E Premte, 03-09-2010, 09:35am (GMT+1) Home Redaksia RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Kerko:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Editorial
Speciale
Intervista
Komente
Kulturë
Reportazh
Personalitete
Historia
Kinema
Muzikë
Shoqëria
Letërsi
Shqipëria Etnike
Aktualitet
Sporti
Bota
Forum
Njoftime
Njohje
Galeria
Lojra
Chat
Direktoria
Video
Libra
English
 
 
 
Reportazh
 
Gjon Neçaj: Festohet 80 vjetori i lindjes së poetit Din Mehmeti
E Diel, 21-06-2009, 01:15pm (GMT+1)


FESTOHET 80 VJETORI I LINDJES SË POETIT DIN MEHMETI


Nga Gjon Neçaj

Në Pallatin e Kulturës së Gjakovës u organizua 80 vjetori i lindjes së patriarkut të poezisë shqipe,Din Mehmeti.Në emër të këshillit komunal të Gjakovës,përshëndeti nënkryetarja e komunës,Teuta Haxhiu., e cila tha se Din Mehmeti është nderi i Gjakovës,nderi i kulturës shqiptare.Gjakova,tha ajo,është zjarrishtë e kulturës shqiptare.
Nën drejtimin e drejtorisë për kulturë të këshillit komunal të Gjakovës,u mbajtën disa kumtesa për veprën e Baclokut ,ku u diskutuan edhe dy vepra të botuara ,"Përkushtime",me autor Halil Haxhosaj,me përzgjedhje të poezive kushtuar Din Mehmetit nga autorë të ndryshëm dhe një përmbledhje e autorit botuar në gjuhën angleze nga Bashkim Bardhi.
Ndër të tjera Bardhyl Oseku,drejtor për kulturë i këshillit komunal të Gjakovës,theksoi se Dib Mehmeti është një nga krijuesit më përfaqësues të letërsisë mbarëkombëtare dhe ne e kemi për nder që jemi bashkëqytetar të Bacë Dinit.
Kurse për vlerat e dy librave që u përuruan,foli kritiku dhe krijuesi,Ali Jasiqi,i cil ndër të tjera tha: Din Mehmeti është ndër të rrallët autor i gjallë që janë shkruar aq shumë vargje për të.
Din Mehmeti kishte tre evenimente të rëndësishme: 80 vjetorin e lindjes,60 vjetorin e botimit të poezisë së parë dhe 10 vjetorin e "ringjalljes" së tij,pas përhapjes në media për vrasjen e tij në vitin 1999 nga serbosllavët.
Din Mehmeti përshëndeti organizatorët,të pranishmit.Ai tha se vepra ime u gjet në përpjkejet shumëshekullore të popullit tonë.Uni poetik i imi,vazhdoi ai,u shndërrua në unin kolektiv,jo personal.Por sot këshilloj poetët,që poezia të ndahet nga kolketiviteti dhe të jetë meditative.Aktivitetin e përshëndeti këngëtari i  njohur gjakovar,Ismet Peja.
Viti i jetës së Din Mehmetit të jetë me tre shifra,përmbylli këtë veprimtari,prof.Sejdi Berisha,nepërmjet vargjeve të mbesës së poetit,Angullinës, e cila i emocionoj gjithë të pranishmit.


Vleresuar (Vota: 2 . Average: 4/5)   
    Lexo/Shkruaj Komente (1)        Dergoje        Printo




 
::| Speciale
Engjëll Serjani: Udhëtim real dhe historik nëpër luginën e Kardhiqit
Ardian Ramadani: Mbresat nga vizita e bërë mëmëdheut
Arbëria e Vogël e Azem Galicës bërthama e shtetësisë së Kosovës
Kopshtarët kosovar musafirë të atyre polak
Fatos Baxhaku: “Andon Poçi”: Fshati që lindi me urdhër nga lart
Meri Lalaj: Të shkosh në Pogradec...
Lutfi Dervishi: Në Valbonë, pranë Bjeshkëve
Sejdi Berisha: Toka që të mallëngjen dhe ta madhështon historinë...!
Alqiviadh Dede: Kanioni i Ngjipesë
Fatos Baxhaku: Në anë të liqenit magjik
Pëllumb Gorica: Rrugë të vjetra në Sulovë të Poshtme
Luan Xhuli: Zëri i fjalës së zgjedhur

 
Ndrysho
[Krye]