| Zemra Shqiptare | ||||
|
Lorena Totaj: Trafikimi, forma e re e skllaverimit E marte, 08-04-2008, 07:20pm (GMT1)
Nga Lorena Totaj - Zemra Shqiptare Trafikimi, eshte nje fjale qe e degjojme, perdorim por qe ende nuk e kemi kuptuar plotesisht thelbin e saj. C’eshte trafikimi? Trafikimi, eshte nje forme e re e skllaverimit bashkekohor, i cili perbehet nga shfrytezimi total i nje ose me shume individeve ne te njejten kohe. Shfrytezimi ndaj ketyre individeve eshte kryesisht fizik, seksual por edhe psikologjik. Cilet individe bien viktima te trafikimit modern? Zakonisht, viktim e trafikimit mund te bie secili prej nesh. Trafikimi nuk “njeh” shtresa shoqerore, fe, ngjyre, moshe, gjini etj. Gjithesesi ajo c’ka eshte e perbashket per te gjithe keta individe eshte keqtrajtimi i padrejte dhe i pakufij ndaj tyre. Sipas te dhenave te fundit, kandidatet-viktima me te preferuar jane vajzat adoleshente Meksikane, te cilat trafikohen per qellime prostitucioni, burrat Indiane te cilet shfrytezohen per pune krahu dhe ne fund grate dhe femijet Afrikane per sherbetora. Kjo nuk do te thote se viktimat e formes se re te skllaverimit perkufizohen vetem ne tre shtetet e lartepermendura. Nje shifer mjaft e larte viktimash perbehet edhe nga individe shqiptare, pjesa derrmuese e te cileve jane femije dhe shfrytezohen per qellime te ndryshme pervec te tjerash edhe per heqje organesh, nga rrjete te caktuara kriminaliteti. Cili eshte qendrimi i shoqerise perballe ketyre individeve? Per te mos thene gjithemone, por ne shumicen e rasteve qendrimi i shoqerise perballe ketyre individeve eshte negativ. Viktimat konsiderohen si te pergjegjeshem per ate c’ka u ndodhi. Duke i perjashtuar ne kete menyre nga aktivitete te ndryshme shoqerore, me pak fjale vete rrjeti familjar dhe shoqeror i stigmatizon me shume se se cdokush, duke i pare si TURP I GJITHEANESHEM. Dhe konsideruar ata si njerez te nje niveli mjaft te ulet moral, shoqeror, politik etj. A ekziston trafikimi me deshire? Fatkeqesisht,
© www.zemrashqiptare.net
|
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||