| Zemra Shqiptare | ||||
|
Keze (Kozeta) Zylo: Poezi dritheruese per nenen, nga poeti dissident Dalan Luzaj E diel, 11-05-2008, 07:39pm (GMT1)
Po sjellim dy poezi dritheruese per nenen, nga poeti dissident Dalan Luzaj, kryetar i shoqates se shkrimtareve shqiptaro-amerikane, i cili se bashku me familjen, u persekutua, internua, u burgos per 30 vjet, per te vetmen arsye absurde, se ishte i biri nje intelektuali te shquar professor Isuf Luzaj lauruar në Universitetin e Sorbonës, ku mori tituj shkencor si: doktor në letërsi, doktor në filozofi. Me diplomën e dy doktoratave, zotërues i mëse tetë gjuhëve të huaja që nga latinishtja, greqishtja, persishtja, nis rrugën e një pelegrini, ky polyglot i karakterit nacionalist kombëtar i tejmbushur për të kërkuar lavdinë e tij maratonë që nga auditorët a Argjentinës, Amerikë e çfarë përfshijnë meridianët e paralelet e këtij globi në mbarë botën perëndimore. Nuk rreshtnin e mbusheshin këto auditorë për të dëgjuar leksionet e mbi 120 veprave te tij në mbrojtjen e të gjitha vlerave shoqërore e më në gjerësi të ideve te tij për demokracinë. Prof Isufi hyn në "Almanakun" Toltojan i cili me gjeografinë e gjerë të kulturës së tij e në luftën e pa mbarim kundër murtajës komuniste, sa vinte e tërhiqte vëmendjen perëndimore deri në sferat më të larta të shteteve. Parlamenti i Argjentinës i akordon medaljen e florinjtë: "LUCHADOR POR LA PAZ" . Po aty, krijon institutin francez, "LA FRANCE A L'ETR ANGER" i cili përshëndetet dhe vizitohet personalisht nga ish presidenti i Frances De Gaule. Në vitin 1956 presidenti i Amerikes i dorëzon medaljen "PAQE". Nuk rreshti lavdia e tij, kur arrin vetë presidenti Regan t'i vendosë në qafën e tij të rrudhur me brazdat mishtore që mbanin në brendësine e tyre historinë kombëtare, pjesë e së ciles ai u bë. Kjo ishte dekorata e lartë dhe aq domethënëse: "MËSUES I AMERIKËS". Nje Nene s'e ka as gjarperi nen gure. hedh hijen nje selvi. |
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||