E diel, 06-07-2008, 01:05am (GMT+1) Zemra FAQ RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Fjalekyc:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Editorial
Intervista
Komente Analiza
Personazh
Revista Zemra
Speciale
Letërsi
Shqipëria Etnike
Debat
Letrat e lexuesve
Shqipëria
Forum
Kinema
Njohje
Muzikë
Art Kulturë
Shoqëria
Argëtim
Sporti Shqiptar
Sporti Botëror
Galeria
Lojra
Chat
Direktoria
Bota
English
Njoftime
::| Sondazh
Pavarsia e Kosoves, realizoi endrren shekullore. Megjithate lind pyetja: Do te kishit deshire, per shkrirje shqiptaresh ne nje Shtet, apo per ekzistencen e dy Shteteve? Ju lutemi Votoni...
Shtet i vetem Shqiptaresh
Dy Shtete Shqiperi - Kosove
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Revista Zemra
 
Lorena Totaj: «Frida Kahlo: Shnderroi ne art torturen e vet»
E hene, 03-03-2008, 08:09pm (GMT+1)

Frida Kahlo: Shnderroi ne art torturen e vet

Nga Lorena Totaj - Zemra Shqiptare

Frida Kahlo
Magdalena Carmen Frida Kahlo Calderon lindi ne 6 Korrik te 1907 ne Coyoacan te Meksikes. Ishte vajza e trete e Guilermo Kahlos dhe Matilda Kalderonit. Jeta e piktores se fameshme ishte e mbushur plot me surpriza, fatkeqesisht jo dhe aq te bukura. Forca shpirterore dhe talenti i saj i ralle e ben ate te dallonte nga te tjeret. Pavaresisht nga situatat e veshtira dhe peripecite e shumta qe ajo kaloi ne jete, ajo kurre si dorrezoi armet. Perkundrazi luftoi me gjithe shpirt per t’i mposhtur te gjitha ato qe e lendonin. Pas nje semundjeje te gjate ne 13 Korrik te 1954 Frida Kahlo nderroi jete. Edhe pse ka kaluar gjysme shekulli nga vdekja e saj, ajo vazhdon te mbetet si nje nder figurat me te shquara ne artin e bukur te piktures.

“Perse i dua kembet kur kam krahe per te fluturuar?”pyeti dikur veten piktorja meksikane Frida Kahlo. Si femije kishte vuajtur shume per nje kohe te gjate nga poliomeliti. Me vone, ne 1926 nderkohe qe ishte ende adoleshente, nje aksident fatal qe i ndodhi e uli perjete ate ne karrocen e invaliditetit deri ne vitin relativisht te parakoheshem te vdekjes se saj, trupi i Frida Kahlos nuk rreshti kurre se vuajturi nga dhembjet e tmereshme. Pas aksidentimit te saj menyra me e mire per te perkufizuar ankthin e perhereshem qe ajo ndjente ishte vendosja e nje korseje te ngushte rreth mesit te saj ne karrocen e invalididetit ku ajo rrinte e ulur. Si zgjedhja e saj e vetme, Frida Kahlo nuk arriti te bente kurre femije. Por shpirti saj i lire mbeti gjithemone i pacenuar.

Frida Kahlo - Autoportret
Personalitet i shqetesuar dhe i shumeaneshem, Frida Kahlo vuajti per artin, dhe e shnderroi ne art torturen e vet. Pa zhurrme por virtualisht shtjelloi ne art dhembjen dhe melankoline e saj te perhereshme duke pikturuar “nga zemra dhe jo vetem nga ato qe shikon” sic e kishte verejtur qe nga fillim i njohjes se tyre bashkepaterioti i piktores Diego Rivera, mentori me i rendesishem i saj por edhe njeriu me te cilin, edhe pse u martua nuk e konsideroi kurre bashkeshort. “Ne jeten time kisha dy aksidente shume serioze” deklaroi pak para vdekjes se saj piktorja. “Nje ndodhi kur nje automjet kaloi mbi mua. Dhe tjetri ishte Diegua”. U martuan ne Gusht te 1929 ne cogiacan, edhe pse te dy kryenin maredhenie jashtemartesore u ndane, por se shpejti u rimartuan dhe qendruan se bashku deri ne fund.

© www.zemrashqiptare.net

Lexo/Shkruaj Komente (0)        Printo        Dergoje        Top




 
::| Artikujt e Fundit
::| Speciale
Fatmir Terziu: Kulli ose shumëdimensioni i poezisë
Suzana Kuqi: Ndërgjegja...
Fatime Kulli: Viçenc Prennushi, poet i papërsëritshëm
Begzad Baliu: Gjuha dhe Krishterimi
Albert Zholi: Libri ''Kanada''
Ndue Ukaj: Funksionalizimi universal i artit poetik
Lazër Stani: Poezia si kendvështrim universal mbi botën
Edi Shukriu: Perëndesha Dardane - Ikonografia e monumenteve, simbolet dhe funksionet
Myrvete & Begzad Baliu: Nomina Sunt Odiosa
Halil Haxhosaj: Teksti i dramës dhe teksti i shfaqjes teatrore

Ndryshoni Pamjen
[Krye]