| Zemra Shqiptare | ||||
|
Ndue Ukaj: Atë Pjetër Bogdanit E shtune, 26-07-2008, 09:53am (GMT)
Atë Pjetër Bogdanit Sa vështirë e patë t'i mbërthesh gjitha ato male në gjoks E ti, si shkëmb i rrëmbeve me një gisht
Vërtet ishe shkëmb, Dhe mbi atë shkëmb u ndërtua shumëçka Pastaj u rrënua gjithçka Përpos ideja jote
Një qenë i zgjebosur që të kafshoj për së vdekuri Defilon gjithë ditën nëpër Prishtinë Hasi është më i bardh se bora Dhe nuk shihet nga Prishtina
Çeta e ideve tua gërryen tokën nënë këmbët tona Na qartë shikimi yt prej shkëmbi Dhe frikohemi ngase qenin akoma s'e kemi lidh
Megjithatë, Atë i dashur, S'na the asnjëherë¨ Si kapërtheve me një frymë perandorinë e vdekjes Dhe e ja prishe gjumin prej bishe S'na the si i mblodhe gjymtyrët pas shtatë kodrave e pas shtatë maleve She bjeshkët e Nemuna i bërë të shenjta S'na the jo, Si i kalove me një hap gjitha ato male Për të shkruar historinë në rrënjë që kalbeshin keq Mu në zemër të tokës sime Aty ku të përbaltuan, E mbi trupin tënd u ushqyen qenë të çartur, Dhe nga eshtrat e tu u ngritën tempuj të gjithfarshëm Asnjëherë këtë s'na the, Atë i dashur |
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||