SHQIPËRIA ETNIKE
Revistë e pavarur tremujore:
informative-kulturore-politike
Për:
-Shqipërinë Etnike në kufijtë e saj
-Riatdhesimin e Shqiptarëve
të dëbuar me dhunë
-Luftëtarët e Rënë të Kombit Shqiptar
Viti VII nr. 2/ Bleror-Lulëzor-Qershor- 2007
Çmimi: për Diasporë: 5 CHF, 3 €, 3 $
për Vend: ( Kosovë-Maqedoni-Shqipëri) 1.50 €
Prokredit Bank- Prishtinë-(Kadri Osmani)
Nr. i llogarisë:1110162085000136
Drejtor: Gëzim Marku
Kryeredaktor: Agim Gashi
Redaktorpërgjegjës: Kadri Mani
Lektore: Jeta Bytyçi
Anëtarë Nderi në Redaksi:
Rexhep Bunjaku, Ibrahim D. Hoxha,
dhe Fetah Berisha
Simboli: Qamil Nivokazi
Shtypshkronja: „KOSOVA“- Prizren
Dizajneri: Festim Kodra
Adresa: "Shqipëria Etnike"
c/o Kadri Osmani
Kodra e Diellit
Rr. “Ahmet Gradica” nr. 64
Prishtinë
etnike@gmail.com
Redaksia ka të drejtën e redaktimit
e të lekturës të punimeve
Shkrimet dhe fotografitë mund
të kthehen: me kërkesën dhe
shpenzimet e autorit.
________________________
Numri i parë i revistës tonë
"Shqipëria Etnike" doli më 10
Qershor 1999: në 121-vjetorin e Lidhjes
Shqiptare të Prizrenit 1878-1999; prandaj
kjo Lidhje është busulla jonë orientuese
Klark: Kosova, pjesë e korrigjimit të një gabimi historik
Ilirian Agolli
27-04-2007
Intervistë e ish-komandantit të NATO-s, Uesli Klark, gjatë ndërhyrjes së Aleancës mbi ish-Jugosllavi
Zëri i Amerikës: Gjeneral Klark, si sot 8 vjet më parë, në prill 1999, ju ishit në krye të trupave të NATO-s me mision në Kosovë. A e kishit menduar atëherë se edhe sot pas 8 vjetësh Kosova nuk do të kishte një status përfundimtar të saj?
Uesli Klark: Jam shumë i zhgënjyer që bashkësia ndërkombëtare nuk e ka zgjidhur ende çështjen e statusit përfundimtar për Kosovën. Eshtë e padrejtë për të gjithë popullin në Kosovë, dhe pa një rezolutë për këtë çështje, investimet e huaja nuk mund të veprojnë, privatizimet nuk mund të ecin përpara në një mënyrë të efektshme. Njerëzit kështu nuk mund të fillojnë një jetë normale në Kosovë. Nuk është e drejtë për më tepër se 2 milionë njerëz që jetojnë atje, që vendi i tyre mbetet si një lojë futbolli politik, në mënyrë që Rusia të luajë politikat e veta në rajon. Të gjitha masat nevojitet të merren që të mbrohen të drejtat e pakicave në Kosovë, dhe mendoj se shumica shqiptare e kupton këtë shumë mirë. Mendoj se propozimi i zotit Ahtisari është një propozim i mirë për të lëvizur në drejtim të pavarësisë dhe për të provuar që të drejtat e pakicave do të respektohen. Mendoj se tani është koha që bashkësia ndërkombëtare, Europa dhe Rusia ta pranojë dhe të ecet përpara në këtë çështje. Eshtë koha që Këshilli i Sigurimit i OKB-së ta miratojë propozimin e zotit Ahtisari. Derisa është një ide e mirë, atëherë le ta bëjnë këtë. Me këtë propozim ofrohet siguri dhe mbrojtje për të drejtat e pakicave; dhe kjo është gjëja e duhur, dhe një prani ndërkombëtare për siguri në rajon, dhe më pas Kosova do të bëhet krejtësisht e pavarur; mendoj se kjo është rruga më e arsyeshme.
Zëri i Amerikës: Gjeneral Klark, si i shihni përpjekjet e Rusisë në periudhën e fundit lidhur me çështjen e Kosovës dhe debatet për statusin e saj?
Uesli Klark: Rusia është një vend që gjithmonë dëshiron të ketë një zë në çështjet që diskutohen. Çështja është se si zëri i Rusisë përfshihet me zërin e Europës. Mendoj se ky është problemi. Rusia shpreh mendimet e saj dhe vendet e Europës do të shprehin mendimet e tyre. Kjo është pjesë e korrigjimit të një gabimi historik. Populli shqiptar i Kosovës ishte i shtypur nën një regjim kolonial, mizor në një mënyrë të pabesueshme sa i takon shkeljes së të drejtave njerëzore nga qeveria e Sllobodan Milosheviçit. Askush nuk po e dënon këtë, sado tragjike ishte ajo periudhë, sepse tani është koha të shikohet përpara nga e ardhmja. Rruga më e mirë për të ndjekur është që të vendoset një pavarësi politike, sipas drejtimeve që përcakton propozimi i zotit Ahtisari. Dhe më vonë me themelimin e sigurisë dhe me rritjen e vetërespektit nga ana e popullatës, atëherë mund të ringrihet integrimi ekonomik midis vendeve të Ballkanit. Serbia është një gur themeli në Ballkan, dhe do të bëhet një lojtar shumë i rëndësishëm; gjithkush respekton energjitë, entuziazmin, shkollimin dhe aftësitë e popullit serb. Edhe unë po ashtu. Unë mirëpres pjesëmarrjen e plotë të bashkësisë ndërkombëtare dhe u bëj thirrje popullit dhe udhëheqësve serbë që të ecim përpara së bashku, duke pranuar propozimin e zotit Ahtisari dhe le t'i japim njerëzve një shans që të realizojnë ëndrrat e tyre, por duke ndaluar rindezjen e problemeve të vjetra nga e kaluara.
Zëri i Amerikës: Gjeneral Klark, si e vlerësoni gjendjen e qëndrueshmërisë në Ballkan dhe sa varet ajo nga Kosova?
Uesli Klark: Mendoj se njerëzit e kanë kuptuar tashmë se luftërat duhet të mbeten prapa në të kaluarën e Europës. Shpresojmë që ato të mbeten përgjithmonë si gjëra të së kaluarës dhe kurrë të mos rikthehen në të ardhmen.
Zëri i Amerikës: Gjeneral Klark, cili do të ishte mesazhi juaj për udhëheqësit dhe politikanët e Kosovës aktualisht?
Uesli Klark: Jam takuar me kryeministrin Çeku dhe ekipin e tij vitin e kaluar. Më lanë përshtypje të mira dhe mendoj se janë në rrugën e duhur. Mendoj se sfida tani është që të lëvizet shpejt me statusin përfundimtar dhe të punohet për shndërrimin ekonomik, për t'u dhënë mundësi të gjithëve për të patur një fillim. Pa zgjidhjen e atij problemi politik, është shumë e vështirë që të tërhiqen investimet e huaja, dhe rritja ekonomike është mëse e nevojshme. Le të shohin se çfarë po ndodh këtu në Shqipëri; është absolutisht e mrekullueshme. Kjo mund të ndodhë edhe në Kosovë, por nuk mund të bëhet me të njëjtën shtrirje, për shkak të çështjeve të pazgjidhura. Eshtë koha që bashkësia ndërkombëtare të ulet gjithë së bashku, të marrë vendimet e duhura, dhe të lëvizet përpara. //rd//
Nga konferenca shkencore ndërkombëtare “Kosova sot”
KOSOVA NË PRIZIMIN E STUDIMEVE SHKENCORE NDËRKOMBËTARE
Universiteti “Nikolla Kopernik” nё Torunj, Poloni, organizoi konferencёn shkencore ndёrkombёtare “Kosova sot”. Konferenca i zhvilloi punimet nga data 26 - 28. 3. 2007. Konferenca i zhvilloi punimet nё qendrёn turistike Qehoqinek (Ciechocinek, 26-27-28 mars 2007, rruga Wojska Polskiego 5) afёr Torunjit.
Nё kёtё konferencё shkencore kanё marrё pjesё me kumtesat e tyre studiues nga qendrat universitare dhe shkencore tё Polonisё (Torunj, Poznanj, Gnjiezno, Varshavё), si dhe tё Rusisё, tё Shqipёrisё, tё Kosovёs, tё Bullgarisё, tё Gjermanisё dhe tё Serbisё.
Konferenca i ka zhvilluar punimet e saj në pesë seanca: Historia dhe marrëdheniet ndërkombëtare, të cilen e ka udhëhequr dr. Zymer Neziri (Prishtina); Gjuhësia, me president Prof. Dr. hab. Jolanta Mindak; Kultura dhe letërsia – me president Prof. as. dr. Begzad Baliu, paradite (Prishtinë) dhe Prof. dr. hab. Aleksandr Rusakov, pasdite (San Petersburg); dhe Marrëdheniet shoqerore – president mr. Jarosław Rosochacki (Pznanj).
Në seancat e saj janë lexuar kumtesa nga fusha e albanologjisë dhe marrëdhënieve të saj me gjuhët tjera, kryesisht të Ballkanit: Akad. Rexhep Ismajli (Prishtinë) “Ballkanistika dhe prejardhja e shqipes”; Aleksandr Rusakov (Sankt Petersburg) “Areal position of Albanian: a view from the perspective of „The small dialectological atlas of the Balkan languages”; Irena Sawicka (Toruń) “Struktura e rrokjes në shqipen kosovare”; Begzad Baliu (Prishtinë) “Studimet albanologjike në Kosovë dhe perspektiva e tyre”; Kamila Liberacka (Toruń) “Reduplikacioni i objektit në shqipen”; Anna Korytowska (Belgrad/Toruń) “Sandhi në shqipen kosovare”.
Në seancën për historinë janë lexuar kumtesa nga fusha e historisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare kumtesat e tyre i kanë lexuar studiuest: Lush Culaj (Prishtinë) “Trajtimi i çështjes së Kosovës në Parlamentin e Shqipërisë 1920 – 1924”; Adam Balcer (Warszawa); “The development of the modern Albanian national identity in Kosovo and Macedonia in the period of 1878 – 1968”; Lulezim Lajçi (Prishtinë) “Shqiptarët dhe religjoni në Kosovë në kaluaren dhe sot”; Andrzej Malinowski (Słupsk) “Autonomous province of Kosovo 1974 – 1990. Yugoslavian experiment”; Agnieszka Dybowska (Bydgoszcz) “The question of international presence in post-status Kosovo”; Wojciech Szczepański (Poznań/Toruń) “Institute 4S in Brussels and its involvment in promotion of Serbian position and the future of Kosovo within the EU”; Hivzi Islami (Prishtina) “Decentralizimi aktual i Kosovës”.
Në seancat për kulturë popullore dhe letërsinë shqipe kumtesat e tyre i lexuan studiuesit: Zymer Neziri (Prishtinë) “Eposi i kreshnikëve dhe vlerat e tij etnokulturore botërore”; Rigels Halili (Gjirokastër/Warszawa) “Këngët popullore epike në Kosovë – kërkime dhe observime të reja”; Rusana Bejleri (Sofia) “Tendencat aktuale në letërsinë kosovare”; Emin Kabashi (Prishtinë) – “Letersia shqipe dhe kultura evropiane”; Bashkim Lajçi (Pejë) “Gjendja e trashëgimisë etnologjik në Kosovë”; Joanna Minksztym (Poznań) “Albanian textiles from Kosovo in the collection of the Ethnographic Museum, the department of the National Museum in Poznań”; Jarosław Rosochacki (Poznań) “Roli i Seminarit ndërkombëtar për gjuhën, letërsinë dhe kulturën shqiptare në Prishtinë në katër dekada të fundit”, Łukasz Fleiszerowicz (Gniezno) “The position of Albanian women in the Kosovian family and society”.
Kumtesat e tyre për trashëgiminë shpirtërore dhe materiale të Kosovës përveç me gjuhën, trashëgiminë dhe historinë shqiptare, shumë studiues i kishin pasuruar edhe me elemente të gjuhës dhe kulturës boshnjake, serbe, gorane etj, prej të cilave do të veçonim, studiuesen Jolanta Mindak (Warszawa) “Boshnjakët nga Kosova”.
Nё kёtё konferencё, studiues nga fusha e gjuhёsisё, e letёrsisё, e folklorit, e historisё, e etnologjisё, e muzeologjisё, e antropologjisё, e shkencave politike, e shkenvave tё komunikimit dhe analistё tё fushave tё tjera, pёr tri ditё me radhё, nё pesё seanca shkencore, diskutuan pasurinё shpirtёrore, materiale, fetare dhe tё identitetin e Kosovёs.
Pjesёmarrёsit e kёsaj konference i kanё konsideruar shumё tё rёndёsishme rezultatet e kёsaj konference, prandaj besojnё se me mendimin e tyre shkencor do tё ndihmojnё zhvillimet e reja kulturore dhe shkencore nё Kosovё. Ata besojnё se me fjalёn e tyre kanё ndihmuar mendimin shkencor, politik dhe kulturor tё Kosovёs, nё kontekstin historik dhe aktual tё saj.
Në fund të kësaj konference njëzëri kanë miratuar edhe një deklaratë për Kosovën. Ata kanë konstatuar se pavarёsia e Kosovёs ёshtё zgjidhja mё e mirё pёr ardhmёrinё e kёtij vendi dhe pёr tё qytetarёt e saj”.
Prishtinë, mё 2. 04. 2007 Prof. as. dr. Begzad Baliu
Intervistë "pa dorëza" me prof.dr.Fadil Malokun, sociolog, i cili
ka marrë pjesë në Tryezën regjionale "Ballkani Perëndimor pas Planit të
Ahtisarit"
MALOKU: SERBIA TA NJOHË E PARA PAVARËSINË E KOSOVËS
Javën e kaluar, pikërisht më 27 mars, në organizim të Forumit për Relacione Etnike, Forumit për të Drejtat e Helsinkit dhe Qendrës për Strategji të Maqedonisë, në Beograd është mbajtur Tryeza regjionale shkencore me temë "Ballkani Perëndimor pas Planit të
Ahtisaarit", në të cilën kanë marrë pjesë përfaqësues nga vendet e regjionit. Nga Kosova ka marrë pjesë sociologu dhe ligjëruesi i Universitetit të Prishtinës, prof.dr.Fadil Maloku. Rreth pjesëmarrjes së tij në këtë tryezë, gazeta "Epoka e re" ka zhvilluar me te një intervistë "pa dorëza". Ai ka shpalosur atje argumentet historike, politike, juridike e sidomos ato gjeostrategjike me guximin e një akademiku se përse Serbia(!?)(e jo Shqipëria apo Amerika) do të duhej të ishte shteti i parë që do ta njihte Pavarësinë e plotë të Kosovës?
"EPOKA E RE": Profesor i nderuar, kemi informacione se keni marrë pjesë në një Tryezë shkencore që është mbajtur në Beograd, ditën që Mahti Ahtisari në KS propozonte Projektin ë vetë për Statusin politik të Kosovës. Çfarë takimi ka qenë ky dhe cila ka qenë tema e këtij takimi?
MALOKU: Kjo ishte një Tryezë pak a shumë e "nxehtë" (ngaqë përballjet ishin të ashpra dhe të drejtpërdrejta!) shkencore rajonale me temë "Ballkani Perëndimor pas Planit të Ahtisaarit", në të cilën ishin ftuar ekspertët më të shquar të Ballkanit Perëndimor dhe Evropës, së bashku me zyrtarët e lartë të zyrave diplomatike në Beograd, si edhe pothuajse të gjitha mediet lokale dhe ato ndërkombëtare. Ishte pra një takim mikst, ku për gjykimin tim ishte një shans e mirë që edhe shkencërisht të fuqizohej diskursi lidhur me domosdoshmërinë e pavarësisë së Kosovës në rajonin ë Ballkanit Perëndimor. Në fakt, gazetarëve lokal dhe atyre ndërkombëtar së bashku me korin diplomatik (që përcillte me vëmendje qasjet tona shkencore) u interesonin më shumë refleksionet afatgjata dhe sfidat eventuale ne rajon në rast se pranohet "pavarësia ë mbikëqyrur" e sugjeruar nga Ahtisari një ditë pas mbajtjes së Tryezës.
"EPOKA E RE": Në këtë takim keni marrë pjesë edhe Ju si përfaqësues i Kosovës. A keni diskutuar në këtë Tryezë dhe cili ishte fokusimi i fjalës suaj?
MALOKU: Nëse me këtë "përfaqësues" nënkuptoni që mua më ka zgjedhur dikush të shkojë atje, nuk është ashtu. Por nëse, me "përfaqësues" nënkuptoni prezencën time si i vetmi ekspert nga Kosova, është e vërtetë se unë isha i vetmi i ftuar atje...
"EPOKA E RE": Dakord, pra ishit në cilësinë e një eksperti të pavarur dhe drejtorit të Institutit për Demokraci dhe Relacione Etnike të Kosovës(IDERK), pasi që edhe ekspertët tjerë ishin të kësaj branshe akademike, apo jo?
MALOKU: Dakord, mund të thuhet edhe ashtu...
"EPOKA E RE": Po çka diskutuat, apo thënë më thjesht me çka u veçuat Ju në prononcimin Tuaj?
MALOKU: Po,kam diskutuar, ndërsa fjala dhe teza ime e mbajtur në
këtë Tryezë, konsideroj se ka zgjuar interesim të madh nga ekspertët pjesëmarrës dhe sidomos nga mediet e pranishme, të cilat e kanë përcjell këtë takim, kurse prezent ishte edhe doajeni i gazetarisë Kosovare korrespondenti i RTK-së në Beograd, z.Fahri Musliut, për çka ë falënderojë publikisht për prezencën e tij aty. Kur thash, se teza ime zgjoi interesim, këtë e adresojë në dy rrafshe: njërin i cili kishte të bëjë me frustrimin e madh të pothuajse shumicës së medieve lokale serbe lidhur me ofertën ë Planit të Ahtisarit, për serbët ë Kosovës
lokal dhe rrafshi i dytë që kishte të bënte me alergjinë e ushtruar apo edhe të ndikuar nga diskursi aktual serb lidhur me refleksionet negative në rajon për pavarësinë ë mundshme të Kosovës.
"EPOKA E RE": Thënë më thjesht, çka i "çmendi" të themi kushtimisht mediat serbe? Cili kontekst...?
MALOKU: Po keni të drejt. Meqë, isha i informuar paraprakisht lidhur me këtë frustrim dhe paragjykim të ushtruar të diskursit politik dhe të medieve serbe rreth Planit të Ahtisarit, për pozitën super të diskriminuar pozitivisht(?!)të minoritetit (serb) prej 4%-5% në "pavarësinë e mbikëqyrur", unë fillova të numërojë edhe benificionet tjera të cilat mediet dhe diskursi serb i anashkalonin.
"EPOKA E RE": Profesor, cilat ishin ato benificione ju Lutem qe ju i përmendet atje?
MALOKU: Po, ishin ato që ne ne Kosovë i kemi shikuar me një dioptri tjetër fare, ngase si thuhet ne gjuhen diplomatike: djalli qëndron galuc në mesin e rreshtave?! Pra, numërova telegrafikisht se: një komunitet me përbërje prej 5%, zotohet se do të kontrolloj 25% të territorit të Kosovës: se gjuha serbe do të jetë me këtë plan gjuhë e dytë zyrtare: se serbët lokal të Kosovës që në start kanë 20 vende (plus vende tjera në rast të daljes në zgjedhje nacionale) të siguruara në Parlamentin e Kosovës: se,me 700 ha që i garantohet pronësia Kishës Ortodokse, ajo bëhet de facto dhe de jure pronari më i madh në Kosovë?!Gjë që nuk ë ka pasur si privilegj as ne kohen ë Car Dushanit! Numërova edhe disa elemente që ë super avancojnë komunitetin serb të Kosovës me Planin e Ahtisarit. Dhe se nuk ka arsye as juridike ë as politike që të refuzohet ky Projekt nga ana serbe të Kosovës, përkundrazi ata duhet pa asnjë hezitim ta pranojnë këtë nëse kanë ndërmend të jetojnë në Kosovë. Ishte më se e qartë se serbët dhe shteti serb nuk ishin të interesuar për te drejta të komuniteti të tij, por para së gjithash për territorin (27%-30%) e veriut të Kosovës. Pjesën ku mbi 40% të pasurive nëntokësore gjenden në këtë pjesë, dhe kjo është arsyeja kryesore përse ata nuk kënaqen me gjitha këto favore nga ky plan.
"EPOKA E RE": Por, profesor cfar ndodhi më pastaj....?
MALOKUL Debati ishte i hapur dhe me prezencë të medieve dhe korit diplomatik (që asnjëherë nuk u ndien?!), u bënë shumë pyetje dhe u dhanë shumë përgjigje. Në një pyetje të një gazetari (nuk më kujtohet tash cili ishte) se rast të mos votimit të një rezolute të re për Kosovën, me çka do të bëhet, unë thash që: duke marr parasysh lehtësimet nga integrimet e ardhshme Evropiane: pastaj, duke marrë parasysh të ardhmen ë rajonit, pra sigurinë kolektive dhe stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor...: si edhe dështimin historik mbi pamundësinë ë qeverisjes serbe me Kosovën (gadi 100 vite të tëra! Prej aneksimit të dhunshëm më 1913): kolonializmin e ushtruar: suspendimin e edhe asaj pak autonomie që ë gëzonte Kosova me Kushtetutën ë vitit 1974: spastrimin etnik: luftën e ndodhur dhe gjenocidin ë ushtruar, thash që për hir të gjeneratave të ardhshme dhe për hire të procesit të pashmangshëm: Serbia, (e jo Shqipëria apo Amerika) do të ishte më së miri që të jetë shteti i parë fqinjë që ta njoh pavarësinë e Kosovës?!
"EPOKA E RE": Cilat ishin reagimet e të pranishmëve..?
MALOKU: Ishte...vërtetë një dush i ftohtë, sidomos për media shtetërore kam përshtypjen, gjersa ato të pavarura, dorën në zemër në mënyrë korrekte kanë raportuar.
"EPOKA E RE": Tjetër çka u tha aty....?
MALOKU: Po gjykojë që ky vend ishte adekuat për të treguar se shqiptarët ë Kosovës kanë bërë dy kompromise shumë të dhimbshme: njërin e bërë ne vitin 1999, kur de jure kosovarët hoqën dorë nga bashkimi i të gjitha trojeve shqiptare ne Ballkanin Perëndimor, dhe tjetrin që ka të bëjë me super avancimin e minoritetit serb, si çmim për pavarësinë ë mbikëqyrur të Kosovës. Po ashtu, për hire të stabilitetit dhe sigurisë afatgjate të rajonit theksova si domosdoshmëri nevojën e një Marrëveshjeje Historike mes dy popujve më të mëdhenj në këtë pjesë të botës.
Tjetër u tha Plani i Ahtisaarit ka paraparë avancimin apo super avancimin e të drejtave të një grupimi minoritar, siç janë serbët në Kosovë, ku përfaqësimi i tyre është gati me 5 % të popullsisë, të cilët kontrollojnë një territor prej 25 % deri 27 %. Ky ishte edhe krahasimi im që bëra me Maqedoninë, ku shqiptarët janë deri në 40 %, por nuk janë komb shtetformues, ngase në preambulën e Kushtetutës së Maqedonisë shkruan se Maqedonia është shtet i maqedonasve dhe tjerëve. Kjo ishte dmth, një krahasim imi që bëra. Pastaj në atë Tryezë u hap një debat publik, ku unë ofrova mjaft argumente, të cilat ishin në anën time,.për ta shtruar pozicionin tim se vërtetë serbët e Kosovës janë shumë të avancuar në të drejtën e tyre. Dhe efekti i tërë asaj që unë kam mund të identifikoj ishte që qytetarët serb të Kosovës dhe opinioni serb i Serbisë, nuk kanë informacione lidhur me avancimin e të drejtave të serbëve lokal në
Planin e Ahtisaarit.
"EPOKA E RE": Sigurisht se ka qenë një guxim ta thuash këtë që Ju
e keni thënë mu në mes të Beogradit, se Serbia duhet e para ta pranojë
pavarësinë e Kosovës. A ka pasur reagime ndaj fjalës suaj?
MALOKU: Dorën në zemër, këtë ë kam ndier si obligim më tepër qytetar në kuadër të diskursit tim akademik, unë konsideroj që secili prej nesh po t'i ishte dhënë rasti, do të thoshte atë që e kam thënë unë. Këtë e them për shkak se unë i kisha me vete argumentet në anën time si ato historike, politike, ekonomike, demografike, etj. Unë e kam thënë vetëm atë që kujtoj se çdo qytetar i Kosovës do ta thoshte, por dallimi është ndoshta në atë se unë këtë e kam thënë në një vend dhe në një kohë pakashum pak më të ndryshme.
"EPOKA E RE": Profesor, ju thatë se fjala e juaj ka zgjuar interesim
në këtë tryezë, në të cilën kanë marrë pjesë pothuaj të gjitha mediet
nga regjion, Evropa dhe bota. A ka zgjuar interesim tek mediet fjala e juaj dhe a e kanë përmendur fjalën e juaj mediet?
MALOKU: Natyrisht se fjala ime ka zgjuar shumë interesim tek mediet
Ndërkombëtare, pasi në tryezë trajtohej tema për Ballkanin Perëndimor
dhe Kosovën, dhe pasi që unë isha nga Kosova. Mirëpo, si e thash edhe
më herët,mediet kosovare nuk e kanë përmendur fare pjesëmarrjen time në
këtë tryezë.
"Epoka e Re" jeni e para gazetë kosovare që po shkruani për këtë
tryezë dhe pjesëmarrjen e një kosovari në te, i cili e ka thënë fjalën e tij. Për këtë arsye, unë jam i gatshëm t'u jap intervistë për mbajtjen e Tryezës regjionale që për temë ka pasur edhe çështjen e Kosovës. Unë nuk e di si ka ndodhur që mediet tona nuk e kanë përcjellur e as shkruar fare për këtë tryezë. Mendoj që edhe te mediet tona kosovare ekziston një bllokadë informative, sepse është dashur që edhe mediet tona ta dërgojnë nga një gazetar të vetin atje dhe ta përcjellin takimin. Mendoj se atë që e kam thënë, për pjesëmarrësit, mediet, korin diplomatik, për subjektet politike dhe jo politike, ka qenë shumë transparente dhe interesante.
"EPOKA E RE": A ka pasur debate publike pas tryezës dhe a keni dhënë
prononcime për mediet tjera për takimin dhe fjalën e juaj?
MALOKU: Pas mbarimit të Tryezës dhe debatit publik apo ballafaqimit
me argumente pro dhe contra pavarësisë së Kosovës dhe funksionimi i
saj si shtet dhe sfidat në proceset e ardhshme integrative, kam pasur vetëm prononcime për mediet kryesore botërore që shfaqnin interesim.
"EPOKA E RE": Në fund të Tryezës dhe debatit publik, a ka pasur
konkluzione, dhe nëse po, cilat kanë qenë ato?
MALOKU: Po. Në fund të këtij takimi, të organizuar nga Forumi për
Relacione Etnike, Forumi për të Drejtat e Helsinkit dhe Qendra Strategjike e Maqedonisë, kurse mysafir ka qenë Instituti për Demokraci dhe Relacione Etnike, të cilin unë e udhëheq, ka pasur konkluzione, të cilat kanë dalë nga referimet e pjesëmarrësve. Mendoj që ky takim ka qenë i rëndësishëm për opinionin jo vetëm të regjionit, por edhe evropian dhe tej Atlantik prej pozicionit jo qeveritar drejt qendrave të vendosjes. Ndërkaq, mediet e Beogradit, e kam kuptuar se e kanë një bllokadë të fortë nga politika aktuale dhe e kanë një kontroll dhe mbikëqyrje të heshtur e të hekurt! Beogradi ka manipuluar tërë kohën me opinionin, duke thënë se pavarësia e Kosovës mund ta destabilizoj tërë rajonin, gjë e cila nuk është e vërtetë, por e vërteta është e kundërta e kësaj, që e kanë konstatuar faktori dhe ekspertet ndërkombëtar dhe që vetëm e vërtetova edhe unë.
"EPOKA E RE": Profesor, faleminderit për intervistë! Shpresoj se
nuk do të jetë e fundit.
MALOKU: Ju faleminderit edhe juve për interesimin!
Keze (Kozeta) Zylo
Writer
Bio
Kozeta Zylo ka lindur në Tepelene në një familje mezhgoranase me tradita të shquara atdhetare.
Pasi diplomohet për gjuhë dhe letërsi në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit më 1979) punoi deri në vitin 1997 si mësuese e Letërsise shqipe dhe botërore në disa gjimnaze të Tiranës, ndërkohë që përfundon studimet pasuniversitare në Universitetin e Tiranës.
E spikatur që në vitet 80 për prirjet dhe qëndrimet e saj anti-konformiste, për të cilat provoi dhe ulje në detyre, znj. Zylo u përfshi energjikisht në proceset demokratike që çuan në rënien e komunizmit.
Mori pjesë aktive në krijimin e Partise Demokristiane të Shqipërisë: që nga themelimi i saj ishte anëtare e kryesisë dhe në vitet 1994-1995, Sekretare e Përgjithshme e saj.
Ajo e ka ushtruar me një dashuri dhe pasion të veçante profesionin e mësuesisë, ku dhe ka gëzuar gjithmonë respektin e studenteve dhe të kolegëve të saj.
Si një mësuese e apasionuar, ka qenë mjaft aktive në shtypin e përditshëm periodik, dhe organizatore, regjizore e spektakleve të gjimnazistëve të Tiranës, etj.
Në Shkurt te vitit 1997, me shpërthimin e trazirave social-politike në Shqipëri, emigron në SHBA, ku integrohet me kulture dhe dinjitet në kolegjet e New Yorkut.
Në New York vazhdon kualifikimet e mëtejshme në kolegj, ku aktualisht është pedagoge në Globe Institute of Technology në Manhattan dhe shquhet ndër veprimtaret më aktive në komunitetin shqiptaro-amerikan.
Vit për vit ka organizuar festën e Flamurit në mjediset shqiptaro-amerikane, ku kanë qenë të ftuar kongresmenë dhe ambasadorë, për ta ngritur dhe me lart, zërin e Shqiperisë.
Ajo është e zgjedhur anëtare e Keshillit Botues të Librit ne New York.
Përmes veprimtarise se saj të dendur si dhe krijimtarisë së kahershme publicistike, letraro-artistike, veçanërisht në poezi, Kozeta Zylo ka fituar respektin e studentëve shqiptarë në New York, të komunitetit shqiptar në SHBA etj.
Kohët e fundit, ajo është prezantuar përpara publikut shqiptaro-amerikan me librin me poezi “Monumenti i Lotit”, ku promovimet ishin madhështore të cilat u pasqyruaran denjësisht nga TV-të dhe gazetat e ndryshme shqiptare, si në New York ashtu dhe në Tirane.
Eshtë e martuar me z. Qemal Zylo dhe ka dy vajza, Valbonën dhe Klodianën.
Rreth librit të parë
Kozeta Zylo - Një penë e vogël në duart e njerëzve halleshumë !
-- nga BEQIR SINA, Nju Jork
Zylo: Me lotin desha te jepja, se memedheut tone, tokes sone te shtrenjte, zanave te bukura te malit, kurre, kurre nuk ju ndane lotet, nga syte e tyre, por e gerryenin trupin dhe linin gjurmet dhe dramat neper te cilat ka kaluar toka jone e lashte. Desha te jepja, Kosoven martire, qe dhe pse ne mijevjecarin e ri, akoma derdhet lot per pavaresi, te ngrija zerin nepermjet vargut se Çamerise duhet t'i kthehen tokat e gjysherve te tyre, qe u pushkatuan dhe debuan nga pronat e tyre, ndaj me kete dalte skalis vargjet.
Globe Institute of Technology - MANHATTAN (NY): Studentet, koleget, adhuruesit, familja se bashku me intelektualen poete Kozeta Zylo, kane organizuar promovimin e librit "Monumenti i Lotit" ne njerin prej mjediseve te kolegjit Globe Institute of Technology. Promovimi i ketij libri qe ishte disi i veçante per nga ana profesionale dhe interesimi (rreth 250 vetë), do te shenoje rikthimin e artisteve, shkrimtarve, poeteve ne Amerike, pas asaj periudhe te sukseseshme promovimesh, qe kaloi diaspora shqiptare ne SHBA, vitin qe lame pase. E ka titulluar librin"Monumenti i Lotit", monument siç thane oratoret: "Jo nga ata monumentet e diktatoreve qe shemben çdo dite - por nga ato monumente loti qe rrjedhin ne faqet e çdo njerit, behen krip e gure, skaliten deri ne pavdekeshmeri... Aty poetja ka "skalitur" me dalten e zemers, plot pathos dashurine e madhe qe ka per familjen e saj - burrin Qemalin, vajzat Klodianen dhe Valbonen. "Monumentin e Lotit" per atdheun e saj, per vendlindjen e saj Mezhgoranin, per Tiranen, per Kosoven e Çamerine. Ajo di t'u ngreje "Monumente Loti" nepermjet poezise se saj ne kete liber te pare edhe deshomreve, luftes dhe trimerise ashtu si bukurise, lumturise, brenges dhe mallit.
Kishte thene, qe ne ditet e para te kthimit nga Shqiperia kur e pate vizituar pas 9-vjeteve, se ate qe beri me promovimin e librit te saj ne Tirane - do t'a bente edhe ne Nju Jork. Vendosi keshtu, dhe e beri!. Jo se kishte lene ndonje gje pa arritur suksesin e pare ne Tirane, por se ne Nju Jork, ajo ka aq shume miq, shoke dhe kolege sa pa ate promovim qe beri do t'u ishte "borxhli" te gjithe atyre rreth 250 bashkeatdhetarve, intelektuale, afariste, poete, shkrimtare, artiste, muzikane, pedagoge dhe studentet e Globe Institute of Technology e te kolegjit Bermans Orst. E gjithe kjo ngjarje e madhe kulturore, me permasa e vlera artistike shenoi rikthimin e aktiviteteve te munguara ne bashkesine shqiptare ne Amerike. Ndaj dhe emocioni e gezimi nuk munguan e ishte krejt ndryshe. Pjesmarresit, ne kete promovim u larguan per disa çaste nga brenga e mergimit dhe hyne si "pa pritur e pakujtuar" ne boten e bukur te vendlindjes. Promovimi qe si nje spektakel - i cili u dhuroi sejcilit kenaqesin qe e shijoje me permovimin e librit te pare te poetes intelektuale "Monumenti i Lotit" autores Kozeta Zylo.
Roland Gjoza, shkrimtar e regjizor i mirenjohur nga Tirana, recenesuesi kryesor i ketij promovimi, thote se: "Po mendoja per lotin, si mund ta paraqese lotin nje skulptor dhe m'u kujtua nje thenie e Bethovenit kur shkroi simfonine e nente: "Gezimi vjen nepermjet dhimbjes". Po me erdhi nder mend gjithashtu vargu biblik i Nene Terezes "me shume se per buke kemi uri per dashuri". Keto asosacione, tha ai, me gelonin ndersa lexoja e rilexoja poezite e Kozetes, nje ndajnate ne shtepi dhe i kisha harruar te gjitha adresat. Isha nje njeri i lire ne nje bote qe me perkiste mua, ne nje bote te re, ideale, qe e kishte krijuar poeti. Ato dy ore te mrekullueshme nuk isha me ai njeriu i pasigurte, i mberthyer nga ankthi per te paguar billat, me nje ndjenje te çuditshme, sikur po qendroja disi pezull as ne qiell e as ne toke. I menduar nga dilemat, i permbytur nga melankolia lenguese qe te shkakton nostalgjia, jo s'isha ai qe jam mesuar te njoh te vetja; njeriu i lodhur ne rrugen e mundimshme te integrimit.
Gjezo vijoj se "Ne Globe Institute me beri pershtypje nje pedagoge qe ne kohen e lire hapte kompjuterin dhe shkruante poezi. Pastaj ua lexonte studenteve ashtu thjeshte, e frymezuar, perplot emocion. Nje dite me tha: "Roland, eja te te lexoj nje poezi". Ishin vertet vargje te ndjere dritherues, me nje dashuri te veçante prej nene te dhembshme per vajzen e saj, Valbonen. Nje here tjeter, me nje ton disi alarmues, plot ankth dhe revolte, me lexoi nje poezi per Bardhyl Ajetin, gazetarin e Bota Sot te vrare mizorisht per fjalen e tij te lire. Per Kozeten mund te shkruhet shume po ky eshte libri i saj i pare. Le t'i leme fjalet me te mira per librat e saj te mevonshem.
Prezantuesen dhe udheheqesen e promovimit te librit "Monumenti i Lotit" te Kozeta Zylos e beri me shume profesionalizem dhe çiltersi e bija e saj Klodiana. Xhevat Limani, regjisor, dramaturg e aktor, i dha edhe me shume ngjyra poetike, ketij promovimi me interpretimin e disa pozive te zgjedhura nga "embelsia" e faqeve te ketij libri. Muzika qe "notonte" ne çdo fragment nga notat e pentagramit, pasuruan programin, luajtur me plot mjeshtri nga kengetari i njohur Frederik Ndoci. Kendoi edhe Bujar Gega kengen qe ne kor u kendua nga rreth 200 pjesemarresit.
Pershendeten: Ryan Buck - Dean Student Services, Mailinda Myrto, Roland Gjoza, Frederik Ndoci recitoi "Polena e Puthjes" dhe Udhetimi me shkronjat, Xheraldo Montone, Pandeli - Pierre Simesia recitoi "Dy Statujat", Ikbale Cefa poezine, "Klodiana Engjelli im". Shqipe Biba, Pellumb Kulla, Naum Prifti, Mikele Arapi, piktor i tablos "Monumenti i Lotit", Zef Nacaj, Lavdie Balili, Entela Barci, pedagoge e muzikes, ne violine me nje pjese te kompozitorit te madh Bach, dhe" Lule bore". Me pas pershendeten edhe Iliriana Sulkuqi me poezi, Egezonjeta Nivokazi vajza nga Kosova recitoi "Cicerrim mirenjohje". Liri Alla dhe Lindita Fekushi, gjithashtu foli dhe Vera Preci nga salla, Valbona Cano. Xhevat Limani recitoi Cameria, Pengu im Kosova, dhe "Monumenti i Lotit", Shqiperine e kam per jete dhe Festa e Flamurit u recitua nga dibrani Fehmi Arapi. Ne fund u shtrua nje koktejl dhe u kalua ne nje program te pasur argetimi me kenge e valle popullore e te muzikes.
Majlinda Myrto: Qe ne strofen e pare poetja therret per padrejtesite qe i jane bere popullit shqiptar, popullsise çame:
Klithin zerat nga nentoka, Ç'ben keshtu, o Evropa plake, Jemi çamet te masakruarit, Po kullojme akoma gjak!
A nuk te emocionojne keto vargje dhe te bejne te ngresh zerin me force perballe kancelarive memece te Evropes ?
Steve Galegor, sherben ne Staten Island si Pastor dhe eshte inxhinier arkitekt ne profesion: "Ju faleminderit, qe me dhate rastin te them edhe une dy fjale ne kete promovim. Shqiptaria ma ka pasuruar mua jeten time. Pasi une mesova shume gjate kohes qe jetova ne Shqiperi. Ajo çka une mesova atje eshte se nuk duhet harruar asnjehere por duhet mesuar me shume. Une ndjej nje kenaqesi te veçante kur ndodhem mes jush, pasi qe shoh sesa ju jeni te lidhur me atdheun tuaj. Poezise se Kozetes i perket nje fjale e cila eshte marre nga ungjilli ku thuhet se "Keshilla ne zemren e njeriut eshte uji i thelle por njeriu ne mend do te dije te mbledh nga ai ujin" ( F.U.20:5) Kjo thenje na ngjitet te gjitheve ne qe e ndjeme kete. Libri i Kozetes ka shume vlera perbrenda. Ashtu siç eshte nje poet i cili ka aftesi t'a nxjerre nga ai thesar ate qe ne na terheq me shume. Falemideroi Kozeten qe ka marre "guximin" me çiltersi dhe sinqeritet te ne pasqyroje ne ndjenjat e saj. Poezia eshte nga ato gjerat qe nuk mund t'a beje çdo njeri. Ne poezi te bejne pershtypje fjalet "e pathena", ato gjera qe nuk i shprehim dot, por i kuptojme fare mire."
Ryan Buck - Dean Student Services: "Jam me te vertete i lumtur qe te jem prezent ne kete promovim te komunitetit shqiptar. Ashtu siç jame i lumtur qe ndihmoj dhe i jap mesim ketij komuniteti me studentet qe marrin mesim ne kete kolegj. Ndersa sot, kemi nje kenaqesi tjeter qe te gjithe ne po kontribojme te nderojme krijimtarine e pedagoges sone znj. Kozeta Zylo. E cila, eshte pjese e stafit te pedagogeve te kesaj shkolle te larte. Shkolle e cila promovon dijen e te gjithe studenteve nga e gjithe bota edhe te studenteve shqiptare. Jam me te vertete i lumtur qe ndodhem midis jush dhe t'i uroj suksese poetes Kozeta Zylo."
Geraldo Montone - Arberesh pedagog i kolegjit Globe Institute of Technology: "Une flas si shqiptar, une jam krenar se jam me ju! Jam ketu t'i urojme suksese Kozetes. Kozeta eshte nje inspiracion per mua dhe lexuesin e saj, nje inspiracion per burrin dhe femijet e saj. Kozeta eshte nje zonje e madhe kur ecen, kur flet, kur jep mesim dhe kur shkruan poezite. Ajo te ben te qeshesh edhe athere kur nuk ke nder mend, te bene me humor edhe kur je i merzitur. Te ben edhe me afer atdheut edhe kur je kaq larg tij nepermjet poezive te saj."
Pandeli - Pierre Smesia, shkrimtar: "Libri i Kozetes, eshte " Monumeti i dashurise! Monumenti i erresires! Monumenti i nenes per femijet e saj ! Monumenti qe kemi ne Shqiptaret!. Zonja Kozeta Zylo me kete liber nuk na vjen vetem si poete, por kjo vjen edhe si nje "skulptore" meditore. Vjen si piktore sepse, ka "skalitur" nepermjet poezise mallin e Mezhgoranit deri tek dashuria dhe dhimbja ne te gjithe Atdheun e saj. Ajo vjen si skulptore e dy Monumenteve te atij te Ali Pashe Tepelenes dhe te Munomentit te Lotit."
Shqipe Biba - gazetare: "Sapo u ktheva nga Kosova ku mora pjese ne nje mision humanitar dhe erdha ne kete promovim t'i uroj perzemersisht Kozetes suksese ne krijimtarin e saj. Te na dhuroje me shume poezi qe "çajne" shpirtin e lexuesit. T'i dhuroje me shume krijmtari te gjithe atyre qe e ndjejne thelle ne zemer poezine e Kozetes dhe plagen e mergimit. Monumenti i Lotit eshte monumenti i te gjithe shqiptareve kurbetqar."
Pellumb Kulla - Ish Ambasador, shkrimtar e regjizor: "Eshte me te vertet nje kenaqesi madhe te marresh pjese ne nje promovim te ketille ku marrin pjese kaq shume intelektuale, shkrimtare, poete, artiste e afariste te komunitetit. Kozeta dhe bashkeshorti i saj Qemali jane nje familje shume art-dashese dhe ndoshta nga me art-dasheset qe ka komuniteti yne ne SHBA. Poezia dhe arti eshte ne shpirtine kesaj familje. Ata jane edhe shume afer me te gjitha aktivitetet e komunitetit."
Naum Prifti - Shkrimtar i njohur: "Shume spontane jane bere ne Amerike, promovimit e librave. Ka nje krijimtari te madhe nga kolege e kolege. Libri i pare i çdo njerit prej nesh eshte nje eveniment i madh per autoren vet per familjen e saj dhe per gjithe letersine. Asnjehere nuk dihet se cili liber do te jete ai qe do te lere gjurme, qe do te hyje ne tempullin e letersise dhe do te hedhe hapa te sigurta dhe qe do te gjeje jehone te madhe ne zemren e mendjen e lexuesve. Dhe ndoshta do te mbijetoje me shekuj ashtu siç mund te na vije edhe sot rilindasit tane te medhenj Andon Zako Çajupi, Naim Frasheri, Fishta e nje sere autoresh te tjere, deri ne ditet tona."
Poetja intelektuale Kozeta (Keze) Zylo: "Ju faleminderit qe merrni pjese ne promovimin e librit tim, "Monumenti I Lotit" dhe ja keshtu mblidhemi se bashku si motra dhe vellezer te nje gjaku. Takimi i perbashket me ju, flet qarte per nje respekt dhe dashuri te pakufishme per letersine dhe poezine, qe eshte forma me e perkryer e saj. Dashuria ime me vargun, me poezine ka qene nje pasion i hershem i ndergjegjes dhe shpirtit tim, dhe keto copeza te shkeputura here rrufeshem e here qete-qete formuan kete liber me kete titull sa simobolik, po aq dhe te brendshem.
Ky ritual i dashurise dhe flirtit tim me poezine, ka qene nje ritual qe eshte kryer brenda perendeshes se frymezimit, dhe me ne fund arriti qe te shperthente duke ju falur kete liber. Duke lexuar keto rreshta ne mendje me vijne fjalet e Volterit, shkrimtarit, komedianit dhe enciklopedistit te madh francez (1694-1778) qe ne jete kam pasur vetem nje mik te sinqerte, LIBRIN. Sigurisht, qe eshte e shpjegueshme, ndarja me pjesen me vitale te jetes tende, me njerezit, me te afermit, me studentet, nxenesit, nuk ka se si te mos lene gjurme ne ate pjese te ndergjegjes tende, qe gjithmone eshte si nje roje personale, besnike, qe rri zgjuar per te shkruar diçka nga jeta ime apo dhe e tjetrit."
Poezi
Monumenti i Lotit
Sa lot eshte derdhur,
Per ty nenokja ime Shqiperi!
Neqoftese do te kishim mundesi per t'i mbledhur
Me siguri do te krijohej nje oqean i tere,
Ndoshta oqeani me i madh kohor,
Ne gjithe rruzullin tokesor.
Eshte lot i brezave, qe pushtuesit pane me sy,
Eshte lot I vashave, per te dashurit,
Qe u arratisen nga aty,
Eshte lot i pleqve,
Per femijet qe i lane ne vetmi,
Eshte lot i bijes,
Qe s'u ndodh prane ne vdekjen e nenes,
Eshte lot i femijes,
Qe rritet pa pare baba me sy.
Jane varret e prinderve,
Qe u mbuluan pa nje grusht dhe te burrit,
Eshte lot im qe çan palcen e gurit.
E si kale I hazdisur, vrapoj neper shekuj,
Per te qemtuar brengat te qendisur ne shpirtra,
Qe pena ime bashke me skulptorin,
Te ngrene madherishem, monumentin e lotit.
Washington, Shkurt 2001
LOTI PIKTURË
Në trokun e kalit,
Gjej gjurmën e zverdhur,
Të qytetit tim,
Zbrazur perjetësisht,
Nga kalorësit e ikur!
E kam lënë pikën e lotit,
Pranë gurit të sofatit,
Në portën e shtëpisë sime,
Ndërtuar në lashtësi!
Hej udhëtar!
Në të rëntë rruga andej,
Fotografoje lotin tim,
Në pikturë do jetë kthyer,
Ndoshta nga më të cmueshmet,
Deri më sot,
Në muzeumet e botës!
Manhattan, 2005
MIRËNJOHJE AMERIKËS
Fluturoj si zogi i lirë mbi New Yorkun e bukur,
E mallënueshem shoh ishujt rreth kryeqytetit,
Gradaçielat e larta që bisedojnë me qiellin,
E statujën e Lirisë që më ngroh me diellin.
Por nuk mahnitem jo nga këto perla,
Mahnitem më shume nga ligjet shekullore,
Që mirë se të vini i thoni cdo emigranti,
Mjafton t'i zbatoni ato ne rrugë njerëzore.
Ështe i vetmi vend, që nuk njeh racizmin,
Edhe pse racist u treguam me të,
Villnin qeveritë, per imperializmin,
Si ujkonjat plaka, që s'shqyenin dot më.
Ja, ashtu më duket duke fluturuar,
Dhe hirin e robërise shkund ne Oqean,
Si amanet i te vdekurit, prush për Shqeperinë,
Ma digjni trupin, e hirin përhapeni mbi vatan.
Se zëri i lindur, në tymrat e kohës,
Është më i fuqishëm në zanoret e lirisë,
Mbyt krrakjet e sorrave e kukuvajkave,
E del mbi ta, sa lashtësi e Ilirise.
Une e di, dhe ju e dini, o zemra te prangosura,
S'e si na futën stërkëmbshin në vallëzimin e shqipeve,
E si dogjën historinë, me hellin e zjarrtë,
Dhe vodhën yllësinë, me gjuhën e mbrapshtë.
Ndaj Amerikë endem e lirë, në sytë e tu,
Që nga tempujt e gjer në shtëpinë e bardhë,
Nuk thartohem nga kataraktet e botës, uthull,
Por më ke rrëmbyer të tërën, si zambak i rrallë.
Manhattan, 2006
MOLLA E MIGJENIT
Nxorra nga sunduku, endrren e hershme,
Fshehur ne shpirt, strukur si kotele,
Te ikja larg, larg per te kafshuar,
Vargjet e Migjenit, mollen e ndaluar.
Ja erdhi dhe koha, qe si shtrengate me hodhi,
Ne nje bote te panjohur, hapin ndalova,
Kurreshtjen shpejt, nga dega rrezova,
Mollen e ndaluar, qe asgje s' shijova.
Molla e kuqe, krimbosur ishte brenda,
Kishte kohe qe priste dhe me nuk duronte,
Kalbesira e viteve i zbehte kurreshtjen,
Nga qullosja e saj, dhembi se kafshonte.
Me vargun e Migjenit ngrire ne buze,
E uritur vazhdoja te kerkoja,
Neper kopshte, zyra mondane qendrova,
Por mollen e ndaluar kurre se shijova.
Buza e ngrire si shege u ca,
Me rruaza te kuqe shkruajten ne gushe,
Mollen e ndaluar qe se shijove ketu,
Eshte ne dheun tend, mbjellur ne cdo fushe.
Brooklyn, Shkurt 1999
POLENA E PUTHJES
Puthjet e embla jane si flutura,
Qe fluturojne magjishem, ne hapesiren e zemres,
Ndezin gjakun, shtojne ritmin e jetes,
E etshem thithin burimin e veses.
Jam ngjizur e tera, brenda teje
Dy zemrat rrahin si nje e vetme,
Nuk lekunden nga stentet, muzgjet,
Levizja kryhet si deshire e perjetshme.
Ne prush le te digjet puthja, qershi,
Ne llaven e zjarrte te dashurise,
Une nuk do te jetoja dot pa te,
Do te ishja si kali gerdalle, ngordhur qe i ri.
Kjo ndodh ne syte e dashuruar,
Kur ti flocka puthjesh me lë ne buze,
E une ashtu e marrosur,
E vjedh floçken dhe e stampos ne gushe.
Tani si nje engjell me vjen puthja,
Kur shpirtrat bashkohen ne nje,
Shigjeta e shikimeve eshte tretur e tëra,
Dashuria perhapet si polenë ne të.
Keze (Kozeta) Zylo, Manhattan
VJESHTA
Vjeshta erdhi me gjethen e verdhe,
Duke pikturuar oborrin tim,
Si nje tapet te florinjte veshi gjithcka,
Biles dhe zemren time, paksa me trishtim.
E magjepsur shtrihem e tera,
Mbi gjethet si zemrat me vena, qe zhurmojne nen mua,
Kurrizin me perkedhelin me feshferimen e tyre,
Papritur nje gjethe keputet nga pema dhe me thote "te dua".
Oh, c'me kujtove vjeshten e Tiranes sime,
Ku ne kete stine gumezhinte shkolla,
Reniet e gjetheve nga pemet atje,
Preknin me bute se buzet e njoma.
Gjethja e verdhe me vjeshten e arte,
Te shton xhelozine paksa per gjithcka,
T'I lyen floket ne ngjyren e grunjte,
Si per t'i thene Henes, kam ngjyren tende, mos m'u nda!
E pershendes vjeshten e verdhe: mireseerdhe!
Gjethen e saporene e stampos ne dritare,
Dielli I perhimte rrezaton nga kapilaret e gjethes,
Si dehje te romances sime, luajtur ne kitare.
Staten Island, shtator 2005
KULLAT BINJAKE
Terrori ma kaploi shpirtin,
M'u fut ne trup, si hekur i nxehte,
Ku ne kullat digjeshin njerezit,
Nga avionet, zjarr, futur fshehte.
Nga ballkoni im cdo dite u shikoja,
Miss Bota, qendronit vite me radhe,
Ne cdo konkurs, ju kishit fituar,
Si nuse te bukura, mbi kal te bardhe.
U trondit bota, per te madhen hata,
Zinxhiri i vuajtjeve, do te ngrere kala,
Do te perhapet, terrori si nje murtaje,
Te mjeret njerez qe do t'i haje.
Tymi djegesire me shponte hundet,
Me bllokonte frymemarrjen, mushkerite,
Bashkohet me dhimbjen, per njerezit brenda,
Qe rane ne gracke ne te zezen dite.
Nga dritarja brenda, fjoll i zi futet,
Ne vend te diellit rrezearte,
Cajne lajmet, nderpritet puna,
Hedhje njerezish, varr, nga maje e larte.
U vra njeriu, LIRIA, u vra bota,
Filluan qeverite te villnin vrer,
Ec e jaket e mundimshme, te zgjidhnin, lëmshin,
Nga djallet e verdhe, qe mbollen aq tmerr.
Brooklyn, 11 Shtator 2001
Kushtuar Burrit te madh shqiptar,
IBRAHIM RUGOVES
Burri shqiptar Ibrahim Rugova,
Ecte si në legjenda me shallin rreth qafës,
Kërkonte Lirinë e ëndërruar në shekuj,
Rrëmbyer nga barbarët, vrasësit e fjalës.
Brengën e dhimbjes e mora me vete,
Këtu në Manhattan me studentët ta ndaja,
Nuk mund të filloja mësimin e zakonshëm,
Pa një minutë heshtje, si shqipe të qaja.
U ngritëm në heshtje me lot në sy,
Peshën e lotit mbanim në supe,
Biles dhe të huajt që ishin aty,
U bashkuan me ne, në zi e në lutje.
Luftove mençurisht, pa shpatë gjakosur,
Salloneve mondane në çmendinë e kohës,
Ta merrje Kosovën në gjoksin e nënë Lokeve,
Shqyer nga kuçedrat në kthetrat e lojës.
Me vizionin tënd, trondite botën,
Kosovën martire, drejt Pavarësisë e çove,
U çane lajmet, flasin Presidentët,
Për vdekjen tënde të parakohshme.
Simboli i bashkimit mbete përgjithmonë,
IBRAHIM RUGOVA, burr i rrallë,
Globi i botës, si zgavër duket,
Pret Kosovën, me shekuj ndarë.
Këze (Kozeta) Zylo, Manhattan, NY
22 Janar, 2006
HISTORIA E KAFSHUAR
Atdheu im,
Pse mundohen "Ata"
T'i varrosin mekatet,
Gjerat e kobshme katran,
Mjere shamizezat nena,
Qe mbi mo