 |
| Kadri Mani |
GJUHËSI
MANGËSITË DHE NGARKESAT NË FJALORIN E SHQIPES SË SOTME, TIRANË– 2002 DHE MUNDËSIA E ZGJERIMIT SEMANTIK
Komisionin përpilues e ka futur në lajthitje ngushtica (mendjemadhësia) separatiste jo gjithëpërfshirëse e përfaqësuesve gjuhësorë të trojeve tona të Shqipërisë etnike, prandaj dolën mbi 100 vërejtje!
Nga Mr. sc. Kadri Mani
Mangësitë dhe ngarkesat në Fjalorin e Gjuhës Sotme Shqipe, Tiranë-2002 (në tekstin e mëtejmë FSHS) si dhe nevoja për përzgjedhjen nga fondi i po këtij fjalori ato fjalë më të reja e që tingëllojnë më shqip nga ato më të vjetruarat, që nuk tingëllojnë shqip, duke filluar që nga origjina.
Bazuar në këso mishmashesh, fshatari dhe i huaji do ta braktisnin mësimin e gjuhës shqipe letrare standarde, si një nga gjuhët më të pakuptueshme dhe më të pakuptimta në rruzullin tokësor!?
ALBANÓI. Shqiptarët (albanët); në shekullin II të erës sonë e shënoi në hartën e vet botërore për të parën herë gjeografi Ptolemeu, në Aleksandri të Egjiptit, për emërtimin si popull dhe si fis shqiptar.
ALBANÓPOLIS. Qytet-Shtet i shqiptarëve (albanëve), që e vendos diku midis Durrësit dhe Dibrës; në shekullin II të erës sonë poashtu e shënoi në hartën e vet botërore për të parën herë gjeografi Ptolemeu, në Aleksandri të Egjiptit, për emërtimin e Qytetit-Shtet të shqiptarëve. (dhe kjo datë jetike për ne te FSHS dhe te asnjë fjalor nuk është shënuar kurrë!).
Në f. 39 të FSHS kemi fjalën AMORAL, ~E dhe AMORALSH/ËM (i), ~ME (e); si dhe në f. 503 IMORAL, ~E dhe IMORALITET, ~I: Komisioni përpilues duhet të përcaktohet vetëm për njërin ose tjetrin variant.
ADEKUAT, ~E mb. libr. Që përputhet plotësisht me diçka tjetër, që i përshtatet a i përgjigjet plotësisht asaj. Shprehje adekuate. Pasqyrim adekuat. FSHS f. 23: pra, Shprehje përkatëse. Pasqyrim përkatës.
Në vend të këtij mbiemri joshqip, duhet të përdorën dy të tjerë shkëmbyerazi:
GJEGJËS, ~E mb. që FSHS nuk e ka! Dhe:
PËRKATËS, ~E mb. që FSHS e ka, por është shpjeguar keq, duhet të përputhet me mb. ADEKUAT, ~E mb. libr. Që përputhet plotësisht me diçka tjetër, që i përshtatet a i përgjigjet plotësisht asaj. Shprehje adekuate. Pasqyrim adekuat. FSHS f. 23: pra, Shprehje përkatëse. Pasqyrim përkatës.
ANEKDOTÍK, ~E mb. 1. Që ka natyrën e një anekdote; që ka të bëjë me anekdotën. Tregim anekdotik. 2. Që i ngjan një anekdote, që është për të qeshur; që është jo i zakonshëm në jetë, që nuk është për t’u besuar shumë. Ngjarje anekdotike. Rast anekdotik. FGJSSH, f. 33. (çuditërisht ky mbiemër nuk figuron edhe në FSHS, mbase si “e vjetruar”, ama nuk është eliminuar njëherazi poashtu edhe emri-ANEKDOTË: pse mbiemri na qenkësh vjetruar kurse emri nuk është vjetruar njëherazi!?).
ARANÇAT/Ë, ~A f. Pije freskuese, e përgatitur me lëng portokalli. FSHS, f. 49. (e pse jo-PORTOKALLATË!? Shih PORTOKALLATË.
AMNESTÍ, ~A. f. sh. ~, ~TË drejt. Falje ose ulje e dënimeve të dhëna nga gjyqi. Amnesti e përgjithshme. Përfiton nga amnestia.
AMNEST/ÓJ kal., ~ÓVA, ~ÚAR drejt. Ia fal ose ia ul dënimin e dhënë nga gjyqi.
Kurse AMNISTI, ~A, si dhe AMNISTFSHSÓJ te FSHS, f. 39, të shlyhen fare, ngase në popull gjithandej mbizotëron emri- amnesti, edhe te Sokol Dobroshi: FJALUER SERBOKROATISHT-SHQIP, botoi “MUSTAFA BAKIJA”, Prishtinë-1953, f. 5. e ka: amnesti.
AUTOKRITIK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT. Vetëkritikë. Autokritikë parimore (e shëndoshë). Bëri autokritikë. FSHS, f. 67.
Kaq thuhet dhe asgjë më! Pra, me çdo kusht ruhet fjala e vjetër dhe pasivizohet fjala e re, duke mos e trajtuar te shkronja-v: VETËKRITIKË.
BRÓK/Ë,~A, f. sh. ~A, ~AT. 1. Enë prej balte, prej qelqi, prej porcelani etj., me grykë të gjerë e me një vesh, që përdoret për ujë, për verë etj. Piu ujë me brokë. 2. Masë drithi prej druri, që nxë rreth njëzet e pesë kilogramë. Një brokë misër (grurë). E ka kokën sa një brokë. FSHS, f .141. Ngjashëm e ka edhe FGjSSh:
BROKË I f. sh. 1. Enë druri e rrumbullakët, që përdoret si masë drithi dhe që nxë rreth njëzet e pesë kilogramë. Një brokë misër (grurë). Lëmi hodhi tridhjetë broka. 2. Enë prej balte, prej qelqi, prej porcelani etj. në trajta të ndryshme, me grykë të gjerë e me një vesh, që shërben për të mbajtur ujë, verë etj. Brokë balte (qelqi, porcelani). Brokë uji. Pi me brokë.
BUÇUK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT. Brokë drithi...
SHINÍK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT. Enë druri e rrumbullakët, që shërben si masë drithi dhe që nxë nga 25 deri në 110 okë; sasia e drithit sa nxë një enë e tillë. Shiu në korrik, misri me shinik. / fj. u. FSSH, f. 1243.
Vërejtja jonë: e zë Nasradin Hoxha një lepur dhe e fut nën një buçuk dhe shkon t’i thërrasë fshatarët që t’ua tregojë lepurin; ama paraprakisht i thotë gruas që të mos e lëviz buçukun. Gruaja kureshtare e lëviz buçukun dhe lepuri ik në mal. Kur erdhën fshatarët, Nasradini po iu thotë: afrohuni, afrohuni, ama kur e çoi buçukun, s’ishte lepuri! Nasradini iu bërtiti: a e dini pse iu kam thirrur?- dy buçukë bëjnë një shinik, shpërndahuni! Pra, autorët e Fjalorit e kanë shpjeguar ca më keq se Nasradin Hoxha! Ata nuk ia kanë caktuar prejardhjen, dhe broka sigurish vjen nga gjermanishtja, e në rastin konkret, më mirë ka qenë të shpjegohet me:
BAK/ÁLL,~ ÁLLI m. sh. ~,ÉJ, ~ÉJTË. FSHS, f. 74. Dhe kjo do të përputhej me gjermanishte-Bröke, si dhe Brökenstube:
BAKALLË/K, ~KU m. kryes. sh. ~QE, ~QET. vjet. Sendet që shiste bakalli; Merrej me bakallëk. FSHS, f. 75.
CINGËR/OJ jokal., ~ÓVA, ~ÚAR. 1. vet. veta III. Nxjerr një zë të hollë, të zgjatur dhe si të çjerrë; kuis, pingëroj (për kafshët e kandrat); qaj me zë të hollë e vajtues (zakonisht për fëmijët e vegjël). 2. fig. Ankohem për diçka, qahem. 3. Më kumbon në vesh një tingull i hollë e i zgjatur. Më cingëroi veshi. FSHS, f. 173.
Kaq "shpjegon" fjalori. Për autorët e fjalorit nuk cingëruaka: ora e zgjimit, zilja e derës, zilja e biçikletës!
CUB,~I m. sh. ~A, ~AT. 1. Ai që del malit, fshihet e bën grabitje me armë në dorë; kusar. Doli cub. 2. Trim kokëkrisur; kaçak. Cub mali. FSHS, f. 177. (sic!): që nuk bën të vihet shenja e barazimit midis emrit cub-kaçak, në krahinën tonë të Gallapit e di çdokush.
DASHÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT. Dasmori që sjell sipas zakonit dash në dasmë. FSHS, f. 214. (Mrekulli! Shpikje e shekullit! Kush e di nga cila trevë “aq e begatë” paska lindur kjo fjalë!? Ngase zakonisht shqiptari e çonte në dasmë gjysmë kilogram sheqer, oriz... Po nëse dasmori sjell një cjap, a mund të quhet-cjapar!? E nëse e sjell një-sheleg- shelegar!?).
DEMUSH, ~I m. sh. ~A, ~AT. Dem i ri e i shëndoshë. FSHS, f. 222.
Shih MËZ/ÀT, ~ÀTI m. sh. ~ÈTËR, ~ÈTËRIT.
Sepse Demush, është emër përkëdhelës për- Adem: Dema, Demushi.
DINJITÁR, ~I m. sh. ~Ë, ~ËT. vjet. Ai që zinte një vend të rëndësishëm në shoqëria, në hierarkinë feudale etj.; funksionar i lartë. FSHS, f. 241. ( fill nën këtë emër trajtohet emri DINJITÉT, ~I m. (me të gjitha cilësitë e vlerave- dhe i pavjetruar!?) Shpjegimi i parë na qenkësh-feudal, kurse shpjegimi i dytë-bashkëkohor!?! (sic!).
DIVERGJÉNC/Ë, ~A f. sh. ~, ~AT. 1. libr. Mospërputhje e mospajtim mendimesh a pikëpamjesh për një çështje; mosmarrëveshje. Divergjencë ideologjike. 2. spec. Veçimi a largimi i diçkaje nga drejtimi kryesor, nga prejardhja e përbashkët etj.; thellimi i dallimeve ndërmjet dy a më shumë dukurive; prirje e ndryshme a e kundërt. Divergjenca e vektorit/mat. Divergjenca e tipareve/biol. Divergjenca e dialekteve/gjuh. FSHS, f. 246.
Shih NDËRANËSIM/I m. sh. ~, ~ET.
DIVERGJÉNT, ~E mb. spec. 1. Që veçohet a largohet nga drejtimi kryesor, nga prejardhja e përbashkët etj.; që shkakton këtë veçim a largim. Rreze divergjente/fiz. Zhvillimi divergjent. Zhvillimi divergjent i gjuhëve/gjuh. Pasqyrë (thjerrë) divergjente. 2. libr. Që nuk përputhet e nuk pajtohet me një tjetër. Mendime (qëndrime) divergjente. FSHS, f. 246.
Shih NDËRANËSIM/E mb.
BEFASÍ,~A f. Gjendja në të cilën jemi të papërgatitur për diçka; të qenët i papritur; veprim i papritur e i menjëhershëm. E zuri (e kapi, e gjeti) në befasi. E sulmuan në befasi. Përdori befasinë. FSHS, f. 99.- është shpjegim i mangët, sepse nuk lidhet dhe me:
SURPRÍZ/Ë,~A f. Fjalë e huazuar nga frëngjishtja. FGJSSH këshillon që në vend të saj të përdoret fjala shqipe e papritur; p. sh. e papritura e madhe e kampionit. Një e papritur e këndshme (e pakëndshme, e hidhur). Ardhja e tij qe e papritur. FJALOR-i nga AKADEMIA E SHKENCAVE E RSH, f. 175.- as ky Fjalor nuk e shpjegon mirë as nuk e lidh me emrin-befasi; as FGJSSH nuk “këshillon”!? Përkundrazi, edhe FSHS vijon me të tijat shah më vete, pa përfillur FJALOR-in e Akademisë!? E që është edhe më keq dhe më e befasishme, dy nga anëtarët e grupit të përpunimit, Emil LAFE e Jani THOMAI janë edhe te njëri edhe te tjetri Fjalor, gjë që në fakt do të thotë se ata nuk pajtohen dhe janë në shpërputhje e në kundërshtim edhe me vetveten e tyre!?
Shih BEFASÍ,~A f. sh. ~,~TË.
DÍSHT/Ë, ~A f. sh. ~A, ~AT. Govatë ose kuti ku bie mielli a diçka tjetër e bluar. Dishta e mullirit. Dishta e kafesë. FSHS, f. 244. (as është “govatë” e as “kuti”!! Ajo mund të shpjegohet: Magje, Arkë ose Sënduk.); kurse për pjesën e mullirit të kafesë, Shih DÍSHTËZ, ~A f. sh. ~,~AT.
DIVORC, ~I m. sh. ~E, ~ET libr. Zgjidhje e martesës; ndarje. FSHS, f. 246.
DUSH/K, ~KU m sh. ~QE, ~ET. bot. Dru pylli i lartë me gjethe me vriguj, që lidh lende dhe që përdoret si lëndë ndërtimi e për zjarr; lis; degët e holla me gjithë gjethe të këtij druri, që përdoren si ushqim për bagëtinë në dimër. Dru (qymyr, dollap) dushku. Mullar me dushk. Bëj dushk. FSHS f. 274. (shpjegim i tollovitshëm: druri e degët nuk janë-dushk, as dushku nuk është dru as degë!?!
KURORËZIM~I m. sh. ~E, ~ET. 1. Veprimi sipas KURORËZOJ, KURORËZOHEM. 2. Ceremonia fetare e martesës; ceremonia që bëhet për të kurorëzuar një mbret, një perandor etj.
KURORËZOHEM vetv. 1. Martohem me dikë me ceremoni fetare. 2. vet. veta e III fig. Përfundon mbarë një punë etj.
KURORËZOJ kal., ~ÓVA, ~ÚAR. 1. I vë kurorë një çifti në kishë. 2. fig. Përfundon me sukses një punë etj. FSHS, f. 636.
SHKURORËZIM, ~I m. sh. ~E, ~ET. 1. Veprimi sipas SHKURORËZOJ. 2. drejt. Zgjidhja e martesës me vendim të gjykatës, ndarje.
SHKURORËZOHEM vetv. drejt. Zgjidh martesën me vendim të gjykatës.
SHKURORËZOJ kal., ~ÓVA, ~ÚAR. 1. drejt. Bëj zgjidhjen e martesës së dy bashkëshortëve sipas ligjit, ndaj. 2. libr. i heq dikujt famën; i jap fund lavdisë së tij, duke ia kaluar në diçka a duke e mundur; bëj që të tjerët të mos besojnë më në një mendim, në një ide etj. FSHS, f. 1264-1265.
Këtë mishmash kanë mund ta bëjnë vetëm autorët e Fjalorit separatist të Tiranës: dhe sipas tyre, "divorci" na qenka shul shqip (sic!) zgjidhje e martesës; kurse- kurorëzim, vetëm ceremoni fetare! Ndërkaq sërish- shkurorëzim, bëj zgjidhjen e martesës me vendim të gjykatës!?
Ata as kanë nuhatje risimtarie në gjuhësi: divorc-i flaket krejtësisht, si emër i panevojshëm dhe ngatërrestar; dhe ngelin dy antonimet: Kurorëzohem-Shkurorëzohem.
DYBÉK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT. Havan prej druri ku rrahin orizin ose grurin; rrahës; tundës i qumështit. FSHS, f. 275.
TUPÁK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT. Shtypës hudhrash prej druri. FSHS, f. 1373.
TÚNDËS,~I, m. sh. ~, ~IT. Enë druri e gjatë dhe e ngushtë në të cilin rrahin qumështin ose kosin për të nxjerrë gjalpin; shkopi me të cilin rrahin qumështin në këtë enë. FSHS, f. 1372.
Vërejtja jonë: tre emrat e sipërm nuk janë të shpjeguar sa duhet; as vihen në lidhje dhe as diferencohen!? Ndërsa dybeku është edhe tundës, tundësi nuk shpjegohet si dybek!? Shkopi i tundësit nuk është bash “shkop”, por e ka në majë një xhungë (bullungë, komb, kokël, nyjë, me vrima ku mbërthehet qumështi përgjatë rrahjes!?)
Poashtu, FENOMENI, shpjegohet me DUKURI, kurse DUKURIA sikur nuk është FENOMEN: e para nacionale dhe e dyta internacionale.
JATÁK, ~U m. sh. ~Ë, ~ËT. 1. vjet. Shtrat ose dyshek për të fjetur; shtresa e mbulesa. Shtroi jatakun. Zuri jatakun u sëmur. U ngrit nga jataku u shërua. 2. fig. Strehë për dikë; ai që fsheh dikë a diçka. I bëri jatak dikujt. FSHS, f. 521. (sic!).
KAÇÁK, ~U m. sh. ~Ë, ~ËT. vjet. Cub që luftonte kundër klasave shfrytëzuese e pushtuesit të huaj. Kaçak mali. Doli kaçak. FSHS, f. 530. (sic!)
KOKËKRÍSUR mb. Që sillet e vepron me një guxim të tepruar, si prej të çmenduri; i krisur nga mendtë. Trim kokëkrisur. Është kokëkrisur. FSHS, f. 589. (sic!): O kohëra, o vdekje! O kaçakë shqiptarë, zgjohuni nga varret dhe futuni në Akademinë e Tiranës tiranike e bisedoni me ata mjeranë të mefshtë që iu paska hyrë lepuri në bark e po iu shajnë e përbuzin pa hile as hak!
KAÓS,~I m. Pështjellim i madh, çrregullim i plotë; rrëmujë. Kaos ekonomik. Kaos mendimesh. FSHS, f. 545. (hetohet një mangësi dhe unë do t’i shtoja edhe një shpjegim plotësues): Kaos shpjegimesh gjuhësore.
KODËRVARR, ~ Í... FSHS, f. 585, të shlyhet, sepse kodra është tepër e madhe e varri është tepër i vogël për t’u krahasuar!
Shih KODËRZVARR/I m. sh. ~E, ~ET.
FSHS f. 503 fjalën KAURDIS nën 2 „ e shpjegon“: Pjek kafenë në qebab!?- pa e pas shpjeguar „qebab“in!?
KOLESTERIN/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT. Lëndë organike me përmbajtje dhjamore, që gjendet me shumicë në yndyrat, në të verdhën e vezës etj., dhe shkakton sëmundjen e arteriosklerozës. (…) FSHS, f. 787.
Përveç:”që gjendet me shumicë në yndyrat, në të verdhën e vezës etj.”-duhet shtuar: derrorja-89 kalori, margarina-249 kalori, mëlçia-320-370 kalori, e verdha e vezës-1360 kalori, veshkat-30.000 kalori...
KONVERGJÉNC/Ë, ~A f. sh. ~A, ~AT. libr. Afrim ose zhvillim drejt afrimit e bashkimit; kund. divergjencë. Konvergjencë politike (gjuhësore). FSHS, f. 601.
Shih NDËRAFRIM/I m. sh. ~E, ~ET.
KONVERGJÉNT, ~E mb. Që ka tipare, të cilat vijnë duke u afruar me ato të një tjetri (për sende a dukuri); që zhvillohet drejt afrimit e bashkimit me një tjetër. Zhvillim konvergjent. Rrugë (prirje) konvergjente. FSHS, f. 601.
Shih NDËRAFRIM/E mb.
KAMBÀN/Ë, ~A f. sh. ~A, ~AT. FGJS, f. 542;
KAMBANÓR/E, ~JA f. sh. ~E, ~ET. FSHS, f. 542;
KAMBANÓR/E, ~ET. f. FSHS, f. 542;
KAMBANÓRE, ~T. f. vet. sh. bot. FSHS, f. 542, si dhe:
KËMBÓR/Ë, ~A f. sh. ~Ë, ~ËT. FSHS, f. 567:
Të shlyhen këto fjalë të kota e të trajtohen: Kumbona-Kumbon-Kumbonare. Poashtu të shlyhen edhe fjalët në lidhje me këto të deritashmet:
KAMBANÀR, ~I; KÀMBANÒR/E, ~JA dhe KAMBANÒRE, ~T: Fjalori i cituar f. 542,- dhe të zëvendësohen me fjalë gjegjëse pas shembullit: Kumbona-kumbon-kumbonare;- të formuara nga onomatopeja Kum-Kum. Kështu, ngase është qesharake përzierja e kuptimeve: këmborë=këmbët n` borë!!
KONFORM?-përse është shlyer nga fjalori, pa e dhënë zëvendësimin përkatës!?
KONTEKST, ~I m. sh. ~E, ~ET. 1. Pjesa e një teksti të shkruar, e cila ka një kuptim të plotë. 2. fig. Rrethanat në të cilat zhvillohet ose përfshihet diçka. Në kontekstin politik. FSHS, f. 600.
Shih BASHËTEKST, ~I, ~E, ~ET.
KRYQËZÍM, ~I m. sh.