E marte, 13-05-2008, 06:47am (GMT+1) Zemra FAQ RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Fjalekyc:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Intervista
Komente
Personazh
Revista Zemra
Speciale
Letërsi
Bashkëpunëtorë
Shqipëria Etnike
Debat
Letrat e lexuesve
Shqipëria
Forum
Kinema
Njohje
Muzikë
Art Kulturë
Shoqëria
Argëtim
Sporti Shqiptar
Sporti Botëror
Galeria
Lojra
Chat
Direktoria
Bota
English
Njoftime
::| Sondazh
Pavarsia e Kosoves, realizoi endrren shekullore. Megjithate lind pyetja: Do te kishit deshire, per shkrirje shqiptaresh ne nje Shtet, apo per ekzistencen e dy Shteteve? Ju lutemi Votoni...
Shtet i vetem Shqiptaresh
Dy Shtete Shqiperi - Kosove
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Revista Zemra
 
Lorena Totaj: Emigracioni
E diel, 20-04-2008, 10:10pm (GMT+1)

Lorena Totaj
Emigracioni

 

Nga Lorena Totaj - Zemra Shqiptare

 

C’eshte emigracioni?

 

Emigracion do te thote largimi ose transferimi i nje grupi te caktuar individesh nga nje vend ne tjeterin. Gjithesesi ai mund te konsiderohet si nje fenomen me rrenje mjaft te vjetra i cili fillon qe nga shekulli i  19-te  deri me sot ku qindra, mijera familje te varfera braktisen Europen per t’u instaluar ne SHBA, Kanada, Brazil etj.

 

Cilat jane disa nga arsyet qe na drejtojne drejt emigracionit?

 

Arsyet jane krejt te ndryshme per secilin prej nesh. Jo te gjithe kemi te njejtat nevoja per te perballuar situata te ndryshme te jetes bashkekohore.

  • Lufta: perben faktorin nr 1 ne nxitjen e emigracionit, rreziku per jeten dhe pasiguria e gjitheaneshme te drejtojne ne kerkim te nje ambienti mbrojtes.
  • Varferia: Pjesen derrmuese te emigranteve ne mbare boten e perbejne individed me prejardhje jo te mire ekonomike, mbijetesa ne kushte ekstreme u “zgjon” deshiren per te integruar dhe siguruar nje jete sa me te mire per familjet e tyre.
  • Papunesia: Lidhet ngushte me varferine, shanset e perkufizuara te punesimit akoma edhe per individe te kualifikuar, kane “paralizuar” psikologjine dhe zemren e rinise duke e lene ate te pashprese dhe me nje te ardhme te dyshimte.
  • Katastrofat natyrale: Fatmiresisht, emigrantet qe vijne nga vendet ku kane kaluar katastrofa natyrale nuk perbejne ndonje shifer tronditese, gjithesesi duke bere pjese ne ate kategorine delikate te njerezve ne nevoje, ata konsiderohen si me te dashurit dhe me te mirepriturit nga qytetaret e vendeve ku shkojne.

A ekziston diskriminim ndaj emigranteve?

 

Fatkeqsisht PO, nuk ka emigrant ekonomik qe te mos jete ndjere i diskriminuar te pakten per nje here nga shoqeria ku ai jeton. Tabela e emigrantit ekonomik shkakton dhembje koke tek nje pjese e qytetareve te vendeve ku ata jetojne. Per cdo vjedhje, vrasje, perdhunim, djegje qe behet kandidati i pare i dyshimte eshte emigranti ekonomik. Ndersa flasim per diskriminim, ia vlen te permendim faktin se shqiptaret diskriminohen dhe akuzohen me shume se cdokush tjeter. Diskriminimi nuk perkufizohet vetem ne nje drejtim, disa diskriminohen per nacionalitetin ca te tjere per besimin fetar dhe ngjyren. Jo kudo ka diskriminim ose te pakten jo ne te njejten grade. Zakonisht, vendet me ekonomi te zhvilluar jane me pak diskriminuese, ne krahasim me disa vende europiane te cilat mendojne se kane edhe nje kulture te lashte jo vetem jane diskriminuese por edhe nxitese te brezave te rinj, nje prej ketyre vendeve eshte edhe Greqia, kush mund te mohoj faktin se sa perbuzes jane sjelle ndaj shqiptareve. Duke na konsideruar si nje komb te pa kulture, te varfer dhe keqberes. Edhe kur dallonte ndonje nxenes shqiptar ne shkollat greke, urrejtja e tyre ndaj nesh rritej akoma me shume, nuk i lejonin keta nxenes te dalluar te marshonin me flamurin grek, nje e drejte e cila e gezonte cdo nxenes i shkelqyer, akoma edhe nese do te marshonte me flamurin grek  me pare duhet te mohonte deri ne nje fare menyre nacionalitetin e vet, per t’u ngritur ne syte e grekeve. Eshte per t’u ardhur keq fakti qe shume shqiptare jane “shitur” duke mohuar nacionalitetin e tyre per t’u  pajisur me dokumente gjasme vorio-epiriote etj.

© www.zemrashqiptare.net

Lexo/Shkruaj Komente (1)        Printo        Dergoje        Top




 
::| Artikujt e Fundit
::| Speciale
Agim Gashi: Dy tezet e mia
Fejzulla Duraku: Raimonda Moisiu, lumë i pashterruar poetik
Keze (Kozeta) Zylo: Poezi dritheruese per nenen, nga poeti dissident Dalan Luzaj
Muharrem Sfarqa: Një paraqitje e re letrare shqiptare në arealin gjerman
Agim Morina: Romani “Njeriu që kujdesej për varrin e vet”, Petrit Palushi
Eqrem Çabej: Për pastërtinë e gjuhës
Ilir Dardani: Kenga e madhe shqiptare (I)
Sabit Rrustemi: Nesër është Ditë Lindjeje
Florentin Popescu: “Buka e vargjeve” dhe “uji i fjalës”
Ndue Ukaj: Njëmendësia e fjalës si rilindje e kritikës

Ndryshoni Pamjen
[Krye]