| Zemra Shqiptare | ||||
|
Sabit Rrustemi: Nesër është Ditë Lindjeje E shtune, 03-05-2008, 12:53pm (GMT1)
NESËR ËSHTË DITË LINDJEJE (Heroit dhe poetit Agim Ramadani në 3 Majin e Ditëlindjes së përjetshme) Nesër është Ditë Lindjeje Atdheshkronjësi i lirisë Nëpër Luleagujt e Plisores Mosha jote vendnumron Në çdo maj na kthjellon Unikat mbetesh me emër As plakesh Numri Një i Lirisë mbetesh Të kemi ëndërr Secila epokë para teje do përkulet Nesër ditëlindja jote vjen me ag Do zgjohen të rilindurit Aty ku të mbetën çapkënllëqet e fëmijërisë Do vijmë pas Luleagu i Etnisë Nesër do t’i prekim majat e Dardanisë (2 Maj 2008) |
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||