E marte, 13-05-2008, 04:12am (GMT+1) Zemra FAQ RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Fjalekyc:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Intervista
Komente
Personazh
Revista Zemra
Speciale
Letërsi
Bashkëpunëtorë
Shqipëria Etnike
Debat
Letrat e lexuesve
Shqipëria
Forum
Kinema
Njohje
Muzikë
Art Kulturë
Shoqëria
Argëtim
Sporti Shqiptar
Sporti Botëror
Galeria
Lojra
Chat
Direktoria
Bota
English
Njoftime
::| Sondazh
Pavarsia e Kosoves, realizoi endrren shekullore. Megjithate lind pyetja: Do te kishit deshire, per shkrirje shqiptaresh ne nje Shtet, apo per ekzistencen e dy Shteteve? Ju lutemi Votoni...
Shtet i vetem Shqiptaresh
Dy Shtete Shqiperi - Kosove
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Revista Zemra
 
Ilir Dardani: Kenga e madhe shqiptare (I)
E shtune, 03-05-2008, 05:09pm (GMT+1)

Kenga e madhe shqiptare (I)

Nga Ilir Dardani

Nuk me pelqejne shume gjera shqiptare, por nje nder ato qe me pelqejne eshte kenga e bukur shqiptare, nga Jugu ne Veri, nga Prishtina ne Tetove. Ne vazhdim sjell disa nga kenget dhe kengetaret qe me kane lene mbresa, sic jane: Greta Koci, Elita 5, Trix, Petrit Lulo, TNT, Irini Qirjako dhe Gezim Nika.

Greta Koci – Me fal nene

Nje kenge per nenen! Kenge e ndjere, plot mall. Nje balade per plagen e emigracionit, nje dhimbje e zerit kristal. Personazhi i nenes e himnizon ne vetvete tematiken dhe trajtesen artistike te kenges. Greta e larteson ne lartesine e mesazhit qe percjell kjo kenge. Vokal i persosur. Ngjyra e murrme e subjektit dhe frymemarrja plot ngërce e realitetit e pershkon tere kete kenge. Virtuoziteti i Greta Kocit rikthehet i plote edhe ne kete tentative. Pergjithesisht Greta duket sikur eshte e bere per balada te tilla prekese. Degjojeni/shikojeni, ne menyre te vecante ju emigrantet shqiptare. Faleminderit Greta e bukur fizikisht, ne shpirt dhe ne kenge.

Elita 5 – Dua te vdes

Sado te mundohen, sado kengetare e grupe te shfaqen, si gjigantet Elita 5 s’do te kete me Shqiperia. Prania e ketij grupi ne boten shqiptare eshte kenaqesi serioze per mua. Degjoni Baladen e ‘’vdekjes’’ se djemve tetovare, e cila eshte edhe nje nder kenget me te preferuara shqiptare per mua.

Grupi Trix – Zeshkanja ime

Vokalisti i grupit Trix, Veli Sahiti, emer i njohur i muzikes shqiptare, i kendon mjaft bukur zeshkanes. Kenga ''Zeshkanja ime'' ben pjese ne nektarin e baladave te dashurise.

Petrit Lulo – Gjitone e bukur

Ah…sa sheqer i ka hedhur zoti zerit te te mirenjohurit Petrit Lulo.

TNT - 200 dite

Edhe pse ne Youtube lexova se paska qene ne rrugen e ‘’gabuar’’ te kenges dhe qe qenka bere tip Hoxhe a ku ta di une, mua me pelqen ky grup. Solisti (s’ja di emrin) ka ze teper te vecante. Nese eshte e vertete se ka lene kengen per islamin, shpreh keqardhjen dhe neverine se e paskan lene mendte dhe hyn te ‘’faqja e zeze e Shqiperise’’! Paste drite!
Sidoqofte degjoni nje nder kenget e grupit, 200 dite.

Irini Qirjako - Kenge per Cerciz Topullin

Nje nder zerat me te fuqishem dhe me popullore te Jugut te Shqiperise. Kenga ime e preferuar eshte ‘’Vaje’’ (vargjet e te madhit Cajup’) por nuk e gjeta ta sjell per ju. Me poshte keni zerin e saj qe ‘’ringjall’’ atdhetarin Cerciz Topulli.

Gezim Nika – O sa mire qe jam shqiptar

Nje kenge per shqiptaret! Ndoshta nuk eshte ndonje mrekulli te jesh shqiptar, por kur lind i tille, Shqiperine ke atdhe. Degjojeni sepse eshte per te gjithe ju, sidomos per ju qe atdhe keni vetem Shqiperine.

www.zemrashqiptare.net

Lexo/Shkruaj Komente (0)        Printo        Dergoje        Top




 
::| Artikujt e Fundit
::| Speciale
Agim Gashi: Dy tezet e mia
Fejzulla Duraku: Raimonda Moisiu, lumë i pashterruar poetik
Keze (Kozeta) Zylo: Poezi dritheruese per nenen, nga poeti dissident Dalan Luzaj
Muharrem Sfarqa: Një paraqitje e re letrare shqiptare në arealin gjerman
Agim Morina: Romani “Njeriu që kujdesej për varrin e vet”, Petrit Palushi
Eqrem Çabej: Për pastërtinë e gjuhës
Ilir Dardani: Kenga e madhe shqiptare (I)
Sabit Rrustemi: Nesër është Ditë Lindjeje
Florentin Popescu: “Buka e vargjeve” dhe “uji i fjalës”
Ndue Ukaj: Njëmendësia e fjalës si rilindje e kritikës

Ndryshoni Pamjen
[Krye]