Zemra Shqiptare

Lorena Totaj: Analfabetizmi (I)
E merkure, 19-03-2008, 10:52pm (GMT1)

                                      ANALFABETIZMI  (I)

                                    “E verteta e dhimbshme”

 

Nga Lorena Totaj - Zemra Shqiptare

 

C’eshte analfabetizmi?

 

Kuptimi klasik i ketij termi, eshte mosnjohja e shkronjave ne kuptimin e mirefillte te fjales, dhe paaftesia per te shkruar, lexuar dhe kuptuar nje shkrim te caktuar.

Sipas Unesco-s “analfabet eshte ai/ajo qe nuk arrin te pervetesoj ato dije , mungesa e te cilave do ta pengojne ne te ardhme per te ushtruar nje veprimtari te caktuar qe lidhet ngushte me domosdoshmerine e shkrimit dhe leximit.

 

Sa lloje analfabetizmi ekzistojne?

 

Analfabetizm i plote: konsiderohet ai/ajo qe nuk di as shkrim dhe as lexim.

Analfabetizm i pjesshem: konsiderohet ai/ajo qe di te lexoj por jo te shkruaj.

 

Gjitheashtu, ekzistojne edhe dy kategori te tjera analfabetizmi:

 

a) Ne kete kategori bejne pjese te gjithe ata individe te cilet per arsye te ndryshme nuk shkuan kurre ne shkolle.

b) Ne kategorine e dyte bejne pjese te gjithe ata individe te cilet shkuan ne shkolle, por me vone nuk arriten te kultivonin dijet e marra, si rezultat harruan dhe ato qe dikur mesuan.

 

Analfabetizmi eshte nje e vertete qe na dhemb te gjitheve…

 

Ku verehet analfabetizmi?

 

1. Analfabetizmi verehet kryesisht ne vendet e pazhvilluara, dhe me pak ne ato te zhvilluara.

2. Anlfabetizmi shfaqet dhe ne ato vende te zhvilluara ku ka mbipopullim.

3. Ne vendet e varfera, ku nevoja e mbijeteses shpesh i drejton njerezit ne kerkim te punes, duke filluar qe nga te miturit e deri te me te rriturit, pjesa derrmuese e te cileve braktis shkollen per ‘‘hatrin e parave”.

4. Ne zonat rurale numri i analfabeteve eshte me i larte se ai ne zonat urbane.

5. Femijet e analfabeteve kane nje probabilitet me te madh per t’u bere vazhdimesia e prinderve te tyre, ne krahasim me femijet e intelektualeve.

 

Cili eshte roli i emigracionit ne analfabetizm?

Nje nder aleatet kryesor te analfabetizmit bashkekohor, eshte edhe emigracioni. Emigracioni eshte nje “lufte e vazhdueshme” me vendbanim te pasigurte. Nje pjese e analfabeteve perdoret per qellime te erreta, nga organizata te ndryshme politike e terroriste, per sulme vetevraseje etj.

 

Cilat jane pasojat e analfabetizmit?

1. Analfabetizmi varet nga individe te tjere. Shpesh here shnderrohet ne objekt shfrytezimi.

2. Pamundesia per te gjetur vend pune, sektoret  e punes jane te perkufizuar per kete kategori individesh.

3. Analfabetizmi fundoset lehte ne erresiren e paditurise.

4. Pengese pjesemarrejeje ne temat shoqerore e politike. Analfabetizmi nuk mund te informohet, te njoh programet politike dhe te bej zgjedhjen e duhur, duke mos patur nje perceptim te sakte te te drejtave te njeriut automatikisht perjashtohet nga ato.

 

© Lorena Totaj

www.zemrashqiptare.net



Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.