KRYEARTIKULLI
ÇKA TREGUAN VOTIMET E SIVJETME?
POSTSKRIPTUM ZGJDHJEVE NË KUVENDIN VI ZGJEDHOR TË LDK-së NË KOSOVË-2006
Shkruan: Kadri Mani
“Ka ardhur koha që bota t’i mbështesë shqiptarët në projektet e tyre për vetëvendosje dhe, pse jo, për RIBASHKIM NË NJË SHTET KOMBËTAR SHQIPTAR me madhësinë e Zvicrës, duke krijuar kështu një ekuilibër në zonën e Ballkanit, që historikisht është konsideruar fuçi baruti. Në këtë mënyrë shtetet e Gadishullit Ballkanik do të INTEGROHESHIN në mënyrë paqësore e të qytetëruar në Evropën e Bashkuar të së ardhmes...“
Këto zgjedhje treguan mjaft mirë se neve shqiptarëve ende po na mungon demokracia amerikane. Në Amerikë- tregonte Hysen Tëerpeza- vota është e shenjtë dhe e paprekshme, e pacenueshme. Anëtarit të një partie ia merr mendja se deputeti i tjetrës parti është më i mirë, më i zoti për kryetar të SHBA-ve dhe ai voton (hapur) për kandidatin e partisë tjetër, pa droje se mund t’ia zëjë për të madhe kushdoqoftë nga partia e vet.
Edhe neve në Mërgatë fletëvotimet na vinin nga Vjena: veçantë burrit dhe veçant gruas. E para që na ra në mend të pyetnim me habi ishte: pse kanë shpenzuar (kot) pulla postare!? Dhe vrik na u kujtua “sekreti”: që të votonin të pavarur bashkëshortët nga njëritjetri!! Pikëçuditëset le të vlejnë vetëm për mendjelehtësinë tonë shqiptare. Dhe po shtoj- mbarëshqiptare, sepse jemi dëshmitarë të votimeve të fundit në Shqipëri dhe mënyrën dhe odisejadën e numërimit të votave!!
Kjo do të thotë se na mungojnë 2 (dy) institucione:
1. Institucioni NDREQJE GABIMI-KËRKIM FALJE dhe
2. Institucioni NDJENJA E PRONËS (DALLIMI) PRIVATE-SHOQËRORE alias AFTËSIA SHTETFORMUESE.
Të parën (pjesërisht) e kemi pasur: “Rilindja” e zbatonte me përpikëri Institucionin NDREQJE GABIMI-KËRKIM FALJE, në veçanti në tekstet e Dr. Fehmi Aganit: s’kam thënë ashtu po kështu: citohej gabimi dhe citohej përmirësimi i gabimit. Vetëm që këtë kërkim falje duhet ta zgjerojmë e ta shtrijmë në të gjitha fushat e jetës, sikur që e ka Evropa: për çikje me mëngë, për shkelje në këmbë, për leje të paraqitjes me ndonjë pyetje: “Më fali ju lutëm, a mund të iu drejtohem?”.
Të dytën- nuk e paskemi pasur kurrë!! A po ma jep çikën për hatër-a po ma jep votën për hatër!?! Tregti me njerëz-tregti me vota!!
Duhet bërë dallimin e pronës private nga prona shoqërore: ai laps (çantë) është e jotja, ky laops (çantë) është imja dhe mund t’i falim a t’i shesim apo t’ i ndërrojmë, sepse janë pronë private dhe bëejmë ç’të dëshirojmë me to. Ama vota nuk kërkohet me ngulm e me miqësi, përveç me anë të propagandës të hapur me anë të mjeteve të informimit. Dhe pastaj bezdisja e përgojimet rrugaçe se kush na qenkësh anti-Kryeziu, anti-Daci, anti-Sejdiu!!!
Shkurt, Amerika do të na bëjë Shtet dhe për hajr na qoftë, pa e merituar plotësisht, dhe, nuk dihet se si do ta mbajmë Shtetin?
Ama deri më sot një gjë dihet dhe kjo është tejmase e dhembshme: po të mos ishin forcar ndërkombëtare ndër ne, as do të mbaheshin zgjedhjet në Kosovë dhe as në Shqipëri pa plasur lufta civile vëllavrasëse!?!
E kjo s’ka asgjë të përbashkët me civilizimin, por anasjelltas, ka të bëjë me papjekurinë, me naivitetin dhe me primitivizmin; primitivizëm ky i llojit të veçantë allashqiptarçe: jo nga analfabetizmi, por nga inteligjencia përfaqësuese e analfabetizmit, e papjekurisë, e naivitetit, e primitivizimit dhe e injorancës!!
Dy shkrime paralele polemizuese ose dueli Maks Velo-Ibrahim Kadriu: 0=8!!
Si guxoni ju, zoti Velo!?!
Shkruan: Ibrahim Kadriu, shkrimtar- Prishtinë
Maks Velo, sigurisht që ka biografinë e vet, të cilën, tani e tutje, as do të dëshiroja ta mbaja mend. Në një rast (të vitit të kaluar), pata ndjerë dhimbje për të; me rastin e rrahjes që i ndodhi në Tiranë. Pas paraqitjes së tij spektakulare, me atë mendim të cilin, shqiptarët e Kosovës, do ta prisnin vetëm nga Shesheli, më kaplon një ndjenjë johumane, e cila sikur më nxit ta “arsyetoj” atë rrahje të atëhershme të tij.
Maks Velo, me një logjikë të tillë prej maniaku, nuk meriton as debatin (jo më vëmendje), i cili po zhvillohet në faqet e “Shekullit”, rreth deklaratave të tij. Duhet t’ia bëj me dije Maks Velos se në Kosovë, megjithatë, ndiejmë dhimbje për varfërinë logjike, shpirtërore e njerëzore të tij, pikërisht pse mori rolin e papërshtatshëm që nuk të jepë rast të qeshësh, por të qash për fatin e tij, për fatin e njeriut të humbur në këtë hapësirë gjithëshqiptare, të njeriut që ka probleme me vetveten dhe, si i tillë, ka nevojë të mënjanohet në vetminë e tij. E di se në Shqipërinë nënë (ne, megjithatë, vazhdojmë ta quajmë nënë Shqipërinë), ka ekspertë të shumtë në këtë fushë, prandaj ata ekspertë duhet të merren me të e jo estetët, shkrimtarët, filozofët... Këta të fundit, më së paku, do të kishin punë me të tillin, Maks Velon, sepse shumë shpejt do të arrinin ta bënin kategorizimin e portretit të tij me shprehjen: anakronik!
Ne në Kosovë jemi të ushtruar me të tilla deklarata. I kemi pasur dhe vazhdojmë t’i kemi me bollëk nga fqinjët, të cilëve me shekuj ua kemi bërë me dije se nuk i pranojmë për integrim, duke menduar, brez pas brezi vetëm në integrimin e natyrshëm, i cili do të vijë, patjetër do të vijë. Pavarësisht nga logjika e sëmurë e Velos. Dhe kur të arrijë ajo ditë, Maks Velo (e të tjerë si ai në të dy anët e kufijve) do të shtrëngohen të marrin arratinë dhe të strehohen andej kah, edhe sot e gjithë ditën, sllavët, domethënë serbët, ushtrojnë zejen e tyre të nënçmimit të kombit shqiptar, pikërisht në atë masë që nënçmon Velo shqiptarët e Kosovës. Atje, në atë paranoizëm serb, shqiptarët e Kosovës kanë qenë dhe janë në shënjestër të vazhdueshme, herë si të kategorisë së dytë, herë si vandalë, herë si kriminelë, herë si dhunues... madje, o trishtim, serbët kanë arritur të bëjnë edhe aso inskenime, me shqyerjen e bythës (me shishe birre) vetëm e vetëm se shqiptarët si dhunues nuk zgjedhin... (Velos, sigurisht, i kujtohet rasti i Martinoviqit. Po ia përmend këtë emër, sepse ambiciet e tij... sipas pohimit të një mikut tim, i ka të ngjashme me Martinoviqin), por nejse, fjalën e kisha te ne kosovarët që jemi të ngopur me të tilla deklarata.
Prandaj, i panderuar Velo, të qoftë me fat anakronizmi yt dhe fare mos mendo se, sipas vullnetit tënd, ne shqiptarët e Kosovës do t’ua kthejmë shpinën vëllezërve të tjerë shqiptarë kudo qofshin përtej kufirit të Kosovës. Ti, në këtë kohë demokratike, ke të drejtën tënde të futesh në lëvozhgë dhe të merresh me vetveten, por ke bërë një gabim tjetër: duke dashur ta mbrosh të madhin Kadare, ke mbetur në vogëlsinë tënde dhe, besoj, po aq sa e njoh veprën dhe personalitetin komplet të shkrimtarit të madh Kadare, nuk i ke bërë kurrfarë nderi. Me të tilla deklarata, ia ke ndyrë ambientin shkrimtarit të madh dhe, besoj, se Kadare, do të gjejë rastin të të thotë në mënyrën e tij fine, se nuk ke nevojë ta zbrazësh mllefin tënd kundër shqiptarëve të Kosovës përmes emrit të tij, sepse Ismail Kadare si ambasador i gjithë shqiptarëve në botën ku ne nuk mund të arrijmë aq lehtë, ka thënë për Kosovën gjithë atë që ne as kishim mundur ta themi, as jemi kujtuar ta themi.
Kosova gjithë herë është përpjekur që ta nderojë (dhe vazhdon ta nderojë) shkrimtarin e madh, i cili aq shumë ka bërë për Kosovën atje ku është dashur të bëhet dhe ai, në asnjë mënyrë, as ka thënë ndonjëherë e as do të thotë se shqiptarët e Kosovës janë të kategorisë së dytë, se siç thua ti, do ta kenë pavarësinë por nuk do të munden ta mbajnë. E po, fli i qetë se “ zotërinë “ tënde Velo nuk do ta thërrasim të na mësojë se si duhet të veprojmë me pavarësinë, sepse druajmë, se kur të vish ndonjëherë tjetër në Kosovë, do të ngatërrohesh duke kërkuar Martinoviqin, për t’ u çmallur me të.
E sheh, deri në këtë rresht e kam lënë anash Qosjen, s’ia përmenda emrin, sepse jam bindur se ti Qosjen e kishe vetëm pretekst, ndërkaq atë urrejtje patologjike ndaj kosovarëve e kishe të akumuluar kush e di se kur. Qosja, njësoj si dhe autoriteti i Kadaresë, e ka trasuar rrugën e të arriturave dhe, as unë, as ti, e askush tjetër, me çfarëdo fjalori fyes, nuk do të ketë fatin t’ia zbresë meritat që i ka arritur me gjithë atë punë kreative dhe vazhdon të jetë kreativ.
Krejt në fund, patjetër më duhet t’i kërkoj falje lexuesit për këtë mënyrë shkrimi, që nuk i takon natyrës sime si krijues, ama ishe ti, Velo, që më imponove këtë lloj komunikimi, me këtë zhargon të papranueshëm nga ana intelektuale.
--------------
(Lexoni e (mos) besoni!
Qoseizmi, ose teoria e urrejtjes
Shkruan: Maks Velo
Ky debat i ashpër ishte i domosdoshëm, sepse për dekada këto probleme nuk po diskutoheshin hapur. Nëse Qosja ka një meritë të vetme në shkrimet e tij, është se, për herë të parë, ai shkruan ato që mendon, ato që i ka menduar gjatë. Artikujt e tij janë testamenti i tij. Për herë të parë njohëm Qosen e vërtetë. Ai pa u bërë aspak merak për pasojat, godet dy figurat më të shquara: Nënë Terezën dhe Kadarenë. Është i vetmi që ka dhënë argumente të tilla me një ligësi dhe xhelozi të pamatë. Tani i kuptoj nga vinin frymëzimet për deklaratat e Myftinisë së Shkodrës, për mosvendosjen e monumentit të saj: nga Prishtina. Ka kohë që Qosja po vërtitet në qiellin shqiptar të letrave dhe mendimit me tone urdhëruese dhe kërcënuese. Qëllimi i tij final ka qenë Kadareja.
Duke asgjësuar Kadarenë, piedestali mbetej bosh dhe ne do të vendosnim Qosen. Këtu dhe bëri gabimin fatal dhe të pakorrigjueshëm. Kadareja është një gjeni. Qosja është një farë mendimtari dhe shkrimtari kosovar, dhe meqenëse vetë kosovarët na kishin mësuar se ata i quanin popull i kategorisë së dytë, unë e pranoja edhe Qosen si një fare akademiku i dorës së dytë. Dua të kujtoj një ngjarje në dhjetor të vitit 1991: ishte një delegate e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, dhe unë shkoja për herë të parë në Kosovë.
Në mëngjes na thanë se do të shkonim t’i bënim një vizitë akademikut Qose. Kur vajtëm te shtëpia, shoh që të katër anëtarët e delegacionit u vunë në radhë dhe po hiqnin këpucët. Ndeja i fundit, pyes Çashkun, që ishte para meje, më thotë hiq këpucët se ndryshe nuk futesh dot. Pashë ç’pashë i hoqa dhe unë. Dhoma e madhe ishte shtruar me tapete si në një xhami. Në krye ishte ulur në mënyrë impozante akademiku ynë. E kujtova edhe këto ditë me Çashkun këtë ngjarje; na i hoqën këpucët me urdhër, më përsëriti Çashku. Është i vetmi rast që në një vizitë të tillë, ku shkoj për herë të parë, detyrohem të heq këpucët. Që atë ditë më ka ngelur një fyerje nga Qosja, një si dhunim i pashpallur…. Më nuk e kam takuar dhe nuk dua ta takoj…Por edhe në Kosovë nuk kam shkuar më….Asnjë popull nuk ka më një shkrimtar, atë raport që kemi ne shqiptarët me Kadarenë. Duke goditur Kadarenë, ai na fyen të gjithëve, sepse ai tani është një krenari kombëtare. Dhe zgjodhi momentin më delikat dhe të çuditshëm, kur fama e tij po ritet dhe ai po vlerësohet ashtu si e meriton në të gjithë botën. Dhe sa më shumë që kalon koha, aq më shumë do të vlerësohet. Ka shkrimtarë që menjëherë arrijnë kuotat maksimale, ka të tjerë që për arsye të caktuara i arrijnë mbas shumë kohësh; i tillë është rasti i Kadaresë.
Kur ai të përkthehet plotësisht në anglisht, atëherëë figura e tij do të marrë përmasa të tjera. Sidoqoftë, letërsia moderne evropiane nuk mund të kuptohet pa të. Kadareja, për mua, është një fenomen i çuditshëm. Dhe çudia është si është e mundur që ky njeri lindi në një kontekst si ai i yni, ku ka ndër të tjera edhe akademikë si Qosja?
Profesori nga Shkupi, Zekerija Ibrahimi, në artikullin “BREGOVICI DHE TATLISESI” (SHEKULLI 20 PRILL) deklaron se: ”…Shqiptarët e ish-Jugosllavisë ngadalë po e ndërrojnë epiqendrën e tyre etnike dhe kulturore drejt Prishtinës, mbase dhe për këto sjellje joserioze të bashkëkombësve të tyre në Republikën e Shqipërisë e të autoriteteve shtetërore të Republikës së Shqipërisë. Dhe kjo jo nga dëshira – ata janë të refuzuar nga “shteti amë”.”
Po cilat janë këto dëshira të vogla që ne u a refuzojmë? Të mos pranojmë kërkesat e Bashkimit Evropian për një mirëkuptim me të gjithë popujt e Ballkanit. Shqiptarët ortodoksë janë Grekë, pra nuk janë shqiptarë. Ta pranojmë historinë tone dhe të mos mundohemi ta korrigjojmë. Të zihemi dhe të jemi armiq me të gjithë popujt e krishterë të Ballkanit: dhe me grekët, dhe me maqedonasit, dhe me bullgarët, dhe me rumunët, dhe me serbët, dhe me kroatët, dhe me sllovenët dhe me malazestë. Të mos bashkohemi me Evropën dhe të refuzojmë Amerikën. Ta konsiderojmë veten tonë si lindorë, islamikë, dhe të njehsohemi me to. Të DUAM BABËN, dhe filozofia jonë udhëheqëse të jetë haxhiqamilizmi.
Ja si shprehet ai : « …në ekstazën e orgazmës së tyre me Perëndimin janë dalldisur pas politikës evro-amerikane dhe kanë harruar se politika shumë shpesh i ka mashtruar shqiptarët në formësimin e identitetit të tyre». Pra, ne po bëjmë një orgazmë me perëndimin (fjalor shumë i lakmuar, tamam prej profesori) i cili po na mashtron, si zakonisht…
Është e vërtetë, qoftë shoqëria, qoftë qarqet politike apo akademike, në Shqipëri janë bërë koshientë për dëmin e madh që i vjen Shqipërisë nga deklarimet e papërgjegjshme se Shqipëria është shtet mysliman, dhe po bëjnë ç’është e mundur për të sqaruar opinionin evropian dhe atë amerikan.
Dhe pikërisht në këtë moment që ka filluar të kuptohet dhe të pranohet kjo e vërtetë, është ky reaksion kaq i ashpër i qarqeve fondamentaliste myslimane në Prishtinë apo në Shkup, që kohët e fundit kanë marrë barrën që të na tërheqin zvarrë drejt lindjes. Drejt Lindjes. Nëse ata quajnë epiqendër etnike dhe kulturore etnitetin arab dhe kulturën islamike, sigurisht Tirana nuk u a siguron dot më këtë qendër. Tirana është kryeqytet evropian dhe i tillë do të mbetet.
Qosja është në të njëjtat teza me Ibrahimin, dhe jo vetëm me të; janë një tabor i tërë shkrimtarësh, studiuesish, artistësh, politikanësh, teologësh, të cilët deklarohen vazhdimisht për përkatësinë islamike të shqiptarëve. Tetova është bërë një nga qendrat kryesore islamike në Ballkan. Ibrahimi thotë se osmanët kanë qenë superfuqi. Po kanë qenë superfuqi e masakrave, e thirrjeve dhe e prerjes së kokave; e jeniçerëve dhe e hallvës.
Superfuqi është një atribut që nënkupton vlera jo vetëm ushtarake. Si është e mundur që në Turqinë e sotme nuk ka një qendër të studimeve ballkanike ose shqiptare? Përse të gjitha arkivat ndodhen në Vatikan apo Venedik ? Përse të gjithë studiuesit e shqipes dhe të Shqipërisë janë nga vendet e krishtera evropiane ? Përse nuk ka një fakultet të studimit të gjuhës shqipe në Stamboll apo Ankara, kur ka në S. Perterburg, Torun, Palermo, Milano apo Paris? Përse nuk ka një diasporë shqiptare në Turqi, kur aty kanë shkuar me miliona shqiptarë? Përse diaspora gjithmonë ka qenë e krishterë, qoftë në Itali, Greqi, Bullgari, Rumani deri në Rusi? Përse shqiptarët myslimanë janë tretur në Turqi si sheqeri në hallvë? Për çfarë patriotizmi mund të flasin ata që tradhtuan fenë e të parëve dhe fenë e të gjithë Ballkanit dhe Evropës, Krishterimin. Shqipërinë e ka sjellë në këtë gjendje (si vendi më i prapambetur dhe më i varfër), pikërisht kjo tradhti nga një pjesë e shqiptarëve. Shqipërinë e solli në këtë gjendje Islami, që ishte një regres i pashembullt. Jemi i vetmi popull në Evropë që kemi përjetuar një tragjedi të tillë. Të paktën tani pasardhësit e tradhtarëve të heshtin.
Ato që thotë Qosja kundër Kadaresë i kanë thënë më parë Lubonja, Kolevica, Trebeshina, Baleta etj….dhe prandaj ai duhet t’i kishte cituar. Interesant është fakti se kohët e fundit qendra e sulmeve kundër Kadaresë është zhvendosur në Kosovë; tani kuptohet kush është organizatori dhe frymëzuesi. Qosja, në mënyrë naive, kujton se tani që është kurorëzuar në Prishtinë « si më i dituri», do të vijë të na habisë dhe në Tiranë, dhe pastaj do të pushtojë hapësirën gjithë shqiptare me gjithëditurinë e tij!!!
Gabohet Qosja. Dhe kjo sepse Qosja është një dijetar tipik islamik, tërësisht lindor. Kjo nga mënyra e të menduarit.
Nga logjika e tij. Nga fshehtësia e tij. Nga pabesia e tij. Çdo krijues apo studiues, çdo shkrimtar, artist, gjuhëtar apo shkencëtar ka veç ADN-së biologjike dhe një ADN të fshehur krijuese dhe zbuluese, e cila është e padukshme, e paidentifikueshme dhe e paanalizuar. Është kjo që udhëheq mendimin progresist apo regresiv. Qosja këtë AND e ka islamike dhe gjithë jetën është udhëhequr prej saj.
Para pesëmbëdhjetë vjetësh erdhi në Tiranë një tjetër kosovar, Ajdin Sejdia, që na bëri një gropë në mes të Tiranës.
U deshën pesëmbëdhjetë vjet që gropa të mbushej prapë. Qosja në këto ditë që gropa u mbyll, hapi një tjetër gropë, një grope virtuale. Gjithmonë këtë do të bëjnë kosovarët me Shqipërinë? Qosja me këtë debat dhe shkrimet e tij ka dëmtuar rëndë Kosovën, pikërisht në momentin më delikat, kur zhvillohen bisedimet për statusin e saj. Nuk ka dyshim që i gjithë ky debat është vëzhguar me kujdes nga ndërkombëtarët, të cilët me këtë rast mbajnë edhe shënimet e duhura. Nuk më vjen mirë që shkrimet kundër tij në Kosovë kanë qenë të pakta. Dëmi i dytë është këtu në Shqipëri, konkluzioni im është: me Kosovën dhe kosovarët duhet të jemi shumë më të kujdesshëm. Po të zhvillohej një referendum për bashkimin me Kosovën, unë do të votoja kundër. Janë akoma primitivë dhe do të na hapin probleme pa fund; le të rrinë të rregullohen vetë njëherë. Mbas pavarësisë, nuk do të dinë ç’të bëjnë me të. Ka mundësi të bëjnë nja dhjetë “REVOLUCIONE DEMOKRATIKE TË VONUARA” ala Qose, si ai i joni i 97-ës. Janë qaramanë dhe duan gjithmonë që të projektojnë fajet që i bëjnë tek të tjerët. Mos fajtorët e ardhshëm janë shqiptarët? Mjerë ata popuj që kanë të tillë “udhërrëfyes” si Qosja, tipikë për vendet islamike dhe të botës së tretë.
20/06/2006
PIKËNISJA JOTE NË ERRËSIRË
TYMI DHE FLAKA ISHIN DËSHMITARË
E PA PARË, EMBRION GRANIT
FILIZË QË PREMTON JETË DHE LIRI
FETUSËT SHQIPTARË ISHIN SHËNJESTËR
SHPRESA JONË ISHE, NË ATË PAKOHË
" DO TË LIND NË LIRI, LIRI"
SË BASHKU RRITEN, ZHVILLOHEN
NË HARMONI, SI KOSOVA NË ILIRI
Pjetër Arbnori dhe "Shtetet e Bekueme të Amerikës"
14 July, 2006 nga admin
Në vend të një përcjellje nga larg të qëndrestaritantikomunist, shkrimtarit, politikanit, njeriut-Pjetër Arbnori…
Nga Dalip Greca
Të hënën, Shkodra dhe gjithë Shqipëria i dha lamtumirën e fundit Pjetër Arbnorit. Bilanci i jetës së tij qe vërtetë tragjik; në moshën 26 vjeçare u burgos për të dalë prej qelive vetëm pas 28 vitesh. E sfidoi vdekjen, edhe pse qe dënuar me vdekje. Nuk u thye as kur në përfundim të dënimit i shtuan edhe 10 të vite të tjera. Atëhere e sfidoi vdekjen sepse i
dilte ballazi, ndërsa tani ajo e kafshoi tinëz…Dhe s’mundi ta risfidonte…Iku duke lënë pas një dhimbje të përgjithshme, një mirësi të çuditshme, një tolerancë shembullore… edhe një farë pengu doemos. Nga 3 korriku e këndej krahas sëmundjes që e përgjonte, shfaqej dhe një peng …Ndoshta ishte ai pengu që e lanë në baltë atje në fushatën elektorale,kur ia trafikuan votat… ndoshta edhe ai emërimi i përgojuar, që nuk iu
realizua…A nuk e patët dëgjuar tek thoshte rrallë:"Të gjithë po më urojnë për ambasador në Vatikan…, por s’më ka thirrë njeri akoma"…Ndoshta nuk e duroi "pushimin" e parakohshëm dhe divorcin nga politika. A nuk qe shprehur ai se: "Vuajtja më bëri të merrem me politikë, politika më çoi me ndërgjegje drejt burgut.
Burgu më pasuroi shpirtërisht dhe më bëri të njoh anë të paprovuara të jetës..." …Mos vallë shkëputja prej politikës aktive e bëri të vuaj sërish? …Ndoshta edhe ata që ia trafikuan votat pas kësaj do të jenë penduar siç do të jenë penduar edhe ata që ia prishën atë emrimin që priste…Por ç’rëndësi kanë këto, ai iku…!
Kronika e një jete plot sfida Lindi me 18 janar 1935 në Durrës.Mbaroi shkollën e
mesme me Medalje, por nuk mundi që t’ia përvetësonte vlerat që ajo mbartëte për të gjithë nxënësit. Në vend që të zgjidhte degën siç vepronin të gjitha ata që e fitonin atë, gjimnazistit Pjetër Arbnori nuk ia dhanë të drejtën për të vazhduar studimet e
larta.Gjithësesi më 1953 filloi punën për pak kohë si mësues, pasi Shqipëria kishte aq shumë nevojë. Por s’kalon shumë dhe pas një viti, më 1954 e pushojnë. Në vitin 1956 nis punën në bujqësi si punëtor krahu në Xhafzotaj, Shijak. Me një "dredhi" të sajuar me guxim, me dokumente të rreme, mundi të fillonte me korrespondencë studimet në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin e Filologjisë. Për një kohë rekord, 5 vitet e studimit i kreu në kufijtë e dy vjetëve e gjysëm. U diplomua me rezultate të shkëlqyera. Më 1960
është mësues Letërsie i diplomuar, por...nuk do ta gëzonte gjatë…Ai ishte piketuar për në burg…
Pjetër Arbnori mori pjesë në themelimin e Partisë Social Demokrate, programin e së cilës e hartoi ai vetë dhe ata që e vëzhgonin nuk ia zgjatën…Në pranverën e vitit 1961 u arrestua dhe pas një procesi të zgjatur në kufijtë e dy vjetëve, u dënua me vdekje.Pas tre muajsh, dënimi iu kthye me 25 vjet burg. Në burg qëndroi si sfidant i diktaturës dhe nuk
i rreshti përpjekjet kundër regjimit. Për këtë qëllim atij iu shtuan edhe 10 vjet të tjera burg për agjitacion e propogandë, si dhe për arsye të shkrimit të një romani dhe tregimeve që i kundërviheshin diktaturës.Është i njohur për pozicionin e tij të papërkulshmërisë para torturave dhe për grevat e urisë në qeli.Pat ushqyer iluzionin se shoku i klasës
ndoshta mund të ndërmjetësonte që të punonte si përkthyes…
Pasi kreu dënimin, u lirua në gusht të vitit 1989 dhe punoi si punëtor krahu në një zdrukthtari.Shoku i vet i rinisë me të cilin kishte kryer shkollën e mesme, Xhemal Dymylja, atë kohë në rolin e Sekretarit të Parë të Shkodrës, nuk do ta priste në takimin e kërkuar.
Lëvizja demokratike e gjeti luftëtar për rrëzimin e komunizmit. Mori pjesë aktivisht edhe në demonstratën e parë antikomuniste me 14 janar 1990 në qytetin e Shkodrës,
demonstratë që pat si objekt rrëzimin e bustit të Stalinit. Me 12 dhjetor, në tribunën e
mitingut themelues të Partisë Demokratike, i dorëzoi Azem Hajdarit dhe Sali Berishës një mesazh nga Shkodra demokratike dhe antikomuniste. Me 13 dhjetor 1990 ishte një nga organizatorët e demonstratës antikomuniste në Shkodër, ku u hodh në erë busti i
diktatorit Enver Hoxha.
Pjetër Arbnori u zgjodh kryetar i Partisë Demokratike të Shkodrës dhe pesë herë deputet i Partisë Demokratike.
Funksione -Kryetar i Partisë Demokratike për Shkodrën - Dy legjislatura kryetar i Kuvendit Popullor, 1992 dhe 1996
- Sekretar i Partisë Demokratike Për Marrdhëniet Publike
- Deputet në pesë legjislatura
- Sekretar i Komisionit parlamentar për të Drejtat e Njeriut
- Sekretar i PD-së për Marrëdhëniet me Publikun.
- Anëtar i kryesisë së Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve
- Anëtar i Komisionit parlamentar për Punët e Jashtme
- Kryetari Forumit: "Të drejtat e njeriut kundër dhunës policore"
Titujt, nderimet
- Mësues i Popullit
- "Gjergj Kastrioti Skënderbeu"
-Nënë Tereza
- - Pishtar i Demokracisë
- "Oficer i Madh i Urdhërit të Plejadës (Dhënë nga Asmbleja Parlamentare e Vendeve Frëngjishtfolëse)
"Who’s Hwo"(Instituti Biografik i Kembrixhit ka futur biografinë e Pjetër Arbnorit.)
- Medalja e Shekullit XX për Merita.
Krijimtaria
- Ka shkruar shtatë romane, shumë novela dhe tregime të shkurtra si dhe ditarin sekret me titullin"Lufta për të mbetur njeri", të cilin e ka mbajtur gjatë 28
vjetëve të burgut...
- Ka përkthyer shumë libra nga anglishtja,frëngjishtja dhe italishtja
- Nga viti 1992-2000 ka botuar:
"Murgjit e Mesjetës", "E bardha dhe e zeza", "Shtëpia e mbetur përgjysëm"(për të cilin iu shtuan edhe dhjetë vjet burg),’Vorbulla", "Kur dynden Vikingët","Bukuroshja me hijen", "Vdekja e Gëbelsit", "E panjohura", "Letër nga burgu", "Nga jeta në burgjet komuniste".
Ka përkthyer nga frëngjishtja"Historia e Anglisë" të Andrea Morua. Ka botuar në gjermanisht"Unë kam mbijetuar dhe kam shkruar"-Kujtime mbi priftin gjerman
dom Alfons Tracki...
Arbnori dhe Shtetet e bekueme të Amerikës
Ai kishte një dobësi të veçantë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sa herë që vinte këtu mes shqiptarëve, thoshte ju jeni me fat se jeni këtu, në Shtetet e Bekuara të Amerikës... Ndërsa kur bëri vizitën e parë në Amerikë, ishte vera e vitit 1991.
Sapo demokracia kishte çelë lulet e para edhe pse Parlamenti i parë pluralist zotërohej nga komunistët dhe president i vendit ishte pasuesi i Enver Hoxhës, Ramiz Alia. Mbresat që fitoi nga ajo vizitë mbetën të pashlyera. Në shkrimin që botoi me atë rast"Unë i pashë Shtetet e Bashkuara të Amerikës", kujtonte: Duke shkelur për të parën herë në ontinentin e Botës së Re, m’u kujtua një plak i shkretë që ishte dënuar me 10 vjet burgim për fajin e "rëndë", se i kishte quajtur Shtetet e Bashkuara të Amerikës-Shtetet e Bekuara të Amerikës... Dhe qëndresatri i burgjeve sheh Amerikën dhe e krahason me ato ç’ka thuheshin në Shqipëri...Pa bukuritë e Nju Jork-ut, mahnitet jo shumë nga qiejgërvishtësit se sa nga gjelbërimi(Shqipërinë tonë e kishin zhveshë lakuriq…)Pa pyje, pa lëndina… Udhëtoi 60 milje në brigjet e Hudsonit, dhe u dashurua pas gjelbërimit. Me 4 korrik u ndodh mes mijëra shqiptarëve në një piknik me rastin e 215 vjetorit të Shpalljes së Deklaratës së Pavarësisë, që u bë në një nga parqet me emër jashtë Nju Jork-ut dhe sërish mbeti i magjepsur...Pa urat, pa mrekullitë, pa dy kullat binjake. I ftuar nga Lidhja
Demokratike e Kosovës, ai mori pjesë në përvjetorin e Shpalljes së Republikës së Kosovës. Pa se sa mirë ishin të organizuara degët e LDK-së për Amerikën dhe
shprehu bindjen se Kosova këndej, nga Shtetet e Bekuara e priste çlirimin prej okupacionit serb.
Pa këtu edhe të gënjyerit apo të mashtruarit nga diktatura komuniste shqiptare që i kishte duart e zgjatura deri në Amerikën e largët dhe komandonte me parullën"Përça dhe sundo-Më mirë me Enverin se sa me Titon"... Me 12 korrik shkoi dhe vizitoi Anthony Athanas. U emocionua nga buajria dhe fisnikëria e tij aristokratike. Në fund të shënimeve ai do të
shkruante:Kur i thashë Antonit se kisha bërë një vit burg më shumë se Mandela, ai u prek dhe…kishte fshirë një rrëkezë loti...Qëlloi ta ndërpriste atë vizitë për t’iu gjendur pranë nënës së dashur, që iu nda nga jeta e për t’i hedhur një dorë dhe’...Dhe shënimet mbyllen
me fjalinë:"Vizitën aq të bukur e preva në mes që të vija me kohë për t’i mbyllur sytë nënës së shumëvuajtur. Në Amerikë, para Antoni Athanasit qava,kurse para nënës i mbajta lotët...
Pjetër Arbnori e vizitoi shpesh Amerikën. Dhe sa herë vinte nuk harronte të përsëriste emërtesën e vet:Po vi prapë në Shtetet e Bekueme të Amerikës.
Herën e dytë vjen si kryetar i Kuvendit të Shqipërisë. Vizita e tij përkon me mëngjesin e
Lutjeve. Ishte muaji shkurt 1993. Illyria me këtë rast shënon vizitën e kryeparlamentarit, i cili takoi në një takim të veçantë edhe presidenti Klinton, të cilit i kërkoi ndihmë për Kosovën e robëruar. Komuniteti shqiptar në Nju Jork, Boston, Detroit e priti bujarisht. Në një nga takimet foli edhe për papajtueshmërinë e tij me emërimin e një kryepeshkopi
grek në krye të Kishës shqiptare. Madje ai përsëriti çfarë u kishte thënë zyrtarëve grek: "ne nuk do të kërkojmë që minoritarët t’i këndojnë meshat shqip, ashtu siç nuk duam që meshat e ortodoksve shqiptarë të këndohen greqisht"…
Vizitat e Arbnorit në Amerikë qenë të shpeshta. Erdhi ai këtu edhe në Vitin e Mbrapshtë 1997, vitin e mbrapshtë, kur ne shqiptarëve na kishte rrëmbyer marrëzia e vetshkatërrimit me teorinë e injektuar nga armiqtë tanë- gjysma kundër gjysmës. Erdhi ai këtu për
të përmirësuar imazhin e errësuar të Shqipërisë. Qe përpjekur që t’ia mbushte mendjen ambasadores së athershme amerikane në Tiranë, zonjushës Lino, se faji nuk ishte vetëm i shqiptarëve të marrosur, por edhe i fqinjëve dinakë…Por nuk e kishin besuar. Atëherë ai
pat mbyllur bisedën me paralajmërimin:- Do të dalin të vërtetat, por vonë…Pas 30 vjetësh, kur ju të keni hapur dokumentat…Por do të jetë vonë!…Erdhi që t’i thoshte gjërat hapur këtu…
Arbnori ishte në dashuri të përhershme me këtë vend demokratik. Vitin e kaluar e patëm z. Arbnori sërish në Kishën Zoja e Shkodrës,(Sa herë vinte ën Nju Jork ai shkonte dhe në Kishën shqiptare) siç shkoi edhe në Detroit. Illyria ia shënoi me kronika të zgjeruara dhe
me intervista speciale këto vizita. Madje një intervistë të gjatë ia morëm me telefon. Në fund ai do të pororsiste:Kujdes biri im, se telefoni edhe u shkëput ca herë, por unë kam besim…" Dhe në secilën prej intervistave, ai përsëriste si me shaka: Mos harro biri im, shkruaje vizitat e mia në Shtetet e Bekueme të Amerikës janë përherë të gëzuara…!
Lamtumirë njeriu Pjetër!
Onomastikë
Shkumbini dhe Ulqini - rrjedhoja të së njëjtës paradigmë
(Ruzhdi Ushaku, “Ndihmesa onomatologjike nga hapësira iliro-arbërore”, UP, Fakulteti Filologjik, Prishtinë, 2006)
Prof. dr. Ruzhdi Ushaku, një studiues vërtet serioz në fushën e studimeve gjuhësore, nxori në dritë veprën e tij më të re “Ndihmesa onomatologjike nga hapësira iliro-arbërore”, ku ka përmbledhur një numër të madh punimesh me interes nga fusha e onomastikës.
Pjesa më e rëndësishme e këtij libri ka të bëjë me romanin “Florimont” me syzhe shqiptar-ballkanik, rreth të cilit autori do të mund të bënte një libër të veçantë me interes nga fusha e studimeve gjuhësore, letrare e krahasimtare, sepse thellimet e tij në problematikën e këtij romani aventuror janë aq të mëdha, sa habitemi pse nuk i ka hyrë deri më tash realizimit të një projekti të tillë. Janë sidomos të pëlqyeshme dhe interesante përpjekjet e tij për të shpjeguar origjinën e heronjve të këtij romani, si: Flokart, Matakas, Florimont në dritën e traditës antroponimike dhe patronimike shqiptare, ku mund të thuhet se ka treguar një sukses të lakmueshëm, duke qenë një romanist me formim të thellë filologjik. Një mbështetje të fortë gjen edhe në kontekstin etno-gjeografik dhe etno-linguistik si dhe në tipin e kompozitave emër + emër, emër + mbiemër, ku një rol të rëndësishëm luan edhe topika e gjymtyrës së përcaktuar me gjymtyrën përcaktuese etj.
Megjithatë, meqenëse pjesa “Hidronimi” ka një peshë më vete në studimet albanistike, do të përpiqemi që vëmendjen tonë t’ia kushtojmë kryekreje punimeve të përfshira në të.
Lidhur me punimin për hidronimin a emërvendin ‘Buna’ nuk e shohim të udhës të shtojmë diçka të re nga ajo që kemi thënë edhe më herët, por lidhur me artikullin “Për Bunën në vend të anëshkrimit” do t’i shtonim nja dy-tri fjalë.
Megjithatë, po e riprodhojmë njërin nga paragrafët e këtij artikulli: “Sidoqoftë, hidronimi Varenna vë në dukje praninë e dendur të temës Var/a/ me semantizmin e ujit, rrjedhave, lumit, siç e ndeshim edhe në disa gjurmë onomastike në hapësirën më të gjerë të Ilirisë së dikurshme, në toponime me kunfiguracion ujor (si Vukovar, Bjelovar, Varazhdin), si dhe prapashtesën me variantet –enna ose –ena”.
Lidhur me këto emërvende që mbarojnë në –var kujtoj se kemi të bëjmë me një relik a mbetëz të gjuhëve uralo-altaike, ku kjo fjalë ka kuptimin ‘qytezë’ (khs. hungarisht varosh ‘qytet’ nga var ‘kështjellë, fortesë’), mendim ky i përkrahur edhe nga onomastika kroate lidhur me etimologjinë e toponimeve Daru-var, Vuk-ovar, Bijelo-var, Var-azhdin. Kjo mbetëz vihet re edhe tek emri i qytetit Gosti-var (në Çekosllovaki Hosti-var), kurse ne kemi shprehur mendimin se ky apelativ duket të jetë i pranishëm edhe në emrin e kryeqytetit të Polonisë, Varshavë. E hasim edhe në një numër toponimesh rumune, si: Timish-oara, Huned-oara, Seghis-oara etj.
Lidhur me toponimin Varazhdin, Skok (ERHSJ III, f. 566-567) thotë: ‘Nga diminutivi varasd ‘qytezë’, lokativi i hungarishtes *varasdon > Varazhdin, gjen. –ina = Varazhdin...”. Pra, kemi të bëjmë me një fjalë ballkanike me origjinë hungareze, e cila depërtoi pothuajse në të gjitha gjuhët e Ballkanit.
Në formën varosh e gjejmë pothuajse të pranishëm në të gjitha qytetet a vendbanimet, që kishin ndonjë kështjellë, duke shënuar zakonisht rrethinën e kështjellës, si në Prishtinë, Prizren, Shkup; në Ferizaj e gjejmë edhe si emërvend më vete etj.
Një çështje tjetër që na ka tërhequr vëmendjen është hidronimi a emërlumi Shkumbin me format e ndryshme, si Scampis, Scampinus, Scampa, Scombinus në burime të ndryshme antike, mesjetare dhe të kohëve më të reja. Forma e dëshmuar te Barleti tregon se një formë e ndërmjetme e këtij toponimi dukej të ishte Scombinus, ku o-ja mund të thuhet se është përftuar nga a-ja e gjatë e temës së emrit, e cila, si te Barbanna, kaloi në /o/, por, duke u ndodhur në pozicion të patheksuar, nuk u diftongua në ou > ue/ua në zhdrivillimet e saj të mëtejshme. Po ashtu vihet re zëshmimi i dybuzores së pazëshme /p/ në /b/, prirë nga nazalja /m/. Të gjitha këto fakte na shtyjnë që tek emri i lumit Shkumbin të shohim një mbaresë shumësi –ini si te Ulqin, Peçin (khs. Scampa dhe Ulca, kalkuar në sllavisht si Vuka, forma të gjinisë femërore, me Ulc-ini- dhe Scamp-ini, forma shumësi të gjinisë mashkullore), e cila ka tërhequr theksin në rrokjen fundore etj., duke shkaktuar kështu edhe ngushtimin e zanores /o/ në /u/, ndjekur nga nazalja /m/ (khs. kushëri(r) < lat. consobrinus).
Na thotë mendja se etimologjia e tij është e vështirë të ndahet nga rrënja i.e. *(s)kamp- ‘m’u lakue’ (khs. greqisht kampe ‘lakim, dredhë’), ku duket se e ka origjinën edhe fjala këmbë/kâmë e shqipes (Mann). Kuptim të njëjtë ka edhe emri i lumit Klina, si dhe ojkonimet a emrat e fshatrave të motivuara prej tij.
Mendimi i autorit se kemi të bëjmë me një hidronim betematik, sikundër dhe te Barbanna, prandaj, nuk më duket i bindshëm. Edhe më pak bindës na duket interpretimi i tij i emërvendit Dragobi me i-në e theksuar si rezultat i kontraksionit a rrudhjes nga Dragobijë, që ne, sikundër dhe emërvendin tjetër Dragobil, e kemi parë të sajuar nga apelativi villa ‘shtëpi’ i latinishtes, i pari në formë femërore Dragobil-ja me evoluimin e rregullt –lj- > -j-, kurse i dyti në formën mashkullore me ruajtjen e likuides /l/. Forma –bil-ja mund të shpjegohet lehtë me dukurinë e betacizmit, që ka prekur edhe një varg emërvendesh të tjera, si Baks, Balincë, Balindoll etj. Pra, në thelb të këtyre toponimeve kemi temën vilë < lat. villa, falë rregullës ll > l/ V_V: /ll/ kalon në /l/, nëse ndodhet në pozitë në mes dy zanoresh.
Një përpjekje e re është bërë në këtë libër për të dhënë një shpjegim të ri të lumit Valbona, që deri më sot është shpjeguar nga togfjalëshi latin Vallis Bona ‘luginë e mirë’. Por, derisa për apelativin latin vallis ‘luginë’ autori pajtohet se mund të jetë me origjinë latine, në gjymtyrën e dytë bona ai mëton të gjejë një emër hyjnie, që do t’i jepte karakter teoforik këtij hidronimi.
Ç’është e drejta, duke shkruar për toponimet e ndryshme ilire në prapashtesën –ona, në një forum indoevropian, kemi shprehur dyshimin se edhe hidronimi Valb-ona, edhe emërvendi Vlora, forma e dëshmuar në dokumentet osmane Avl-ona, duket se janë ndërtuar sipas paradigmës mbizotëruese të toponimeve ilire (Sal-ona, Nar-ona, Em-ona, Gir-ona, sllavisht Zirona me zëvendësimin e rregullt të shkallës së ndërmjetme të refleksit palatal *g’ > dz > dh në gjuhën shqipe, që në gjuhët sllave dhe rumune u zëvendësua me /z/, si te Zeta nga Genta ose Burmazoviq nga Burramadhi etj.). Në këtë dritë, prandaj, mendojmë se tek emërlumi Valb-ona, rrënja duhet të jetë një valb-, zgjeruar me prapashtesën karakteristike –ona të ilirishtes. Mendja më thotë se ky hidronim, nëse është me gurrë indo-evropiane, mund të shihet si një zgjerim bilabial i rrënjë *wel- ‘m’u kthye, rrokullis’, forma e shkallës o *wol- e së cilës ka dhënë edhe fjalën well ‘burim’ të anglishtes. (Pokorny 7. wel- 1140.).
Nusja apo Noka
Në interpretimin e emërvendit Valdanos, R. Ushaku priret të gjejë si gjymtyrë përcaktuese apelativin e shqipes nuse, sado që si trajta sllave Vudinoç (<Vuldinoç), si ajo latine Val de noxe, të dëshmuara si më të vjetrat, sikur nuk e përligjin një shpjegim të tillë. Për më tepër, mikrotoponimi Lugi i Nok(ë)s, me sa duket, duhet të jetë kyç në shpjegimin e këtij emërvendi, sidomos për faktin se në këtë lokalitet përmendet ekzistenca e një kishe dhe se kemi të bëjmë me një toponim mesjetar. Kujtojmë se forma sllave Vudinoç ruan kalimin a evoluimin e natyrshëm të grupit –ks- > -ç- në shqip, kurse forma latine, me sa duket më e hershme, ruan formën burimore –ks- (ë-ja rregullisht është errësuar dhe ka rënë fare në shqiptimet e të folmeve veriore). Noka, si një augmentativ i Nuesë < Nduesë < Anton, është krijuar në frymën e augmentativëve të tjerë, si Paloka, Gjoka (khs. bal-ok nga bal). etj. Prandaj, në ndërgjegjen e banorëve të këtij vendbanimi, nuk është e habitshme pse është rikthyer toponimi burimor Lugu i Nokës, që tregon se forma Valdanos është një kalk i toponimit shqiptar, i cili, pavarësisht nga format e ndryshme administrative, ringjallet në formën e tij burimore.
Lidhur me etimologjinë e fjalës ‘nuse’ të shqipes mendimet janë vërtetë të ndara, sepse froma e mbindërtuar *snusós, pavarësisht se zhvillimet *sn- > shq. s- dhe *u e shkurt i.e. > shq. /u/ janë të padiskutueshme, problem i pazgjidhur a i papërballueshëm është *s, që nuk kaloi as në /sh/ as në /gj/, sipas rregullave të fonetikës historike të shqipes. Megjithatë, *s intervoaklike mund të jetë ruajtur në gjuhën shqipe dhe të jetë një dëshmi e qartë se rrënja e kësaj fjale të ketë qenë vërtetë *snus-ó-s. Megjithatë, një shpjegim më i lehtë fonetik duket se është forma *nupt-ya:, PIE *nupt-yeH2 me kalimin e rregullt –ty- > -s- dhe me reduktimin e grupit –pt- në –t-, si te shtatë < *septm.-to. Prandaj, në këtë aspekt, edhe puna e theksit nxjerr probleme jo të vogla në shpjegimin e toponimit Valdanos. (Lexuesit e interesuar mund të mësojnë më gjerësisht për rrjedhojat a derivatet e kësaj rrënje në “American Heritage Dictionary of PIE Roots”, botimi i dytë, të C. Watkinsit, f. xiv-xv ose edhe në internet http://www.bartleby.com/61/8.html).
Ruzhdi Ushaku vë në dyshim shpjegimin e deritashëm të emërvendit Valkal si një kompozitë latine-romane e vallis ‘luginë’ dhe callis ‘rrugë’, duke parë te gjymtyra e dytë, bazuar në kontekstin semantik, si një ‘luginë e kalit’ dhe duke e marrë, pra, si një toponim komemorativ të betejës së zhvilluar kryesisht nga kalorësia shqiptare dhe osmane, që edhe mund të ketë të drejtë, sado që edhe ‘rruga e luginës’ edhe semantikisht mund të kënaqë çdo kriter, duke dalë si element jo i përcaktuar, por përcaktues i kompozitës. Megjithatë, pavarësisht se cila bazë motivuese ka qenë më e rëndësishme, mendimi i tij se fjala ‘kalë’ e shqipes rrjedh nga latinishtja caballus, mendim që e kemi përkrahur edhe vetë më parë, mbështetur në studimet e derisotme etimologjike, nuk është i drejtë, sidomos pas etimologjisë së M. Huldit dhe mendimit të mbrojtur nga ne vetë se, duke marrë parasysh shumësin e tij, të dëshmuar në dialekte të ndryshme si kuej, kuaj, mund të supozojmë jo pa mbështetje se forma kalë duket se është një shumës i singularizuar (khs. krue, krua, por shumësi kroje ose grue/grua, por shumësi gra), rrjedhuar nga rrënja i.e. *kel- ‘me grah, me vu në lëvizje të shpejtë’ (khs. lat. celer, -is ‘i shpejtë) etj.
Prapashtesat -ak dhe –at
Mendojmë se prapashtesat –ak dhe –at, që shërbejnë për krijimin e etnikëve si Ulqin-ak, Durrës-ak, Ishm-ak, Drenic-ak janë alternuar në gjuhën shqipe dhe vështirë se mund të shpjegohet prapashtesa –ak e përftuar nga –at, dëshmuar kryesisht në emërtimin e fiseve të ndryshme ilire, si: Labeates, Dokleates, Autariates etj. Na thotë mendja se ajo ka origjinë mbiemërore: tar-ak, din-ak, dhelpn-ak, zemër-ak etj., duke marrë edhe funksionin e emrit, i pashoqëruar prej tij. E hasim edhe në gjininë femërore: rrad-ake, zemër-ake, din-ake etj.
Pavarësisht vërejtjeve që mund t’i bëhen librit, veçan në punë digresionesh, stërhollimesh, stërzgjatjesh, e sidomos në punë të vetëreferimit, prapëseprapë besojmë se libri më i ri i Ruzhi Ushkut paraqet një ndihmesë të çmueshme në fushën e studimeve albanistike. Për më tepër, mund të merret si gjedhe, si model si duhet t’u qasemi problemeve të ndryshme jo vetëm në aspektin gjuhësor, etimologjik, por edhe historik, shoqëror, ento-linguistik, etno-gjeografik, krahasimtar etj. Bie n ë sy po ashtu një terminologji e saktë shkencore për t’u lakmuar në fushën e studimeve gjuhësore.
Urtësia ,durimi dhe mençuria si vlera të veçanta të kryetarit të parë të Kosovës Dr.Ibrahim Rugovës
Nderimi dhe respekti !
Shkruan : Abas Fejzullahi
Në jetën e përditëshme njerëzit bëjnë nderimin dhe repektimin e njëri tjetrit , duke u nisur nga shumë drejtime dhe burime arsyesh dhe interesash. Se çfarë është nderimi dhe repekti në praktikë, varet shumë nga:edukata, arsimi, kultura, tradita, ndërgjegja dhe vetdija që ka secili njeri .
Njeriu varësisht nga bamet dhe sjelljet e tija në jetën e përditshme,qoftë në rrethin familjar, shoqërorë, e profesional,në shkallë kombëtare apo shtetërore , me kohë krijon rrethanat të jetë i nderuar dhe i respektuar apo të kundërten, që është e natyrshme dhe e drejtë të jetësohet në praktikë nderimi , sipas meritës dhe të bameve në jetën e përditshme.
Nderimi dhe respektimi i merituar i secilit varet shumë, se në çfarë shkalle të zhvillimit është vetëdija dhe ndergjegja e rrethit, familjar, shoqëror dhe kombëtar, si dhe e atyre të cilët e kanë për detyrë të bëjnë vlerësimin e të bameve me ndershmëri, sinqeritet dhe