrëfimi ju përshëndesim përzemërsisht nga Drenica.

Lavdi të rënve për liri.

Nga një grup shokësh,

Të nënshkruar:Rafeta, Gipa, Zena, Dili, Nura, Dyli, Gafurri”.

Kush janë të nënshkruarit e kush është “Veshi”

Një sqarim për lexuesit:

“Rafeta” -  ishte pseudonimi i Adem Jasharit,

“Gipa” - ishte Iliaz Kodra (komandant i brigadës “Fehmi Lladrovci” - vrarë në luftë),”Zena” -  ishte Zenun Kodra,

“Dili” -  ishte Fadil Kodra,  ”Nura”- Nuredin Lushtaku,

“Dyli” - Hamëz Jashari,,” Gafurri” - Abedin Rexha, i njohur më vonë si “Sandakani”, komandant brigade,i vrarë në luftë.

Nga shtatë të nënshkruarit, katër janë vrarë në luftë, tre të tjerët janë sot në TMK, me gradat superiore, gjeneral major e më tej.