E diel, 23-11-2008, 07:08pm (GMT) Zemra STAFI RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Kerkoni:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Editorial
Intervista
Komente Analiza
Personazh
Revista Zemra
Elita Kombëtare
Historia
Reportazh
Letërsi
Shqipëria Etnike
Debat
Letrat e lexuesve
Shqipëria
Forum
Kinema
Njohje
Muzikë
Art Kulturë
Shoqëria
Argëtim
Sporti
Galeria
Lojra
Chat
Direktoria
Bota
English
Njoftime
Speciale
::| Sondazh
Pavarsia e Kosoves, realizoi endrren shekullore. Megjithate lind pyetja: Do te kishit deshire, per shkrirje shqiptaresh ne nje Shtet, apo per ekzistencen e dy Shteteve? Ju lutemi Votoni...
Shtet i vetem Shqiptaresh
Dy Shtete Shqiperi - Kosove
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Revista Zemra
 
Kosova në Konferencën ndërkombëtare mbi ilirët në Grenoble
E merkure, 15-10-2008, 03:07pm (GMT)

Edi Shukriu
Konferenca e 5-të ndërkombëtare mbi epirotët dhe ilirët përfundoi punimet katërditore në
Grenoble (Francë) dhe në të për herë të parë morën pjesë edhe studiues nga Kosova.  (7-11 tetor 2008).  Pjesëmarrja e studiuesve nga  Kosova ishte risi në konferencës, si ishte edhe pjesëmarrja e studiuesve më të rinj, krahas studiuesve të njohur botëror të antikitetit, si janë Pierre Cabanes, John Wilkes, Neritan Ceka apo Jean-Luc Lamboley, i cili ishte koordinator shkencor i konferencës.  Kumtesat e studiuesve nga Europa dhe SHBA sollën rezultatet e përnjohjeve dhe të hulumtimeve të reja arkeologjike në fushën e arkeologjisë, epigrafisë dhe të numizmatikës në Shqipëri, në Kosovë, në Kroaci, në Maqedoni dhe në Greqinë veriperëndimore.  Në konferencë u trajtuan për herë të parë edhe çështjet e këmbimeve ekonomike dhe kulturore në rajon dhe më gjerë, si dhe ato të fushës së linguistikës dhe të arkeologjisë nënujore që po zhvillohen në Shqipëri. 

Pjesëmarrja dhe prezantimet me PowerPoint të pesë studiuesve kosovar u mirëpritën nga pjesëmarrësit e konferencës.  Prof.Dr. Edi Shukriu trajtoi dy labyrinthet e gdhendura dhe jo të zakonshme që janë paraqitur në monumentin e Hyjneshës Dardane nga Smira, duke u ndalur në veçanti në labyrinthin rrethor, që lidhet me traditën autoktone dhe krye-hyjneshën dardane. Ajo po ashtu trajtoi lidhjet midis dardanëve/ilirëve, grekëve dhe romakëve që sjell ky monument (Two labyrinths and Dardanian, Greek and Roman relations by Dea Dardanica’s monument).  Sedat Baraliut, doktorant në arkeologji, prezantoi  ritet funerale të epokës së hekurit në Dardani, në veçanti ato në Kosovë (Rites funéraires en Dardanie à l’âge du fer).  Arben Hajdari dhe Pleurat Kabashi, dy doktorantë të tjerë kosovar, prezantuan rezultatet e hulumtimeve trevjeçare arkeologjike në Ulpianë, të udhëhequra nga E. Shukriu dhe J-L. Lamboley (Résultats préliminaires des campagnes de fouilles à Ulpiana 2006-2008), ndërsa Fatmir Peja prezantoi rezultatet e gërmimeve shumëvjeçare në Harilaç (Harilaq (Kosovo) une forteresse d’antiquité tardive et paleobyzantine).  Arkeologjia kosovare ishte prezente edhe përmes kumtesave të arkeologëve nga Shqipëria, Luan Përzhita dhe Gëzim Hoxha, të cilët prezantuan të dhëna mbi fortifikatat në rrugën antike Lezhë-Nish dhe mbi rezultate e reja në Kalanë e Prizrenit. Mbi rëndësinë e pjesëmarrjes së Kosovës flet dhe fakti se fotoja e gërmimeve në Ulpianë ishte e vendosur në programin e konferencës.

Duke sjell rezultate dhe trajtime të reja në fushën e antikitetit, si dhe diskutimet rreth lokaliteteve dhe çështjeve të caktuara, konferenca e porsapërfunduar në Grenoble edhe një herë vuri në pah nevojën e bashkëpunimit më intensiv dhe të qasjes interdisiplinare në kuadër të trajtimit të parahistorisë dhe të historisë antike.  

Labyrinthi rrethor, Smirë
(Nga libri: Edi Shukriu, Kosova antike, 2004, fot. 1)

Dërgoi për ZSh z. Baki Ymeri

Lexo/Shkruaj Komente (0)        Printo        Dergoje        Top




 
::| Artikujt e Fundit
::| Speciale
Selim Hasanaj: Nëngurra e Istogut (III)
Suzana Kuqi: Jetë pa dinjitet?!
Kadare: Ja diplomati që më "hoqi" çmimin Nobel
Sose Dumani: Për ty Kosovë
Kastriot Tusha: Të këndosh himnin kombëtar, është një privilegj
Selim Hasanaj: Nëngurra e Istogut (II)
Baki Ymeri: Shqiptarët e Rumanisë dhe stina e vlerave antologjike në Bukuresht
Demir Krasniqi: Mallëngjime e ushtima
Fatmira Breçani: Ramadan Sokoli më ka bërë vlerësimin më të bukur
Ruzhdi Ushaku: Sprovë për shpjegimin e prejardhjes së emërvendit Valkalia

Ndryshoni Pamjen
[Krye]