Zemra Shqiptare

Lorena Totaj: Alkoolizmi
E hene, 31-03-2008, 11:57pm (GMT1)

Lorena Totaj
Alkoolizmi

 

Nga Lorena Totaj - Zemra Shqiptare

 

Alkoolizmi

Pijet alkoolike vazhdojne  te mbeten si nje nder “shijet” me te preferuara fatekeqesisht per te gjitha grupmoshat.

 

Cilat jane disa nga shkaqet qe na drejtojne ne alkoolizm?

  • Arsyet jane te shumta dhe te ndryshme. Gjithesesi, deshira per te treguar se jemi dominant perballe gjitheckaje, perben faktorin nr 1 te konsumojme alkool.
  • Problemet familjare: Cdo familje nuk eshte e rrethuar vetem me lumturi dhe gezim. Rritmet e jetes jane mjaft te shpejta, antagonizmi per te mbijetuar dhe ofruar nje tjeter cilesi ne jeten tone, na ka bere te harrojme vete esencen e saj.
  • Humbja e nje njeriu te afert: Menjehere pas ‘largimit’ te nje pranie te dashur, gjeja e pare qe te shkon ndermend, eshte mospajtimi me realitetin, te duket si nje enderr e keqe dhe asgje me shume. Menyra me e mire per ta pare si te tille eshte iluzioni qe te ofron alkooli.
  • Ana financiare: Te jetosh vetem, thua do mundohem te gjej nje rrugedalje. Por kur ke familje dhe femije perpjekja duhet te jete e dyfishte. Fakti i dhimbshem qe jetojme ne nje kohe shume te veshtire me shanse te perkufizuara punesimi per nje jetese dinjitoze shpesh na drejton ne rruge te gabuar, ne ate te alkoolizmit.

 

Sic e permenda me larte, alkoolistet mund te jene te mitur por edhe te rritur njekohesisht. Zakonisht, fakti qe shume njerez nuk e pranojne se jane alkooliste, tregon se problemi eshte me serioz nga ai c’ka ne mendojme. Alkoolizmi eshte me shume se vetem dehje; eshte nje shqetesim kronik pas pijeve alkoolike dhe nje humbje e kontrollit dhe ekuilibrit si pasoje e konsumimit te tyre.

 

Cilat jane pasojat e alkoolizmit brenda familjes?

Pasojat negative dhe gerryese te alkoolit i ndien e gjithe familja. Alkoolizmi nuk ka gjini, e theksoj per vete faktin se ne mentalitetin shqiptar mbizoteron mendimi se alkool pijne vetem burrat. Statistikat e fundit e pergenjeshtrojne kete fakt te dikureshem. Gjithesesi, pjesa derrmuese e alkoolisteve perbehet nga burrat. Pozita e femres, duke qene bashkeshorte e nje alkoolisti eshte shume e veshtire. Jeta shnderrohet ne nje tmerr te pafund. Kam pasur mundesine te jetoj nga afer gjendjen shpirterore te ketyre femrave qe jetojne brenda nje situate te tille. Perpjekjet e vazhdueshme te tyre per te kontrolluar pijen hasnin ne deshtime, dhe i gjithe ky proces perkthehej ne vuajtje, frike, zemerim, ndjenje faji, nervozizm, ankth dhe mungese respekti ndaj vetes. Por edhe femijet nuk u shpetojne pasojave te alkoolizmit nga prinderit. Shpesh, mbi keta femije eshte ushtruar dhune fizike psikologjike per te mos permendur edhe ate me ekstremen “ngacmimin seksual”.

Si pasoje, femijet mbyllen ne vetvete, jo rralle here mund t’ia vene fajin vetes qe prindi eshte alkoolist. Me kalimin e kohes aftesia e tyre per te pasur besim te te tjeret humbet per shkak te sjelljes se paqendrueshme te alkoolistit. Mos shprehja e ndjenjave te tyre mund t’i drejtoj ata akoma dhe ne pasoja te demshme per organizmin e tyre, duke mos perjashtuar edhe probabilitetin per nje kandidat-alkoolist ne te ardhme.

Kush e mban pergjegjesine per keta femije te keqtrajtuar? ASKUSH!!!

© www.zemrashqiptare.net


Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.