E merkure, 20-08-2008, 04:52pm (GMT+1) Zemra FAQ RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Fjalekyc:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Editorial
Intervista
Komente Analiza
Personazh
Revista Zemra
 » Çabej - Speciale
Elita Kombëtare
Speciale
Reportazh
Letërsi
Historia
Shqipëria Etnike
Debat
Letrat e lexuesve
Shqipëria
Forum
Kinema
Njohje
Muzikë
Art Kulturë
Shoqëria
Argëtim
Sporti
Galeria
Lojra
Chat
Direktoria
Bota
English
Njoftime
::| Sondazh
Pavarsia e Kosoves, realizoi endrren shekullore. Megjithate lind pyetja: Do te kishit deshire, per shkrirje shqiptaresh ne nje Shtet, apo per ekzistencen e dy Shteteve? Ju lutemi Votoni...
Shtet i vetem Shqiptaresh
Dy Shtete Shqiperi - Kosove
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
::| Çabej - Speciale
Me shume
 
 
 
Revista Zemra
 
Baki Ymeri: Kosova në një festival ndërkombëtar të poezisë
E premte, 25-07-2008, 09:08pm (GMT+1)

Jeton Kelmendi
Kosova në një festival ndërkombëtar të poezisë

Nga Baki Ymeri

Këto ditë u mbajt në Rumani Festivali Ndërkombëtar „Netët e Poezisë së Kurtea de Arxheshit” (edicioni i 12-të). Festivali është themeluar në vitin 1997 dhe është pjesë e programeve vjetore të Akademisë Internacionale Orient-Oksident, i cili ka arritur të përfitojë famën e festivaleve të mëdha të botës (Struga, Las Palmas, Canare, Medelin etj.). Bota është e bukur ngase ekzistojnë diversitete. Qëllimi i tubimeve të këtilla fisnike është promovimi i diversitetit të vlerave të përbashkëta. Edhe këtë vit, në festival ishin të ftuar poetët më të mirë të botës, ndër të cilët edhe një poet kosovar: Jeton Kelmendi, i përfshirë në antologjinë e festivalit me një cikël poezishë në gjuhën angleze dhe rumune. Inaugurimi i këtij manifestimi të rëndësishëm ndërkombëtar u bë në Bukuresht, në Sallën e Pasqyrave të Lidhjes së Shkrimtarëve të Rumanisë. Pas fjalës së hapjes që e lansuan drejtori i festivalit, Dumitru M. Ion (shkrimtar) dhe zëvendëskryetari i Lidhjes së Shkrimtarëve të Rumanisë, Varujan Vosganian (poet, ekonomist, politolog, ministër i Ekonomisë dhe Financave), të gjithë pjesmarrësit lexuan nga një poezi në gjuhën amtare, pas të cilit pasoi një banqet dhe vajtja e pjesmarrësve në Piteshti dhe Kurtea de Arxhesh, një qendër e vjetër me tradita kulturore dhe historike e Rumanisë, ku u zhvillua festivali me një program të pasur (recitime poezishë, përurime librash, vizitë qendrash turistike, takim me kryetarin e bashkisë, organizim spektaklesh folklorike etj.).

Kosova ishte prezente për herë të parë në festival përmes një poeti të ri e të talentuar, Jeton Kelmendi, shkrimtar dhe gazetar me banim në Belgjikë, anëtar i shoqatës European Professional Journalist (Bruksel), autor i një vëllimi poetik në gjuhën rumune (Sa fort janë rralluar letrat, 2007), pjesmarrës në samitin e NATO-s në Bukuresht (2008), i nderuar nga ana e jurisë me Mirënjohje për poezinë e tij Zonja fjalë dhe zoti mendim. Emri i Jetonit është prezent në antologjinë e festivalit në rubrikën Albania. Për çmimin ndërkombëtar të festivalit ishin nominalizuar Serbia (përmes Ivan Negrishoradit), Shqipëria (përmes Jeton Kelmendit) dhe Turqia, por, pa marrë parasysh vlerësimin më të lartë që ia dhanë pjesmarrësit poezisë së Jetonit, për shmangur hidhërimin e palës serbe, pas një marrëveshjeje diplomatike juria  vendosi që çmimin e festivalit t’ia jape poetit turk, Ahmed Emin Atashi. Kështu ka ngjarë edhe me Kadarenë para disa vitesh, kur qe i ftuar për çmimin e parë në Neptun të Rumanisë, çmim të cilin ishpresidenti i atëhershëm i Lidhjes së Shkrimtarëve, në vend të Kadaresë (kandidat i katërfishtë i çmimit të Nobëlit për letërsi), ia dha një shkrimtari spanjol, kandidat i dyfishtë i të njëjtit çmim, edhepse salla gjëmonte nga brohoritjet në adresë të Kadaresë.

 

 

 

 

 

 

Franca, Libani, Norvegjia, Shqiperia dhe Kroacia


Lexo/Shkruaj Komente (0)        Printo        Dergoje        Top




 
::| Artikujt e Fundit
::| Speciale
Arshi Pipa: Faik Konica Aristokrat edhe kur shau…
Baki Ymeri: Shqetsime elektronike dhe vlera shqiptare në gjuhën rumune
Shaban Cakolli: Naim Frashëri dhe poezia e tij e traditës ''Fjalët e qiririt''
Demir Krasniqi: Roli i Tupanit nëpër shekuj
Arshi Pipa, Zbulohet letra e studiuesit, ku mbronte Kadarenë
Rexhep Kastrati: Hajmalia
Qazim Rrushaj: At Gjergj Fishta: Kufijtë e Thrako-Yllirrisë
Akil Koci: Vibracione të shpirtit shqiptar
Revista Shqiptari per shpirtin Tuaj (nr. 146 - 2008)
Libri i ri i Kozeta Zylos "Pranvere pa Mimoza"

Ndryshoni Pamjen
[Krye]