| Zemra Shqiptare | ||||
|
Kadri Mani: Panoramë e poezisë rome E hene, 19-05-2008, 09:05pm (GMT)
PANORAMË E POEZISË ROME NJË SHËTI VISORESH NGA KRIJUESIT ROMË Ismet Jashari MIQ, VËLLEZËR E MOTRA Qofshi faqebardhë, të shëndoshë e të gëzuar Bini violinës, këndoni e vallëzoni Fjalët tuaja në letër shënoni. Që të mos harrojmë vallet tona Që të mos harrojmë muzikën tonë Këngët Rome që në zemër ndezin flakë Mblidhni dhe në letër shënoni. Mësoni në shkollën Rome Bëhuni njerëz të mirë prore Do t’i hapni dyert e zemrës njerëzore. Është turp i madh Që të humbët kënga rome Turp i madh është kur fjalën Rome Ne Romët nuk e dimë. Unë jam Unë jam gur Dru Shkronjë në letër Këngë Diell Jam shtëpi Krimb Shëndet Gëzim Lodër fëmijësh Erë Mbi dru Jam ëndërr E romëve Bukë e përditshme Për të uriturit Ikje për të pafatët Krejt jam unë Çka ka qenë Jam unë Çka s’ka qenë Rajko Gjuriqi HËNA Hëna po qeshet E ne Rrotull zjarrit Rënkojmë. Dënesjet shpërthejnë Qeshja fashitet Qielli eron në rënkime Ne në qeshe Nëse Hëna qorrohet Nëse ne rishikojmë Kush do të flasë? Ku do të takohemi Flatrat e rënkimit Dhe flatrat e qeshjes. Pa shtetësi pa varr O-o-o kuku për mua përjetë O-o-o ah babi im Ti pa varr Unë pa shtëpi Që erës i jemi në pengesë E botës në barrë Ku të shkojmë Deri kur? O-o-o ah, nënë e dashur Në cilin gur të qëndroj Prej nga të thërras Kur na bëhet se Qielli na është mbyllur Toka e shkretë pa askënd. Ku të shkojmë Deri kur? Kush do të bie më afër Kush do të bie më larg Nëpër rrugët pa cak të ekzistencës. Meteo Maksimov NËPËR RRUGËT E BOTËS Nëpër rrugët e botës Miliona e miliona Marshojnë duke u dridhur Familje të uritura Të uritura për çdo gjë Për bukë e për kripë Dashuri e miqësi Liri e mirëkuptim Milionë e milionë Romë Me kuaj të sëmurë Fëmijët e zbathur Gra që shtien fall mbi pëllëmbë Dhe kërkojnë ushqimin e vet Nëpër rrugët e botës. Osman Berisha Cergare Ti, cergare, bukuroshe e zezë Kur i gjezdise të gjitha anët e botës Përse erdhe në fshatin tim Dhe e ndeze zjarrin Dhe më lejove të nxehem Zjarr të madh ndeze Më të madh se zjarrin e syve tu Krejt po digjet Nga flaka e buzëve tua Mbush një enë me ujë E nxehe me flakën e syve Dhe ujite zemrën time Që pas teje po digjet Ali Krasniqi Jeta ime Gëzimi më ka rrëshqitur nëpër shtëpi Me çati prej kashte As dyer as dritare Në shtëpinë time Po lozim symbyllazi Gëzimi im dhe unë Sillën e kollofit darka Darka sillën kollofit Unë qaj Gëzimi im drekon Gëzimi im qan nëse unë drekoj Kur arrin dimri Dhe erërat fishkëllejnë Shtëpia ime dridhet Derisa borërat e lajnë Unë dhe gëzimi im qajmë Që gjumin ta ndjellim. Memet Saqipi * * * Mençuritë krijuan Koka të mençura Dhe duar të vyeshme Që të mbahen në mend Emrat e tyre të lavdishëm Ali Jashari Ti Ti je hënë Në duart e mia Në sytë e mi Në buzët Ti je lule Midis lulesh Që lulëzon Në kopshtin tim Ti je rrëfim i fshehur Në mendimet e zemrës time Xhevat Gashi * * * Thuaji të dashurës time Loz e fatlume Fluturo me erën Përjetësisht Zjarri, uji, dielli dhe njeriu Jeta lind aty këtu Aty diku, në kozmos. Dr. Xhemajl Zhivolli Nganjëherë Nganjëherë Lindja e vdekja Sy më sy takohen dhe Në faqe puthen Nganjëherë Dita dhe nata Të ngjashme janë me lindjen e vdekjen Nata e lind foshnjën E dita vdekjen lehonës Nganjëherë është Jeta pa kuptim I lë pashpresë nëntë karajfile Për kuptimin e fytyrës Besimit e jetës Përsëri për fillesë lind dëshira Pas vuajtjes Pa parësisë Jeta përsëri Shpejton binarëve Të së vërtetës Feta Arifi Vashës rome Ti, vashë syzezë E cila kalon Rrugët e pluhurosura Të botës Ta dhuroj Dashurinë e nënës të cergës rome Ti, që në vete bart Njëmijë e pesëqind vera Ti, e cila e ke ruajtur Gjuhën në parzma Bukurinë Dashurinë rome Të dua Si lulen e Shëngjergjit Si diellin e pranverës Vashë e bija e cergës rome Xhevdet Hamza Natyra Natyra Na i ka dhuruar sytë. Loja. A na i ka falë yjet? Po shohim. Po shihni. Ne nuk mërzitemi për ta, E ato për ne? Ja ku janë! Në të kaltrën pafundësi Në heshtjen shurdhuese, Në flakën e amshimit, Në fushën e pafund e të paskajshme. Dhe asaj i them thellësi! Dhe asaj gjerësi! Yje janë sytë Për çudi! Ne jemi yje. Kemi sytë. Feride Jashari A mundem A mund të jem lumë i ftohtë Që këmbëzbathur nëpër të shkelësh A mund të jem bar i malit, Që nëpër të të flesh, A mund të jem gjeth i thatë, A mund të jem e para, Lule pranvere, Besomë, Siguromë, Në zemër më mbaj. |
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||