E diel, 23-11-2008, 08:32pm (GMT) Zemra STAFI RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Kerkoni:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Editorial
Intervista
Komente Analiza
Personazh
Revista Zemra
Elita Kombëtare
Historia
Reportazh
Letërsi
Shqipëria Etnike
Debat
Letrat e lexuesve
Shqipëria
Forum
Kinema
Njohje
Muzikë
Art Kulturë
Shoqëria
Argëtim
Sporti
Galeria
Lojra
Chat
Direktoria
Bota
English
Njoftime
Speciale
::| Sondazh
Pavarsia e Kosoves, realizoi endrren shekullore. Megjithate lind pyetja: Do te kishit deshire, per shkrirje shqiptaresh ne nje Shtet, apo per ekzistencen e dy Shteteve? Ju lutemi Votoni...
Shtet i vetem Shqiptaresh
Dy Shtete Shqiperi - Kosove
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Revista Zemra
 
Llemadeo: Alien
E merkure, 30-07-2008, 04:57pm (GMT)

Llemadeo

Alien

Ti eja pranë dhe na shiko
O udhëtarë i gjithë  yjësive,
Nëpër gjithë dritërat që përshkon
nga thellësi e pafundësive.

Por jo ti kurrë më mos gabo
Që në këtë tokë sërish të zbresësh
Në këtë vënd të eksplorosh…
Ku si; të huaj!  do të presin!

Ti vë­shtro nga larg se si zjen kjo botë
Nga një urrejtje aq vrastare
E injorancës që në çdo epokë
Vetvritet, gjersa të shuhet fare!

Nuk ka veç luftra me gure e armë
Të gjithçfarë prodhimesh ogurzeza…
Por ka dhe uri; për një kafshatë,
Tek  gjithë frymorët, tek  gjithë gjallesat…

Alien, ti prijës i gjithësisë,
Që në gjoks e mban vazhdimësinë,
Ti mos u lodh gjësend të sjellësh
Pasi këndej se gjen Njeriun.

Njeriu u shëmb, nga grykësia…
E të pangopurit, për gjithçka sheh,
U shmëb në varrin e harrimeve
Ku as vetvetn më‘ nuk e njeh!

Nuk eshte njeriu ai që solle
Në mijra vjetët e kaluar…
Mbi  këtë tokë' rrufeshe mizore
Aq herë e djegur, aq herë  e shuar!

Nuk është jo jo, stërnip i gjyshërve
Që dritë qiellore reflektonin
Dhe porsi yjet, ashtu lëviznin
Ngado që vinin, ngado që shkonin!

Në këtë errësirë ku zjen e çfryn
Vullkan i vrasjeve aq mizore,
Ku racizmi barbar ka veç një fytyrë,
Edhe pse maskat ndrron krye çdo ore!

Ti mos gabo, që këndej të zbresësh
Ku bijtë e tu aq herë ti vranë,
Këtu ku dhe varret‘ gjithnjë ti fshehin…
Pseudo të civilizuarit me shpirt katranë!

Alien, ti shpirt që ndriçon hapsirave
Dhe gjithë yjësite ti i vëzhgon,
Më degjo mua' nga këto errësira;
Kjo botë e ­çthurur kurrë nuk ndryshon!

Këtu ka veç luftra për të vrarë njeriun
Gratë­ dhe femijët  e pleqtë e vetmuar,
Ketu ka krime, raciste gjithçfarë
Ku njëri-tjetrin e shikojnë si të huaj!
 
Këtu në këtë tokë, nuk ka liri
Asnjëllojë të drejte nuk ka për njeriun,
Këtu ka veç mashtrime nëpër ca  letra
Të cilat në çdo qoshe mbjellin mjerim!

Alien, o shënjetor i të gjithë qiejve
O ti Eiliii… i aq ëndrruar,
Qëndro larg këtij planeti
O drit­ e shpirtit të ­ kryqëzuar!

Mos u afro tek këto vënde
Ku  armët mbajnë ngrehur` ndaj vetvetes…
Këtu ku çdo të  varfër e quajnë: T­ë huaj !
Këtu ku urrejnë çdo fryt të jetës!

Mos u afro në këto pseudo-qytetrime
Ku aq shumë flasin për të drejta,
Këtu ku jetën ta shuajnë; për Leje qëndrimi…,
Këtu ku vrasin veç me gënjeshtra!

Alien, ti udhëto, pafundësisht‘  larg udhëto
Dhe dërgo frymën e mirësisë
Ndër të tjera planete ti eksploro…
Atje ku liri e shenjtë,  gjithnjë të grish!

*** 

Nëpër mesnatat kur yjësitë
Mund ti dalloj larg tek shkëlqejnë
une do të thërras me mall e lot…
Me zërin tim do të të them: Të dua Alien !

Ndërsa unë të shoh dhe që larg të njoh,
këtu do mbes, këtu do vdes,
Si i arratisur mbi këte Dhe
Gjithnje i huaj, pa liri, pa shpresë!

Llemadeo,

Korrik 2008 Germany


Lexo/Shkruaj Komente (1)        Printo        Dergoje        Top




 
::| Artikujt e Fundit
::| Speciale
Këze (Kozeta) Zylo: Cikël poetik
Halil Rrustemaj: Intervistë me poetin, prozatorin dhe publicistin Arif Molliqi
Selim Hasanaj: Nëngurra e Istogut (III)
Suzana Kuqi: Jetë pa dinjitet?!
Kadare: Ja diplomati që më "hoqi" çmimin Nobel
Sose Dumani: Për ty Kosovë
Kastriot Tusha: Të këndosh himnin kombëtar, është një privilegj
Selim Hasanaj: Nëngurra e Istogut (II)
Baki Ymeri: Shqiptarët e Rumanisë dhe stina e vlerave antologjike në Bukuresht
Demir Krasniqi: Mallëngjime e ushtima

Ndryshoni Pamjen
[Krye]