E marte, 13-05-2008, 04:32am (GMT+1) Zemra FAQ RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Fjalekyc:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Intervista
Komente
Personazh
Revista Zemra
Speciale
Letërsi
Bashkëpunëtorë
Shqipëria Etnike
Debat
Letrat e lexuesve
Shqipëria
Forum
Kinema
Njohje
Muzikë
Art Kulturë
Shoqëria
Argëtim
Sporti Shqiptar
Sporti Botëror
Galeria
Lojra
Chat
Direktoria
Bota
English
Njoftime
::| Sondazh
Pavarsia e Kosoves, realizoi endrren shekullore. Megjithate lind pyetja: Do te kishit deshire, per shkrirje shqiptaresh ne nje Shtet, apo per ekzistencen e dy Shteteve? Ju lutemi Votoni...
Shtet i vetem Shqiptaresh
Dy Shtete Shqiperi - Kosove
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Revista Zemra
 
Sabit Rrustemi: Nesër është Ditë Lindjeje
E shtune, 03-05-2008, 12:53pm (GMT+1)

Sabit Rrustemi

NESËR ËSHTË DITË LINDJEJE

(Heroit dhe poetit Agim Ramadani në 3 Majin e Ditëlindjes së përjetshme)

Nesër është Ditë Lindjeje
Ditëlindja jote e tridhjetegjashtë

Atdheshkronjësi i lirisë
Na buzëqesh anekënd Etnisë
Çdo mëngjes
Në secilën ditë
Përditë përditë përditë

Nëpër Luleagujt e Plisores
E Luleborat e Koshares
Shtrinë trajektoren e dashurisë
Cep më cep Dardanisë
Rrugës së Re të Via Etnisë

Mosha jote vendnumron
Në magjinë e atdhedashurisë
Në shkronjën e tridhjetegjashtë të shqipes

Në çdo maj na kthjellon
Me dashurinë e Prillit
E trimërinë e Marsit

Unikat mbetesh me emër
E vepër

As plakesh
As jepesh
E kurrë kurrë nuk pjestohesh

Numri Një i Lirisë mbetesh
I ritakimit të Etnisë
Pas një shekulli

Të kemi ëndërr
E lakmi
Pa mëri

Secila epokë para teje do përkulet
Hapin do ndal
Për ta marrë mësimin e jetës
Ecjen vertikale

Nesër ditëlindja jote vjen me ag
Nëpër secilin prag
E oxhak

Do zgjohen të rilindurit
Të lindurit në ndërkohë
Do vijnë pas
Ta shuajnë etjen
Në tëndin buzëgas

Aty ku të mbetën çapkënllëqet e fëmijërisë
Aty ku vole freskun e rinisë
Aty ku u ngrite në piedestalin e lirisë

Do vijmë pas
Do vijmë pas
Të shëlbohemi me tëndin buzëgas

Luleagu i Etnisë
Nesër është ditëlindja jote
Nesër

Nesër do t’i prekim majat e Dardanisë
Nëpër Alfabetin e lirisë
Fytyrës së çiltër të Agmisë

(2 Maj 2008)


Lexo/Shkruaj Komente (0)        Printo        Dergoje        Top




 
::| Artikujt e Fundit
::| Speciale
Agim Gashi: Dy tezet e mia
Fejzulla Duraku: Raimonda Moisiu, lumë i pashterruar poetik
Keze (Kozeta) Zylo: Poezi dritheruese per nenen, nga poeti dissident Dalan Luzaj
Muharrem Sfarqa: Një paraqitje e re letrare shqiptare në arealin gjerman
Agim Morina: Romani “Njeriu që kujdesej për varrin e vet”, Petrit Palushi
Eqrem Çabej: Për pastërtinë e gjuhës
Ilir Dardani: Kenga e madhe shqiptare (I)
Sabit Rrustemi: Nesër është Ditë Lindjeje
Florentin Popescu: “Buka e vargjeve” dhe “uji i fjalës”
Ndue Ukaj: Njëmendësia e fjalës si rilindje e kritikës

Ndryshoni Pamjen
[Krye]