| Zemra Shqiptare | ||||
|
Baki Ymeri: Kosova në një festival ndërkombëtar të poezisë E premte, 25-07-2008, 08:08pm (GMT)
Nga Baki Ymeri Këto ditë u mbajt në Rumani Festivali Ndërkombëtar „Netët e Poezisë së Kurtea de Arxheshit” (edicioni i 12-të). Festivali është themeluar në vitin 1997 dhe është pjesë e programeve vjetore të Akademisë Internacionale Orient-Oksident, i cili ka arritur të përfitojë famën e festivaleve të mëdha të botës (Struga, Las Palmas, Canare, Medelin etj.). Bota është e bukur ngase ekzistojnë diversitete. Qëllimi i tubimeve të këtilla fisnike është promovimi i diversitetit të vlerave të përbashkëta. Edhe këtë vit, në festival ishin të ftuar poetët më të mirë të botës, ndër të cilët edhe një poet kosovar: Jeton Kelmendi, i përfshirë në antologjinë e festivalit me një cikël poezishë në gjuhën angleze dhe rumune. Inaugurimi i këtij manifestimi të rëndësishëm ndërkombëtar u bë në Bukuresht, në Sallën e Pasqyrave të Lidhjes së Shkrimtarëve të Rumanisë. Pas fjalës së hapjes që e lansuan drejtori i festivalit, Dumitru M. Ion (shkrimtar) dhe zëvendëskryetari i Lidhjes së Shkrimtarëve të Rumanisë, Varujan Vosganian (poet, ekonomist, politolog, ministër i Ekonomisë dhe Financave), të gjithë pjesmarrësit lexuan nga një poezi në gjuhën amtare, pas të cilit pasoi një banqet dhe vajtja e pjesmarrësve në Piteshti dhe Kurtea de Arxhesh, një qendër e vjetër me tradita kulturore dhe historike e Rumanisë, ku u zhvillua festivali me një program të pasur (recitime poezishë, përurime librash, vizitë qendrash turistike, takim me kryetarin e bashkisë, organizim spektaklesh folklorike etj.).
|
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||