E shtune, 30-08-2008, 11:24am (GMT+1) Zemra FAQ RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Fjalekyc:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Editorial
Intervista
Komente Analiza
Personazh
Revista Zemra
 » Çabej - Speciale
Elita Kombëtare
Speciale
Reportazh
Letërsi
Historia
Shqipëria Etnike
Debat
Letrat e lexuesve
Shqipëria
Forum
Kinema
Njohje
Muzikë
Art Kulturë
Shoqëria
Argëtim
Sporti
Galeria
Lojra
Chat
Direktoria
Bota
English
Njoftime
::| Sondazh
Pavarsia e Kosoves, realizoi endrren shekullore. Megjithate lind pyetja: Do te kishit deshire, per shkrirje shqiptaresh ne nje Shtet, apo per ekzistencen e dy Shteteve? Ju lutemi Votoni...
Shtet i vetem Shqiptaresh
Dy Shtete Shqiperi - Kosove
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
::| Çabej - Speciale
Me shume
 
 
 
Revista Zemra
 
Diellza - Lulja më e bukur e përjetësisë
E premte, 18-07-2008, 08:44pm (GMT+1)

DIELLZA - LULJA MË E BUKUR E PËRJETËSISË

LULJA  MBOLLI  LULEN

Atë njëzetetetë qershor si sot
e kujtoj, e parafytyroj, e mallkoj ...
askush nuk del të më thot
përse vallë, duhet prap të jetoj?!

Hajt thash, mora qiftelinë e i rashë.
I rashë e me te desha të këndoj.
Jo, jo thash, shumë herë thash
sot, dua vetëm të vajtoj.

I tretur në mendime i rava sa i rava
derisa gishtat më nuk punonin.
Në vajë të tëren me lot e lava,
mu duk se edhe telat po vajtonin.

Me zë  thërras Diellzen time
që shpirtin si dikur të më qetësojë.
Askush nuk i bëzën thirrjës sime
prap, njëzetetetë qershorin tragjik kujtoj.

Kafja atbotë që më solli
si sot më rri në kujtesë
e trëndafili që ajo vetë e mbolli
përjetësisht ngushllim do të më mbes.

Do të shkëpus nga një lule
e le të kënaqem me eren e saj,
me te do të shetis pranë shkollës
dhe do të mbytem e tretem në vajë.

Sepse heret, shumë heret më iku
ende pa mbushur njëmbëdhjetë vjetë,
këtë nuk do të ia doja asnjë armiku,
këtë fat të zi, askush të mos e ketë.

Adem Berisha
Rahovec, 28. 06. 2008

Adem Berisha Shkruan:
DIELLZA BERISHA,
lindur më 29. 09. 1995 - 28. 06. 2006.
Humbi jeten tragjikisht në një aksident komunikacioni duke lënë gjithë të dashurit të mbytur në vajë ndërsa babagjyshin Adem me zemer të përvëluar.

"E unë s'do të qaj vetëm në ditë të sotit
por do të vuaj der' sa të jem gjallë
sepse mbytja e Diellzës sime
shpirtë e zemer mi ka kallë".

DIELLZA - MBIYLLI I GJITHËSISË

SHUMË VAJË, SHUMË LOTË

Shumë zemra flakë po ndizen,
shumë sy pa pushuar lotojnë,
shumë yje kanë humbur shkëlqimin,
shumë lule më nuk lulëzojnë.

Shumë lule i ka tharë lufta
me mizoritë çnjerëzore,
e shkretë duket edhe fusha
pa bukuritë e saja hyjnore.

Këngët më nuk dëgjohen si këngë
as yjet kur këto interpretojnë,
ahengjet më ahengje nuk janë
pa më të dashurit që sot na mungojnë.

Ndonse lufta është si lufta
me gjithë mizoritë e veta,
po pse edhe në kohë paqeje
kaq çmim apsurd ka jeta?!

Mbytet Diellza e vogël
pa mbushur njëmbëdhjetë vjetë
për t’ua helmuar zemrat
gjithë të dashurëve të vetë.

Për ti bërë ata të mjerë
e me shpirtë të përvëluar,
kurr të mos kenë shend e verë
kurr festat për të mos festuar.

Në çdo njëzetetetë qërshor
tërë dhëmbjen të grumbullojnë,
me një det lotësh pikëllimi
gjithë token të vërshojnë.

Nga babagjyshi Adem Berisha

Vizitoni: http://ademgjurgjeviku.multiply.com/

 

------------

KUR VETËVETJA HARROHET

Ndonse unë nuk kam at kompetencë dhe atë mundësi qe të vendos shkrimet e mia në vendet adekuate ose blogje të "zemrave shqiptare" siq ka vepruar i nderuari Gëzim Marku me poezitë e mia "Lulja mbolli lulen" dhe ate "Shumë vajë, shumë lotë" për çka përzemërsisht e falenderoj, do të bëj diçka mbase të pazakontë, qe në vend të komenteve për poezitë e potencuara, të vendos edhe këtë poezi të shkruar ende pa mbushur një muaj prej ndarjës nga jeta të engjëllushës tonë tashmë të përbashkët, DIELLZA.
Poezia u shkrua në spitalin "Shefqet Ndroqi" të Tiranës ku menjëherë pas përcjelljës së miqëve e dashamirëve që erdhen për ngushllime, mu desht t'i nënshtrohem kurimit mjekësor nën përkujdesjen e të veçantës dhe mirnjohurës Dr. Silvana Bala të cilen edhe me këtë rast nga zemra e publikisht e falenderoj për bërjen e gadi të pamundurës për shpëtimin e jetës sime.

FLUTURO SHQIPE

Mori shqipja e malev’  tona                      
fluturo sot mbi Tiranë,
më nxirr mua nga spitali
e më transporto sot ti m’at anë.

Më dërgo n’Gjyrgjevik të Madh
por mos më thuaj qe të mos qaj,
se mbi varr të Diellzës sime –
dita është të shkrihem në vaj.

Dua ca lule të ia dergoj
nga Shqipëria e nga këto anë,
dua dëshiren të ia plotësoj
se Shqipërinë e quante nënë.

Shumë e shumë Naimin donte,
donte Fishten e shumë të tjerë,
bukur vjerëshat ua këndonte
si bilbil që këndon në pranverë.

Kur më katër të muajit të kaluar
si një mretëreshe tu bë varrimi,
zemres s’ime të përvëluar
ç’prej atëherë prore i del tymi.

I del një tym si lëmsh i zi
që kurrëherë askund s’është parë,
si digjet zemra tash po e di
edhe shpirti flakë m’është kallë?!!!

Ty të kisha një një engjëll
që jeten shumë e doje,
të ardhmen tuaj të ndritur
përherë e imagjinoje.

Doje të bëhesh mjeke
që  z e m r a   të sheroshë,
pasion ti e kishte në jetë
të tjerëve qe të iu ndihmosh.

Zoti oj zemër ty të bekoftë
në përjetësi tash që ke shkuar
e ne të dashurve na ndihmoftë
dhëmbjen lehtë për të përballuar.

(Tiranë 04. 08. 2006.)    


Lexo/Shkruaj Komente (8)        Printo        Dergoje        Top




 
::| Artikujt e Fundit
::| Speciale
Peter Prifti: Parathënia e librit “Mjellmat po të vijnë” të shkrimtares Këze (Kozeta) Zylo
Granit Zela: Në pritje të Kritikës së Re
Lumo Skëndo: Shkrimtarëvet
Baki Ymeri: Lot i Zotit që rrokulliset mbi Alpet Shqiptare
Ismail Iljasi: Ndriçime mbi të shenjtërit tanë dhe shpërnguljen e shqiptarëve në drejtim të Italisë
Refik Hasani: Pse vonohet themelimi i një Universiteti publik në gjuhën shqipe në Luginën e Preshevës!?!
Engjëll Koliqi: Unë...
Begzad Baliu: Pikëpamjet e profesor Çabejt për veprën gjuhësore të Gustav Majerit
Paul Tedeschini: Doemosdoshmënia e çfuqizimit të ligjit komunist të “Drejtshkrimit”!
Beqir Sina: Brittany Pjetraj - Miss South Carolina Teen USA

Ndryshoni Pamjen
[Krye]