E merkure, 08-10-2008, 09:36am (GMT+1) Zemra STAFI RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Kerkoni:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Editorial
Intervista
Komente Analiza
Personazh
Revista Zemra
Elita Kombëtare
Historia
Reportazh
Letërsi
Shqipëria Etnike
Debat
Letrat e lexuesve
Shqipëria
Forum
Kinema
Njohje
Muzikë
Art Kulturë
Shoqëria
Argëtim
Sporti
Galeria
Lojra
Chat
Direktoria
Bota
English
Njoftime
Speciale
::| Sondazh
Pavarsia e Kosoves, realizoi endrren shekullore. Megjithate lind pyetja: Do te kishit deshire, per shkrirje shqiptaresh ne nje Shtet, apo per ekzistencen e dy Shteteve? Ju lutemi Votoni...
Shtet i vetem Shqiptaresh
Dy Shtete Shqiperi - Kosove
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Revista Zemra
 
Raimonda Moisiu: “Kënga ime e rinisë!”
E premte, 18-07-2008, 07:38pm (GMT+1)




Jam dehur kete mengjes
me lulet
dhe vetmine time.

Endem me kete serenate ne buze
Ma solli nje zog
Nje zog qe kish hyre nga dritarja
Dhe kish ngaterruar
Tufen e kacurrelave te mia mbi jastek
Me folezen e tij.
Dhe kendonte:

Ora dy e nates
Trak e truk te dera
Çohu moj zemer, cohu
Se me griu era…

Po kush te kish nisur te une, zog
Kush
Ta kish mesuar serenaten time?

Renda pas tij. Ai
Pa nje here nga une si nje maje qeparisi
Dhe nje here
Dhe nje here
Kendoi serish
Ate…ate kengen time te rinise
Ate….ate…ate…ate…

Ora dy e nates
Trak e truk te dera
Çohu moj zemer, çohu
Se me griu era…

Dhe
U fsheh diku mes luleve
Mes luleve dhe blireve…
Gjitheçka po ngjante si parku “Rinia”…

Po une isha te parku “Elizabet”.

Nga erdhi parku “Rinia” tek une kaq papritur?
Valle
Ky zog e solli?
Ky qe kendoi kengen time te rinise
Dhe …po nga me perhumbi keshtu?
E gjeta!
Ka rene atje te trendafilat!
Andej nga po vinte kenga:
Humbur diku mes luleve
Mes luleve te parkut Elisabet.:

Rakia, konjaku
Dopio moj po na vijne,
Zgjohu, moj zemer, zgjohu
S’ta gjej moj dot shtepine!

Zogu!
O Zot i madh
Ish princi im…
Princi im
Ai nuk eshte prej mishi dhe gjaku
Por I teri
Vetem prej rrezesh
Prej rrezesh pervelonjese dielli!

“Perse ke ardhur i dashuri im?”
“Kam ardhur te kendoj

Kamarjerja jone syzeze
ne sy na sheh, na buzeqesh
dhe syrin na e shkel
dhe raki na sjell
do pi, moj shpirt, do pi
zjarrin e zemres ta shuaj me raki

“Po eja te bejme dashuri!
Mos me thuaj qe ke turp.!
Po ku ka turp ne dashuri…
Princi im I bukur prej rrezesh te zjarrta!”

U erresua menjehere.
Dolli hena.

Mbeshtete koken te dy henat e mia, princi im!
Per hir te kesaj nate, kesaj hene
Qe erdhen papritur
Ne parkun “Elisabet”.
dhe.. shijo qumeshtin e mengjesit
Te dy henezave te mia…
me buzet atje
sikur thith qumesht
nga hena e bardhe
e ulur prane nesh
si nje shpend pylli
i rene ne dashuri

Princi im
I urte, pa bere ze
Si nje skllav qe I kane vene
Buken perpara.

C’kane keto rosa qe na veshtrojne
Duke bere gugu
Me veshtrimet e ndezura?

Une e flaka ndrojtjen, i dashuri im
E shikon qe po çvishem e para?

Ndersa ti me peshperit:
“lerme te prek shkelqimin e
feminitetit tend
lrme…lerme…lerme..
lerme te prek misterin e bute e te ngrohte
te gjej pafundesine
e dashurise…
Shpirt!
Mos i hiq te tera
Lere diçka dhe per mua
Ma ler fundin tend te kuq
Te te heq petalet e trendafilit.

Me trendafilat e Elisabetes
E ke endur kete fundin e kuq, moj,
Si Lekura e arte e Jassonit?

Me lere t’i ve buzet te hiret e tua
Dhe ta ngop shpirtin
mos kij frike nuk ta gris fundin
e ne grissha

Do te t’i blej me te bukura rrobat
Te endura vetem me lule, te tilla
qe nuk ka patur kurre Elisabeta
Me lere te t’i gris …
Duan aq force
Sa e puthura qe te kam pas vjedhur
Lerme te veshtroj
brishtesine e trupit tend
lerme
lerme…lerme…lerme…ahhhh
lerme te shetit me buze
misterin tend te bute..te ngrohte
lerme
per hir te kesaj hene dhe
te kesaj kenge qe me beri zog

Nga buzet e mia te percelluara
Nje “Po”
Nje mermerime:
“Çvishme, shpirt…
Le te me çveshin duart tende
por syte,ah
syte mos i hiq asnje çast nga syte e mi
Le te bejne duart ç’te duan
syte mos I hiq asnje çast nga syte e mi
Le te shetitin duart mbi kolmesine e hireve te trupit tim
syte mos I hiq asnje çast nga syte e mi
Le te bejne kembet ç’te duan
le shtrengonje ç’te duan, te degezohen ku te duan
shpirt
vetem syte
mos i hiq nga syte e mi.
Mbaji atje
Siç e mban dielli token ndersa ajo
levrin duke iu rrotulluar perqark.

Ende ke turp?!!!“

Nata iku menjehere..

Hena iku menjehere..

I dashuri im u kthye serish ne zog

Une mbeta vetem
Me parkun Elizabet
Duke mermeritur
Si te puthurat e fundit te dashurise

Aman, aman, o moj Mellani
O vdeksha
Vdeksha moj une per ty!

Nga Raimonda Moisiu
Hartford CT USA.
Korrik 2008


Lexo/Shkruaj Komente (1)        Printo        Dergoje        Top




 
::| Artikujt e Fundit
FotoLajm

Nje foto e rralle - derguar nga z. Paul Tedeschini: Komisioni i Alfabetit ne Manastir (1908). Klikoni mbi foto per zmadhim.
::| Speciale
Një zë poetik në Gjyrgjevik
Klajd Kapinova: Historia e Rozafati në New York që filloi 30 vjet më parë
Rudolf Marku: Përultësia e kallëzimit të historisë
Fejzulla Duraku: Adem Jashari
Pal Sokoli: Botime të reja nga anëtar të Lidhjes së shkrimtarëve, artistëve dhe krijuesve shqiptar në Gjermani
Shaban Cakolli: Zbulohet edhe një thesar i madh këngësh popullore
Albert Zholi: Intervistë me shkrimtarin dhe studiuesin Nasho Jorgaqi
Elda Andrea Kokoneshi - Poezi
Pal Sokoli: Nënë Tereza
Ndue Ukaj: Rivlerësimi i historisë së letërsisë shqipe

Ndryshoni Pamjen
[Krye]