E shtune, 17-05-2008, 05:35am (GMT+1) Zemra FAQ RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Fjalekyc:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Intervista
Komente
Personazh
Revista Zemra
Speciale
Letërsi
Bashkëpunëtorë
Shqipëria Etnike
Debat
Letrat e lexuesve
Shqipëria
Forum
Kinema
Njohje
Muzikë
Art Kulturë
Shoqëria
Argëtim
Sporti Shqiptar
Sporti Botëror
Galeria
Lojra
Chat
Direktoria
Bota
English
Njoftime
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Shqipëria Etnike
 
Shqipëria Etnike/Viti VII nr. 1/ Nistor-Shkurtor-Larcor - 2007
E shtune, 03-05-2008, 10:13am (GMT+1)

SHQIPËRIA ETNIKE

Revistë e pavarur tremujore:

informative-kulturore-politike

Për:

-Shqipërinë Etnike në kufijtë e saj

-Riatdhesimin e Shqiptarëve

të dëbuar me dhunë

-Luftëtarët e Rënë të Kombit Shqiptar

Viti VII nr. 1/ Nistor-Shkurtor-Larcor- 2007

Çmimi: për Diasporë: 5 CHF, 3 €, 3 $

për Vend: ( Kosovë-Maqedoni-Shqipëri) 1.50 €

Prokredit Bank- Prishtinë-(Kadri Osmani)

Nr. i llogarisë:1110162085000136

Drejtor: Gëzim Marku

Kryeredaktor: Agim Gashi

Redaktorpërgjegjës: Kadri Mani

Lektore: Jeta Bytyçi

Anëtarë Nderi në Redaksi:

Rexhep Bunjaku, Ibrahim D. Hoxha,

dhe Fetah Berisha

Simboli: Qamil Nivokazi

Shtypshkronja: „KOSOVA“- Prizren

Dizajneri: Festim Kodra

Adresa: "Shqipëria Etnike"

c/o Kadri Osmani            

Kodra e Diellit

Rr. “Hilmi Rakovica” nr. 43

Prishtinë

etnike@gmail.com

Redaksia ka të drejtën e redaktimit

e të lekturës të punimeve

Shkrimet dhe fotografitë mund

të kthehen: me kërkesën dhe

shpenzimet e autorit.

________________________

Numri i parë i revistës tonë

"Shqipëria Etnike" doli më 10

Qershor 1999: në 121-vjetorin e Lidhjes

Shqiptare të Prizrenit 1878-1999; prandaj

kjo Lidhje është busulla jonë orientuese     

 

Letërmodel apo modelshkrim për harbutët me maska të Diskussionsforumit të kosova.de

Postuar më 02 January, 2007 nga admin

 

KUSH JANË SHKËRDHATODISKUTUESIT DINAKË TË DISKUSSIONSFORUM-IT TË KOSOVA.DE!?



Publicitet: Për më shumë, provo në tastier dhe shkruaj www.kosova.de, pastaj kliko në Diskussionsforum, për të gjetur trumbetarët harbutë, të cilët, tashmë shtatë vjet, pa reshtuar i bien borisë furishëm dhe nëpër faqet e këtij biçim forumi, çojnë fjalë e bëjnë thirrje për vrasje në Kosovë. Dhe vrasjet, shpesh, kanë ndodhur sipas skenarit që është paraqitur në Diskussionsforum të kosova.de, dhe gati të gjitha vrasjet në Kosovë janë paralajmëruar dhe arsyetuar, në këtë forum, me zhurmën shurdhuese, sikur në festivalet e bretkosave të moçaleve të mbytura në llumin e pistë ku derdhen ujërat e zeza qyteteve të mëdha.

Nga Sefedin KRASNIQI

Sa herë u mbushet shpirti me vrer e helm disa shkërdhatodiskutuesve të ndërsyer e të ndërzyer, shpesh edhe të ndërkyer, që fshihen pas nofkave, në faqet e Diskussisonsforum të www.kosova.de , nisin e shfryhen me reagime recidive që lidhen me emrin dhe mbiemrin tim. Ky gjest, i këtyre mjeranëve me maska, nuk është i pazakontë për mua. Me mua merren e çirren disa shkërdhatodiskutes anonimusa, të cilëve (siç do të thoshin zviceranët) rrugën nga mali për të zbritur në rrafsh ua kanë mësuar arushat. Por këta nuk janë vetëm ! Të cytur, nga prapaskena, të ngrehura nga frikacakë të mjerë që s’kanë mbetur dot as për t’i ngrohur telat e internetit edhe pse natë e ditë mundohen fshehtas t’ia skuqin, por si qyqarë, të shkretë e të shkërdhyer që janë, s’ia dalin dot. Si qyqarë e kukuvajka që rrinë me një këmbë në maje të mprehta mbi hunjë të gardhiqeve kur kanë ftoftë, nëpër birat e të cilëve dinë të bëjnë sehir vetëm një tip special varrmihësish, veç e veç, apo të gjithë së bashku edhe një herë në Forumin e www.kosova.de qenkan marrë me mua (Sefedin Krasniqi) dirsa edhe qenkan lodhur e paskan shkumëzuar buzëve, sikur kuajt thundrave të këmbëve, kur malësorët, e disa krahinave të Kosovës, i lodronin nëpër dasma, sepse, sipas fantazmave që kultivojnë pjesëtarët e kësaj farë turmë-sektë, edhe një nofkë (shkëmbi002), sikur shumë të tjera, u paska përngjarë në syretin e kaligrafisë së emrit tim. Dhe kështu paskan hapur një temë për një çështje tjetër, por që mu paskan turr mua si hiena duke më akuzuar se unë shkruakam me nofkën shkëmbi002. Ti shkëmbi002 (do të thosha ldk-uc qyqar), je më i lig e shumë më shkërdhat se këta shkërdhatodiskutesit dinakë që, pasi nuk paske guxim të tregosh se kush je, nuk thua së paku se nuk je Sefedin Krasniqi. Apo nofka shkëmbi002 nuk të mjafton por ke nevojë të fshihesh edhe pas emrit dhe (qokeve) të Sefedin Krasniqit, të birit të Hajrës nga Zhilivoda. Edhe dy fjalë me ty shkëmbi002: Ti nuk je as i AAK-së as i PDK-së, ti duhet të jesh një argat i lig i asaj kastës frikacake të LDK-së që lëshonte komunikata të “Sigurimit të Atdheut” duke u fshehur pas emrit të Kolonel Tahir Zemës madje edhe kur ai kishte vdekur. Ju e bëni këtë kundër meje tashmë një kohë të gjatë, pasi iu kam dëshpëruar kur ftesës që më patët bërë iu përgjigja se kurrë s’kam pranuar as që do të pranojë të bëhem pjesëtar i ESKADRONEVE VËLLAVRASËSE ndërshqiptare të asnjë shërbimi të fshehtë. Kaq me ty, shkërdhat - shkëmbi002, le t’i kthehemi tash Diskussionsforumit të www.kosova.de.

Pse më sulmojnë shkërdhatodiskutuesit e Diskussionsforumit të www.kosova.de dhe kush është kjo faqe interneti e faqes së zezë ?

Kështu ka ndodhur shumë herë apo më mirë të them sa herë që kam shkruar pa izën e tyre, por me emër e mbiemër në faqet e www.edsh.org, www.albemigrant.com. , apo www.trepca.net. Kështu ka ndodhur edhe kur e kam kundërshtuar, përkundër respektit që kam pasur gjithë jetën për veprimtarin e tij patriotike, pra për Adem Demaçin, kur ky e ka pre në besë Kolonel Ahmet Krasniqin dhe ka prishur Marrëveshjen e Oslos. Kështu ka ndodhur kur ky (Adem Demaçi) në një shkrim të vetin e ka arsyetuar " erupcionin e pakontrolluar të popullit në Kosovë " të 17 dhe 18 marsit 2004, ku pa i përmendur dëmet materiale dhe kolaterale që, më hatër a me zor, i ka sanuar qeveria e Kosovës dhe patën humbur jetën, zyrtarisht: herë 32, herë 28, herë 19 presona dhe u lënduan apo plagosën 870 të tjerë.
Dhe kështu, disa shkërdhatodiskutues dinakë, që shpesh flasin vetmeveti, sepse jam i sigurt që i kanë nga 100 nofka, e mundohen t’i lajnë gjynahet e veta duke larë “ lesh arapi në mua dhe mbi mua", duke shpifur e sharë për të ma ndërruar dhunshëm e zhurmshëm ekografinë e biografisë time, siç dinë veç harbutët me ADN-e prej satrapi stalinist. Këto ditë edhe një herë e paskan lëshuar vetën edhe më poshtë, ku vetëm lubitë e uritur e me gërklana të përvëluara për një pikë ujë, nuk pretojnë, se marre s’kanë, të zbresin aq poshtë, duke iu vërsulur në mënyrë mazohiste dhe sadiste (disa herë nëpër tema të ndryshme) të ndjerit kolonel Ahmet Krasniqit, vetëm e vetëm, pse ai nuk deshi ushtri kaçakësh, por një ushtri të komanduar dhe të disiplinuar, e cila do të ishte në gjendje ta çlirojë Kosovën, e jo të bisedohet siç po ndodh edhe 7 vjet pas luftës dhe fati i Pavarësisë së saj ende nuk dihet. Këta mjeranë, që ndonjëri, për faqen e zezë, i thotë veti ushtar i UÇK-së, apo ndonjë tjetër, që për faqen e galme i thotë veti ish i burgosur politik, të cilët mbajnë shpesh nofka të përçudnuara, e flasin, pra, në emër të UÇK-së, sikur gjatë luftës që nga Zvicra apo Gjermania thonin se i komandonin betejat e Adem Jasharit nëpër Drenicë, paskan zbritur edhe më poshtë, krejt poshtë bre, në terrin e Ferrit të Dantes, duke falsifikuar një përkthimin timin të një intervistë nga kroatishtja, të cilën ia ka dedikuar, ish-Shefi i Shtabit të Krizës për Likë-Drazhen Jerkoviqi, figurës dhe kontributit të kolonel Ahmet Krasniqit që i ka dhënë luftës çlirimtare në Kroaci, të cilën intervistë të cunguar e përsërisin për ta ngushëlluar tragjedinë e tyre shpirtërore. Të njëjtën gjë po e bëjnë tash e sa vite edhe më vëllain e Kolonel Ahmet Krasniqit, ish të burgosurin politik të mirëfilltë- Behxhet Krasniqin, vetëm e vetëm pse ky ka guxuar të jetë anëtar i LDK-së, e them mirë i LDK-së e jo anëtarë shkërdhat i ldkucave.
Digresion: U kujtova, në fillim, a mos është më mirë t’ua dërgoj këtë reagim administratorëve të kësaj faqeje të internetit (pra të kosova.de), të cilëve do t’iu propozoja të pranoja të hapen edhe njëzet tema tjera, për mua, por ta lënë të qetë të ndjerin kolonel Ahmet Krasniqin, të cilin, këta harbutë e kopilë që patriotizëm e quajnë vetëm nëse je me ta dhe bënë pjesë në faqen e errtë të historisë shqiptare, ku këta, të vetmuar bëjnë pjesë, pasi e tradhtuan, e vranë, dhe pasi e vranë, pothuajse edhe pas shtatë viteve, nuk e lënë të prehet i qetë në përtej botë por çdo vjet e vrasin nga pesë a gjashtë herë. Por, pasi e di se nuk kam kujt t’i drejtohem, meqë emrat e mbiemrat e administratorëve të këtij Diskussionsforumi më janë të njohur, ngase një kohë të shkurtër, para disa viteve, aty, mjerisht e aksidentalisht, kam qenë edhe unë moderator, vendosa mos t’ua dhuroj edhe atë kënaqësi që të merren me letrën time.
Shpjegim: Për ata që nuk e kanë mërzi leximin, ja edhe pak rreshta për Diskussionsforum-in e www.kosova.de., ku nuk do të merrem me emra, edhe pse i di, se kush krejt qëndron pas tij, se e di edhe kush janë shkërdhatodiskutuesit dinakë, dua të përmendi faktin, që për çudinë e Zotit, edhe pse është i vetmi Forum ku shfaqen projekte për vrasje në Kosovë, ende administratorët e tij apo autoritet gjermane nuk kanë ndërmarrë asgjë ! Çdo kush që ka edhe më të voglin interesim se kush fshihet pas vrasjeve në Kosovë, mjafton t’i konsultojë temat e Forumit për politikë të Diskussionsforumit të www.kosova.de dhe do t’i gjej rezultatet e dëshiruara. Nëse ka fajësi për nxitje të urrejtjes, të linçimit, të thirrjes për vrasje, Diskussionsforumi i www.kosova.de, bashkë me disa mjete të informimit, u kanë kontribuar vrasjeve në Kosovë dhe kanë faj, por unë s’jam prokuror...!

SHFRENIMFORUM

1.

I thonë Disskusionsforum, por më shumë është SHFRENIMForum, që shpesh merr kornizat e një thertoreje, ku thirrjet e shfrenuara për vrasje të shqiptarëve u duken si " zbukurime " të lojërave të pista që kurdisin vetë administratorët (përndryshe kanë mundësi t’i ndalojnë) larg dijes dhe syve të forumsave, por edhe të moderatorëve, prandaj, vendosa që këtë shkrim ta postoj në www.albamigrant.com dhe www.edsh.org duke iu lutur admistratorit (Ajet Nuro) të kësaj faqeje të mos merr pjesë në biseda te www.kosova.de sepse nuk i bënë nder faqes së albemigrantit. E postova këtë letër te www.albemignat.com , ku veç emrit tim të vërtetë do ia bashkëngjis edhe foton sepse kjo mënyrë e komunikimit të gjithë këta lubi i çmend. E postova te albemigranti pasi e di se ka mjaftë të interesuar që do ta bartin shumë shpejt në faqet palaço të Diskissionsforum-it të kosova.de., dhe me atë rast, hienat me tipike me syretë demonësh, prapë do të vërsulen shfrenueshëm, të ushqehen edhe me këtë shkrim timin, sa për t’i qetësuar dajret me def e tupanë që u vlojnë në koka. Nëse ky shfrenim ndaj meje ua shëron depresionin e thellë psikik, atëherë falë u qoftë terapia ime. Jam humanitar unë, ë?

2.

Për ta njohur më mirë vesin e atyre hienave, të atyre që kanë shpirt të vockël, për të parë shëmtinë e tyre që nuk ua duron as pasqyra, por në stilin e lugetërve dhe shtrigave, se nuk janë shtriganë, sepse kjo do t’iu bënte nder, këta shpesh e shikojnë lakuriqësinë e trupit të tyre nën hijen e hënës, atëherë duhet gjithsesi t’i vizitoni faqet e Diskussionsforumit të kosova.de.

3.

Për të parë më mirë dhe për ta njohur metamorfozën e kameleonëve me shumë nofka e trajta, " patetiko-patriotike ", të cilat, nga vuajtjet që u shkakton vogëlsia e tyre intelektuale (se fizikisht janë elefantë) prej harbutësh e lubish, që u përngjajnë aq besnikërisht dhunueseve dhe plaçkitësve të varreve të kundërshtarëve politik, kufomat e të cilëve, me zell të madh, do t’i dërgonin në shkritoret e Serbisë, atëherë duhet t’i vizitoni dhe lexoni faqet e Diskussionsforum-it të kosova.de.

4.

Për të parë se si përgatitet dhe zhvillohet psikologjia dhe teoria e infocidit kundër njerëzve, (lexo shqiptarëve) që nuk pranojnë të jenë argat të kultivimit të urrejtjes dhe thirrjeve për linçim deri në vrasje; të të gjithë atyre që nuk pranojnë të mbarësohen me idetë e shkërdhatodiskutuesëve e dinakë, të deformuar shumë shëmtushëm, dhe nëse u ka marrë malli të shihni shkrime që aq thekshëm u përngjajnë shkarravinave mbi urinoret e zverdhura, të WC-ve publike buzë autostradave të dikurshme të Bullgarisë, duhet patjetër ta vizitoni Diskussionsforumin e www.kosova.de

5.

Për të parë dhe lexuar vetëdijen e çoroditur të disa shkërdhatodiskutuesëve dinakë e mëndje krisur, të Diskussionsforumit të kosova.de, që kanë nevojë për shërim urgjent, të cilët janë vënë në aksione kamikazë të asgjësimit të të gjithë atyre që guxojnë t’i thonë gënjeshtrës stop, t’iu thonë, me durim, mjaft më, tellallëve që bëjnë thirrje histerike për vrasjen e njerëzve të institucioneve të Kosovës, krejt sikur satrapët e Serbisë, duhet gjithsesi ta vizitoni Diskusionsforumin e kosova.de.

6.

Për të kuptuar, më mirë, vetëdijen dhe ndërgjegjen e ultë të turmës, ku bashkëjetojnë disa shkërdhatodiskutues dinakë, të Diskussionsforumit të wwww.kosova.de, sesi shkruhet me pezëm histerik, e me një sadizëm specifik, sesi në vrapin për të marrë pjesë në orgjitë diabolike të grabitqarëve të sakrilegjeve, që me çdo kusht donë ta ndryshojnë biografinë edhe epitafin në gurin e varrit, duhet gjithsesi të vizitoni dhe lexoni faqet e Diskussionforumit të kosova.de.

7.

Sprova më e vështirë është kur në faqet e Diskussionsforum-it, të www.kosova.de., njeriu normal vëren se rrena fillon t’ia zë vendin dhe frymën të vërtetës, kur fytyrat më eminente dhe më të ndritura të kombit, për interesa të vockla dhe meskine, për hatrin e qendrës, sa për ta bërë turmën të qeshet, denigrohen nga disa shkërdhatodiskutues dinakë, që për gjysh dinë Stalinin e për aleate Serbinë, e të gjithë së bashku marrin turrin e i bien, sa herë të duan, në shpinë Shqipërisë, Kosovës dhe gjithë trojeve shqiptare, për t’i djegur dhe përgjakur në emër të shqiptarizmës, padhimbshëm, thjesht pa ndjenja, në mënyrën polpotiste, atëherë domosdoshmërish duhet të vizitoni faqet e Forumdisskusion-it të kosova.de.

8.

Për të parë sesi vritet mendimi i lirë, sesi ta kryqojnë dhe ta lidhin fjalën disa shkërdhatodiskutuesëve dinakë me nofka “patriotike” e politike ", nofkat e të cilëve nuk dua as t’i përmend se nuk e meritojnë, po të cilët me lingstrume të mprehta rrinë në dorë, për ta sakatosur edhe Çmimin Nobel për paqe, siç është Nëna Terezë, për ta bërë synet, me dhunë, një Zot e di për të satën herë, edhe një Kadare, apo cilin do qoftë, që ka guxuar të shkruaj diçka, jashtë kornizave që ka përcaktuar qendra për turmën, ku disa shkërdhatodiskutues dinakë, të nxitur nga kjo Qendër që kujdeset, sa herë të ka nevojë të fsheh krimet e veta, bënë aktivizimin e gijotinës, atëherë, domosdoshmërish duhet të vizitoni faqet e Forumdisskusion-it të kosova.de

9.

Por, orgjitë e këtyre shkërdhatodiskutuesve dinakë arrijnë kupën, kur dikush guxon e përmend në Diskussionsforumin e kosova.de, Presidentin historik të Kosovës, tash të ndjerin Ibrahim Rugova, atëherë hienat çatrafillohen dhe me dëshirë mprehin shigjetat me maje të helmëta dhe skalperët, për t’u lëshuar në garë se cili dhe kush do ta therë më thellë, më pa mëshirshëm, por gjithsesi për vdekje për së vdekuri. Kjo ndërmarrje e këtyre shkërdhatodiskutuesëve dinakë të përkujton vesin e faraonëve diktatorë e gjakpirës, sesi në vendin ku kanë sunduar apo ende sundojnë kanë ekzekutuar shkrimtarët, poetët, publicistët, shkencëtarët, ushtarakët, mësuesit, edukatorët deri te motrat e nderit, ku askush nuk guxon të flasë lirshëm, ku ka më shumë servilë se të ndershëm e guximtarë, atëherë detyrimisht duhet te vizitoni Diskussionsforumin e kosova.de.

10.

Për te perfunduar këtë shkrim, në të cilin pa pikë dëshire, përdora një fjalor që nuk m’i shkon natyrës, por, megjithatë, është shumë më i lehtë për t’u përballuar nga shkërdhatodiskutuesit dinakë, pasi ata nuk kanë përjetuar fatin e administratorëve të www.kosova.de, të cilët në largësi prej 2000 km, të tjerë, që shkruajnë me llos, e kanë detyruar t’i korrigjojnë e pastrojnë fjalë pas fjalë, rresht pas rreshti, temë pas teme administratorin (bossin S. Rr.) të Diskussionsforumit të www.kosova.de ., aty ku ndonjë shkërdhatodiskutues dinakë , ka, apo kishte guxuar t’ia përmend emrin atij apo ndonjë anëtari të familjes së tij.
PS1: Tash, nëse nofka Delegati është vërtetë Aqif Kastrati, ai tash e ka numrin tim personal pasi më 02.01.2007 kemi zhvilluar një bisedë telefonike. Do të dëshiroja që edhe nofka Stinori pasi më njohka të bëhet edhe ai tokësor dhe t’ia jap numrin e telefonit e të bisedojmë pasi paska vendosur të ma bëj një përmendore, së pakut t’i tregoj për së gjalli se çfare me duhet, pasi po tregohet shumë zemërgjerë. Por e di që ata që lehin s’kanë ko** të del haptas. As shkëmbi002 (apo shkërdhata002) nuk ka as ko** as pizdë të del haptas e të tregoj kush është, prandaj i duhen të miat të fshihet pas tyre.
PS 2: Dhe pas tri librave ku jam koautor dhe dhjetëra shkrimeve ku kam shkruar me emër e mbiemër në mjete të ndryshme të informimit si dhe këtij shkrimi, a ka kuptim dhe cili do të ishte motivi që do më shtynte të shkruaj me nofka?...

Marrja i mbuloftë siç i ka mbuluar të gjithë ata që shajnë me nofka.

Për info:

Sefedin Krasniqi
e-mail: sef_krasniqi@hotmail.com
tel : + 41 (0) 79 715 23 68

A DONI INFO TJERA O MUTA ANONIMUSA?
------------------------------------
Në vend të slloganit:

Për gjuhën e ashpër që kam përdorur në këtë shkrim (letër të hapur) kërkoj falje nga lexuesit, por le të dihet që iu kam referuar një thëneje të Ismail Kadaresë, pak të parafrazuar: "As unë nuk jam natyrë e perfeksionuar, por krejt njerëzore, kur duhet të shaj, nervozohem e shaj edhe unë".

Postuar nga sef [website] më 04 January, 2007
I ,e nderuari/a Mrika, Mqs jam njëri nga administratorët e kësaj faqeje (Albemigrantit pra) nuk munda të qëndroj iniferent nga një gabim që t'u ka përvjedhur lidhur me nofkën Lui që shkruan te www.kosova.de. Dua vetëm të korigjoj pasi Naim Gecin e njoh personalisht. Edhe pse nofkën Lui nuk e njoh, apo e njoh vetëm si nofkë, Lui nuk është Naim Geci. Pra ato që ia vëni në qafë nofkës Lui rreth atyre parave dhe vrasjes se Ahmet Krasniqit nuk qëndojnë as nuk i takonë nofkës Lui. Këtë e thash për hir të vërtetës. Sa i pëket Naim Gecit, e di një gjë të vërtetë. Ai, në natën e kobshme, ishte bashkë me Rifat Haxhiajn në "mbrojtje" të Ahmet Krasniqit dhe të dytë dinë shumë për vrasësit. Por, hëmmmm, prokuror s'jam. Sikur të isha prokuror të parët që do t'i mirrja në pyetje për vrasësit e Ahmet Krasniqit do të ishin: Rifat Haxhijaj, Naim Geci dhe Hilmi Nebihi. Hilmiu ka qenë shef i sigurimit të zyrës së Ahmet Krasniqit. Kaq!

Postuar nga Genti Ejupi më 03 January, 2007
Pershendes ju te nderuar e edhe ju uroj nje vit te ri , kete shkrim e lexova me vemendje dhe ju them se ku forumi kosova.de edhe mua me ka bllokuar isha me emrin BabaRrep dhe kure kundershtova disa pikopat qe e moderojne kete forum qe shtin vetem perqarje me bllokuan ip adresen time por ja qe nuk kan arritur asgje me te dhe ju them se keni edhe perkrahjen time te qiten ne shesh keta shkerdhatan te ketij forumi
ata nuk meritojne asgje me shume se sa tu thuhete verteta ne fyty´rat e tyre te ndyra

nje fjale qe thot mos e harro i nderuar se Qenet lehin matan gardhi e karvani kalon

leri te lehin leri se jan qene endacak te plehrave te Kosoves

genti_69@arcor.de

Postuar nga Mrika më 03 January, 2007
I nderuar e shof se jeni i mllefosur dhe ju kuptoj sepse ne keto forume jan ata qe dhunuan ata qe perdhunuan ata qe vran ata qe shan ata qe vidhen e ata qe e shiten edhe Kosoven,ata per te cilet Turpi nuk eshte asgje me shum se Kenaqesi servile shpirterore ne familjet e tyre pansllavo komunist
1. per Adem Demaqin palaqon siq e bene disa dihet me kam shkruar disa her dhe i kam shkruar edhe atije se do ta marr ne varr me vete dhe turpin
2. Ne forumin Kriminelet.de me fal desha te shkruaj kosova .de shkruajn ne mes tjerash edhe nofka lui alias Naim Geci nga Jabllanica njeriu qe morri 25000 Franka per vrasjen e Ahmet Krasniqit e disa te tjere
siq Jan edhe do Preniqa, Cakiqoviq qe ne nje bisede kishte thene se babai im kishte punuar ne sigurim e i them atij cakiqovicit se eshte vetem nje Vrim( bire) komuniste e mbyllur nga e cila nuk ka mundesi as te pjerdhet
3. Keto forume jan ato vende qe takohen qyqaret , komunistat pro greko-sllav dhe doktrinat nanosllaviste
4. te shkruash me keta njerez ju them me te vertete se bini ne nivelin shume te ulet me ta por ju them vetem nje se ju munde te shikoni me koken larte e ata skuqen si te ishin ne ndonje WC pa dere sepse ajo ka ere siq kan keta ndere
5. Edhe une jam e Gatshme te takohem balle per balle me keto fundrrina Derrkucesh keto fundrrina te droges prostitucionit e korrupcionit qe mjerisht shumica sillen Mc donaldave te gjermanise e Zvicrres.

Ne funde te lumte ty dhe familjes suaj Krenare e cila para 1945 iste e persekutuar ku nga familja juaj per ne shqiperi u detyruan te ikun Azizi, Nebihu dhe Shasivari disa nga ta pata fatin edhe ti njof personalisht ju ishit edhe ateher ne shenjester te pro sllaveve qe mjerisht kishin emra shqiptaresh por ishin pjelle e Shkjaut
me vone u persekutuat deri sa edhe erdhi liria, djemt e familjes suaj mbron me ndere Trollin e kosoves e nese eshte nevoje dine edhe si te mbrojne edhe fytyren ,
Ju ju dregoj perkrahjen time te sinqert
dhe ju drejtohem me nje thenje e verteta sa do qe te jet e hidhur hudhe ne shesh edhe nje nje fjale them se frikacaket fshihen pas WC se quajtur www.kosova.de

Pershendes Ju dhe famijen tuaj

Postuar nga Genc Shala më 02 January, 2007
Ky quhet GUXIM.

 KATËR VJET PAS VRASJES SË AVOKAT BAJRAM KELMENDI

PSE HESHTIN AVOKATËT SHQIPTARË PËRBALLË  VEPRËS MADHORE TË KOLEGUT TË TYRE TË VRARË MIZORISHT NGA SERBËT

Shtrohet pyetja  pse e heshtin gjykatësit, avokatët, funksionarët, politikanët dhe qeveritarët tanë, për punën, kontributin dhe rolin e avokatit Bajram Kelmendi që ka dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës? Pse nuk flasin dhe nuk përkujtojnë veprat e tij madhore, që e ka bërë në planin e demaskimit të politikës fashizoide serbe në Kosovë gjatë gjithë punës së tij? Pse nuk e zbardhin avokaturën tij sublime që ka bërë në mbrojtje të të burgosurve politikë shqiptarë para gjyqeve fashiste serbo-sllav që nga viti 1981 e këndej?!

 

Nga Xhafer Leci

 Bajram Kelmendi, një avokat i denjë shqiptar me dy djemtë i vrarë mizorisht nga serbët

Kaluan katër vjet nga vrasja mizore e avokatit më të famshëm, më të zëshëm dhe më të autoritetshëm të Kosovës, Bajram Kelmendit dhe dy djemëve të tij. Forcat fashiste militare e paramilitare serbe, me të gdhirë të mengjesit në ditën e parë të fillimit të bombardimeve të forcave të NATO-së, jo rastësisht, hynë në shtëpinë e Bajram Kelmendit, të cilin e grabisin bashkë me dy djemtë, njëri i mitur, Kushtrimi 16 vjeçar, tjetri në moshën më të mirë rinore, Kastrioti 27 vjeçar, i cili la pas vete bashkëshorten dhe birin e vetëm 3 vjeç, trashëgimtarin, Sokol Kelmendin, i cili po rritet si është më mirë, falë Perëndisë, nën kujdesin e gjysës së tij, zonjës Nekibe. Ata, babë e bijë, që të tre i pushkatuan pas disa orësh, pasiqë i kishin marrë nga shtëpia e tyre, duke shkrepur mbi ta rafalle plumbash. Sipas dëshmitarëve, së pari i vrasin djemtë që t’ia pëlcasin zemrën babait Bajramt, e më pas e vrasin edhe atë. Dëshmitarët thonë se e kanë dëgjuar zërin e Bajramit duke iu thënë kriminelëve më vrani mua e jo djemtë, se ata janë të pafajshëm, por kriminelët e pashpirt e bëjnë të veten, duke e lënë gjallë vetëm Nekiben, për të vuajtur sa të jetë jeta. Megjithatë, kriminelët nuk ia arritën qëllimit, sepse zonja e madhe Nekibe Kelmendi me qëndrim dinjitoz po din të sfidojë vdekjen dhe pushtuesit njëkohësisht. Pushkatimi ndodhi afër hekurudhës së trenit, në dalje të Prishtinës drejt Fushë Kosovës. Bajram Kelmendin e kam njohur personalisht dhe më kujtohet mirë një diskutim i tij në vitin 1993, në një takim me bashkatdhetarët tanë në SHKSH "Kadri Zeka" në Nürtingen të Gjermanisë. Mërgimtarët atë ditë i bënë shumë pyetje, sidomos të rinjët. Në njërën nga përgjigjet ai pati thënë: “I njoh shumë mirë serbët dhe Serbinë. Ata janë diplomatë dhe ushtarakisht të përgaditur mirë. Kosovën kurrë s’do ta lëshojnë pa u derdhur shumë gjak. Prandaj, neve duhet të përgatitemi mirë për internacionalizimin e çështjes së Kosovës dhe në bisedat eventuale që do të zhvillohen me palën serbe rreth Kosovës, prezent duhet të jetë, patjetër edhe pala e tretë, SHBA-të. Politikën dhe rezistencën e urtë që po bën dr. Rugova ndaj Serbisë, duhet përshëndetur, ngase shqiptarët gjithmonë me pushkë dhe luftë kanë humbur territore, por edhe qindra e mijëra njerëz janë vrarë, burgosur, torturuar, ndjekur për Turqi dhe shtete tjera të Europës. Por, tani është momenti dhe koha që t’i përdorim që të dyja pushkën dhe lapsin, siç ia kemi anën ne shqiptarët. Këtë duhet ta dijnë të gjithë shqiptarët kudo që janë”. Në këtë tubim mori pjesë edhe Nekibe Kelmendi, gruaja e të ndjerit Bajram, e cila në diskutimin e vet përkrahu pa rezervë politikën dhe rrugën që po ndiqte dr. I. Rugova.

 Më 1981 në Gjilan dënohet grupi Albanikos, i udhëhequr nga  Emin Krasniqi. Avokatët Bajram Kelmendi e Mehmet  Dushku e avokat tjerë,  duke e pëcjellë seancën në mbrojtje të të akuzuarëve, në akuzën që përmend gjykatësi se kinse anëtarët e këtij grupi i paskan ndarë detyrat: njëri për ta djegur një arë me grurë, tjetri për ta prerë një shtyllë  të rrymës elektrike, e dikush tjetër shtyllat e telefonit, e që asnjëri këto “detyra” nuk i kishte kryer deri në ditën e gjykimit, avokatet mbrojtës do të thonë:  “Nuk njohim asnjë vend në botë të dënojë njerëzit me burg të rëndë, derisa ata të mos e kenë kryer veprën penale, pra të dënohen vetëm pse kanë diskutuar me njëri-tjetrin për këto plane!?” Përse po heshtin tani të burgosurit politik!? Megjithatë ata dënohen me burg të rëndë: Emin Krasniqi me 15 vjet, Salih Biçkaj me 5 vjet, Njazi Biçkaj me 4.5 vjet, Ahmet Isufi me 9 vjet, e kështu me radhë. Amet Isufi kur hyn në sallën ku u mbante seanca cila ishte përplot, vëren një heshtje të pazakont. Për ta thyer atë frikë e heshtje monotonike, A.Isufi u thotë të pranishëmve “ju ngjat jeta o burra”. Me një fjalë u jep zemër e guxim. Për këtë rast më ka shpjeguar Jakup Biçkaj, baba i Njaziut, si dhe dajë i Emin Krasniqit. Jakupi e kishte përcjellë seancën e gjykimit të të lartpërmendurëve në Gjilan. Jakup Biçkaj punonte bashkë me mua në një Fabrikë Autoveturash në Kirchheim/Teck të Gjemanisë.

A thua, vallë, avokatët shqiptarë s’po e ditkan se Bajram Kelmendi është avokati, ndoshta i pari, që kishte përcjellë më vëmëndje të gjitha ngjarjet dhe rrjedhat e proceseve gjyqësore kundër shqiptarëve në Kosovë, që nga viti 1968 e këtej, sidomos pas rrënimit të autonomisë të Kosovës, më 1989. Bajrami pas riokupimit të Kosovës, kishte përgatitur Aktakuzën kundër regjimit kriminel serb, me dëshmi, fakte, argumente e dokumente për krimet që bënin serbët në Kosovë ndaj shqiptarve, të udhëhequr nga kryekrimineli serb Millosheviq. Akuza i është dërguar Gjykatës Ndërkambëtare në Hagë. Shtrohet pyetja pse e heshtin gjykatësit, avokatët, funksionarët, politikanët dhe qeveritarët tanë punën, kontributin dhe rolin e avokatit Bajram Kelmend, që ka dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Kujtojmë mbrojtjen e guximshme të Aziz Kelmendit në Paraqin, kur Bajram Kelmendi kishte pëgaditur qindra faqe material për mbrojtjen e A.K. Kishte edhe tjerë  avokat shqptar te guximshëm por ishin pak në numër.Pse nuk flasin dhe nuk e përkujtojnë veprën e tij madhore, që e ka bërë në planin e demaskimit të politikës fashizoide serbe në Kosovë. Pse nuk e zbardhin avokaturën e tij sublime që ka bërë në mbrojtje të të burgosurëve politikë shqiptarë, para gjyqeve fashiste serbojugosllave, sidomos që nga viti 1981 e këndej?! Më duket se sikur ia kanë frikën, inatin edhe për së vdekuri për zgjuarësinë dhe trimërinë e tij prej avokati dhe njeriu, i cili kurrë nuk iu është frikësuar armikut shkja, siç shprehej ai me gjuhën e tij të dialektit rugovas. Që moti është dashur të flitet dhe të shkruhet për këtë kolos të judikaturës shqiptare në Kosovë, duke botuar ndonjë libër  për punën dhe angazhimin e tij atdhetar, sepse për jetën dhe veprën e tij ka shumëçka të flitet dhe të thuhet. Për t’i mbrojtur shqiptarët nga akuzat që iu bënte regjimi sllavo-serbo komunist, të cilët dënoheshin vetëm për atë se kërkonin liri dhe barazi kombëtare, në kohën kur shumë avokatëve shqiptarë as që u dëgjohej zëri, ai shpeshherë, duke e vënë jetën në rrezik, pa u frikësuar fare, i kryente detyrat e tij me guxim dhe krenari, prej një avokati të denjë shqiptar. Avokatit të madh Bajram Kelmendit nuk guxojmë t’i mbetemi borxh!

                                      

NË PËRKUJTIM TË AVOKATIT-DËSHMORIT BAJRAM KELMENDI

AI ISHTE NJËRI NDËR FIGURAT MË TË SPIKATURA TË DREJTËSISË NË KOSOVË

Lufta e fundit në Kosovë mori mijëra viktima dhe dëshmorë, në mesin e tyre edhe intelektualë dhe politikanë të shquar të kombit. Njëri ndër intelektualët e shumtë shqiptarë, që barbarët serbë i vranë dhe i likuiduan në mënyrë mizore, ishte edhe avokati ynë i madh Bajram Kelmendi, i cili bashkë me dy djemtë, Kastriotin 27 vjeç dhe Kushtrimin 16 vjeç,ditën e parë të fillimit të bombardimeve të forcave të NATO-së, pasiqë i nxorën me dhunë nga shtëpia u pushkatuan në periferi të Prishtinës, më 25.03.1999. Intelektualët e Kosovës, siç ishte avokati Bajram Kelmendi, akademik Fehmi Agani, prof. Latif Berisha, mr.Ukshin Hoti, prof. dr.Bardhyl Çaushi, Agim Hajrizi etj ishin halë në sy për armikun, sepse ata kishin projektuar dokumentet e para juridike si dhe mënyrat e rrezistencës kundër politikës fashiste serbe në Kosovë, duke filluar me Deklaratën kushtetuese të 2 korrikut 1990, Kushtetutën e Kaçanikut të 7 shtatorit 1990, Apelin e 215 intelektualëve shqiptarë, Ligjin për Referendum, etj. Në përgatitjen dhe miratimin e të cilave dokumente, avokati Bajram Kelemendi dha kontributin e tij të plotë.

Ai ishte edhe njëri ndër autorët e drejtpërdrejtë të shkruarjes së këtyre akteve, pra ishte njëri ndër hartuesit kryesorë të akteve historike për Kosovën, mbi të cilat po ngritet dhe ndërtohet sot pavarësia e Kosovës. Duke e parë punën dhe rolin kyç të avokatit Bajram Kelmendi, regjimi fashizoid i Beogradit, kishte përgatitur planet për vrasjen e kokave më të afta të intelektualëve dhe politikanëve shqiptarë në Kosovë dhe siç dihet, këtyre skenarëve kriminale, nuk do t’i shpëtojë as avokati Bajram Kelmendi, bashkë me dy djemtë dhe këtë masakër familjare e bëjnë me qëllim për t’ia shuar përgjithmonë derën këtij burri të madh të Kosovës. Masakra familjare kundër këtij avokati dhe intelektuali të shquar shqiptar, tregon se sa të rrezikshëm e konsideronin serbët Bajram Kelmendin, i cili ishte bërë pengesë serioze për prishjen e planeve të tyre të gjenocidit kundër shqiptarëve në Kosovë, që njëkohsisht flet për punën dhe kontributin e tij kombëtar në mbrojtje të Kosovës nga skenarët shfarosëse dhe barbare serbe kundër popullit shqiptar të Kosovës. Në prizmin e kësaj, shtrohet pyetja se pse nuk po përkujtohen sot njësoj sikur të gjitha figurat dhe heronjtë tanë tjerë, të cilët ranë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, pse nuk mbahet akademi e veçantë përkujtimore edhe për avokatin Bajram Kelmendi, pse nuk i jipet respekti i duhur veprës dhe kontributit të tij në luftën tonë kundër armikut. Mendoj se qeveria jonë do të duhej të iniconte debatin në parlament për luftën tonë çlirimtare, për kontributin të të gjithë dëshmorëve për çlrimin e Kosovës, për UÇK-në dhe luftën e saj heroike, për dëshmorët që dhanë jetën në Betejën e Loxhës, të Kosharës, etj dhe këtë ta bëjë në prezencën e PSSP të OKB-së z. Hari Hollkeri, si dhe diplomatëve tjerë, para faktorëve të huaj ushtarakë e administrativë.

Debati rreth këtyre dhe temave të ngjajshme në Parlamentin e Kosovës është i domosdoshëm, anadaj nuk duhet humbur kohë, sepse ngjarjeve që ndërruan kahjen e historisë tonë kombëtare në Kosovë, si dhe figurave kyçe, të cilët udhëhoqen me këto ngjarje, duhet dhënë vendin e merituar në histori, por edhe meritat përkatëse, e jo të bëhen favorizime ndaj disave dhe të harrohen të tjerët, sepse një logjikë e tillë çon vetëm kah dobësimi i frontit gjithëkombëtar politik dhe ushtarak, çon drejt përçarjeve të reja. Luftën çlirimtare e ka bërë populli mbarë, dikush me laps e dikush me pushkë, dikush me të mira materiale, e dikush me të holla dhe veshmbathje, dikush me ushqime dhe me ndihma tjera, ose dikush duke i dhënë shtëpitë e tyre për kazerma të UÇK-së, për spitale ushtarake dhe kështu me radhë.

Edhe nënat tona që gatuan bukë për luftërtarët e lirisë, ishin argatëri për arritjen e lirisë që po e trashëgojmë sot. Andaj, institucionalizimi i meritave të ushtarëve të lirisë, të rolit dhe kontributit të individëve të caktuar në lutën tonë çlirimtare, me një fjalë miratimi i ligjit mbi vlerat dhe kriteret me të cilat do përcaktoheshin normat dhe rregullat për statusin e heronjëve, të dëshmorëve dhe gjithë atyre që e ndihmuan luftën dhe çlirimin e Kosovës është detyrë urgjente e organeve të Kuvendit të Kosovës, në mënyrë që përkujtimi dhe vendi i dëshmorëve në piedestalin e historisë sonë të përcaktohet në mënyrë unike, e jo të bëhen dallime midis tyre, siç po ndodh, mjerisht, në këto katër-pesë vjetët e pas luftës. Kjo që po ndodh me ne në këtë aspekt s`ka kuptim, prandaj apelojmë që të ndërmirren masat konkrete, në mënyrë që heronjëve dhe dëshmorëve të kombit, siç ishte figura dhe veprimtaria kombëtare e Bajram Kelmendit, si dhe e shumë intelektualëve tjerë të vrarë, t’u bëhen nderimet meritore, gjë që i kemi obligim ndaj tyre dhe atë në mënyrë dinjitoze, ashtu si i ka hije një populli me tradita të lashta kulturore dhe historike në Ballkan. Për çdo dështim në këtë kuptim, padyshim se do të na dënojë historia si dhe gjeneratat që do vijnë pas nesh.

-------------------------------------------------------------

 

 

Nazmi Rudari: Poezi përditëshmërie
E enjte, 27-03-2008, 05:20pm (GMT)

Nazmi Rudari:

POEZI PËRDITËSHMËRIE

Qe, si e prita dhe e shtorra ditën e parë te vjetit tim 57

Zbrita në Frankfurt e mora një avokat
Zbrita në Frankfurt e mora edhe nje përkthyes
Edhe dy përkthyes
Edhe tre përkthyes
Përkthyes për gjithe gjuhet e botës
Përkthyes më çertifikata e pa to
Përkthyes e përfolsa e zhurmagji
Përkthyes më këpucë e kravata
Përkthyes për syneti e për gjykata
Se më kishte qitur ne gjyq Daliveri
Ai baloz i zi që nuk ka lidhje me poezi
Akuza ta harroj poezinë
Gjykimi të mos shkruaj
Te rri të ngordhi në vete në dhe të huaj
E kisha rrejtur botën burri plak
rrafsh e rrumbullak
Që dyzete vjet se jam poet.
Hahahahahaahahahahahahhahahahahaha !

Qe si e shtorra ditën e parë të vjetit pesëdhjetë e shtatë
Drita më kishte ble një këmishë e një kravatë
Dhe mbrenda saj kishte futur pare sa për një drekë
Për një drekë më 70 vetë
Në dash në restoran greku
Në dash në piceri italiane
Ne dash në dyner turku
Në dash ne hotel gjermani
Në dash venë Kosovare
Ne dash tekë amerikane
As në Sandweg
Nuk ka Skënderbeg
Por unë gjithnjë e marr do në shtëpi.
As në Kajzer Strasse pos 7 advokatve
E dymbëdhjetë përkthyesve që i mora
Të me mbrojnë se jam poet e kam poetri
Ne seancën e parë nga daliveri…
Ky baloz i zi që nuk ka lidhje me poezi
Po më mbeten duke luajtur me qibrita
Me fiku zoti…hahaha! Iiii!
Ika,ika,ika,ika,ika,ika,ika,ika,ika…
Stop me ndali Drita

Ja si kalova ditën e parë te vjetit 57 të jetës sime
Ngrita dolli me Avdullah Konushevcin mikun tim të vjetër
Hej more djal tha kur po ikja mos harro
Mos harro më thirr dëshmitar
Se them para gjithë botës
unë vet
se je poet…
Hahaha !Oiiii !Aiiiiii !
Dhe pas tij turrën dëshmitarë e dëshmitare
nja njëqind , nja njëmijë hahaha !ai !
hamamin të trasht e sylës
Dritë sa shumë paskam pi.Vozit ti.
Unë po shkruaj poezi…O zot !
Që ma ndaloj ai D. i alijajve
Ai baloz i zi qe nuk ka lidhje me poezi
Le t´u grah kuajve të Gëtes
Deri në fund të kënetës
Ndoshta Shileri na nxjerr prej terri
Nashta e zë naj peshk me eshkë...hahaha!
Shiko Dritë! Shiko !
Qenkam me fotgrafi, sot
O Zot, në Bota Sot…,
Po Avdullahu ku asht ku po rri…
Hej , tha Drita sikur nuk e di…
Avdullahu me poetri rri ne Prishtinë
Në shtëpinë e tij
tash e ka lirinë , e ka pavarsinë...
e di thash unë e di po dashnore a ka…hahaha!
Pusho,Qetë rri! mjaft ke pi…o Nazmi, tha Drita…
E unë ika,ika,ika,ika,ika, ika,ika,ika,ika…
Stop me ndali Drita!

Ja si kalova ditën e parë të vjetit 57
Kur ishim duke ngrënë e pi Drita lexoj,
pasi në faqe më kafshojë
sa syri më lotoj

Drita citoi:

« Hej Rudari, po e ngre nje dolli per poezine Tuaj,ne festen e ketij vendi ku jetoj!
Mitro Qeparoi nga kaltersite e Jonit“

Ngrihem edhe unë në këmbë dhe ngre dolli
Respekt ! Mitro vëlla me shpetove pa me vu konop…
Ky Daliveri i alijave
Nuk e di vëlla sa vjet i ka as sa vëllzni
Por saktesisht e di se s´ka lidhje me poezi
Ky baloz i zi
Hahahaha ! Hihihi !
Rri qetë thotë Drita ri qetë hiqmu tij

Deri ne darkë të gjithë rrahin shuplakë
Pas darke natën
Me Dritën si dy hije
Shkrihem bahemi bashk me terrin
E fikim qirin
E fikim fenerin
Dhe qetë e lamsh e fije shkruajmë poezi perditëshmerie…

Mittwoch, 26. März 2008


Poezi Përditëshmeri

KUR GURI RROKULLISET

Kur rrokulliset guri
Dheu i ik nënë këmbë
E kam pa si bëhet servil
Në gojë nuk i jetë asnjë dhëmb
fle zhaba në zgavër të gojës së tij
E gjuha i bëhet oping
Rrogzinë i bahet gjuha
E zemra pleh krejt merzi
E shpirti i tmerrohet s´ka ma zi
i hupin edhe anët e horizontit
e ëndërrat ja vret errësira ngjyra gri
Po për Zotin po,
nuk di çka thotë as ku është
për ibret
I hup rruga në oborr të shtëpisë
Në oborr të shtëpisë, ngjet
Se guri nuk është më guri
Kur nuk është në vend të vet…
Kur rrokulliset guri është dru i prerë
Që nuk nxjerr degë më është zung i zi
Nganjeherë bëhet tmerr për secilin edhe për veten e tij
Kur rrokulliset guri
Ai më qendrim nuk ka
As palcë kurrizore
është rreshqanor,
është helmues
Me gjitha sëmurjet infektuese
Në shpirt me murtajë
I vrarë nga lija e pasigurisë
Por jeta eshte edhe më e veshtirë
Dhe është mirë që e bënë të harroj

Se guri nuk është guri kur nuk rri në vend te vet.
Sa shumë ka për të kafshuar
Kur ta kuptosh këtë të vërtet

Prap guri peshon guri
Vetem ne vend te vet

Topi se luan

Kjo është poetikë shekullore
Kjo është poetika e tragjikes
E popullit më të madhe në Botë
Kjo është tragjikë e mergimtarit
Lotë i hidhur e zë i dridhur
Mjeshter i lodhur
Qindra gjuhesh përfolur
Apet se apet guri peshon

më së miri
në vendin e vet…

Ditën e dytë e timit vjet te ri
Prap shpifje e akuza
Prej një hardhuce
Prej një bukuroshi
Prej një huti
Prej një lepuroshi
Qe e kishte mbushur plotë krojshen
Dredhza , arra e molla jo
Po rrena e rrokopendla
E mesuesi im thenë
thente dhëmbet për dije e shkolla
thenë dhëmbet për poezi
vërtet guri peshon
peshon rënd vetem ne vend te vet
Ai fëmijë me flet per poezi
Tash sa vjet jam me muze
Në gji , thithur e grisur
E perfundi
Prej kur ai ka qene fëmijë
Më byth në hi e (hirëra…)

Ditën e dytë te vjetit te parë
te mesjetës sime
U zgjova gjum e zhurmë
E kreva punë të përditshme
E eca rrugës kryesore
Afër shkollës fillore
Qe tash e dhjetë vjet ka mbetur e zbrazet
Nuk ka as një nxënës, as një femijë
Kjo është shkolla e dytë e zbrazur
Prej trijave ka mbetur një,një shkollë
Ku kanë shkuar fëmija ?
Ku kanë mbetur ardhmeria?
Unë eci rrugës kryesore
Rruges që e presin rrugët e dorës së dytë
Një opingë borë deri ne qendër ka rënë
Bie kambana e kishës
Ka edhe sinagoga,
ka edhe xhami pa marak diku
në ndonjë shtëpi te vjeter së Anitës i duhen paret
per të kuqet e vesë...

Eci kalldremit i lodhur si në Shkodër
Ditën e ditëve të vjetit
Ditën e pasditëlindjës sime

Ditën e pasditëlindjës sime
Takohem më ata që takohem shpesh
Dhe si gjithëherë flasim
dhe mendojmë ,
dhe komentojmë,
dhe bisedojmë,
si ta ndihmojmë Kosovën
shumë te rënda ka plagët…
e dikujt nga goja si për inat i shket
prap or mik guri peshon rëndë
vetëm në vendin e vet…
e thotë dikush prej nesh
e thotë haptas e jo ne vesh
jo ne vesh as pas shpine…
si do të na ndihmojë Kosova ne se…
këtë kush nuk e di

Në Shkoder
Në Tiranë
Në Prishtinë
Në Tetovë
Në Prizrenë
Gjithkund nder shqiptarë
është mrekullia
Në oborr te njëratjetrës
pikun
Kisha e Xhamia…
Por jo urrejtja jo!
Jo as hasmeria
Së feja e shqiptarit është shqiptarie
Prap e apet
Apet e prap
guri peshon guri vetem ne vend te vet

ditën e dytë të ppasditlindjës sime unë e di saktësisht
se rruga ime është drejt vetës sime
dhe nuk kam punë me asseecilin por me vetën time
kur shkruaj poezi
kur dua atdheun tim
kur dua te dashurën time
mirë do të ishte sikur edhe tjerët ta kuptojnë
se unë jam guri që nuk rrokulliset

Mainz e merkure 27 mars 2008

 

Dimri i decentralizimit

 


Flamuri i bardhë i Lutfi Hazirit

 


Ata politikanë që shtyheshin me bërryla për të dalë në media në kohën e negociatave për decentralizimin nuk duhet t’i ikin tani përgjegjësisë vetëm dy javë para propozimit të Ahtisaarit, por duhet t’i shpjegojnë miletit se çfarë kanë gatuar në Vjenë. Për shembull Lutfi Haziri.


Shkruan: Sami Kastrati

samikastrati@koha.net

 


Zëvendëskryeministri i Kosovës Lutfi Haziri ka bërë një salto politike javën e kaluar. Dy javë para se ndërmjetësi i OKB-së Martti Ahtisaari të jap propozimin për Kosovën, i cili pritet të jetë katastrofë sa i përket decentralizimit, ai dëshiron të lëshojë postin e ministrit të Pushtetit Lokal dhe në këtë mënyrë t’i ikë përgjegjësisë. Postin me gjasë do ta marrë ndonjë aktivist tjetër i Lidhjes Demokratike të Kosovës që nuk ka ide me decentralizim, me rëndësi që në biografinë e tij të shkruajë se ka qenë ministër. Lutfi Haziri i ka përvjelur bukur mëngët dhe e ka gatuar procesin e decentralizimit, ndërsa tani kur vjen puna të hahet pitja e gatuar prej tij, ai ik, dorëzohet, ngrit flamurin e bardhë.
Kur patën filluar bisedimet e Vjenës në shkurt të vitit të kaluar, Haziri dhe anëtarët e tjerë të delegacionit shtyheshin me bërryla në aeroportin e Prishtinës se kush po flet më shumë për media. Gjatë të gjitha raundeve të bisedimeve në Vjenë ai pothuaj asnjëherë nuk ka lejuar që para gazetarëve të flasin anëtarë të tjerë të delegacionit të Kosovës. Ka dalë vetë, duke përsëritur përherë të njëjtën buzëqeshje për fotoreporterët dhe duke përtypur fjalët e njëjta, pa asnjë kuptim dhe me një anglishte të dobët. Shpeshherë të pakuptueshme. Rrjedhimisht asnjë gazetar i huaj nuk i ka bërë pothuaj asnjë pyetje.
Lutfi Haziri dhe vartësit e tij silleshin ashtu thua se po ktheheshin nga finalja e kampionatit botëror. Madje gazetat në Prishtinë u përfshinë nga ky entuziazëm dhe patën shkruar se Prishtina ka shënuar fitore 1:0 që në takimin e parë negociues me delegacionin serb. Mirëpo, ky entuziazëm politik nuk kishte zgjatur shumë. Procesi po komplikohej dhe terreni po bëhej i rrëshqitshëm për të shënuar më gola. Kosovarët, duke mos pasur shumë haber për teknikat e negocimit dhe duke qenë të përgatitur shkel e shko në trajnimet për negociata që po mbaheshin në Shkollën Policore në Vushtrri, shkuan në Vjenë me idenë që të paraqitnin gjithçka që kishin që menjëherë në raundin e parë.
Kjo ishte kundër vetë konceptit të negocimit. Të negociosh do të thotë që nuk e merr atë që e ke shprehur si qëndrim fillestar, por ndoshta gjysmën e saj. Dhe fundi i procesit do ta sjellë këtë fakt. Mos kënaqjen as të apetiteve serbe dhe as atyre shqiptare. Njerëzit e Ahtisaarit kanë thënë ditëve të fundit se kosovarët nuk do të jenë të entuziazmuar me propozimin e emisarit të OKB-së për statusin e Kosovës. Çka do të thotë kjo? Copëtim i Kosovës? Numër edhe më të madh komunash serbe, të cilat do të kenë lidhje me Serbinë?
Duhet përkujtuar se mënyra se si Haziri ka njoftuar opinionin për decentralizimin ka qenë e mangët, për të mos thënë skandaloze. Zakonisht ai ka kultivuar një lloj llafazanërie të përçartur, duke thënë se decentralizimi do t’ia afrojë pushtetin qytetarit, përfshirë edhe shërbime më të mira, më efikase, më transparente. Legjendare janë ngatërrimet që Haziri përherë ua ka bërë fjalëve “kontekst” dhe “kontest”. Por, asnjëherë s’ka dashur të shpjegojë që procesi i decentralizimit fund e krye ka qenë çështje e krijimit të sigurisë më të madhe dhe autonomisë lokale për serbët. Presioni ndërkombëtar për decentralizim të pashembullt të pushtetit në Kosovë ishte shtuar sidomos pas ngjarjeve të marsit 2004, të cilat i dhanë argumente emisarëve perëndimorë se pakica serbe në Kosovë duhet të organizojë jetën e saj në mënyrë shumë të pavarur nga institucionet qendrore në Prishtinë.
Pikërisht për këtë mosbesim ndaj shqiptarëve kishte filluar të kërkohej mekanizmi që do të ofrojë siguri për serbët: në polici, në gjyqësi dhe të drejta të tjera të rezervuara në Kuvendin e Kosovës me anë të mekanizmit që njihet sot si shumicë e dyfishtë. Domethënë për çështje që lidhen me serbët deputetët shqiptarë në Kuvendin e Kosovës nuk mund të marrin asnjë vendim pa votat e tyre. Rrjedhimisht pakica serbe do të ketë një nivel të drejtash që asnjë pakicë tjetër në Evropë nuk i ka marrë deri më tani. Të shpallur si “rast unik” serbët e Kosovës do të kenë përherë mundësi të bllokojnë qeverisjen e Kosovës. Shumica e dyfishtë në Kuvendin e Kosovës e garanton një gjë të tillë. Këto garanci tashmë i kanë dhënë kosovarët dhe këto kanë qenë kërkesat kryesore të serbëve të Kosovës. Asnjë çështje me rëndësi vitale nuk mund të vendoset edhe pa shumicën e serbëve në Kuvendin e Kosovës. Me këto mekanizma do të thellohet ndarja e thellë jo vetëm politike e Kosovës. Ditë më parë edhe i dërguari amerikan për statusin, Frank Wisner ka thënë: “Serbët do të jenë pakica më e mbrojtur në Evropë”. Ndoshta kryetari i komunës së Istogut, Fadil Ferati, i cili po përmendet si kandidat për ministër të Pushtetit Lokal, vërtet e sheh të rëndësishme për biografinë e tij që të merret me zbatimin e decentralizimit.

 

(samikastrati@koha.net, Gesendet:  Dienstag, 9. Januar 2007 10:20:29, An: kadrimani@hotmail.com,  Betreff: Pergjigjja!

 

I nderuar,
 
Ju falemnderit per interesimin qe shkrimi te botohet ne mediumin Tuaj, por une nuk jam ne dijeni se cilin medium e perfaqesoni. Perndryshe nuk ka ndonje telashe shkrimin mund ta merrni.
 
Te fala
 
Samiu
 
Sami B.KASTRATI
Political Journalist
KOHA Ditore-daily
Tel: +377 (0) 44 31 51 96)

 

Naser Aliu

 

Fytyrat Ballkanike

 

 

Fytyra e Serbisë

Shpesh, para vendimit të statutit të Kosovës, po dëgjohen kërkesa për ruajtjen e fytyrës serbe. E si po ruka ajo?  Duke nxirë fytyrën e viktimës.

 

Fytyra maqedone

Dikur shqiptarët diskriminoheshin nga maqedonët: tani u demokratizuan dhe populli shqiptar po mashtrohet  nga shqiptarët dhe diskriminohet nga maqedonët. Mijëra shqiptarë kanë mbetur pa shtetësi! E partitë shqiptare patriotike? Ato prodhojnë patriotizëm!

 

Fytyra e Shqipërisë

Salo Berisha pohoi: “ Ne i kemi shitur naftë Serbisë, pardon, Malit të Zi, sepse nuk kemi dashur assesi ta lëmë Kosovën në gjendje të mjerueshme!”

Shoqatat dhe klubet shqiptare në Perëndim mblodhën disa miliona Euro, që,  do t´i dërgohen Malit të Zi. E kanë ndërmend ta ndihmojnë Kosovën!

 

Fytyra kosovare

Partitë tona shumohen me ndarje, si krimbat. Nga PDK është shumuar me ndarje AAK. Nga LDK është shumuar: Partia e Re e Kosovës, Alternativa Demokratike dhe Lidhja Demokratike.

Për ta evituar krimbizimin e mëtejmë, partitë tona duhet ta shpallin krejt anëtarësinë  kryetar! Kështu fashiten ambicjet e tejtheksuar për tu bërë prijës me çdo kusht!

 

Fytyra e rumune

Rumunia u fut në BE me qerre dhe kuaj. Tash po e shesin edhe kështjellën e kontit të Transilvanisë:Drakulës. Evropa u bë me dhëmbë dhe tani po i zgërdhihet kërcënueshëm Ballkanit.

 

Fytyra bullgare

Bullgaria u futë në Evropë me kos, dhe këtë produkt e shet në perëndim. Ndoshta

së shpejti